Justifikimi prej besimit

Publié le par alban

Tabernakulli metropolitan

 

Justifikimi prej Besimit—i ilustruar prej Drejtesise se Abramit.

Predikim nr 844

6 dhjetor 1868

Nga C.H. Spurgeon

 

“Dhe ai i besoi Zotit,qe ia vuri ne llogari te drejtesise.”—Zanafilla 15 :6

 

Ju e mbani mend se  ne mengjesin e dites se Zotit te fundit ne folem mbi thirrjen e Abramit dhe besimin me ane te cilit ai u aftesua prej urdherimit te Shume Te Lartit per te hyre ne ne ate jete te ndare.Sot do te kalojme prej konsiderates se thirrjes se tij ne ate te justifikimit te tij,ky duke qene shume mrekullisht me pas ne  rradhitje ne historine e tij,ashtu siç eshte ne kuptimin e teologjise ne Dhjaten e Re ;sepse, « ate qe Ai thirri,edhe e justifikoi. »

Duke iu referuar kapitullit perpara nesh si nje hyrje per subjektin tone,vini re se mbas thirrjes se Abramit besimi i tij tregoi se ishte i llojit me praktik.Duke qene i therritur per tu ndare prej te afermve dhe prej vendit  te tij,ai nuk u be nje njeri i mbyllur,nje njeri me zakone asetike,ose nje sentimentalist,i papershtatshem per betejat e jetes se zakonshme—jo ;por ne stilin me fisnik te burrerise se vertete ai tregoi veten te afte per te duruar traziren familjare dhe sproven publike qe e priste.Barinjte e Lotit paten zenka me sherbetoret e Abramit dhe Abrami me nje paanshmeri te madhe i dha kusherit te tij me te ri dhe shume me te ulet zgjedhjen e kullotes,dhe hoqi dore prej lendines se ujitur mire te Sodomes,qe ishte toka me e mire.Pak me pas,i madhi burre i vjeter qe besoi ne Zotin e tij tregoi se ai mund te ishte ushtar dhe luftoi ne menyre te duhur lavdishem kundra kundershtaresh te tmerrshem me te forte.Ai mblodhi bashke sherbetoret e vete shtepise se tij,dhe pranoi ndihmen e fqinjeve te tij dhe ndoqi ushtrite fitimtare te mbreterve te bashkuar,dhe i goditi ata me nje dore aq te rende sa sikur te kishte qene qe prej rinise se tij nje burre ushtarak.Vellezer,ky besim i jetes se perditshme eshte besimi i te zgjedhurit te Zotit.Ka njerez qe perfytyrojne besimin shpetimtar te jete nje bindje sterile e se vertetes se disa propozimeve abstrakte,qe udheheqin  vetem te nje soditje e qete mbi disa tema te kendshme,ose nje ndarje prej te gjitha simpative me te afermin tone ;por nuk eshte keshtu.Besimi,i kufizuar thjesht ne ushtrimin fetar,nuk eshte besim I Krishtere,duhet te tregoje vetveten ne gjithçka.Nje besim i thjeshte fetar mund te jete zgjedhja e njerezve mendjet e te cileve jane me te buta se sa zemrat e tyre,me i pershtatshem per manastir se sa per tregje ;por besimi burreror qe Zoti do donte te kultivonim,eshte nje parim i madh praktik i pershtatur per çdo dite ne jave,duke na ndihmuar te udheheqim familjen tone ne friken e Zotit,dhe te hyjme ne konfliktet e ashpra te jetes ne dyqan,ferme,ose shkembim.E permenda kete ne fillim te ketij fjalimi sepse po ashtu siç eshte besimi qe vjen prej thirrjes se Abramit,po ashtu shkelqen ne justifikimin e tij,dhe eshte me te vertete ai qe Zoti ia llogariti per drejtesi.

 

Prapeseprapa vargu i pare na tregon se edhe nje besimtar i tille si Abrami kishte nevoje per ngushellim.Zoti i tha, « Mos ki frike. »Pse Abrami kishte frike?Pjeserisht per shkak te reagimit qe shkaktohet perhera prej entuziazmit kur ky perfundon.Ai pati luftuar me guxim dhe doli fitimtar me lavdi;dhe tani ai druan.Frikamanet dridhen perpara luftimit dhe burrat trima pas fitores.Elia theri priferinjt e Balit pa frike,por mbasi gjithçka mbaroi,fryma e tij u zhyt poshte dhe ai ia mbathi larg fytyres se Jezabeles.Frika e Abramit kishte per origjine gjithashtu nje tmerr te madh ne pranine e Zotit.Fjala e Te Perjetshmit iu drejtua atij me fuqi,dhe ai ndjeu te njejten shembje fryme qe beri Gjonin e shumedashur te bjere ne kembet e Zotit te tij ne ishullin e Patmosit,dhe beri Danielin te ndjeje ne brigjet e Hidekelit se nuk kishte me force ne te. « Mos ki frike, » i tha Zoti patriarkut.Fryma e tij ishte teper e perkulur.

 

Zoti donte ta ngrinte sherbetorin e tij te dashur ne fuqine e nje afersie te shenjte ushtruese.Ah,vellezer,kjo eshte nje frike e bekuar—le ta kultivojme ate;sepse derisa te nxirret jashte prej dashurise se perkryer,gje qe eshte akoma me mire,le te jemi te kenaqur per te lene kete gje te mire te qeverise zemrat tona.Nje njeri i ndergjegjshem per dobesite e tij,a nuk do te zhytej ulet nen syte e tij ne perpjestim te aq sa ai eshte i nderuar me shoqerim me Zotin e lavdishem?

 

Kur Ai ishte i ngushelluar,Abrami mori nje deklarate te hapur te justifikimit te tij.Kam mendimin,te dashur shoke,se teksti yne nuk ka per qellim te na mesoje se Abrami nuk ishte i justifikuar perpara kesaj kohe.Besimi perhera justifikon kudo qe ekziston,dhe po aq shpejt sa ushtrohet;rezultati i tij vjen menjehere,dhe nuk eshte nje mbasrritje qe ka nevoje me muaj kohe.Ne çastin kur nje njeri me te vertete beson Zotin e tij ai eshte i justifikuar.Prapeseprape shume qe jane te justifikuar nuk e dine gjendjen e tyre te lumtur;ketyre deri tani bekimi i justifikimit nuk i eshte hapur ne shkelqesine e tij dhe ne bollekun e privilegjit.Mund te kete disa nga ju sot qe jane thirrur prej hirit prej erresires ne nje drite te mrekullueshme;ju jeni udhehequr te shikoni te Jezusi,dhe ju besoni se keni marre faljen e mekateve,dhe prapeseprape,prej mungese njohurie,ju njihni pak kuptimin e embel te te tillave fjale si keto,”Te pranuar ne te Dashurin,”  “Te perkryer ne Krishtin Jezus,””Te plote ne Te.”Ju jeni pa dyshim te justifikuar edhe pse me zor e kuptoni çfare do te thote justifikimi;dhe ju jeni te pranuar,edhe pse nuk e keni kuptuar pranimin tuaj;dhe ju jeni te plote ne Jezu Krisht,edhe pse keni sot nje ndijim shume me te thelle te paplotesise suaj personale se sa te plotmjaftueshmerise se Jezusit.Nje njeri mund te jete titullar pronesie edhe pse ai nuk mund te lexoje aktin e pronesise,ose as qe nuk ka degjuar per ekzistencen e tyre;ligji njeh te drejten dhe faktin,jo te kuptuarin tone ne lidhje me keto.Por do te vije nje kohe te dashur,kur ju qe jeni te thirrur do te kuptoni qarte justifikimin tuaj,dhe do te gezoheni ne te,do te kuptohet ne menyre inteligjente nga ju,dhe do te behet nje çeshtje kenaqesie rrembyese,duke ju ngritur ne nje platforme me te larte perjetimi,dhe duke ju mundesuar te ecni me nje hap me te qendrueshem,te kendoni me nje ze me te gezueshem,dhe te triumfoni me nje zemer te zgjeruar.

 

Kam ndermend tani,ashtu si Zoti te mund te me ndihmoje,se pari te terheq vemendjen mbi mjetin e justifikimit te Abramit;me pas,se dyti,mbi objektin e besimit qe e justifikoi ate;dhe me pas,se treti,shoqeruesit  e justifikimit te tij.

 

I.Se pari,vellezer,Si u justifikua Abrami ?

 

Ne shikojme ne tekst te verteten e madhe,qe Pali kaq qarte ve ne drite ne kapitullin e katert te letres se tij te drejtuar Romakeve,se Abrami nuk u justifikua prej veprave te tij.Shume kishin qene veprat e mira te Abramit.Ishte nje veper e mire te largohej prej vendit te tij dhe shtepise se atit te tij nen urdhrin e Zotit ;ishte nje veper e mire te ndahej prej Lotit ne nje fryme kaq fisnike ;ishte nje veper e mire te ndiqte mbas mbreterit rrembyes me nje kurajo te patrembur ;ishte nje veper e madhe te refuzonte te merrte plaçken e Sodomes,por te bente be perpara Zotit se nuk do te merrte as edhe nje pe dhe as edhe nje lidhese opingash ;ishte nje veper e shenjte ti jipte Melkisedekut  nje te dhjeten e te gjitha atyre qe ai zoteronte,dhe te adhuronte Shume Te Lartin Zot ;prapeseprape asnje nga keto nuk jane te permendura ne tekst,po ashtu nuk ka aty ndonje aluzion te dhene te ndonje detyre tjeter te shenjte si baza ose shkaku,ose shkaku i pjesshem e justifikimit te tij perpara Zotit.Jo,eshte e thene, « Ai besoi ne Zotin,dhe Ai ia llogariti kete per drejtesi. »Me siguri,vellezer,nese Abrami,mbas vitesh jete te shenjte,nuk eshte i justifikuar prej veprave te tij,por eshte i pranuar perpara Zotit per llogari te besimit te tij,aq me shume duhet te jete ky rasti me mekatarin e papershpirtshem qe,duke pasur jetuar ne padrejtesi,prapeseprape besoi ne Jezusin dhe eshte i shpetuar.Nese ka shpetim per keqberesin gati per te vdekur,dhe te tjere si ai,nuk mund te jete prej borxhit po prej hirit,duke pare se ato nuk kane vepra te mira.Nese Abrami,kur plot me vepra te mira,nuk eshte i justifikuar prej tyre,por prej besimit te tij,aq me shume ne,duke qene plot me paperkryerje,duhet te vijme ne fronin e hirit qiellor dhe te kerkojme qe te mund te justifikohemi me ane te besimit qe eshte ne Krishtin Jezus,dhe te shpetuar prej meshires falas se Zotit.

 

Me tej,ky justifikim nuk erdhi te Abrami  prej bindjes ligjit ceremonial dhe aq me pak se prej pershtatshmerise me ligjin moral.Ashtu si apostulli na e ka vene qarte ne dukje,Abrami u justifikua perpara se te rrethprehej.Hapi fillestar ne beselidhjen e dukshme dhe te jashtme,nga sa ishte ceremoniale,nuk ishte bere akoma,dhe prapeseprape ai u justifikua ne menyre te perkryer.Gjithçka qe vjen me pas nuk mund te marre pjese ne nje gje qe eshte tashme e perkryer.Abrami,duke qene tashme i justifikuar,nuk mund tia ngarkoje ate justifikim rrethprerjes se tij te mevonshme—kjo eshte mjaft e qarte ;dhe keshtu,te dashur,ne kete çast,nese ju dhe une jemi per tu justifikuar,keto dy gjera jane te sigurta :nuk mund te jete prej veprave te ligjit moral ;nuk mund te jete prej bindjes ndonje ligji ceremonial,çfare do qe mund te jete—qofte rituali i shenjteruar i dhene Aronit,ose rituali besestytnie qe pretendon te jete caktuar shkalle shkalle prej tradites ne kishen e Krishtere.Nese ne jemi me te vertete femijet e Abramit besnik,dhe jemi per tu justifikuar ne udhen e Abramit,nuk mund te jete prej nenshtrimit riteve ose ceremonive te ndonje lloji.Merrni ne konsiderate kete me kujdes,ju qe doni te jeni te justifikuar perpara Zotit :pagezimi eshte ne vetvete nje rit i shkelqyeshem,por nuk mund te justifikoje as te ndihmoje per te na justifikuar ;konfimimi eshte thjesht nje trillim njeriu,dhe nuk mund,edhe sikur te ishte i urdheruar prej Zotit te na vije ne ndihme ne justifikim dhe  darka e Zotit,edhe pse eshte nje institucion hyjnor,nuk mund,ne çfare do lloj pikepamje te sherbeje per pranimin tend ose per drejtesine tende perpara Zotit.Abrami nuk pati ndonje ceremonial ne te cilin te mbeshtetej ;ai ishte i drejte me ane te besimit te tij,dhe i drejte vetem me ane te besimit te tij ;dhe po keshtu duhet qe ju dhe une nese kemi per te qendruar te drejte perpara Zotit.Besimi ne rastin e Abramit ishte shkaku i vetem dhe i pandihmuar i se llogariturit te tij te drejte,sepse vini re,edhe pse ne raste te tjera besimi i Abramit prodhoi vepra,dhe edhe pse ne çdo rast kur besimi eshte i vertete prodhon vepra te mira,prapeseprape shembulli i veçante i besimit i shenuar ne kete kapitull ishte e pashoqeruar prej ndonje vepre.Sepse Zoti e solli perpara nen qiejt yjendriçuar,dhe e urdheroi te shikonte lart. « Keshtu do te jete prejardhja jote. »tha zeri i shenjte.Cfare beri Abrami ?Besoi premtimin—kjo ishte e gjitha.Ishte perpara se te kishte ofruar flijimin,perpara se te kishte thene ndonje fjale te shenjte ose te kishte kryer ndonje veprim te vetem te ndonje lloji qe fjala menjehere dhe ne çast u shpreh,”Ai besoi Zotin;dhe Ai ia llogariti kete per drejtesi. »Gjithmone bej dallimin midis se vertetes,se besimi i gjalle gjithmone prodhon vepra ;dhe genjeshtres,se besimi dhe veprat bashkepunojne per te justifikuar shpirtin.Ne behemi te drejte vetem prej nje akti besimi ne vepren e Jezu Krishtit.Ai besim,nese i vertete,gjithmone prodhon shenjteri jete,por qenja jone te drejte perpara Zotit nuk eshte per shkak te shenjterise sone ne jete ne çfaredo shkalle ose pikepamje,por thjesht per shkak te besimit tone ne premtimin hyjnor.Keshtu tha apostulli i frymezuar : « Besimi i tij iu ngarkua per drejtesi.Fjalet « kjo iu llogarit si drejtesi » nuk u shkruan vetem per ate,por edhe per ne,te cileve do te na llogaritet,ne qe besojme tek Ai qe ka ngjallur nga te vdekurit Jezusin,Zotin tone,i cili iu dorezua vdekjes per shkak te fajeve tona dhe u ngjall per shfajesimin tone. »

 

Do te doja te vinit re se besimi qe justifikoi Abramin ishte akoma nje besim i paperkryer,edhe pse e justifikoi ate ne menyre te perkryer.Ishte i paperkryer me perpara,sepse ai luajti me fjale ne lidhje me gruan e tij,dhe e urdheroi Sarain, « Thuaj se ti je motra ime. »Ishte i paperkryer mbasi besimi e pati justifikuar,sepse ne kapitullin e mepasshem ne e gjejme ate duke marre Hagarin,sherbyesen e gruas se tij,me qellim per te kryer qellimin hyjnor,dhe keshtu duke treguar nje mungese mirebesimi ne vepren e Zotit.Eshte nje bekim per ju dhe per mua se ne nuk kemi nevoje per nje besim te perkryer per te na shpetuar. « Me te vertete po ju them,po te keni besim sa fara e sinapit,do t’i thoshit ketij mali : « Leviz prej ketej e shko atje dhe ai do te levizte. »Nese nuk ke veçse besimin e nje femije te vogel do te te shpetoje.Edhe pse besimi yt nuk eshte e te njejtes shkalle sa i patriarkut kur ky nuk u luhat ne lidhje me premtimin prej mosbesimit,prapeseprape nese eshte i thjeshte dhe i vertete,nese ka besim vetem ne premtimin e Zotit—eshte nje gje e trishte qe nuk eshte me i forte,dhe ti duhet te lutesh perdite, « Zot,ma shto besimin »--por prapeseprape do te te justifikoje me ane te Jezu Krishtit.Nje dore dridheruese mund te kape kupen qe mban nje gllenjke te buzet—dobesia e dores nuk do ta pakesoje fuqine e mjekimit.

 

Deri ketu,atehere,gjithçka eshte e qarte,Abrami nuk ishte i justifikuar prej veprave,

as prej ceremonive,as pjeserisht prej veprave,dhe pjeserisht prej besimit,as prej perkryerjes se besimit te tij—ai llogaritet i drejte per shkak te besimit te tij ne premtimin hyjnor.

 

Duhet te rrefej se,duke pare me afer,ky tekst eshte shume i thelle per mua,dhe prandaj heq dore,ne kete çast te tanishem,te hyj ne polemiken qe zien rreth tij;por nje gje eshte e qarte per mua,se nese besimi,ashtu siç na thuhet,na llogaritet per drejtesi,nuk eshte se besimi ne vetvete ka merite qe mund ta beje ate nje zevendesim te pershtatshem per nje bindje te perkryer ligjit te Zotit,po ashtu nuk mund te shikohet si nje zevendesim per nje bindje te tille.Sepse,vellezer,te gjitha veprimet e mira jane nje detyre:te besosh Zotin eshte detyra jone,dhe ai qe ka besuar skajshem nuk ka bere me shume se sa ishte detyra e tij per te bere.Ai qe do besonte pa te meta,nese kjo do ishte e mundur,edhe keshtu do ti jipte Zotit vetem nje pjese te bindjes se duhur;dhe nese do deshtonte,ne dashuri,ne adhurim,ose ne ndonje gje perbri,besimi i tij,si virtyt dhe veper,nuk mund ti hyje ne dobi atij.Ne fakt,sipas parimit te madh te Dhjates se Re,edhe besimi,si nje veper,nuk e justifikon shpirtin.Ne nuk jemi te shpetuar aspak  prej veprave ose ne ndonje pikepamje,por vetem prej hirit,dhe menyra se si besimi na shpeton nuk eshte ne vetvete si nje veper,por ne nje menyre tjeter drejtpersedrejti te kundert.

 

Besimi nuk mund te jete vete drejtesia e tij,sepse eshte e natyres se besimit te shikoje jashte prej vetes per te Krishti.Nese ndonje njeri te thonte,”Besimi im eshte drejtesia ime,”atehere eshte e qarte se ai po ve besimin ne besimin e tij;por kjo eshte pikerisht gjeja nder te gjitha te tjerave qe do te ishte e rrezikshme te besh,sepse ne duhet te shikojme krejtesisht jashte vetes tone per te Krishti vetem,ose perndryshe nuk kemi aspak besim te vertete.Besimi duhet te shikoje te shlyerja dhe vepra e Jezusit,ose perndryshe nuk eshte besimi i Shkrimit.Prandaj te thuash se besimi ne dhe prej vetes se tij behet drejtesia jone,eshte,me duket,te shqyesh te perbrendshmet e ungjillit,dhe te mohosh besimin qe iu dha nje here per te gjitha te shenjteve.Pali deklaron,ne kundershtim me disa sekte qe perqeshin drejtesine e ngarkuar—se jemi te justifikuar dhe te bere te drejte me ane te drejtesise se Krishtit;ne kete ai eshte i qarte dhe i pamohueshem.Ai na thote (Romaket 5:19) se,”ashtu si nga mosbindja e nje njeriu,shume veta u kthyen ne mekatare,po ashtu nga bindja e njerit,shume do te kthehen ne te drejte.”Vargu i dhjates se vjeter perpara nesh  si tekst kete mengjes,ne jep ashtu siç eshte aspektin e jashtem te justifikimit;na jipet me ane te besimit,dhe fakti se nje njeri ka besim i jep te drejte te quhet nje njeri i drejte;ne kete kuptim Zoti ia llogarit besimin nje njeriu drejtesi,por e verteta e fshehte dhe e nenteshtme qe Dhjata e vjeter nuk na jep aq qarte gjendet ne deklaraten e Dhjates se Re,se ne jemi te pranuar ne Te Dashurin,dhe te justifikuar per shkak te bindjes se Krishtit.Besimi justifikon,por jo ne dhe prej vetes se tij,por sepse mberthen bindjen e Krishtit.”Ashtu si nepermjet nje shkeljeje erdhi denim mbi te gjithe njerezit,po ashtu edhe nepermjet nje akti drejtesie erdhi shfajesimi qe u sjell jete te gjithe njerezve.”E se njejtes pasoje eshte ai varg ne letren e dyte te pergjithshme te Pjetrit (kapitulli i pare,vargu i pare),qe ne perkthimin tone eshte si me pas:Simon Pjetri,sherbetor dhe apostull i Jezus Krishtit,atyre qe nepermjet drejtesise se Perendise sone dhe Shpetimtarit Jezus Krisht kane marre nje besim po aq te çmuar sa besimi yne.”Tani,kushdo qe eshte i njohur me origjinalin e di se perkthimi i sakte eshte “me ane te drejtesise se Zotit dhe Shpetimtarit tone Jezu Krisht.”Drejtesia qe i perket Te Krishterit eshte drejtesia e Zotit dhe Shpetimtarit tone,qe “Perendia na e beri drejtesi.”Prej kesaj bukuria e titullit te vjeter profetik te Mesias,”Zoti Drejtesia jone.”Nuk deshiroj te hyj ne polemike persa i perket drejtesise se ngarkuar kete mengjes,mund ta diskutojme kete doktrine nje here tjeter;por ne ndjehemi te sigurte se ky tekst nuk mund te kete domethenien se besimi ne vetvete,si hir ose virtyt,behet drejtesia e ndonje njeriu.Fakti eshte,se besimi na llogaritet si drejtesi sepse ai ka Krishtin ne doren e tij;ai vjen te Zoti duke u qendruar  ne ate qe Krishti ka bere,duke u varur vetem mbi pajtimin  qe Zoti ka kryer;dhe prandaj Zoti,e shenon çdo njeri  besimtar si te qeni nje njeri i drejte,jo per shkak te asaj qe eshte ne vetvete,por per ate qe ai eshte ne Krisht.Ai mund te kete me mijera mekate,prapeseprape ai do te jete i drejte nese ka besim.Ai mund te shkele ne menyre te dhimbshme si Samsoni,ai mund te jete po aq ne erresire sa Jefti,ai mund te bie si Davidi,ai mund te rreshqase si Noeu;por,per te gjithe kete,nese ai ka nje besim te vertete dhe te gjalle,ai eshte i shenuar midis te justifikuarve,dhe Zoti e pranon ate.Ndersa ka disa qe gezohen me ligesi mbi gabimet e besimtareve,Zoti nxjerr jashte xhevahirin e paster te besimit duke shkelqyer ne kraharorin e tyre;ai i trajton ato ashtu siç ato do donin te ishin,ashtu siç jane ne zemrat e tyre,ashtu siç mund te ishin nese do mundnin;dhe duke mbuluar mekatet e tyre me gjakun shlyes,dhe duke i zbukuruar me drejtesine e Te Dashurit,Ai i pranon ato,duke pare ne to besimin qe eshte shenja e njeriut te drejte kudo qe ai mund te jete.

 

II.Le te kalojme per  te konsideruar PREMTIMIN MBI TE CILIN BESIMI I TIJ U MBESHTET kur Abrami u justifikua.

 

Besimi i Abramit,ashtu si  ai yni,u mbeshtet mbi nje premtim te marre drejtepersedrejti prej Zotit.”Ai nuk do te jete trashegimtari yt,por ai qe ka per te dale nga te perbrendshmet e tua do te jete trashegimtari yt”.Pastaj e çoi jashte dhe i tha:”Veshtro me kujdes qiellin dhe numero yjet,ne rast se mund ti numerosh”,pastaj shtoi:”Keshtu kane per te qene pasardhesit e tu.”Sikur ky premtim te ishte thene prej nje tjetri do te kishte qene nje subjekt qeshje per patriarkun;por,duke e marre ate si prej buzeve te Zotit,ai e pranon ate,dhe mbeshtetet mbi te.Tani,vellezer,nese ju dhe une kemi besim te vertete ne e pranojme premtimin,”Ai qe beson dhe pagezohet do te shpetohet” si te qene po ashtu hyjnor.Nese nje deklarate e tille do te na ishte bere prej prifterinjve te Romes,ose prej ndonje qenie njerezore prej vete autoritetit te tij,ne nuk mund ta mendonim te vertete;por,per aq sa vjen ne ne e shkruar ne Fjalen e shenjte si e folur prej vete Jezu Krishtit,ne mbeshtetemi mbi te jo si fjala e njeriut por si Fjala e Zotit.Te dashur,mund te jete nje verejtje shume e thjeshte per tu bere,por si do qe te jete eshte e nevojshme,se ne duhet te jemi te kujdesshem se besimi yne ne te vertete eshte i mbeshtetur mbi faktin se Zoti e ka deklaruar ate te jete e vertete,dhe jo mbi gojetarine ose bindjen e ndonje prej pastoreve tane me te nderuar ose ndonje prej te njohurve tane me te respektuar.Nese besimi juaj qendron mbi urtesine e njeriut,eshte ndoshta nje besim ne njeriun;vetem ai besim ,qe beson premtimin e Zotit sepse Zoti e foli ate, eshte besim i vertete ne Zot.Vini re kete dhe si rrjedhim  provoni besimin tuaj.

 

Me pas,besimi i Abramit ishte nje besim ne nje premtim ne lidhje me trashegimtarin.Iu tha atij perpara kesaj se ai do te kishte nje trashegimtar ne te cilin te gjitha kombet e tokes do te bekoheshin.Ai njohu ne kete te njejtin premtim qe iu be Eves ne portat e Parajses,”do te shtie armiqesi midis teje dhe gruas,midis fares tende dhe fares se saj.”Abrahami pa diten time,’thote Zoti yne,”ai e pa ate dhe u gezua.”Ne kete premtim Abrami pa te vetmin trashegimtar,ashtu siç tha apostulli ne Galateve 3:16,”Shkrimi nuk thote:”edhe pasardhesve” si te ishin shume,por te nje te vetme:”Dhe pasardhjes sate”,pra Krishti.”Ai e pa Krishtin me syrin e besimit,dhe atehere ai pa shumicen qe do te besonte ne Te,trashegimtaret e atit se besnikut.Besimi qe justifikon shpirtin ka lidhje me Krishtin dhe jo me thjesht te verteta abstrakte.Nese besimi yt thjesht beson kete ose ate dogme,nuk te shpeton;por kur besimi yt beson se Zoti ishte ne Krisht duke pajtuar boten me Vetveten,duke mos ua llogaritur njerezve shkeljet e tyre;kur besimi jot kthehet drejt Zotit ne mish njerezor dhe mbeshtet mbi Te me gjithe mirebesimin e tij,atehere kjo te justifikon sepse eshte besimi i Abramit.Lexues i shtrenjte,a ke nje besim te tille?A eshte besim ne premtimin e Zotit?A eshte nje besim qe ka te beje vetem me Krishtin dhe shikon vetem tek Ai?

 

Abrami pati besim ne nje premtim qe dukej i pamundur qe te permbushej ndonjehere.Nje femije kishte per te lindur prej vete ijeve te tij,por ai ishte pothuajse njeqind vjeç,dhe Sarai gjithashtu thuhet se ishte sterile shume vite me perpara.Vete trupi i tij ishte ashtu siç ishte ishte i vdekur,dhe Sarai ne lidhje me shtatzanine ishte ne te njejten gjendje.Lindja e nje djali nuk mund te ndodhte perveçse ligjet e natyres te mund te permbyseshin;por Ai nuk i mori ne konsiderate keto gjera,ai i vuri ato menjane;ai pa vdekjen te shkruajtur mbi krijesen,por ai pranoi fuqine  e jetes ne Krijuesin,dhe ai besoi pa asnje medyshje.Tani,te dashur,besimi qe na justifikon neve duhet te jete i te njejtit lloj.Duket e pamundur qe une te mund te shpetohem;nuk mund ta shpetoj dot vetveten;une shikoj vdekje absolute te shkruar mbi shpresat me te mira qe çelin prej vendimeve te mia me te shenjta;”Ne mua,domethene,ne mishin tim,nuk banon ndonje gje e mire;”Une nuk mund te bej asgje;jam i vdekur per ligjin;une jam i korruptuar me ane te zvetenimit tim natyral;por prapeseprape me gjithe keto une besoj se me ane te jetes se Jezusit une do te jetoj,dhe do te trashegoj bekimin e premtuar.Eshte besim i vogel te besosh se Zoti do te shpetoje kur hiret do te lulezojne ne zemren tende,dhe deshmite e shpetimit jane me bollek,por eshte nje besim i madh te besosh ne Jezusin me gjithe mekatet e tua,dhe pavaresisht akuzimeve te ndergjegjes.Te besosh ne Te qe justifikoi jo vetem te pershpirtshmin por te papershpirtshmin(Romakeve 4:5).Te mos besosh ne Shpetimtarin e te shenjteve,por ne Shpetimtarin e mekatareve;dhe te besosh se nese ndonjeri mekaton,ne kemi nje avokat me Atin,Jezu Krishtin,te drejtin;kjo eshte e çmueshme,dhe na llogaritet per drejtesi.

 

Ky besim justifikues ishte besim qe kishte te bente me nje premtim te mrekullueshem,dhe sublim.Perfytyroj patriarkun duke qendruar poshte qiellit plot yje,duke shikuar ato trupa qiellore te panumert.Ai nuk mund ti numeroje ato.Per syrin e tij te jashtem,i mesuar gjate ne token e Kaldeasve me vezhgime ne mesnate,yjet u duken me te shumte se sa do ti dukeshin nje vezhguesi te zakonshem.Ai shikoi dhe shikoi perseri me nje veshtrim te ngritur,dhe zeri tha,”Keshtu do te jete pasardhja jote.”Tani,ai nuk tha,”Zot,nese te mund te isha ati i nje klani,paraardhesi i nje fisi,do te isha shume i kenaqur;por nuk eshte e besueshme qe nje mizeri e panumert te mund te dale prej nje trupi djerre.”Jo,ai besoi premtimin;ai e besoi po ashtu si qendronte.Une nuk e degjoj te thote,”Eshte teper e mire per te qene e vertete.”Jo;Zoti e tha ate—dhe asgje nuk eshte teper e mire per Zotin per te bere.Sa me i madh hiri i premtimit,me e mundshme eshte qe te kete ardhur prej Tij,sepse dhurata te mira dhe te perkryera vijne prej Atit te drites.Te dashur,besimi juaj a e merr premtimin ashtu siç qendron ne gjeresine,lartesine,thellesine,dhe gjatesine e tij?A mund te besosh se ti nje mekatar,je megjithate nje femije,nje bir,nje trashegimtar,nje trashegimtar i Zotit,bashketrashegimtar me Krishtin Jezus?A mund te besosh se parajsa eshte e jotja,me gjithe ekstazat e saj te gezimit ,perjetesi me nje lumni te pafundme,Zoti me gjithe atributet e Tij te pafundme?Oh!Ky eshte besimi qe justifikon,i shtrire,besim i gjere,qe nuk e zvogelon fjalen e premtimit,por e pranon ate ashtu siç qendron.Le te mund te kemi gjithnje e me shume prej ketij besimi doregjere!

 

Edhe nje gje tjeter,Abrami tregoi besim ne premtim ashtu siç iu be atij.Prej vete te perbrendshmeve te tij nje pasardhje duhet te dilte,dhe ishte ne te dhe ne pasardhjen e tij qe e gjithe bota do te bekohej.Une mund te besoj te gjitha premtimet ne lidhje me njerezit e tjere.Me duket se besimi ne lidhje me vellain tim te shtrenjte eshte nje gje e lehte,por oh!Kur vjen puna per tu ballafaquar dhe per te shtrenguar per veten tende,ketu eshte veshtiresia.Mund te shikoj vellain tim ne dhjetra trazira,dhe te besoj se Zoti nuk do ta braktise ate.Mund te lexoj nje biografi te nje te shenjti,dhe duke zbuluar se Zoti kurre nuk e braktisi sherbetorin e tij kur ai eci permes zjarrit dhe ujerave,nuk habitem me kete;por kur vjen puna me veten time,habia fillon.Zemra jone therret,”pse valle kjo gje eshte per mua?Kush jam une,dhe çfare eshte shtepia e atit tim qe nje meshire e tille te jete imja?Une,sot,i lare ne gjak dhe i bere me i bardhe se bora!A eshte keshtu!A mund te jete valle e mundur?Une,i bere  i drejte,me ane te besimit ne Jezu Krisht,perkryershmerisht i drejte!O a mund te jete valle e mundur?Cfare!Per mua dashuria e perjetshme e Zotit,duke rrjedhur prej burimit te tij te perhershem?Per mua mbrojtja e nje provanie te veçante ne kete jete,dhe nje pergatitje per nje parajse te pergatitur ne jeten e ardhshme?Per mua nje harpe,nje kurore,nje dege palme,nje fron!Per mua lumnia e shikimit perhera te fytyres se Jezusit,dhe i bere i ngjashem me Te,dhe duke mbreteruar me Te!Me duket e pamundur.Dhe prapeseprape ky eshte besimi qe ne duhet te kemi,besimi qe mbeshtetet mbi Krishtin Jezus per vetveten,duke thene me apostullin,”Ai me deshi dhe dha jeten e Tij per mua.”Ky eshte besimi qe justifikon;le te kerkojme gjithnje e me shume ne lidhje me ate,dhe Zoti do te kete lavdi permes tij.

 

III.Se treti,le te veme re SHOQERUESIT E JUSTIFIKIMIT TE ABRAMIT.

 

Me Biblat tuaja te hapura,vini re me miresi se pasi eshte shkruar se besimi iu llogarit atij per drejtesi,eshte e shenuar se Zoti i tha atij, « Une jam I Perjetshmi qe te solli jashte Urit se Kaldes per te te dhene kete toke per ta trasheguar ate. »Kur shpirti eshte i mundesuar hirshem te dalloje justifikimin e tij te plote me ane te besimit,atehere ai me qarte e dallon thirrjen e tij.Tani,besimtari dallon ndarjen e tij te privilegjuar dhe dallon pse ai u bind per mekat,pse u udhehoq larg vete-drejtesise dhe kenaqesive te kesaj bote,per te jetuar jeten e besimit ;tani ai shikon thirrjen e tij qiellore dhe çmimin e saj,dhe prej bekimit te vetem te justifikimit ai provon bekimet e te gjithe trashegimise per te cilen ai eshte thirrur.Sa me i kthjellet eshte nje njeri ne lidhje me justifikimin e tij aq me shume ai do te çmoje thirrjen e tij,dhe aq me me zell ai do te kerkoje ta beje ate te sigurte duke perkryer ndarjen e tij prej botes dhe pershtatshmerine e tij me Zotin.A jam nje njeri i justifikuar ?Atehere une nuk do te kthehem perseri te ai skllaverim ne te cilen nje here isha i lidhur.A jam tani i pranuar prej Zotit me ane te besimit ?Atehere nuk do te jetoj me gjate me ane te shikimit,siç bente me perpara njeriu i mishit,kur nuk e kuptoja pushtetin e se besuarit ne Zotin e padukshem.Nje hir I Krishtere ndihmon nje tjeter,dhe nje akt i hirit hyjnor hedh nje shndritje mbi nje tjeter.Thirrja shkelqen me lavdi te dyfishte me yllin binjak te justifikimit.

 

Besimi justifikues merr me me force premtimet. « Te kam sjelle thote, »thote Zoti, « ne kete toke per ta trasheguar ate. »Atij iu kujtua perseri premtimi i Zotit qe i ishte bere vite me para.Te dashur,asnje njeri nuk i lexon premtimet e Zotit me nje endje te tille dhe me nje kuptim te tille te qarte sa njeriu qe eshte i justifikuar me ane te besimit ne Krishtin Jezus. « Sepse tani, »thote ai, « ky premtim eshte imi,dhe me eshte bere mua.Kam zotimin e permbushjes se tij ne faktin se une eci me favorin e Zotit.Nuk jam me nen zemerimin e tij ;askush nuk mund te me akuzoje per ndonje gje,sepse jam i shlyer me ane te Jezu Krishtit ;dhe,prandaj,nese kur isha nje mekatar Ai me justifikoi mua,aq me teper,duke qene i justifikuar,Ai do te mbaje premtimin e Tij kundrejt meje.Nese kur isha nje rebel i denuar,Ai prapeseprape ne meshiren e Tij te perjetshme me therriti dhe me solli ne kete gjendje pranimi,aq me shume Ai do te me ruaje prej armiqve te mi,dhe do te me jape trashegimine qe Ai ka premtuar me ane te beselidhjes se tij te hirit.Nje kuptim i qarte i justifikimit te ndihmon shume ne kapjen e premtimit,prandaj kerkohe ate me zell per ngushellimin e shpirtit tend.

 

Abrami,mbasi u justifikua me ane te besimit,u udhehoq me dallueshem per te pare fuqine e flijimit.Prej urdherit te Zotit ai vrau tre dema,tre dhi,tre qengja,me turtuj dhe pellumba,duke qene te gjitha krijesat e caktuara per flijimin.Duart e patriarkut jane te njollosura me gjak ;ai mban ne duar thiken e kasapit,ai ndan ne mes kafshet,vret zogjte,i vendos ato sipas nje rregulli qe i eshte zbuluar prej Frymes se Zotit ne ate kohe ;ja ku jane.Abrami meson se nuk ka takim me Zotin perveçse me ane te flijimit.Zoti ka mbyllur çdo dere perveç asaj mbi te cilen gjaku eshte i sperkatur.Cdo afrim i pranueshem per Zotin duhet te jete me ane te nje flijim shlyes,dhe Abrami e shikon kete.Ndersa premtimi i jehon akoma ne vesh,ndersa boja eshte akoma e njome ne penen e Frymes se Shenjte,duke e shenuar ate si te justifikuar,ai duhet te shohe flijimin,dhe ta shikoje ate gjithashtu,ne emblema qe perfshijne te gjithe zbulimin e flijimit te bere Aronit.Keshtu,vellezer,eshte nje gje e bekuar kur besimi juaj ju justifikon,nese ju ndihmon te fitoni pamje me te gjalla e me te plota te flijimit shlyes te Jezu Krishtit.Ajri me i paster dhe me i shendetshem per te marre fryme eshte ne Kalvar.Nuk habitem nese besimi juaj dobesohet kur ju deshtoni te merrni mire ne konsiderate flijimin e tmerrshem qe Jezusi kreu per popullin e tij.Kthehu tek analet e vuajtjeve te Shpenguesit qe na jane dhene ne Ungjij ;perkuluni ne lutje perpara Qengjit te Zotit,skuquni tek mendoni se ju mund te keni harruar vdekjen e tij qe eshte qendra e te gjithe historise ;soditni dhe nje here tjeter marreveshjen e mrekullueshme te zevendesimit,dhe ju do te keni besimin tuaj te rigjalleruar.Nuk eshte studimi i teologjise,nuk eshte leximi i librave mbi pika polemike,nuk eshte kerkimi ne profeci misterioze qe do te bekoje shpirtin tuaj,eshte te shikosh te Jezusi i kryqezuar.Ky eshte ushqimi thelbesor i jetes se besimit,dhe kini kujdes qe te vazhdoni ta beni kete.Si nje njeri tashme i justifikuar Abrami shikoi te sakrifica,per gjate gjithe dites dhe deri sa dielli perendoi,duke perzene zogjte e gjahut ashtu si ju duhet te largoni çdo mendim turbullues.Po ashtu edhe ju duhet te studioni Zotin Jezus,dhe ta shikoni Ate ne te gjithe karakteret dhe detyrat e Tij,mos jini te kenaqur perveçse kur rriteni ne hir dhe ne njohjen e Zotit dhe Shpetimtarit Jezu Krisht.

 

Ndoshta edhe me i rendesishem ishte mesimi i mepasshem qe Abrami pati per te mesuar.Ai u udhehoq te shikonte beselidhjen.Ma merr mendja se keto pjese te demit,qengjit,dashit,dhe dhise,ishin te vendosura ne menyre te tille qe Abrami qendroi ne mes me nje pjese ne nje ane dhe me pjesen tjeter ne anen tjeter.Keshtu qe ai qendroi si nje adhurues pergjate gjithe dites,dhe gjate renies se nates,kur nje tmerr erresire te madhe ra mbi te,ai ra ne nje gjume te thelle.Kush nuk do te ndjente nje tmerr qe e pershkon teksa sheh flijimin e madh per mekatin,dhe e shikon vetveten te perfshire aty brenda ?Atje ne mes te flijimit ai pa,duke levizur me nje levizje solemne,nje furre qe nxjerr tym dhe nje pishtar te zjarrte,qe i pergjigjet shtylles se rese dhe te zjarrit,qe shfaqte pranine ne ditet e mevonshme Izraelit ne shkretetire.Ne keto emblema Zoti kaloi permes pjeseve te flijimit per te takuar sherbetorin e tij,dhe per te hyre ne beselidhje me te.Kjo ka qene perhera menyra me solemne e te berit beselidhje ;dhe ka qene adoptuar nga kombet pagane ne raste solemniteti te pazakonshme.Flijimi eshte i ndare dhe te dy palet u takuan midis pjeseve te ndara.Interpretimi jobesimtar ishte se ato mallekuan njeri tjetrin se nese do thyenin beselidhjen do ndaheshin copa copa ashtu si kafshet ;por ky nuk eshte interpretimi ne te cilen zemra jone kenaqet.Eshte ky.Eshte vetem permes flijimit qe Zoti mund te hyje ne nje marredhenie beselidhje me nje njeri mekatar.Zoti vjen ne lavdine e tij si nje flake zjarri,por i pershtatur dhe i zbutur kundrejt nesh ne nje re tymi ne personin e Jezu Krishtit ;dhe Ai vjen permes  flijimit te pergjakshem qe eshte kryer nje here e gjithmone  me ane te Jezusit mbi dru.Njeriu takohet me Zotin ne mes te flijimit te Krishtit.Tani,te dashur,ju qe jeni te justifikuar,perpiquni kete mengjes per te arritur kete privilegj qe ju perket veçanerisht juve ne kete çast te historise tuaj shpirterore.Njih dhe kupto se Zoti eshte ne lidhje beselidhje me ty.Ai ka bere nje beselidhje hiri me ty qe nuk mund te thyhet kurre :meshirat e sigurta te Davidit jane pjesa tende.Kjo beselidhje eshte sipas ketij lloji, « do ti jap nje zemer te re dhe do te ve ne to nje fryme te drejte.Ato do te jene populli im dhe Une do te jem Perendia i tyre. »Kjo beselidhje eshte bere me ju mbi trupin e vrare te Birit te Zotit.Zoti dhe ju kryqezoni duart mbi te qe djersit, pika te medha gjaku duke rene pertoke.Zoti na pranon, dhe ne hyjme me Te ne nje lidhje dhe miqesi,mbi viktimen plaget e te ciles dhe vdekja ve ne fuqi paktin.A mund valle Zoti te harroje nje beselidhje me betime te tilla ?A mund valle nje lidhje e tille bashkimi kaq solemnisht e vulosur te thyhet ?E pamundur.Njeriu i eshte ndonjehere besnik betimit te tij,por Zoti eshte gjithmone keshtu ;dhe kur ai betim eshte i konfirmuar per forcimin e besimit tone me ane te gjakut te te VetemLindurit,te dyshosh eshte tradheti dhe blasfemi.Zoti na ndihmofte,duke qene te justifikuar,per te pasur besim ne beselidhjen qe eshte e vulosur dhe e fuqizuar me gjak.

 

Menjehere me pas,Zoti i beri Abramit(dhe ketu analogjia akoma qendron)nje zbulim,se i gjithe bekimi qe ishte premtuar,edhe pse ishte me siguri i tij,nuk do te vinte pa nje periudhe trazire. « Pasardhja jote do te jete e huaj ne nje toke qe nuk eshte e tyre,dhe do ti sherbeje atyre ;dhe ato do ti mundojne per katerqind vjet. »Kur nje njeri sillet se pari te Krishti ai shpesh eshte aq i paditur sa te mendoje, « Tani trazirat e mia kane perfunduar ;kam ardhur te Krishti dhe jam i shpetuar :qe prej kesaj dite nuk do te bej gje tjeter veçse te kendoj lavdite e Zotit. »Sa keq !Nje konflikt mbetet.Ne duhet ta dime me siguri se beteja tani fillon.Sa shpesh qe ndodh qe Zoti,ne menyre qe te edukoje femijen e tij ne lidhje me traziren e ardhshme,perfiton  nga rasti  kur justifikimi i Tij eshte shume i qarte per te ti beje te ditur se ai mund te prese te perballet me trazira !U godita me kete fakt kur po lexoja per ngushellimin tim naten e meparshme kapitullin e peste te Romakeve ;thuhet keshtu—« Te shfajesuar pra me ane te besimit kemi paqe me Perendine nepermjet Jezu Krishtit,Zotit tone,me ane te te cilit edhe patem,nepermjet besimit hyrjen ne kete hir ne te cilin qendrojme te patundur dhe mburremi ne shpresen e lavdise se Perendise. »Shiko se sa bute rrjedh,justifikimi derdh vajin e gezimit mbi koken e besimtarit.Por çfare eshte vargu i mepasshem—« dhe jo vetem kaq,por mburremi edhe ne shtrengimet,duke ditur qe shtrengimi prodhon kembnguljen, »dhe ne vazhdim.Justifikimi siguron shtrengim.Oh !Po,beselidhja eshte e juaja ;ju do te zoteroni token e mire dhe Libanin,por ashtu si gjithe  pasardhja e Abrahamit ju duhet te shkoni ne Egjipt dhe te gulçoni,duke qene te ngarkuar.Te gjithe te shenjtet duhet te lendohen perpara se te kendojne ;ato duhet te mbajne kryqin perpara se te vene kuroren.Ti je nje njeri i justifikuar por nuk je i liruar prej trazires.Mekatet e tua u vune mbi Krishtin,por i ke akoma kryqin e Krishtit per te mbajtur.Zoti te ka perjashtuar prej mallekimit,por Ai nuk te ka perjashtuar prej ndreqjes.Meso se ti hyn ne disiplinen e femijeve ne ate dite ne te cilen ti hyn ne gjendjen e tyre te pranuar.

 

Per te mbyllur te gjithen,Zoti i dha Abramit nje siguri suksesi te mbrame.Ai do te sjelle pasardhjen e tij ne token e premtuar,dhe populli qe i pati shtypur ato do te gjykohej prej Tij.Keshtu,le te jete si nje zbulim i embel per çdo njeri besimtar kete mengjes,se ne fund Ai do te triumfoje,dhe ato djajte qe tani e shtypin ate do te jene nen kemben e tij.Zoti do te shtype Satanin se shpejti nen kembet tona.Ne mund te jemi skllever ne Egjipt per pak kohe,por ne do te dalim prej tij me nje bollek te madh pasurish te verteta,me te mira se sa ari dhe argjendti.Ne do te pasurohemi prej shtrengimeve dhe sprovave tona.Prandaj le te gezohemi.Nese mekati eshte i falur,ne mund te mbajme mire shtrengimin. « Godit,Zot, »thote Luteri, « tani mekatet e mia kane shkuar ;godit aq fort sa te duash nese shkelja eshte e mbuluar. »Keto shrengime te lehta qe jane per pak çaste,nuk ia vlejne te krahasohen me lavdine qe do te zbulohet ne ne.Le ta bejme kete piken e pare te perkujdesjes sone te jemi te justifikuar me pasardhjen e Abrahamit,dhe me pas nese qendrojme ne Egjipt ose gezojme paqen e Kananit,pak rendesi ka :ne jemi te gjithe te sigurte nese jemi vetem te justifikuar me ane te besimit qe eshte ne Krishtin Jezus.Shoke te shtrenjte,edhe kjo fjale e fundit,dhe ju lejoj te shkoni ne shtepi.A keni besuar ne Zot ?A keni besuar Krishtin ?O sikur te benit keshtu sot !Te besosh se Zoti flet te verteten nuk duhet te jete e veshtire ;dhe nese nuk do ishim shume te ligj nuk do ishte nevoja te na urdherohej,do ta benim ate natyrshem.Te besosh se Krishti eshte i afte te na shpetoje ne me duket se eshte shume e lehte,dhe ashtu do te ishte nese zemrat tona nuk do ishin aq te ngurta.Beso Zotin tend,njeri,dhe mos te duket gje e vogel te besh keshtu.Fryma e Shenjte te udheheqte ne nje besim te vertete.Vepra e Zotit eshte qe ju te besoni ne Jezu Krishtin,qe Ai ka derguar.Beso se Biri i Zotit mund te shpetoje,dhe mirebesoja veten vetem Atij,dhe Ai do te shpetoje.Ai nuk kerkon gje tjeter perveçse besim,dhe edhe kete Ai ta jep ty ;dhe nese e ke kete,te gjitha dyshimet dhe mekatet e tua,sprovat dhe trazirat te vena bashke,nuk do te  lene jashte parajses.Zoti do te permbushe premtimin e tij,dhe me siguri do te sjelle te zoterosh token prej se ciles rrjedh qumesht dhe mjalte.

 

 

 

Publié dans Predikime te Spurgeon

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article