Vullneti i lire-skllav

Publié le par alban

Nga Charles Spurgeon

Vullneti i lire- skllav

Predikim numer 52

Me 2 dhjetor 1855

Ne predikatoren e rruges Nju Park

                    

Nuk doni te vini tek Une qe te keni jeten!(Gjoni 5:40)

 

Kjo eshte nje nga armet me te medhaja te Arminianeve,e ngjitur ne maje te mureve te tyre,dhe shpesh e zbrazur me zhurme te tmerrshme kunder te Krishtereve te shkrete te quajtur Kalvinista.Kete mengjes kam per qellim ta bej therrmije armen,ose,me sakte,ta kthej drejt armikut,sepse nuk ishte kurre e tyrja;nuk ishte hedhur kurre ne furreshkrirjen e tyre,por ishte synuar per te mesuar doktrinen krejt te kundert me ate qe ato pohojne.Zakonisht kur merret teksti,ndarjet jane:E para,se njeriu ka nje vullnet.E dyta se ai eshte teresisht i lire.E treta,se njeriu duhet ta beje veten te vullnetshem per te ardhur te Krishti,perndryshe ato nuk do te shpetohen.Tani,ne nuk do te bejme te tilla ndarje:por do te perpiqemi ti hedhim tekstit nje shikim me te qete;dhe jo,sepse ndodhi se aty jane fjalet”doni,”ose “nuk doni” te nxjerrim perfundimin se meson doktrinen e vullnetit te lire.Eshte provuar tashme pertej çdo polemike se vullneti i lire eshte marrezi.Liria nuk mund ti perkase vullnetit  me teper se sa peshueshmeria i perket elektricitetit.Ato jane krejtesisht gjera te ndryshme.Veprimin e lire mund ta besojme,por vullneti i lire eshte thjesht qesharak.Vullneti,dihet mire nga te gjithe se eshte i drejtuar nga kuptimi,se levizet nga motivet,se udhehiqet nga pjese te tjera te shpirtit,dhe se eshte nje gje dytesore.Filozofia dhe feja,qe te dyja hedhin poshte menjehere vete vullnetin e lire si mendim;dhe do shkoj aq larg sa Martin Luteri,ne ate pohimin e tij te forte,ku ai thote,”nese nje njeri i ngarkon diçka per shpetimin,edhe me te pakten fare,vullnetit te lire te njeriut,ai nuk di asgje ne lidhje me hirin,dhe nuk e ka mesuar Jezu Krishtin ashtu siç duhet.”Mund te duket nje pikepamje  e rrepte;por ai qe beson ne shpirtin e tij se njeriu me ane te vullnetit te tij te lire kthehet drejt Zotit,nuk mund te jete mesuar nga Zoti,sepse nje nga parimet e para te mesuara kur Zoti fillon me ne,eshte se ne nuk kemi as vullnet as fuqi,por se ai i jep qe te dyja;se ai eshte “Alfa dhe Omega”ne shpetimin e njeriut.

 

Kater pikat tona kete mengjes do te jene:Se pari----se  çdo njeri eshte i vdekur;sepse thuhet:”nuk doni te vini tek Une qe te keni jeten.”Se dyti---se ka jete ne Jezu Krisht:”nuk doni qe te vini tek Une qe te keni jeten.”Se treti---se ka jete ne Jezus Krisht per kedo qe vjen per te:”nuk doni te vini tek Une qe te keni jeten;qe nenkupton se te gjithe qe shkojne do kene jete.

Se katerti---thelbi i tekstit qendron ketu,se askush prej natyre do te vi ndonjehere te Krishti,sepse teksti thote,”nuk doni te vini tek Une qe te keni jeten.”

Aq sa e nuk e pohon  se njerezit prej vullnetit te tyre te lire bejne ndonjehere  nje gje te tille,e mohon guximshem dhe prere,dhe thote;”ju nuk doni te vini tek Une,qe te keni jeten.”Pse,te dashur,jam pothuajse gati te therres,a nuk kane te gjithe vullnetliret dituri qe guxojne te vazhdojne me gjithe frymezimin?A kane mend te gjithe ato qe mohojne doktrinen e hirit?A jane larguar kaq shume nga Zoti aq sa e shtremberojne kete qe te provojne vullnetin e lire;duke pasur parasysh se teksti thote,”nuk doni te vini tek Une qe te keni jeten.”

 

I- E para,pra,nenkupton se njerezit prej natyre jane te vdekur.

 

Asnje qenie nuk ka nevoje te shkoje pas jetes neqoftese ka jete ne vetvete.Teksti flet shume fort kur thote,’nuk doni qe te vini tek Une qe te keni jeten.”Edhe pse nuk e thote shprehishem ne fakt pohon se njerezit kane nevoje per nje jete me teper sesa kane ne vetvete.Degjuesit e mi,ne jemi te gjithe te vdekur nese nuk jemi lindur per nje shprese te gjalle.Se pari,ne te gjithe jemi prej natyre, te vdekur ligjmerisht---‘diten qe do te hash prej saj ke per te vdekur me siguri,”i tha Zoti Adamit;dhe edhe pse Adami nuk vdiq ne ate çast natyrshem,ai vdiq ligjshmerisht;domethene iu shkrua vdekja.Aq shpejt sa,te Old Beili,gjykatesi ve rroben e zeze dhe jep vendimin,njeriu konsiderohet nga ligji si i vdekur.Edhe pse ndoshta nje muaj te kaloje perpara se te sillet ne trekembesh per te vuajtur vendimin e ligjit,megjithate ligji e shikon si nje njeri te vdekur.Eshte e pamundur per ate te bej ndonje marreveshje.Ai nuk mund te trashegoje,te lere trashegim;ai nuk eshte asgje,eshte nje njeri i vdekur.Jane zgjedhjet---nuk i kerkohet vota sepse konsiderohet si nje njeri i vdekur.Eshte i mbyllur i denuar ne qeline e tij,dhe eshte i vdekur.Ah! dhe ju mekatare te paudhe qe nuk keni pasur kurre jete ne Krisht,jeni gjalle kete mengjes,prej pezullimit te vendimit,po a e dini se jeni  te vdekur ligjmerisht;se Zoti ju konsideron si te tille;se ne diten kur babai juaj Adam preku frutin,dhe kur ju vete mekatuat,Zoti,Gjykatesi i perjetshem,veshi rroben e zeze dhe ju denoi?Ju flisni fuqishem per poziten tuaj,miresine tuaj,dhe moralitetin tuaj---ku eshte valle?

Shkrimi thote,ju jeni “tashme te denuar”.Nuk keni pse pritni per tu denuar ne diten e gjykimit---ajo do te jete zbatimi i vendimit---ju jeni  tashme te denuar.Ne çastin kur mekatuat;emrat tuaj u shkruan te gjithe ne librin e zi te drejtesise;secili u denua atehere nga Zoti me vdekje,perveçse kur gjeti nje zevendesues,ne personin e Krishtit,per mekatet tuaja.Cfare do mendonit sikur te shkonit te Old Beili dhe te shikoni nje fajtor te denuar i ulur ne qeline e tij,duke qeshur dhe gazmor?Ju do thonit,’ai njeri eshte i çmendur,sepse eshte i denuar dhe do te ekzekutohet;prapeseprape shiko sa gazmor qe eshte.”Ah! dhe sa i çmendur eshte njeriu i kesaj bote,i cili,ndersa vendimi i eshte dhene,jeton ne gaz dhe hare!A mendoni se vendimi i Zotit nuk ka efekt?A mendoni se mekati yt qe eshte i shkruar me nje pende te hekurt mbi shkembinjt perjete nuk ka tmerr ne te?Zoti ka thene se ti je tashme i denuar.Sikur veçse te ndjeje kete,do te perziente hidherim ne kupat tende te embla te gezimit;vallezimet tende do ndalonit,e qeshja jote e shuar ne psheretima,nese do te vinte nder mend se ti je tashme i denuar.Ne duhet te gjithe te qajme,nese ia veme kete shpirterave tone:se prej natyre nuk kemi jete ne syte e Zotit;jemi me te vertete dhe me siguri te denuar;vdekja na eshte shenuar kunder nesh,dhe jemi te konsideruar ne vetvete tani,ne syte e Zotit,po aq te vdekur sa sikur te ishim hedhur me te vertete ne ferr;jemi te denuar ketu nga mekati,nuk e vuajme ende ndeshkimin e tij,por eshte i shkruar kunder nesh,dhe ne jemi  te vdekur ligjmerisht,dhe nuk mund te gjejme jete perveçse kur gjejme jete te ligjshme ne personin e Krishtit,gje qe do flasim me teper pas pak.

 

-Por,perveç te qenit te vdekur ligjmerisht,ne jemi gjithashtu te vdekur shpirterisht.

Sepse jo vetem qe vendimi kaloi ne liber,por ai kaloi edhe ne zemer;hyri ne ndergjegje;veproi ne shpirt,mbi gjykimin,mbi imagjinaten,dhe mbi gjithçka.”Diten qe do ta hash me siguri qe ke per te vdekur,” jo vetem qe u permbush me vendimin e shenuar,por edhe me diçka qe zuri vend ne Adamin.Ashtu si,ne nje  çast te caktuar,kur ky trup do vdesi,gjaku ndalon,pulsi pushon,fryma nuk vjen me prej mushkerive,ashtu ne diten kur Adami hengri ate frutin shpirti i tij vdiq;imagjinata e tij humbi forcen e saj te fuqishme per tu ngjitur ne gjera qiellore dhe te shikoje qiellin,vullneti i tij humbi forcen e tij per te zgjedhur gjithmone ate qe eshte e mire,gjykimi i tij humbi gjithe aftesine te gjykoje midis te drejtes e se gabuares me vendosmeri dhe pagabueshem,edhe pse diçka u ruajt  ne ndergjegjen e tij;kujtesa e tij u be e njollosur,e prirur per te mbajtur gjera te keqija,dhe per te kaluar pa u ndjere gjerat e drejta;çdo force e tij pushoi persa i perket gjallerise morale.Miresia ishte gjalleria e forces se tij---ajo shkoi.Virtyti,shenjteria,ndershmeria,keto ishin jeta e njeriut;por kur keto iken njeriu u be i vdekur.Dhe tani,çdo njeri,sa here qe behet fjale per gjerat shpirterore,eshte “i vdekur ne shkeljet dhe mekatet” shpirterisht.Shpirti nuk eshte me pak i vdekur ne nje njeri te mishit,sesa kur trupi eshte i tille kur shtihet ne varr;eshte me te vertete dhe me siguri i vertete---jo me metafore,sepse Pali nuk flet me metafore,kur ai deklaron,”na dha jete kur ishim te vdekur ne shkeljet dhe ne mekatet.”Por degjuesit e mi,perseri,do te doja ti predikoja zemrave tuaja ne lidhje me kete subjek.Ishte keq mjaftueshem kur e pershkrova vdekjen si te shenuar;por tani une e pershkruaj si e ndodhur me te vertete ne zemrat tona.Ju nuk jeni çfare ishit me perpara,ju nuk jeni çfare ishit ne Adamin,nuk jeni çfare ishit krijuar.Njeriu u be i paster dhe i shenjte.Ju nuk jeni krijesat e perkryera qe disa mburren;ju jeni teresisht te rene,keni dale nga udha,jeni bere te korruptuar dhe te piste.Oh!mos degjoni kengen e Sirenes se atyre qe ju flasin per dinjitet moral,dhe ngritjen tuaj te fuqishme ne çeshtjet e shpetimit.Nuk jeni te perkryer;ajo fjala e madhe,”rrenim,”eshte e shkruar ne zemrat tuaja;dhe vdekja eshte e vulosur ne shpirtrat tuaja.Mos kujto o njeri moral,se do jesh i afte te qendrosh perpara Zotit ne moralitetin tend,sepse ti nuk je asgje perveçse nje mershe i balsamosur me moralizem,nje kufome e pispillosur me ca rroba te bukura,po megjithate akoma i korruptuar ne syte e Zotit.Dhe mos mendo, o ti,zoteruesi i fese natyrale!se mund me fuqine dhe forcen tende ta besh veten te pranueshem Zotit.Pse,o njeri!ti je i vdekur!dhe mund ta veshesh te vdekurin aq lavdishem sa te pelqen,megjithate akoma do te ishte nje perqeshje hijerende.Atje qendron mbreteresha Kleopater---vere kuroren mbi koken e saj,stolise me rroba mbreterore,lere te kapardiset;por çfare e ftohur e acarte ju pershkron kur i kaloni prane.Ajo eshte e hijshme,edhe e vdekur---por sa e tmerrshme eshte te qendrosh edhe prane nje mbretereshe te vdekur,e famshme per bukurine e saj madheshtore!Keshtu pra mund te jesh i lavdishem ne bukurine tende,i hijshem,dhe i embelt,i dashur;ve kuroren e ndershmerise mbi koken tende,dhe mbeshtillu me te gjitha rrobat e drejtesise,por neqoftese vete Zoti nuk te ka dhene jete,o njeri!nese Fryma nuk ka vepruar ne shpirtin tend,ti je ne syte e Zotit aq ererende sa te eshte kufoma e ftohte.Ti nuk do zgjidhje te jetoje me nje kufome te ulur ne tryezen tende;as Zoti nuk do qe ti te jesh perpara syve te tij.Ai eshte i zemeruar me ty çdo dite,sepse ti je ne mekat---ti je ne vdekje.Oh!besoje kete;fute ne shpirt;pervetesohe,sepse eshte shume e vertete se ti je i vdekur,shpirterisht po aq sa ligjshmerisht.

 

-Lloji i trete i vdekjes eshte konsumimi dy te tjerave.Eshte vdekja e perjetshme.

Eshte ekzekutimi i vendimit ligjor;eshte konsumimi i vdekjes shpirterore.Vdekja e perjetshme eshte vdekja e shpirtit;fillon atehere mbasi trupi eshte dergjur ne varr,mbasi shpirti ka ikur prej tij.Nese vdekja ligjore eshte e tmerrshme,eshte per shkak te rrjedhojave te saj;dhe nese vdekja shpirterore eshte e kobshme,eshte per shkak te asaj qe do te vije pas.Dy vdekjet per te cilat folem jane rrenjet,dhe ajo vdekje qe ka per te ardhur eshte lulja.Oh!sikur te kisha fjalet e duhura qe te mund kete mengjes tju pershkruaja çfare eshte vdekja e perjetshme.Shpirti ka ardhur perpara krijuesit te tij;libri eshte hapur;vendimi eshte shqiptuar;”shporruni ju te mallkuar” ka tundur universin;dhe ka bere vete yjet te meken nga vrenjtja e Krijuesit;shpirti eshte nisur ne thellesi ku ka per te banuar me te tjeret ne vdekjen e perjetshme.Oh!Sa e tmerrshme eshte vendndodhja e tij tani.Shtrati i tij eshte nje shtrat flakesh;pamjet qe shikon jane pamje vrasese qe tmerrojne shpirtin e tij;zhurmat qe degjon jane klithma;vajtime;renkime;psheretime;gjithe ate qe trupi i tij njeh eshte pesimi i nje dhimbje te mjere!Permban nje vuajtje te pashqiptueshme;nje mjerim te paperzier.Shpirti shikon lart.Shpresa eshte shuar---nuk eshte me.Shikon poshte me tmerr dhe frike;tanga ka fituar shpirtin e tij.Shikon ne krahun e djathte---muret prej diamanti te fatit e mbajne perbrenda kufijve te tortures.Shikon majtas---dhe atje ledhet prej zjarri pervelues ndalon shkallen-rrethimi per nje hamendje shpetimi enderrimtare.Shikon perbrenda dhe kerkon ngushellim atje;por nje krimb brejtes ka hyre ne shpirt.Shikon perreth---nuk ka shoke per ndihme,asnje ngushellimtar,por tortura me bollek.Nuk di hiç gje per shprese shpetimi;ka degjuar çelesin e perjetshem te fatit  ne dhembezimet e tij te hatashme te rrotullohet,dhe ka pare Zotin te marre çelesin dhe ta flake ne thellesine e perjetesise per te mos u gjetur kurre me.Ai nuk shpreson;nuk njeh arratisje;nuk i shkon mendja tek shpetimi;gulçet per vdekje;por vdekja eshte mjaft teper armiku i tij per te qene atje;deshiron me zjarr qe mosqenia ta gelltisi,por vdekja e perjetshme eshte me keq se sa asgjesimi.Gulçon per shfarosjen ashtu si punetori per Shabatin e tij;deshiron me zjarr qe te gelltitet ne hiçin ashtu sikurse skllavi i galeres deshiron me zjarr lirine,por qe nuk vjen----eshte perjetesisht i vdekur.Kur perjetesia te kete arritur nje numer te madh te cikleve te saj te perjteshme ai do te jete akoma i vdekur.Perhera nuk njeh fund;perjetesia nuk mund te kalohet perveçse ne perjetesi.Perseri shpirti shikon te shkruar siper kokes se tij,”ti je i mallekuar perjetesisht.”Ai degjon ulerima qe do jene te perhershme;ai shikon flake qe jane te pashueshme;njeh dhimbje te paperzier;degjon nje vendim qe nuk bubullon si shkreptima e tokes qe shpejt hesht----por perpara,perpara,perpara,duke tundur jehonat e perjetesise---duke bere qe te tunden perseri mijera vite me shkreptinen perveluese te zerit te tij te tmerrshem---“Shporruni!shporruni!shporruni! ju te mallkuar!”Kjo eshte vdekja e perjetshme.

 

II. Se dyti,ne Jezu Krisht ka jete,

 

sepse ai thote : « nuk doni te vini tek une qe te keni jeten. »

Nuk ka jete ne Zotin At per nje mekatar;nuk ka jete ne Zotin Fryme per nje mekatar veç prej Krishtin.Jeta e nje mekatari eshte ne Krisht.Nese e merr Atin veç prej Birit,edhe pse ai i do te zgjedhurit e tij,dhe dekreton se ato do te jetojne,prapesepra jeta eshte vetem ne Birin e tij.Nese e merr Zotin Fryme veç prej Jezus Krishtit,edhe pse eshte Fryma qe na jep jeten shpirterore,prapeseprape eshte jete ne Krisht,jete ne Birin.Ne nuk guxojme,dhe nuk mund ti kerkojme  ne vend te pare,as Zotit At,ose Zotit Fryme e Shenjte jeten shpirterore.Gjeja e pare qe ne sillemi per te bere kur Zoti na sjell jashte Egjiptit eshte ngrenia e  Pashkes---gjeja e pare fare.E para do te thote se ne marrim jete duke u ushqyer me mishin dhe gjakun e Birit te Zotit;duke jetuar ne te,duke besuar ne te,duke besuar ne hirin dhe fuqine e tij.Mendimi yne i dyte ishte---ka jete ne Krisht.Ne do tju tregojme ju se ka tre lloj jete ne Krisht,ashtu si ka tre lloj vdekjesh.

 

Se pari ka jete te ligjshme.Ashtu si çdo njeri prej natyre i konsideruar ne Adamin kishte nje vendim denimi i dhene ne çastin e mekatit te Adamit,dhe me veçanerisht ne çastin e vete shkeljes se tij te pare,po ashtu une,nese une jam nje besimtar,dhe ti,nese beson ne Krisht,kemi pasur nje vendim ligjor shfajsimi i dhene per ne me ane te asaj qe Jezu Krishti ka bere.O mekatar i denuar!Ti mund te jesh i ulur kete mengjes i denuar si i burgosuri ne Njugeit;por para se kjo dite te kaloje ti mund te jesh po aq i paster nga faji sa engjejt lart.Ka me te vertete jete ligjore ne Krisht,dhe,bekuar qofte Zoti!disa nga ne e gezojne ate.Ne e dime se mekatet tona jane te falura sepse Krishti vuajti denimin per to;ne e dime se nuk mund te denohemi,sepse Krishti vuajti ne vendin tone.Qengji i pashkes  u ther per ne;balli dhe shtylla e portes jane sperkatur,dhe engjelli shkaterrues nuk mund te na preke kurre.Per ne nuk ka ferr,edhe pse flakeron me nje flake te tmerrshme.Le te pergatitet sketerra si dikur;le te jete shtylla e tij dru dhe shume tym;ne kurre nuk mund te vime atje---Krishti vdiq per ne,ne vendin tone.Po pastaj sikur te kishte rrota torture te tmerrshme?Po sikur te kishte nje vendim qe prodhon jehona kumbimesh shkreptire?Prapeseprape as rrota e tortures,ose burgu,as shkreptira nuk jane per ne!Ne Krishtin Jezus ne jemi tashme te çliruar.”Prandaj tanime nuk ka asnje denim per ato qe jane ne Krishtin Jezus,qe ecin jo sipas mishit po sipas Frymes.”

Mekatar!A je ti i denuar ligjmerisht kete mengjes?A e ndjen kete?Atehere,me le te te them se besimi ne Krisht do te te jape nje njohuri te shfajesimit tend te ligjshem.Te dashur,nuk eshte fantazi se ne jemi te shfajesuar,eshte nje realitet.Nje njeri gati per tu varur,nese do merrte nje falje te plote do ta ndjente ate si nje realitet te madh.Ai do te thonte,”kam nje falje te plote;nuk mund te prekem tani.”Une ndihem pikerisht keshtu.

 

“Tani i çliruar prej mekatit eci i lire,

Gjaku i shpetimtarit çlirim i plote

Ne kembet e tij te shtrenjta i kenaqur rri,

Nje mekatar i shpetuar,dhe bej homazh.”

 

Vellezer,ne kemi fituar jete ligjore ne Krisht,dhe nje jete te tille ligjore qe nuk mund ta humbim.Vendimi njehere doli kundra nesh---tani ka dale per ne.Eshte e shkruar,”Tani nuk ka me Denim,”dhe ajo tani do te me beje mire mbas pesedhjete vjetesh sa çme ben tani.Cfare do kohe te jetojme akoma do te jete e shkruar,”prandaj tani,nuk ka me denim per ato qe jane ne Krishtin Jezus.”

 

-Me pas,se dyti,ka jete shpirterore ne Jezu Krisht.Ashtu si njeriu eshte shpirterisht i vdekur,Zoti ka jete shpirterore per te,sepse nuk ka nje nevoje qe nuk plotesohet nga Jezusi,nuk ka boshllek ne zemer qe Krishti nuk mund ta mbushe;nuk ka vetmi  qe ai nuk mund ta populloje,nuk ka shkretetire qe ai nuk mund ta lulezoje si trendafili.O ju mekatare te vdekur!te vdekur shpirterisht,ka jete ne Jezu Krisht,sepse ne kemi pare---po!keto sy kane pare---te vdekurin te jetoje perseri;ne kemi njohur njeriun shpirti i te cilit ishte teresisht i korruptuar,me ane te fuqise se Zotit te kerkoje drejtesine;ne kemi njohur njeriun pikepamjet e te cilit jane misherore,epshet e te cilit ishin te fuqishme,pasionet e te cilit ishin te forta,papritur,me ane te nje fuqie te parezistueshme prej qiellit,tia kushtoje veten Krishtit,dhe te behet nje femije i Jezusit.Ne dime se ka jete ne Jezu Krisht,te nje rendi shpirteror;po,me teper,ne vete,ne vetvete kemi ndjere se ka jete shpirterore.Ne mund ta mbajme mend mire kur u ulem ne shtepine e lutjes,si te vdekur ne vete karrigen ku u ulem.Ne kishim degjuar gjate,per nje kohe te gjate tingullin e ungjillit,por pa ndikim,kur papritur,sikur veshet tona te ishin hapur nga gishtat e ndonje engjelli te fuqishem,nje tingull hyri ne zemren tone.Menduam se degjuam Jezusin te thote,”ai qe ka veshe per te degjuar,le te degjoje.”Nje dore e parezistueshme u vendos ne zemren tone dhe shtrydhi nje lutje nga ajo.Ne nuk kishim patur ndonjehere si ajo lutje me perpara.Therritem,”O Zot!ki meshire mbi mua,nje mekatar.”Disa nga ne per muaj ndjene nje dore duke ngjeshur mbi ne sikur te ishim kapur ne nje ves,dhe shpirtrat tona nxirrnin pika angeshtie.Ai mjerim ishte nje shenje e jetes se ardhshme.Njerezit qe mbyten nuk e ndjejne dhimbjen aq shume se sa kur sillen ne jete.Oh!ne i kujtojme ato dhimbje,ato lengime,ate konflikt te nxehte qe shpirti yne kishte kur erdhi te Krishti.Ah!ne mund te kujtojme dhenien e jetes shpirterore po aq lehte sa nje njeri mekembjen prej varrit.Mund te hamendsojme Llazarin te kete kujtuar ringjalljen e tij,edhe pse jo te gjitha rrethanat e saj.Po ashtu ne,edhe pse kemi harruar shume gjera,e mbajme patjeter mend vetedhenien tone Krishtit.Ne mund ti themi çdo mekatari,sado i vdekur,ka jete ne Jezu Krisht,edhe pse mund te jesh i kalbur dhe i prishur ne varrin tend.Ai qe ringjalli Llazarin na ringjalli ne;dhe ai mund te thote,edhe ty,”Llazar!dil jashte.”

 

-Se treti,ka jete te perjetshme ne Jezu Krisht.Dhe,oh!nese vdekja e perjetshme eshte e tmerrshme,jeta e perjetshme eshte e bekuar;sepse ai tha,”atje ku jam atje do te jete populli im;”Ate,une dua qe atje ku jam une,te jene me mua edhe ata qe me ke dhene;qe ta shohin lavdine time qe ti me ke dhene.””I jap deleve te mia jeten e perjetshme,dhe ata nuk do te vdesin kurre.”Tani,çdo arminian qe do predikonte mbi ate tekst do ti duhet te bleje nje pale buze kauçuku indiane,sepse jam i sigurte se do kishte nevoje ta stergjase gojen e tij ne menyre te habitshme;ai nuk do ishte kurre i afte te fliste te tere te verteten pa dredhuar ne nje menyre misterioze.Jeta e perjetshme---jo nje jete qe ata do humbin,por jete e perjetshme.Nese une humba jeten ne Adamin e fitova ne Krishtin;nese u humba perjete e gjej veten perjete ne Jezu Krisht.Jete e perjetshme!Oh mendim i bekuar!Syte tone do te xixellojne me gezim dhe shpirtrat tone do kercejne me dalldi ne mendimin se ne kemi jeten e perjtshme.Jini te shuar ju yje!le te vendose Zoti gishtin e tij mbi ju---por shpirti im do jetoje ne lumturi dhe gezim.Fik syrin tend o diell!---por syri im do te “shikoje mbretin ne bukurine e tij”kur syri jot nuk do te beje me token e blerte te buzeqeshe.Dhe hene,kthehu ne gjak!---por gjaku im nuk do kthehet kurre ne hiç;kjo fryme do te ekzistoje kur ti do te pushosh te ekzistosh.Dhe ti bote e madhe!Ti mund te fundosesh e tera,po ashtu si shkuma e çastit humbet mbi dallgen qe e mban---por une kam jeten e perjetshme.O kohe!ti mund te shikosh male gjigande te vdekur dhe te fshehur ne varret e tyre;mund te shikosh gjithashtu yjet si fiq te pjekur,tek bien nga pema,por ti nuk do te shikosh kurre,kurre frymen time te vdekur.

 

III. Kjo na sjell ne piken e trete:SE JETA E PERJETSHME I JIPET TE GJITHE ATYRE QE VIJNE PER TE.

 

 

 

Nuk pati kurre njeri qe erdhi te Krishti per jeten e perjetshme,per jeten ligjore,per jeten shpirterore,qe nuk e pati marre ate,ne nje fare kuptimi,dhe iu shfaq atij se e kishte marre shpejt mbasi erdhi.Le te marrim dy ose tre tekste.---“prandaj edhe mund t’i shpetoje plotesisht ata qe vijne tek Perendia nepermjet Tij.”(Hebrenjve K.7,V 25,CHC).Cdo njeri qe vjen te Krishti do te gjeje se Krishti eshte i afte ti shpetoje ato---jo i afte ti shpetoje nje çike,ta çliroje prej nje mekati te vogel,ta ruaje prej nje sprove te vogel,ta mbaje deri ne nje fare rruge dhe me pas ta leshoje---por i afte te shpetoje ate deri ne shtrirjen  me te plote te mekatit te tij,deri ne gjatesine me te plote te sprovave te tij,deri ne thellesite me te plota te hidherimeve te tij,deri ne zgjatjen me te plote te qenies se tij.Krishti i thote secilit qe vjen tek ai,”Eja,i shkret mekatar,nuk ke nevoje te pyetesh nese kam fuqi per te shpetuar.Nuk do te pyes sa larg ke shkuar ne mekat;jam i afte te te shpetoj plotesisht.”Dhe nuk ka njeri mbi toke qe mund te shkoje pertej “plotesise” se Zotit.

 

Tani nje tjeter tekst:”Ai qe vjen tek une,(ve re se premtimet jane pak a shume gjithmone per ato qe vijne)nuk do ta flak jashte.”Cdo njeri qe vjen do te gjeje deren e shtepise se Krishtit te hapur---dhe deren e zemres se tij gjithashtu.Cdo njeri qe vjen---e them ne kuptimin me te gjere---do te gjeje se Krishti ka meshire per te.Absurditeti me i madh ne bote eshte te duash te kesh nje ungjill me liberal se sa ai i shenuar ne Shkrimin.Une predikoj se çdo njeri qe beson do te shpetohet---se çdo njeri qe vjen do te gjeje meshire.,”por ma merr mendja po sikur nje njeri qe nuk ishte i zgjedhur te vinte,a do te shpetohej?”Ju shkoni dhe hamendsoni gjepura dhe nuk do tju jap nje pergjigje.Nese nje njeri nuk eshte i zgjedhur ai nuk do te vije kurre.Kur ai vjen eshte nje prove e sigurte se ai ishte i zgjedhur.Ndonjeri thote,”po sikur,ma merr mendja,nje njeri qe nuk do ishte i therritur prej Frymes,te shkonte te Krishti.Ndal,vellai im,kjo eshte nje hamendje qe ti nuk ke te drejte te besh,sepse nje gje e tille nuk mund te ndodhe;ti e thua ate vetem per te me ngaterrosh,dhe ti nuk do ta beje kete akoma.Une them se çdo njeri qe vjen te Krishti do te shpetohet.Une e them ate si nje Kalvinist ose nje tej-Kalvinist,po aq qarte mund ta thuash ti.Nuk kam ungjill me te ngushte se sa e ke ti;vetem se ungjilli im eshte ne nje themel te forte,ndersa i joti eshte i ndertuar mbi asgje tjeter veçse rere dhe kalbesire.”Cdo njeri qe vjen do te shpetohet,sepse askush nuk vjen tek une nese Ati nuk e ka terhequr.””Por,”thote ndonjeri,”po sikur,ma merr mendja,e gjithe bota te vinte,a do ti pranonte Krishti?”Sigurisht,nese te gjithe vijne;po atehere ato nuk do te vijne.Ju them se te gjithe ato qe vijne---edhe sikur te ishin po aq te keqinj sa djajte,Krishti do ti pranonte ato;edhe sikur te kishin gjithe mekatin dhe felliqesine duke rrjedhur ne zemrat e tyre ashtu si ne nje llagem te perpashket per te gjithe boten,Krishti do ti pranonte ato.Nje tjeter thote;”dua te di per pjesen tjeter te popullit.A mund te shkoj jashte dhe ti them atyre---Jezu Krishti vdiq per secilin prej ju?A mund te them---ka drejtesi per secilin nga ju,ka jete per secilin nga ju?”Jo;nuk mundesh.Ti mund te thuash se ka jete per secilin qe vjen.Po nese thua se ka jete per nje nga ato qe nuk besojne,ti shqipton nje genjeshter te rrezikshme.Nese i thua se Jezu Krishti u denua per mekatet e tyre,dhe prapeseprape ato do te jene te humbur,ti thua nje genjeshter keqdashese.Te mendosh se Zoti mund te denoje Krishtin dhe me pas te denoje ato---habitem me guximin tend tek ke paturpesine te thuash keshtu!Nje njeri i mire po predikonte njehere se kishte harpa dhe kurora ne qiell per te gjithe asamblene e tij;dhe pastaj ai dredhoi ne nje menyre solemne:”Shoke te shtrenjte,ka shume njerez, per te cilet keto gjera jane te pergatitura,qe nuk do te shkojne atje.”Ne fakt,ai beri nje tregim aq te mjere,sa do kishte mundesi te bente ndonjehere;por do ju them per ke ai duhet te qante---ai duhet te qante per engjejt e qiellit dhe te gjithe te shenjtet,sepse kjo do te rrenonte parajsen teresisht.Ju e dini kur takoheni per Krishtlindje,nese keni humbur vellain tuaj David dhe karrigja e tij eshte e zbrazur,ju thoni:”Mire,ne gjithmone gezuam Krishtlindjen,por ka nje problem tani---i shkreti David eshte i vdekur dhe i varrosur!”Mendo per engjejt tek thone:”Ah!kjo eshte nje parajse e bukur,por ne nuk na pelqen te shikojme ato kurora atje lart me rrjeta merimangash;ne nuk mund ta durojme ate rruge te pabanuar:nuk mund te shikojme atje fronet bosh.”Dhe me pas,shpirtra te shkrete,ato mund te fillojne ti flasin njeri tjetrit,dhe te thojne,”asnjeri nga ne nuk eshte i sigurte ketu sepse premtimi ishte---“une i jap deleve te mia jete te perjetshme,”dhe ka plot nga ato ne ferr te cileve Zoti i dha jeten e perjetshme;ka nje numer njerezish qe po digjen ne grope per te cilet Krishti derdhi gjakun e tij,dhe nese ato mund te dergohen atje,po ashtu dhe ne.Nese ne nuk mund te besojme nje premtim ne nuk mund te besojme nje tjeter.”Keshtu qe parajsa do te humbte themelin e saj,dhe do te binte.Shporru me gjithe ate ungjillin tend prej gjepurash!Zoti na jep ne nje ungjill te sigurte dhe te forte,i ndertuar mbi veprat e beselidhjes dhe marredhenien e beselidhjes,mbi qellime te perjetshme dhe permbushje te sigurta.

 

IV.Kjo na sjell ne piken e katert,se prej natyre asnje njeri nuk do te vije te Krishti,

 

Sepse teksti thote,”ju nuk doni te vini tek une,qe te keni jeten.”Pohoj me autoritetin e Shkrimit nga teksti im,se ju nuk doni te vini tek Krishti,qe te keni jeten.Ju them,une mund tju predikoj perhera,mund te marr hua gojetarine e Demostenit ose te Ciceronit,por ju nuk do vinit te Krishti.Mund te pergjerohem per ju mbi gjunje,me lote ne sy,dhe tju tregoj tmerret e ferrit dhe gezimet e parajses,mjaftueshmerine e Krishtit,dhe vete gjendjen tuaj te humbur,por asnjeri prej jush nuk do te vinte te Krishti vete neqoftese Fryma qe qendroi ne Krishtin nuk do tju terhiqte.Por,me duket se po degjoj nje tjeter nga keto llafazanet tek ben nje pyetje:”Por a nuk mund te vijne ato nese do donin?”Shoku im,do te te pergjigjem nje here tjeter.Nuk eshte kjo pyetja kete mengjes.Une po flas se duan  te vijne,dhe jo se mund te vijne.Do vini re se sa here qe flitet per vullnetin e lire,Arminiani i shkrete,per dy sekonda fillon te flet per fuqine,dhe ai perzien dy tema qe duhet te mbahen veç e veç.Ne nuk do marrim dy tema njeheresh;ne nuk pranojme te luftojme dy ne te njejten kohe,nese ju pelqen.Nje dite ne do te predikojme prej ketij teksti---“Askush nuk mund te vije nese Ati nuk e terheq.”Por tani ne po flasim vetem per vullnetin;dhe eshte e sigurte se njerezit nuk duan te vijne te Krishti,qe te kene jete.Ne mund ta provojme kete prej shume teksteve te Shkrimit,por do marrim nje parabole.Ju e mbani mend parabolen ku nje fare mbreti beri nje feste per djalin e tij,dhe urdheroi shume per te ardhur;kau dhe viçi i majme u theren,dhe ai dergoi korrieret e tij per te urdheruar shume njerez per darken.A shkuan ata ne feste?Ah,jo;por ato te gjithe,ne harmoni,filluan te justifikohen.Njeri tha se ishte i martuar,dhe prandaj nuk mund te vinte dot,perderisa mund ta kishte marre ate me vete.Nje tjeter kishte blere nje pende qesh,dhe shkoi ti provonte;por festa ishte ne mesnate,dhe ai nuk mund ti provonte penden ne erresire.Nje tjeter kishte blere nje cope toke;dhe donte ta vizitonte;por nuk mendoj se ai shkoi ta vizitoje me nje fanar.Keshtu qe ato te gjithe u justifikuan dhe nuk deshen te vinin.Mire po mbreti ishte i vendosur te festonte;keshtu qe ai tha;”shkoni jashte ne rruge te madhe dhe buze rruges,dhe ‘i ftoni---ndal!jo i ftoni---“i shtrengoni ato te vijne;”sepse edhe njerezit e leckosur buze rruges nuk do te kishin ardhur kurre po te mos ishin shtrenguar.Merr nje parabole tjeter:----nje njeri kishte nje vresht;ne kohen e caktuar ai dergoi nje nga sherbetoret e tij per qerane.Cfare i bene?Ata e rrahen sherbetorin.Ai i dergoi nje tjeter;dhe ato e qelluan me gure.Ai dergoi nje tjeter dhe ato e vrane.Dhe me ne fund,ai tha,”do ti dergoj djalin tim,do te kene respekt per te.”Por çfare bene?Ato thane,”Ky eshte trashegimtari,le ta vrasim,dhe ta flakim jasht vreshtit.”Dhe ashtu bene.Eshte e njejta gje me njerezit prej natyre.Biri i Zotit erdhi,prapesepra njerezit e hodhen poshte.””Ju nuk doni te vini tek une qe te keni jeten.”Do te na merrte shume kohe nese do permendnim te tjera prova Shkrimi.Megjithate ne do te permendim doktrinen e madhe te renies.Kushdo qe beson se vullneti i njeriut eshte teresisht i lire,dhe se ai mund te shpetohet prej atij,nuk e beson renien.Ashtu siç ju them here pas here,pak predikues te fese besojne me te vertete teresisht doktrinen e renies,ose perndryshe ato mendojne se kur Adami ra ai theu gishtin e vogel,dhe nuk theu qafen dhe nuk rrenoi racen e tij.Pse keshtu,te dashur,renia e prishi krejtesisht  njeriun.Nuk la as dhe nje fuqi te pacenuar;te gjitha u prishen,u zhvleresuan,u njollosen;ashtu si nje tempull madheshtor,kollonat mund te jene atje,çatia dhe shtylla,dhe shtyllaku mund te jete atje;por ato u thyen te gjithe,edhe pse ca nga to e ruajne formen dhe vendndodhjen.Ndergjegja e njeriut ruan shume nga butesia e saj---prapeseprape ka rene.Vullneti gjithashtu nuk eshte i perjashtuar.....

.....Natyra jote e rene u çrregullua;vullneti yt midis gjerave te tjera,ka shkuar shtrember.Por do ju them çfare do te jete prova me e mire e kesaj;eshte fakti i madh se ti nuk ke takuar kurre nje te Krishtere ne jeten tende qe tha ndonjehere se ai erdhi te Krishti pa ardhur Krishti tek ai.Ti ke degjuar shume predikime arminiane,do guxoja te thoja;por ti nuk ke degjuar kurre nje lutje arminiane---sepse te shenjtet ne lutje jane si nje i vetem ne fjale,ne vepra dhe ne mendje.Nje arminian ne gjunje do lutej deshperimisht si nje Kalvinist.Ai nuk mund te lutet per vullnetin e lire:nuk ka vend per te.Imagjinohe tek lutet;”Zot,te falenderoj qe nuk jam si ato te shkretet Kalviniste mendjemedhenj.Zot,jam lindur me nje vullnet te lire te lavdishem,jam lindur me fuqi me ane te se ciles mund te kthehem tek ty vete;e kam perdorur hirin tim.Nese secili do kishte bere te njejten gje me hirin e tyre qe edhe une e kam edhe ato mund te ishin shpetuar te gjithe.Zot,e di se ti nuk na ben te vullnetshem nese nuk kemi vullnet vete.Ti i jep hirin cilitdo;disa nuk e perdorin por une e perdor.Ka shume qe do shkojne ne ferr po aq te shlyer me gjakun e Krishtit po aq sa isha dhe une;ato kishin po aq Fryme te Shenjte;ato kishin po ate rast te mire,dhe ishin te bekuar po aq sa dhe une.Nuk ishte hiri jot qe na beri te dallojme;e di se ai beri goxha,prapeseprape une bej perjashtim;une e vura ne pune ate qe mu dha,dhe jo te tjeret---kjo eshte ndryshimi mes meje dhe atyre.”Kjo eshte nje lutje per  djallin sepse askush nuk do ofronte nje lutje si kjo.Ah!kur ato predikojne dhe flasin shume ngadale,mund te kete doktrine te gabuar;por kur luten,gjeja e vertete rreshqet jashte;eshte me e forte se ato.Nese nje njeri flet shume ngadale;ai mund te flase ne nje menyre te kendshme;por kur fillon te flase shpejt,theksi i vjeter i vendit te tij,ku eshte lindur,rreshqet jashte.Po ju pyes perseri,a keni takuar ndonjehere nje njeri te krishtere qe ka thene,”Erdha te Krishti pa fuqine e Frymes?”Nese keni takuar nje njeri te tille ndonjehere,nuk keni nevoje te hezitoni duke thene,”Zoteri i shtrenjte,e besoj kete---dhe besoj se ti u largove perseri pa fuqine e Frymes,dhe se nuk di asgje ne lidhje me kete çeshtje,dhe je ne vrerin e hidhesise dhe ne prangat e padrejtesise.”A degjoj ndonje te Krishtere te thote,”kerkova Jezusin perpara se ai te me kerkonte;shkove te Fryma;dhe Fryma nuk erdhi tek une”?Jo,te dashur;jemi te detyruar,secili nga ne;te veme duart tona mbi zemrat tona dhe te themi---

 

“Hiri mesoi shpirtin tim te lutet,

dhe beri syte e mi derdhnin lot ;

eshte hiri qe me ruajti deri me sot,

dhe nuk do te me braktisi.

 

A ka ndonje ketu---ndonje te vetmuar---burre ose grua,i ri ose i vjeter,qe mund te thote,“Kerkova Zotin perpara se ai me kerkoi?“Jo;edhe ti qe je nje Arminian i vogel,do te kendosh---

„o po!e dua me te vertete Jezusin----

Sepse ai me deshi i pari.“

 

Pastaj,nje tjeter pyetje.A nuk na duket se edhe mbasi kemi ardhur te Krishti,shpirti yne nuk eshte i lire,por eshte i mbajtur prej Krishtit ?A nuk na duket ndonjehere,madje edhe tani,kur te duash nuk eshte e pranishme ne ne ?Ka nje ligj ne gjymtyret tane,duke luftuar kunder ligjit te mendjes sone.Tani,nese ato qe jane te gjalle shpirterisht e ndjejne se vullneti i tyre eshte i kundert me ate te Zotit,çfare do thonim per njeriun qe eshte « i vdekur ne mekate dhe shkelje » ?Do te ishte nje absurditet i mrekullueshem ti vendosesh qe te dy ne nje nivel ;dhe  do te ishte akoma me absurde te vesh te vdekurin perpara te gjallit.Jo ;teksti eshte i vertete,eksperienca e ka vulosur ate ne zemrat tona. « Ju nuk doni te vini tek une qe te keni jeten. »

 

Tani,duhet tju themi arsyet pse njerezit nuk duan te vijne te Krishti.E para eshte se,asnje njeri prej natyre mendon se ai ka nevoje per Krishtin.Prej natyre njeriu krijon idene se ai nuk ka nevoje per Krishtin;ai mendon se ka nje veshje drejtesie te tij,se eshte i veshur mire,se nuk eshte lakuriq,se nuk ka nevoje per gjakun e Krishtit ta laje,se nuk eshte i zi ose i kuq flake,dhe nuk ka nevoje per hirin ta pastroje ate.Askush nuk njeh nevojen e tij derisa Zoti ia tregon;dhe derisa Fryma e Shenjte shfaq nevojshmerine e faljes,askush nuk do te kerkoje faljen.Une mund te predikoj Krishtin perhera,por po te mos ndjeni se keni nevoje per Krishtin ju nuk do te vini kurre te ai.Nje doktor mund te kete nje farmaci te mire,por askush nuk do te bleje ilaçet e tij derisa ai e ndjen se ka nevoje per to.

 

Arsyeja tjeter eshte se sepse njerezit nuk e pelqejne menyren se si Krishti i shpeton.Njeri thote,”nuk e pelqej sepse me ben te shenjte;nuk mund te pij me ose te betohem nese ai do me shpetonte.”Nje tjeter thote,”me kerkon qe te jem kaq te perpikte dhe puritan,kurse une pelqej pak me shume liri.”Nje tjeter nuk e pelqen sepse eshte kaq  perulese;nuk e do sepse “dera e qiellit” nuk eshte aq e larte per koken e tij,dhe nuk do te perkulet.Kjo eshte arsyeja kryesore pse ju nuk doni te vini te Krishti,sepse nuk mund te arrini tek ai me kokat tuaja drejt;sepse Krishti ju ben qe te perkuleni kur ju vini.Nje tjeter nuk do qe te jete hir nga e para ne te fundin.”Oh!”thote ai,”sikur te kisha pak nder.”Por kur degjon eshte gjithçka Krisht ose jo Krisht;Krisht i plote ose jo Krisht,ai thote,”nuk do  te vij,”dhe kthehet nga ka ardhur dhe largohet.Ah!mekatare krenare,ju nuk doni te vini te Krishti.Ah!mekatare te paditur,ju nuk doni te vini te Krishti,sepse ju nuk dini asgje per te.Dhe kjo eshte arsyeja e trete.

 

Njerezit nuk e njohin vleren e tij,sepse ne te kunderten do te vinin tek ai.Pse marinaret nuk shkuan ne Amerike perpara se te shkonte Kolombi?Sepse ato nuk besonin se kishte nje Amerike.Kolombi kishte besim,prandaj ai shkoi.Ai qe ka besim te Krishti shkon te ai.Por ju nuk e njihni Krishtin;shume nga ju kurre nuk e pa fytyren  e tij te hijshme;ju kurre nuk pate sa i aplikueshem gjaku i tij eshte per nje mekatar;sa e madhe eshte shlyerja e tij;dhe sa te shumemjaftueshme jane meritat e tij.Prandaj,”ju nuk doni qe te vini te ai.”

 

Dhe oh!degjuesit e mi,mendimi im i fundit eshte nje mendim solemn.Predikova se ju nuk doni te vini.Por disa do thonin,”eshte prej mekatit te tyre,prandaj ato nuk duan te vijne.”Keshtu eshte.Ju nuk doni te vini,por atehere vullneti juaj eshte nje vullnet mekatar.Disa mendojne se ne i qepim nje arne çdo te grisure”kur predikojme kete doktrine,por nuk eshte e vertete.Ne nuk e gjykojme kete si pjese e natyres fillestare te njeriut,por si pjese e natyres se tij te rene.Eshte mekati qe ju ka sjelle ne kete gjendje qe ju nuk doni te vini.Nese nuk do kishit rene,do vinit te Krishti ne çastin kur ai ju predikua;por ju nuk vini per shkak te natyres tuaj mekatare dhe krimit tuaj.Njerezit vetejustifikohen sepse ato kane zemra te keqija.Ky eshte justifikimi me i dobet ne bote.A nuk vijne vjedhja dhe rrembimi prej nje zemre te keqe?Merre me mend nje hajdut ti thote nje gjykatesi,”nuk kisha ç’ti beja,pata nje zemer te keqe.”Cfare do thonte gjykatesi?”Ti horr!edhe çfare nese zemra jote eshte e keqe,do ta bej vendimin me te rende,sepse ti je i poshter me te vertete.Justifikimi jot eshte hiçgje.”I Plotfuqishmi do te qeshe me to,dhe to te tallet me to.”Ne nuk e predikojme kete doktrine per tju justifikuar por per tju perulur.Zoterimi i nje natyre te keqe eshte faji im po aq sa fatkeqsia ime e tmerrshme.Eshte mekati qe do te akuzoje gjithmone njerezit;dhe kur ato nuk duan te vijne te Krishti eshte mekati qe i mban larg.Ai qe nuk predikon kete kam frike se nuk i eshte besnik Zotit dhe ndegjegjes se tij.Shko pra ne shtepi me kete mendim;”Une jam prej natyre kaq pervers sa nuk dua te vij te Krishti,dhe se perversiteti i lig i natyres sime eshte mekati im.Meritoj te dergohem ne ferr per kete.”Dhe nese mendimi nuk ju perul,Fryma duke e perdorur ate,asgje tjeter nuk do mundte.Kete mengjes nuk kam predikuar natyren njerezore lart,por e kam predikuar poshte.Zoti na perulte te gjitheve.Amen.

 

 

 

 

Publié dans Predikime te Spurgeon

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article