Nevojshmeria e rritjes se besimit;predikim numer 32

Publié le par alban

Nevojshmeria e rritjes se besimit  www.spurgeon.org/sermons/0032.htm

Predikim numer 32                                        spurgeongems.org/vols1-3/chs32.pdf

Nga Spurgeon

1 gusht 1885

Ne Kishen e Rruges Njupark

 

„Dhe apostujt i thane Zotit:“Na e shto besimin.“

 

ME TE VERTETE NESE APOSTULLI e tha kete;te gjithe nga ne do kishim nevoje te ndiqnim lutjen.Nese te dymbedhjetet me te fuqishem ne ushtrine e Zotit te ushtrive paten nevoje per nje pergjerim te tille,çfare do te themi ne qe nuk jemi veçse ushtaret e brendshem---te shenjtet me te dobet?Nese shpreson te fitosh diten,a nuk na behet mire te lutemi,”na shto besimin?”

Eshte çeshtje diskutimi per sa i perket rastit kur keto fjale u shqiptuan.Disa thojne se duhet te shikojme tek lidhja e kapitullit per shpjegimin.Jezu Krishti pati mesuar dishepujt e tij se nese vellai i tyre te mund te mekatonte kunder atyre shtate here ne dite,dhe shtate here te kthehej dhe te thonte,pendohem,ato duhet ta falnin dhe kjo e shtrengoi apostullin te thote “na shto besimin.”Ato e perfytyruan kaq  detyre te veshtire papushim te falesh aq sa u ndjene te paafte ta permbushin ate pa nje shtim te madh te besimit.Te tjere mendojne---me shume mundesi me vertetesi me te madhe---se lutja u ofrua kur apostujt u perpoqen te nxjerrin jashte frymet e liga prej demoniakut te gjore dhe deshtuan ne perpjekjen.”Dhe ato i thane Jezusit,pse nuk mundem ta nxjerrim jashte?Dhe ai i tha,ne te vertete,nese do te kishit besim sa kokrra e sinapit,do t’i thoshit ketij mani:”Shkulu me rrenje e mbillu ne det;dhe ai do t’ju bindej.”Me pas ato i thane Zotit;”na shto besimin.”Prapeseprape,çfaredo te kete qene rasti ne kete kerkese te veçante ne do te gjejme mjaft shkas te mire per te paraqitur lutjen:dhe nuk di perveçse kete mengjes se mund te jete nje periudhe kur secili nga ne mund te kete nje nevoje te veçante per t’ja parashtruar  Zotit.

“Na shto besimin.”Duke filluar menjehere temen,gjeja e pare qe do marrim ne konsiderate eshte objekti i perkujdesjes se tyre.Ishte “besimi” i tyre.Se dyti;deshira e zemrave te tyre---“na shto besimin.”Dhe me pas,se treti personin ne te cilin ato besuan per te shtuar besimin---‘Ato i thane Zotit,na shto besimin.”

 

I.                 Se pari,pra,OBJEKTI I PERKUJDESJES SE TYRE ISHTE BESIMI I TYRE.Besimi eshte i  rendesise me te madhe per Te Krishterin.Nuk ka gje tjeter per te cilen duhet te kemi me shume dhe me teper kujdesje te zellshme se sa besimi yne.Do te perpiqem tju tregoj kete prej shtate ose tete arsyeve,dhe Zoti i ngjeshte ne zemrat tuaja dhe i dergofte ashtu ne shtepi,qe secili nga ne te mund te behet thellesisht i ankthshem nese ne kemi nje besim te gjalle te vertete qe na bashkon me Qengjin dhe na sjell shpetimin e shpirtrave tane.

 

1.Ne duhet;shoket e mi;te jemi teper te kujdeshem per besimin tone---per drejtesine e tij dhe per forcen e tij,Se pari:kur konsiderojme pozicionin qe besimi ze ne shpetim.Besimi eshte Shpetim-Hiri.Ne nuk jemi te shpetuar prej dashurise;por jemi te shpetuar prej hirit,dhe jemi te shpetuar me ane te besimit.Ne nuk jemi te shpetuar prej kurajes,ne nuk jemi te shpetuar prej durimit;por jemi te shpetuar prej besimit.Domethene,Zoti i jep shpetimin besimit dhe asnje virtyti tjeter.Nuk eshte e shkruar askund---ai qe do do te shpetohet.Nuk eshte e shenuar askund---se nje mekatar i duruar do te shpetohet.Por eshte e thene,”Ai qe beson dhe pagezohet do te shpetohet.”Besimi eshte pjesa jetesore e shpetimit.Nese nje njeriu i mungon besimi atij i mungon gjithçka.”Pa besim eshte e pamundur ti pelqesh Zotit.”Nese nje njeri ka besim te vertete---sado pak qe te kete prej çdo virtyti tjeter---ai njeri eshte i sigurte.Por ta marrim me mend se eshte e mundur per nje njeri te zoteroje çdo virtyt ne kete bote,le te jete aq shume i Krishtere ne te jashtmen e tij;Apostulli Pal dora vete;le te jete po aq i zellshem sa nje serafin;le te jete po aq i kujdesshem ne sherbimin e Zotit te tij sa ju do mund te perfytyronit per nje engjell lart,prapeseprap “Pa besim”---keshtu shpall Fjala e Zotit---“eshte e pamundur ti pelqesh Zotit.”Besimi eshte hiri shpetues---eshte ura lidhese midis shpirtit dhe Krishtit.Hiqe ate dhe çdo gje mbaron.Levize nga vendi besimin,ke sharruar shkolken e anijes,dhe ajo do zhytet.Hiqe besimin,dhe jeta Krishtere behet nje mosqenie:eshte e fikur menjehere,sepse “i drejti do te jetoje me ane te besimit:”dhe pa besimin si valle ato do mund te jetonin sadopak?Merr ne konsiderate pra,se perderisa besimi eshte kaq i rendesishem ne shpetim,na perket secilit prej ne te hetojme me me zell nese e kemi besimin apo jo?O,vellezerit e mi,ka qindra shtirje ne bote---mijera imitime te besimit;por ka vetem nje besim shpetimtar jetesor te vertete.Ka me shumice besime teorike---nje besim qe perputhet me mbajtjen e nje kredoje te shendoshe,nje besim qe i shtrengon njerezit te besojne nje genjeshter,duke i mbeshtjellur me bindjet  e sigurise se tyre,nderkohe qe ato jane akoma ne vrerin e hidherimit dhe ne prangat e paudhesise,nje besim qe do te thote ti besosh me mburrje vetvetes.Ka me shumice besime fallso;por ka vetem nje te vertete.Oh!meqe doni te shpetoheni me ne fund;meqe ju nuk do donit te jeni te vete-mashtruar dhe te shkoni duke marshuar drejt mallekimit me syte tuaja te mbyllur,merreni besimin tuaj ne duar kete mengjes dhe shikoni nese eshte monedhe sterlinge e vertete.Ne duhet te jemi me te kujdeshem per besimin tone se per çdo gje tjeter.E vertete,ne duhet te shqyrtojme sjelljen tone,ne duhet te hetojme veprat tona;ne duhet te provojme dashurine tone;por mbi te gjitha,besimin tone:sepse nese besimi eshte i gabuar gjithçka eshte e gabuar;nese besimi eshte i drejte,ne mund ta marrim ate si gurkyçin e sinqeritetit tone.”Ai qe beson ne Birin e Zotit ka jete te amshuar ne veten e vet.”

 

2.Se dyti:---Ji i shqetesuar per besimin tend,sepse te gjitha hiret e tua varen prej tij.Besimi eshte hiri-rrenje:te gjitha virtytet dhe hiret e tjera çelin prej tij,me fol per dashurine;si mund ta dua ate ne te cilin nuk kam besim.Nese nuk kam besim se ka Zot,dhe se Ai eshte shperblyesi i te gjithe atyre qe e kerkojne me zell,si mund te kete mundesi ta dua Ate?Me fol per durimin:si mund te ushtroj durim po te mos kem besim?Sepse besimi shikon te perfitimi i shperblimit:ajo thote,se “Perendia vepron ne gjithçka per te miren tone,”ajo beson se prej trishtime tona nje lavdi me e madhe do te rrjedhe,dhe prandaj ajo mund te duroje.Me fol per kurajon:por kush mund te kete kurajo nese nuk ka besim?Merr çdo virtyt qe do dhe do te shikoni se ai varet prej besimit.Besimi eshte peri i argjende mbi te cilin perlat e hireve vistrohen.Thyeje ate dhe ke thyre vistren---perlat do te shperndahen ne toke,dhe as qe nuk mund ti veshesh ato per vete zbukurimin tend.Besimi eshte nena e virtyteve.Besimi eshte zjarri qe konsumon sakrificen.Besimi eshte uji qe ushqen rrenjen.Besimi eshte limfa qe i jep gjalleri te gjithe degeve.Nese nuk ke besimin te gjitha hiret e tua do vdesin.Dhe ne perpjestim te rritjes se besimit tend po ashtu me virtytet e tua,jo te gjitha ne te njejten permase,por te gjitha ne nje fare shkalle.Njeriu i besimit te vogel eshte njeriu i dashurise se vogel.Njeriu i besimit te madh eshte njeriu i zemerdhembshurise se madhe.Ai qe ka besim te madh ne Zotin mund te jape vetveten per te vdekur per Zotin,por ai qe ka besim te vogel ne Te do te tkurrej ne shtyllen e turres se druve sepse dashuria e tij do ishte e dobet.Perkujdesuni per besimin tuaj,sepse eshte mbi ate qe virtyti juaj varet;dhe nese do kultivonit gjera qe jane te pershpirtshme,”gjera qe jane te dashura dhe gjera qe kane emer te mire”gjera qe ju nderojne,dhe te pelqyeshme nga Zoti,ruani mire besimin tuaj,sepse mbi besimin tuaj te gjitha gjerat duhet te qendrojne.

 

3.Se treti:---Perkujdesu per besimin tend,sepse Krishti i jep shume rendesi atij.Ka tre gjera ne Dhjaten e Re qe quhen te çmueshme:---Nje nga ato,ti e di,eshte gjaku i çmueshem i Krishtit;nje tjeter eshte premtimet teper te medha dhe te çmueshme;dhe besimi ka nderin te jete gjeja e trete---“atyre qe kane marre nje besim po aq te çmuar sa besimi yne.”Keshtu qe besimi eshte nje nga tre gjerat e çmueshme te Zotit,eshte nje nga gjerat qe Ai vlereson mbi te gjitha te tjerat.Isha i habitur dje,kur hasa nje ide te nje fetari te vjeter,ne lidhje me nderin qe Zoti i jep besimit:ai thote,”Krishti e heq kuroren nga koka e tij per ta vendosur mbi koken e besimit.”Vini re sa shpesh Ai thote,”Besimi yt te shpetoi.”Tani,eshte besimi qe te shpeton,eshte Krishti qe te shpeton.”Besimi yt te ka sheruar,”thote Krishti.Tani,nuk ishte besimi qe sheroi,ishte Krishti qe sheroi,por Krishti e çkurorezoi me te vertete vetveten per te kurorezuar besimin.Ai mori diademen mbreterore te shpetimit prej vete kokes se tij dhe e vuri ate mbi ballin e besimit,dhe keshtu Ai e beri besimin “Mbreti i Mbreterve”---sepse mban kuroren qe vetem Mbreti i Mbreterve mund te mbaje---“kuroren e shpetimit.”A nuk e dini valle se ne lexojme,”Ne jemi te justifikuar me ane te besimit.”Tani,ne nje kuptim ky nuk eshte fakti,sepse permbajtja e justifikimit eshte drejtesia e ngarkuar e Jezu Krishtit.Ne jemi te justifikuar prej Krishtit,por Krishti e vesh besimin me vete teshat e tij mbreterore,dhe e ben ate me te vertete te ndritur.Jezu Krishti e ul perhera besimin ne stolin e nderit.Kur ajo grua e gjore ,vajza e se ciles ishte e semure ,erdhi:Ai tha,”O grua besimi yt eshte i madh!”Ai mund te kishte thene,”Grua,e madhe eshte dashuria jote”sepse ishte dashuria e madhe qe e beri ate te çante permes turmes dhe te fliste ne emer te vajzes se saj,ose,”I madh eshte durimi yt.”sepse kur Ai e thirri ate “qen”,ajo perseri nuk ju nda,dhe nuk donte te largohej:ose Ai mund te kishte thene,”E madhe eshte kurajoja jote;”sepse ajo tha,” mirepo qente hane therrimet.”Ose Ai mund te kishte thene,”E madhe eshte urtesia jote;”sepse ajo ishte nje grua e urte per te nxjerre embelsira prej hidherimeve,dhe per te thene,”E vertete,Zot,por qente hane therrimet.”Por Ai nuk i jep rendesi te gjitha ketyre,dhe thote,”Besimi yt eshte i madh.”Mire pra,nese Krishti i jep kaq rendesi besimit a nuk duhet ta vleresojme ne si gjene me te larte.A eshte e mundur ti japim me teper rendesi sa ç’duhet atij guri te çmuar qe Krishti e konsideron te jete me i vlershmi?Nese Ai e ve besimin ne balle te fasades se virtytit,dhe nese Ai e shikon ate si gurin e çmuar me te perzgjedhurin ne kuroren e te Krishterit,oh!a nuk do te na zgjonte ne ky fakt per te pare nese e kemi apo jo?Sepse nese e kemi ne jemi te pasur---te pasur ne besim dhe ne premtime;por nese nuk e zoterojme,çfaredo qe te kemi,ne jemi te varfer---te varfer ne kete bote,dhe te varfer ne ate te ardhshmen.

 

4.Me pas,I Krishtere,kujdesu mire per besimin tend,sepse sill ne mend se besimi eshte udha e vetme me ane te te cilit ti mund te perfitosh bekimet.Nese ne duam bekime prej Zotit,asgje nuk mund ti sjelli poshte perveç besimit.Lutja nuk mund te terheqe poshte pergjigje prej fronit te Zotit perveçse kur eshte lutja e zellshme e njeriut qe beson.Besimi eshte shkalla mbi te cilin shpirti im duhet te ece per tu ngjitur ne qiell.Nese e thyej ate shkalle si mund ti afrohem ndonjehere Zotit tim?Besimi eshte korrieri engjellor midis shpirtit dhe qiellit.Le te terhiqet mbrapa ai engjell,dhe une nuk mund te dergoj lutje lart as te marre pergjigje poshte.Besimi eshte telegrafi qe lidh token me qiellin---ne te cilin bekimet e Zotit levizin aq shpejte sa perpara se ne therrasim Ai pergjigjet,dhe ndersa jemi duke folur Ai na degjon.Por nese teli i telegrafit keputet,si mund ta marrim ne premtimin?A jam ne turbullire:mund te marr ndihme per turbulliren me ane te besimit.A jam i lekundur majtas djathtas prej armikut:shpirti im ne ate strehe te shtrenjte mbeshtetet me ane te besimit.Por,largohe besimin---me kot i therras Zotin.Nuk ka rruge midis shpirtit tim dhe qiellit.Ne periudhen dimerore me te ashper besimi eshte nje rruge mbi te cilen kuajt e lutjes mund te udhetojne---posi,dhe aq me mire per ngricen therese.Por bllokohe rrugen,dhe si do mund te komunikonim ne me Mbretin tone te madh?Besimi me lidh me hyjnoren.Besimi me vesh me teshat e perendishmerise.Besimi hedh ne anen time plotfuqishmerine e Te Perjetshmit.Besimi me jep fuqine e Zotit;sepse siguron ate fuqi per mua.Me ben qe te sfidoj rremetin e ferrit.Me ben qe te marshoj triumfues mbi zverkun e armiqve te mi.Por pa besim si mund te marr ndonje gje prej Zotit?Ai qe lekundet---qe eshte si nje dallge deti---le te mos prese te marre ndonje gje prej Zotit!Oh,atehere,Te Krishtere ruaje mire besimin tim;sepse me te ti mund te fitosh te gjitha gjerat,sado i varfer te jesh,por pa te ti nuk mund te fitosh asgje.Thuhet per Miden se ai pati fuqine te kthente gjithçka ne ar me prekjen e dores se tij;dhe kjo eshte e vertete per besimin---ai mund te ktheje gjithçka ne ar;por shkatarro besimin,ne kemi humbur gjithçkane tone;ne jemi mjerisht te varfer,sepse nuk mund te mbajme shoqerim me Atin dhe me Birin e tij Jezu Krisht.

 

5.Me  pas,shoket e mi,perkujdesuni per besimin tuaj perhera per shkak te armiqve tuaj;sepse nese nuk do te doni besimin kur jeni me shoke,ju do ta kerkoni ate kur keni per te perballuar armiqte tuaj.Ai i miri luftetar i vjeter,Pali,nje here udhehoqi Efezianet te Armatorja dhe pasi i pati treguar kepucet qe duhet te mbathnin,brezin,parzmoren,helmeten,dhe shpaten,ai tha ne menyre solemne,”Permbi te gjitha rrembeni mburojen e besimit.”Edhe sikur te harronit helmeten,siguroheni per mburojen,sepse nese helmeta jote eshte e hequr ti mund te presesh  nje goditje me mburojen,dhe ta shmangesh prej kokes tende.Do ishte me mire sikur te kishit mbathur gatishmerine e ungjillit te paqes dhe te kishit veshur parzmoren e drejtesise,”por nese ju hiqni njeren prej ketyre,kini kujdes qe te keni” mburojen e besimit,me ane te te ciles ju do te jeni te afte te shuani te gjitha shigjetat e zjarrta te te ligut.”Mire,tani,besimi e ben nje njeri shume te fuqishem kur ai perballet me armiq.Nese nje njeri beson se ka te drejte,vetem duke e kuptuar kete ne nje pikpamje natyrale---silleni ate njeri perpara princave dhe mbreterve,per hir te te vertetes,sa si nje luan do te jete ai!Ai do te thote,”Nuk mund te dorezohem,nuk duhet,sepse kam te verteten ne anen time.”Posi,edhe pse te tjeret mund ta quajne ate kryeneçesi kokeforte,eshte nje fisnikeri shpirti qe shtrengon nje njeri te deklaroje,”Nuk do te leshoj pe.”Shume me e forte eshte besimi i vertete shpirteror;ai e ka çuar besimtarin ne turren e druve,dhe e ka mundesuar ate te kendoje kur flaket e kane rrethuar ate.Ka udhehequr nje tjeter ne det:dhe ashtu si ai per te cilin ne lexojme ne martirologjite e vjetra,ka ndihmuar madje edhe gruan e moshuar te therrase,”Krishti eshte akoma gjithçka.”Besimi ka shuar furin e flakeve,ka mbyllur gojen e luaneve,dhe prej dobesise na ka bere te forte.Ka mposhtur me shume armiq se e gjithe mizeria e pushtuesve.Mos me flit per fitoret e Uellingtonit;mos me permend betejat e Napoleonit;me thuaj se çfare ka bere besimi!Oh!sikur te ngrenim nje monument ne nder te besimit,çfare emrash te ndryshem do kishim gdhendur mbi piedestalin e fuqishem!Ne do skalitnim,ketu “strofulla e luanit,” atje,”Beteja e leopardeve;”ose,ketu,do kishim shenuar se si besimi ndau ne mes Detin e Kuq;dhe atje,se si besimi shtypi Madianitet;dhe atje se si Jaeli vrau Siseren me ane te besimit.Cfare konfliktesh besimi do kishim per te skalitur?O,besim!flamuri yt do te valevitet lart!Shqyti jot eshte me i lavdishmi!I madh je dhe plot me fitore!Me ty,o besim,sfidoj ne dyluftim boten,i sigurte per fitoren.Me jep nje femije per te luftuar kunder tij,dhe pa besim---ashtu si Pjetri i gjore perpara sherbyeses se vogel,do te dridhesha dhe do te mohoja Zotin tim.Por po ai Pjeter,me besim,nuk ka frike te qendroje perpara nje sinedri te vrenjtur;per te folur per Zotin e tij midis perqeshjeve te prifterinjve te larte.Maria,Mbreteresha e Skocezeve,tha “se kishte me frike prej lutjeve  dhe besimit te Xhon Noxit se sa nje ushtri prej dhjete mije burrave,”dhe nje armik i ndjeshem le te dridhet kur te tille te pathyeshem jane ne lufte me te.Nuk do doja te kisha nje njeri te besimit qe me kundershton.Me thuaj se bota me urren,dhe do te gezohesha prej kesaj;por me thuaj se nje njeri i besimit ka vendosur te me shtype,dhe atehere do te dridhesha,sepse ka pushtet ne krahun e atij njeriu;goditjet e tij godisin fort;dhe kur ai godet me te vertete,ai godet ashtu siç duhet,si me nje shufer hekuri.Dridhuni,ju armiqte e Zotit,sepse besimi duhet te mposhte.Dhe o ju sherbetore te Zotit te gjalle,ruajeni mire besimin tuaj,sepse me kete ju do te jeni fitimtar;dhe do te qendroni si shkembinj,te palevizur midis tufaneve,te patundur prej stuhive te persekutimit.

 

6.Dhe tani nje arsye e gjashte.Perkujdesuni per besimin tuaj,sepse perndryshe ju nuk mund ta kryeni mire detyren tuaj.Besimi eshte kemba e shpirtit me ane te te ciles ai mund te ece pergjate rruges se urdherimeve.Dashuria mund ta beje kemben te levize me shpejt;por besimi eshte kemba qe mban shpirtin.Besimi eshte vaji qe mundeson rrotat e perkushtimit te shenjte dhe te zellit kembngules te levizin mire;por pa besim rrotat hiqen prej qerres dhe ne zvarritemi rendshem.Me besimin une mund te bej te gjitha gjerat;pa besimin une nuk do te kem as prirjen as pushtetin te bej ndonje gje ne sherbimin e Zotit.Nese do kerkonit njerezit qe sherbejne Zotin me mire,ju do te zbulonit njerezit me me teper besim.Besimi i vogel do te shpetoje nje njeri,por nje besim i vogel nuk mund te beje gjera te medhaja.I gjori Besim i Vogel nuk do mund te luftonte kunder “Apollonit.”Jo,kishte nevoje per “Te Krishterin” te bente kete.I gjori Besim i Vogel nuk do mundte dot te vriste “Deshperimin gjigand;”duhej krahu i “Zemergjerit’ per te rrezuar ate perbindesh poshte.Besimi i vogel mund te shkoje ne qiell me shume siguri,por atij i duhet shpesh te vrapoje dhe te fshihet ne nje guaske;dhe te humbe gjithçka perveç se guret e saj te çmuar.Nese ka beteja te medhe dhe vepra te medha per tu kryer duhet te kete besim te madh.Siguria mund te mbaje male mbi kurrizin e saj;besimi i vogel pengohet prej nje grumbulli te vogel dheu.Besimi i madh,ashtu si Behemoti,mund te “thithi Jordanin me nje gllenjke:”besimi i vogel mbytet ne nje pike shiu:ai mendon te zmbrapset prej trazires me te vogel.Besimi i madh mund te ndertoje tempuj;ai mund te ngre lart keshtjella;ai mund te predikoje ungjillin;ai mund te shpalle emrin e Zotit perpara armiqve;ai mund te beje çdo gje;dhe nese do te donit te ishit te medhenj,dhe ti sherbenit shume Zotit tuaj,ashtu siç besoj se do donit,ju do te kerkoni rritjen e besimit!sepse duke bere keshtu ju do te jeni me te zellshem ne detyre.O ju Te Krishtere veprues,jini plot me besim!ju Te Krishtere te zene,...,çfare do te beni?Si mesues te shkolles se te Dieles,si predikues,si vizitore te semurit,ose çfaredo qe ju keni per te bere,jini te siguruar se besimi duhet te jete forca juaj dhe siguria  juaj.Nese kjo deshton,ku do gjendeshit ju atehere?

 

Perseri:perkujdesuni per besimin tuaj;sepse besimi mund tju ngushelloje ne trazirat tuaja.Po,thone disa,eshte ky i gjithe mendimi yne,perdorimet e besimit per te na ngushelluar ne trazirat tona.Tani une nuk pelqej asnjehere te qesh me njerezit e Zotit sepse ato deshirojne lehtesim.Besoj se kjo eshte nje prove e madhe se ato jane femije se ato pelqejne gjera te embla.Nese jo,atehere do kisha frike se ato nuk jane femije te Zotit aspak.Por degjoj pastoret tek thone,”Ah,ju gjithmone jeni duke thene se doni lehtesim,se doni ngushellim.”Po,per te qene i sigurte,them se po,e duan;dhe ato e duan ate sepse kurre nuk e moren prej teje zoteri.Besoj se njerezit e Zotit kane nevoje me te vertete per ngushellim,edhe pse,eshte e vertete,ato duan teper nga ai kur nuk duhet ta kene.Por ato kerkojne nje premtim shume shpesh,dhe duhet ta kene ate.Tani,besimi eshte pija tonike me e mire per shpirtin.O,sa shume besimi do te kuptoje nje premtim ne nje kohe kur po vjen nje trazire e madhe!”Ah!”thote besimi,”Zoti thote,”aq sa do te zgjasin ditet e tua po aq do te zgjasi forca jote.” “Ah!” thote besimi,”eshte nje shteg i ashper;gjembat jane te mprehte;stralli eshte i shperndare ne te,por atehere;potkonjte e tu do te jene hekur dhe tunxh,”dhe besimi shikon potkonjte e vjeter te forte,dhe thote,”do guxoj” dhe niset menjehere.Besimi i vogel ulet duke murmuritur ne nje cep;besimi i madh eshte duke kenduar ne zjarr.”Ato do ta lavderojne Ate me ze te larte ne shtratet e tyre,ato do te kendojne lavdine e tij te larte ne mes zjarrit.”Besimi i vogel qendron zemerleshuar,duke perzier lotet e tij me ujerat.Besimi i madh thote,”Kur te kalosh permes lumit,do te jem me ty,ujerat nuk do te permbytin;kur te kalosh permes zjarrit,nuk do te digjesh;dhe flaket nuk do te te cenojne.”A do donit te ishit me te ngushelluar dhe me te lumtur?A do donit te gjenit kenaqesi ne fe?A do donit te kishit fene e harese dhe jo te zymtesise?Atehere kerkoni me teper besim.Ju do te shpetoheshit edhe me nje besim te vogel,por ju nuk do te shpetoheshit lumturisht.Ju do te jeni te lumtur ne parajse nese do besonit edhe ne shkallen me te vogel;por nuk do te jeni te lumtur ketu poshte nese nuk besoni plotesisht,vazhdimisht,dhe zellshmerisht---nese nuk besoni fort ne premtimet besnike te Te Perjetshmit,ne gjithe dinjitetin e lavdishem te personit te tij,dhe ne gjithe besnikerine dhe pandryshueshmerine e hirit te tij.Nese do donit te ishit laureshe te krishtere dhe jo bufa te krishtere,kerkoni te keni me shume besim.Nese e doni erresiren,dhe do fluturonit ne te ne zymtesi dhe mjerim,atehere jini te kenaqur me besim te vogel.Por nese do donit te ngjiteshit ne rrezellim,dhe te gezoheni si zogu i dites,atehere kerkoni mirebesim te forte.

 

Nje arsye tjeter.Perkujdesuni per besimin tuaj,shoket e mi;sepse eshte shume shpesh kaq i dobet,sa kerkon te gjithe vemendjen tuaj.Nuk e di nese ndonjeri prej jush e ndjen se besimi juaj eshte shume i forte;por nuk e ndjej kurre timin mjaft te forte.Me duket se eshte saktesisht i forte mjaftueshem per te duruar trazirat e dites...

Persa i perket disave nga ne,besimi yne eshte aq i dobet sa trazira me e vogel kercenon ta gllaberoje.Dhia kalon dhe han filizin e tij te brishte,dimri e ftoh dhe e ngrin ;eshte pothuajse gati per te vdekur.Dhe besimi im shume shpesh varet mbi fillin me te dobet ;ai duket gati per te dhene shpirt.Ki kujdes per besimin tend,I Krishtere ki kujdes per besimin tend çfaredo qe te lesh jashte dyerve ne nje nate,mos e le lashte ate femije te vogel besimi,çfaredo bime te jete e ekspozuar ngrices,ji i sigurte te futesh besimin brenda.Ki kujdes besimin,sepse ne pergjithesi eshte kaq i dobet,ka shume nevoje te ruhet mire.

Keshtu,u perpoqa,aq mire sa kam mundesi,kete mengjes,te ve perpara nevojshmerine e madhe per tu kujdesur per besimin tone;dhe lutja jone duhet te jete,ashtu siç ishte ajo e apostujve,”na shto besimin.”

 

II.Kjo na sjell,se dyti,te konsiderojme DESHIREN E ZEMRES SE APOSTUJVE. « Na shto besimin. »

Ato nuk thane, « Zot mbaje besimin tone te gjalle :Zot mbeshtete ate ashtu siç eshte ne te tashmen, »por, « na shto besimin. »Sepse ato e dinin shume mire se eshte vetem me rritje qe I Krishteri mbahet gjalle ne çdo kohe.Napoleoni tha njehere, « duhet te luftoj beteja,dhe duhet ti fitoj ato :pushtimi me ka bere çfare jam,dhe pushtimi duhet te me mbaje. »Dhe po keshtu eshte me te Krishterin.Nuk jane betejat e se djeshmes qe do te me shpetojne sot ;une duhet te shkoj perpara.Nje rrote rri ne kembe per aq kohe sa leviz,por kur fillon te qendroje pa levizur bie.Njerezit e krishtere shpetohen me perparim :e shkuara vazhdimisht perpara e mban Te Krishterin te gjalle.Nese do te ishte e mundur per mua te ndaloj,nuk e di ku do te ishte jeta ime.I Krishteri duhet te shkoje perpara ;sepse shigjeta do te ngjitet ndersa eshte akoma ne perparim ;por ajo humb shpejtesine ne çastin kur fuqia qe e mban lart ndalon.Po keshtu apostulli i tha Zotit, « na shto besimin . »

 

Se pari : « Na shto besimin, » ne shtrirjen e tij ;shtrirja persa i perket asaj qe do te marre.Zakonisht,kur ne fillojme jeten e Krishtere,besimi nuk shtrengon shume ;beson vetem ca doktrina elementare.Me duket se shume te tjetersuar te rinj nuk kane shkuar shume me larg se sa te besojne se Jezu Krishti vdiq per mekataret,pak nga pak ato perparojne,dhe besojne zgjedhjen ;por ka diçka pak pertej qe ato nuk e pranojne,dhe eshte mbas shume vjetesh qe ato e marrin te tere ungjillin.Disa nga ju,degjuesit e mi,dhe shume qe nuk jane degjuesit e mi jane shpirtra te vegjel te mpire ;ju keni mesuar nje kredo te derdhur si hekuri,dhe ju nuk do te levizni kurre prej saj.Nje fare dikushi hartoi pese ose gjashte doktrina, dhe tha, « keto jane doktrinat e Bibles, »dhe ju i besoni keto,por ju doni te shtoni besimin tuaj,sepse ju nuk besoni me teper sa ajo qe eshte ne Bibel.Nuk mendoj se ndryshoj prej ndonjerit te vellezerve te mi hiper-kalvinist ne ate qe besoj,po ndryshoj ne ato ne ate qe ato nuk besojne.Nuk besoj me pak se sa besojne ato,por besoj pak me shume,dhe mendoj se tek rritemi ne do te kemi besimin tone te rritur ;jo vetem qe ka atje ca doktrina qe do te ishin te mjaftueshme te drejtojne anijen tone ne veri,jug,lindje,ose perendim,por ne do te fillojme te besojme diçka per veriperendimin dhe verilindjen,dhe ate qe shtrihet ne mes kater pikave.Shume njerez,kur degjojne ndonje gje pak te kundert me ate qe ato kane degjuar zakonisht,thojne menjehere, « Kjo nuk eshte e shendoshe. »Po kush ju beri ju gjykates te asaj qe eshte e shendoshe ?Dhe ka ca shpirtra te vegjel qe e heqin veten si princa ne Izrael,dhe mendojne se çdo njeri duhet te besoje ashtu si ato besojne ose perndryshe ai eshte dukshem ne gabim dhe nuk do te mbajne shoqerim ose miqesi krishtere me te.Jam i sigurte se mund ti lutem Zotit per to—« Shto besimin e tyre ! »Ndihmoi ato te besojne pak me shume ;ndihmoi ato te besojne se mund te kete Te Krishtere Wesliane ;se ato jane njerez te mire kishtare ;dhe se jo vetem Batistet e veçante jane shume lloj i mire njerezish,por se ka ca nga te zgjedhurit e Zotit kudo.Jam i sigurte tek lutem per te gjithe sektaret,qe ato te mund te kene nje zemer me te gjere.Do te doja te zgjeroja pak zemren e tyre.Por,jo,ato kane arritur ne tulen e fundit,ato kane mberritur ne ishujt fatlume me te fundit,nuk mund te kete me breg pertej.Eshte e rrezikshme per nje marinar te zgjase lundrimet e tij ne detra te panjohur. « Deri ketu, »thote Krispi i zellshem,dhe prandaj shume marrin me mend, « deri ketu do te shkosh dhe jo me tej . »Dr.Gil deklaron po aq,dhe kush do guxonte te thoshte me shume;ose ndoshta Kalvini eshte bere standarti dhe çfare i duhet nje njeriu te mendoje edhe nje mendim te vetem pertej Kalvinit?I bekuar qofte Zoti,ne kemi shkuar pak pertej asaj ;dhe ne mund te themi, « Na shto besimin »Me gjithe admirimin per keto teologe standarte,ne nuk jemi gati te mbyllemi me kyç ne kafazet e tyre te hekurt te vegjel ;por ne themi, « Hap deren dhe me ler te fluturoj—me ler akoma te ndjej se jam ne liri.Shto besimin tim,dhe me ndihmo te besoj pak me shume. »E di se mund te them se kam patur nje rritje besimi ne nje ose dy pika brenda dy muajve te fundit.Per nje kohe te gjate nuk mund te shihja ndonje gje te ngjashme me Mileniumin ne Shkrimet ;nuk mund te gezohesha shume ne ardhjen e dyte te Krishtit,edhe pse e besoja ;por shkalle shkalle besimi im filloi ti hapet kesaj teme,dhe e konsideroj ate tani si nje pjese e mishit tim dhe e pijes sime,per te kerkuar dhe po ashtu per te  shpejtuar  ardhjen e Zotit tone Jezu Krisht.Besoj se kam filluar te mesoj vetem ABC e Shkrimeve dhe do ti klith Zotit vazhdimisht, « Ma shto besimin, »qe te mund te di me shume dhe te besoj me shume,dhe te kuptoj Fjalen tende shume me mire. « Ma shto besimin, »ne shtrirjen e tij.

 

Me pas, « Ma shto besimin »ne intensitetin e tij.Besimi ka nevoje te rritet ne fuqine e tij,po ashtu si dhe ne shtrirjen e tij.Ne nuk deshirojme te veprojme si disa bejne me nje lum,kur thyejne argjinaturen,per ta lene ate te perhapet mbi kulloten,dhe keshtu e bejne ate me te ceket por ne deshirojme,ndersa rritet ne siperfaqe,qe te mund te rritet njelloj ne thellesi.Rrit « intensitetin e besimit tone ! »Besimi ne fillim e merr meshiren e Zotit me nje pellembe te hapur :tek rritet e shtrengon me gishtat e tij dhe jo me fort ;por kur besimi forcohet,ah !ai e merr ate si me nje morse te hekurt,dhe e shtrengon,dhe as vdekja dhe as ferri nuk do mund te rrembeje nje premtim prej dores se besimit kur besimi eshte i forte.I riu I Krishtere ne fillim nuk eshte i qendrueshem ne besimin e tij,vjen nje ere e vogel,dhe ai luhatet,kur ai behet nje I Krishtere i vjeter do duheshin erera te tera per ta levizur.A nuk ndjeni shoket e mi te shtrenjte se ju deshironi besimin tuaj te rritet ne intensitetin e tij ?A nuk do te kendonit me Uatsin :

 

« Oh !sikur te kisha nje besim me te forte,

Per te pare perbrenda velit ;

Per ti zene bese ate qe Shpetimtari im tha,

Fjala e te cilit nuk mund te deshtoje kurr?”

 

I gjori besimi juaj i vogel nuk mund te shikoje shume larg perpara tij,sepse ka re erresire rreth e perqark ;por besimi i forte mund te ngjise kodren qe quhet « e qarte, » dhe aty prej majes mund te shikoje qytetin qiellor,dhe token qe eshte shume larg.Oh !Zoti ju shtofte besimin ne nje shkalle te tille,qe ju te keni shpesh vizione te parajses » --- qe ju te kendoni embelsisht ashtu si Moisiu mund te kete bere ne maje te Pisges,--

 

« Oh !pamja e mrekullueshme rrembyese

qe ngrihet perpara meje.

Fusha te embla te veshura ne blerim te gjalle,

Dhe lumenj kenaqesie. »

 

Qe te mund te ngjiteni atje,te lani syte tuaj ne shkelqim,te zhysni shpirtrat tuaj ne lumenj lumnie,dhe te jeni teresisht te rrembyer dhe entuziasmuar prej vizioneve te asaj gjendje lumturie qe se shpejti do te jete juaja,me lejoni tju jap zemer per ti klithur Zotit, « Ma shto besimin »ne fuqine e tij per te kuptuar parajsen dhe ne çdo udhe tjeter.

 

 

III.Nuk kam kohe te kaloj mbi kete,por duhet ta mbyll duke permendur shkurt PERSONIN SE CILIT APOSTUJT I DREJTUAN LUTJEN E TYRE.Apostujt i thane Zotit, « Na shto besimin ! »Ato shkuan te personi i duhur.Ato nuk i thane vetvetes, « une do te shtoj besimin tim, »ato nuk i therriten pastorit, « Prediko nje predikim ngushellues,dhe rrit besimin tim, »ato nuk thane, « une do te lexoj kete ose ate liber,dhe kjo do te me rrise besimin tim. »Jo,ato i thane Zotit, « Na shto besimin. »Vetem autori i besimit mund ta rrisi ate.Une do mund ta fryja besimin tuaj derisa ai te kthehej ne mburrje,por nuk do mund ta rrisja.Eshte vepra e Zotit te ushqeje besimin,po ashtu per ti dhene jete ne fillim ;dhe nese njeri prej jush deshiron te kete nje besim te rritur,shkoni dhe dergoheni barren tuaj kete mengjes te froni i Zotit,duke klithur « Zot,na shto besimin ! »Nese ndjeni se trazirat tuaja jane shtuar,shkoni te Zoti,dhe thoni, « na shto besimin ! »Nese paraja juaj po rritet,shkoni te Zoti dhe i thoni, « na shto besimin ; »sepse ju do te keni nevoje per me shume besim teksa fitoni me shume mireqenie.Nese plaçka juaj po pakesohet shkoni tek Ai dhe thoni, « na shto besimin tone, »keshtu qe ate qe humb ne nje ane te mund ta fitosh ne anen tjeter.A je ti plot dhe i semure me dhimbje kete mengjes ?Shko te Zoti yt,dhe thuaj, « ma shto besimin, »keshtu qe te mos te jem i paduruar,por te jem i afte te duroj ate mire. »A jeni te lodhur dhe te derrmuar ?Shkoni dhe pergjeroni, « Na shto besimin tone ! »A keni besim te vogel ?Cojani Zotit dhe Ai do ta ktheje ne nje besim te madh.Nuk ka shtepi te ngrohte per te rritur brenda bime te brishta,se sa  si shtepia qe eshte brenda perdeve---tabernakulli i Zotit,ku Lavdia banon.

 

Jam duke folur ne nje dhimbje te madhe ;por do doja,nese e mundur,ta mbyllja duke ju pyetur ju qe jeni Te Krishtere nese e mendoni kete lutje shume te nevojshme per gjendjen tuaj.Qe secili ti beje pyetjen vetes,a nuk kam nevoje per me shume besim ?Vellezerit dhe motrat e mia ne Zotin Jezu Krisht,jini te siguruar,ju nuk do te merrni kurre shume teper nga ky hir i çmuar.Nese paguani pergjate gjithe rruges tuaj ne parajse,nuk do te keni as dhe nje qindarke per te kursyer kur te arrini ne porten e parajses,nese jetoni me besim pergjate gjithe udhetimit tuaj,nuk do tju mbetet as dhe nje vazo me mana.Lutu,pra,per nje rritje besimi.A doni qe kjo Kishe te qendroje,apo jo ?Ajo mund te qendroje vetem ne perpjestim te faktit se ju jeni burra besimi.E di se mund tju jap zemer per te qene burra lutjeje ;por besimi eshte guri i themelit ;lutja vjen me pas.Lutja pa besim do te ishte nje perqeshje e zbrazet ;nuk do te fitonte asgje prej Zotit.A do donit qe ne te qendrojme ?A e dini se si bota flet per ne---si flitet per entuzsiasmin e njerezve qeramarres se Rruges Park ?Si ka per tu ruajtur,perveçse me ane te besimit.Si do te mbahen duart e pastorit tuaj perveçse me ane te besimit dhe lutjeve tuaja ?Le te jete besimi Aroni ;le te jete lutja Uri ;dhe besimi dhe lutja mund te mbajne duart e Moisiut,ndersa ushtria poshte po lufton armikun.A do te donit te ruheshit prej renies ?Ju duhet te jeni te forte ne besim.Besimi i vogel bie, besimi i forte qendron.A do te donit te fitonit diten,dhe te mbreteronit ne qiell me nje kurore yjore me te shndritshme se sa do te kishit pritur ndryshe ?Atehere rrituni ne besim.Dhe a do te donit te  nderonit Zotin teper,dhe te hynit ne qiell,pasi te keni luftuar nje lufte te mire dhe te keni fituar nje kurore ?Atehere une do te ofroj kete pergjerim, « shto besimin e popullit tim, »dhe do te ngre lart lutjen, « ma shto besimin. »

 

Por ka disa nga ju,shoke te shtrenjte,qe nuk mund ta perdorin kete kerkese,dhe nuk guxojne.Per çfare do tju vlente nese do te benit keshtu ?Duke pare se nuk keni besim,si mund te ndodhi valle qe ajo qe nuk ekziston te rritet.Sido qe te jete,nevoja juaj e pare eshte zoterimi i embrioneve te thjeshta te besimit.Oh !degjuesit e mi,çuditem çfare bejne disa nga ju pa ngushellimet qe vetem besimi mund te jape.Disa nga ju jane njerez shume te varfer :si ai dilni te duroni punet e renda dhe turbullirat pa besim ?Ku eshte ngushellimi juaj ?Nuk çuditem se ju shkoni te beheni tape,ose te ziheni ne birrari,nese nuk keni ngushellim tjeter ne kete bote.Kur jam futur ne disa prej rrugicave me emer te keq dhe kam pare varferine e njerezve,kam menduar, « nese keto njerez nuk kane fe,çfare kane per ti ngushelluar ?Ato nuk jane si njeriu i pasur,qe mund te kenaqet ne çdo menyre :çfare kane marre ne kete bote per te cilen ia vlen te jetosh ? »Ma merr mendja se ato kane nje lloj lumturie :se çfare gjeje eshte nuk mund ta them :eshte per mua nje burim hetimi i vazhdueshem.Dhe ju njerez te pasur,çfare do beni pa besim ?Ju e dini se duhet te lini te gjithe pronen tuaj mbrapa jush ;patjeter qe kjo do ta beje idene e vdekjes te tmerrshme per ju.As qe nuk mund ta kuptoj edhe lumturine tuaj,nese keni ndonje.Di kete—se

 

« nuk do ta ndryshoja gjendjen time te bekuar

per gjithçka qe bota quan te mire ose te madhe;

dhe ndersa besimi im qendron i forte,

nuk e lakmoj arin e mekareve.”

 

 

Por do doja tju pyesja se çfare do te beni ju ne boten tjeter pa besim.Kujtoni,ju po qendroni tani mbi buzen e nje gremine te gjere te nje te ardhme te panjohur.Shpirti juaj qendron duke u dredhur ne buzen e honit te erret ;çdo kohe qe pulsi juaj rreh shpirti juaj eshte i sjelle me afer perjetesise.Besimi i jep krahe shpirtit ;por çfare do beni ju pa krahe ?Ka nje gremine e ngushte qe ndan token prej qiellit;I Krishteri rreh krahet e tij dhe i mbajtur nga to,ai fluturon drejt qiellit;por çfare do te beni ju pa krahe?Do te jete nje kercim—nje kercim ne sketerre,per tu zhytur atje perhera,pa pushtetin per ta rimarre veten.Nese nje I Krishtere do te zhytej gjate udhetimit te tij drejt qiellit ai nuk do te zhytej shume sepse ai do te rrah krahet dhe ai do te jete lart perseri.Por atje ju do te jeni ju,perjetesisht duke zbritur ne ate grope qe nuk ka fund—duke luftuar per tu ngritur,por nuk mundni,sepse nuk keni krahe.Edhe nje here,oh!jobesimtare,çfare do te beni ju pa krahe?Sepse besimi i jep sy shpirtit;besimi na jep te shikojme ato gjera qe jane te papara:eshte “siguria per ato qe shpresojme dhe bindja per gjerat qe nuk i shohim.”I Krishteri kur vdes,do te hyje ne toke e vdekjes me syte hapur;me ane te se cileve ushtrite e engjejve do te gezojne shikimin e tij;por ju do vdisni me nje shpirt qorr dhe te pasy.I palumtur eshte risku i qorrit ne kete bote te tanishme,por sa pafundesisht keqardhese ai verbim i perjetshem qe do te zere shikimin per ato shkelqesi te parajses,dhe do te mbylli perhera madje edhe rrezen me te dobet te gezimit dhe te shpreses.Dhe,nje me shume;besimi eshte dora e shpirtit.I Krishteri,kur vdes,mberthen petkun e Krishtit,dhe Krishti e dergon ate ne qiell.Nje engjell rrezellites zbret,--e kap ate engjell,dhe mbi krahet e tij ai me shpie me fluturim ne lumni.Por kur jobesimtari vdes engjelli do te kishte nje porosi te padobishme,sepse ai nuk ka duar.Merr me mend,o mekatar,Krishti eshte atje,por ti as qe mund te prekesh rrobat e tij,sepse nuk ke duar qe ta besh kete gje.Cfare do te besh ne boten tjeter pa duar?Apo mendon se Zoti do te duroje te tille shpirtra te deformuar ne qiell,pa duar dhe pasy?Jo,aspak.Por si mund te hysh brenda pa duar?Ti nuk mund te hapesh dyert e qiellit.Cfare do te besh?Do te kerkosh meshiren e Zotit;dhe nese meshira te jipej,ti nuk do te kishe duar me te cilat ta mbertheje.Nuk e kuptoj se si disa nga ju jane te lumtur pa fe,nuk e di se çfare keni ndermend te beni nese vdisni pa besim.Shkoni ne shtepi dhe mendoni se çfare do te beni nese vdisni pa fe,nese ke ndermend te sillesh si i paturp perpara fytyres se Te Perjetshmit,ose te nenshtrohesh butesisht.Mekatar!ti nuk mund te hysh ne qiell pa besim,por per çfare e ke mbledhur mendjen te besh?A ke ndermend te shkafanjites dyert e parajses?A mendon se ke plotfuqi mjaftueshem sa te hapesh me pahir shtegun tend permes skuadriljeve te kerubineve dhe legjioneve te engjejve dhe keshtu te hysh me dhune.Ose çfare ke per qellim te besh?A ke ndermend te shtrihesh qetesisht ne shtreter sulfuri?A ke per qellim te hidhesh vullnetarisht  nga te gjitha anet ne ate liqen squfuri qe nuk ka fund;ku lote te njelmet bien perjeta?A do te besh  valle kete?A do te pergatitesh valle shtratin tend ne ferr?Zoterinj,a jeni valle kaq te shushatur sa te jeni te kenaqur me nje gjykim te tille perjetesisht?A keni humbur valle arsyen?A jane valle ndjesat tuaja kaq te verbera sa te mund te flakni veten keshtu?Me siguri qe ju keni vendosur te beni ndonje gje.Cfare,atehere,do te beni?A kujtoni se pa besim do te hyni ne parajse,atehere kur eshte e shkruar,”Pa besim eshte e pamundur ti pelqesh Zotit?”Dhe kur Zoti ka thene.”Ai qe beson nuk do te mallkohet,”a mendon valle se mund te permbysesh dekretin?A do te ngjitesh valle ne fronin e Te Perjetshmit dhe te mohosh veten e Te Perjetshmit?A do te ndryshoje valle mandatin e tij dhe te pranoje jobesimtarin ne parajse?Jo,ti nuk mundesh!Dridhu,pra,jobesimtar,dridhu;sepse atje te pret asgje perveçse nje “veshtrim i frikshem per nje gjykim dhe per nje zemerim te zjarrte.”Cfare do te beni ne fryrjen e Jordanit,pa besimin per te mbajtur kokat tuaja mbi ujerat?Zoti i dhente besim atyre qe nuk kane;dhe per sa i perket te tjereve,i shtofte besimin e tyre!

 

 

 

 

Publié dans Predikime te Spurgeon

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article