Nje dite per t'u mbajtur mend

Publié le par alban

 Nje dite per tu mbajtur mend

 Predikim(n 2665)

 Nga Spurgeon(Sperxhon)

 

Ne Tabernakullin Metropolitan,Newington

 

Dhe Jezusi i tha : « Sot ne kete shtepi ka hyre shpetimi » --- Lluka 19:9

 

Vini re shoke te dashur se Zoti yne i tha keto fjale Zakeut.Disa nga ne do kishin menduar se keto fjale iu drejtoheshin murmuritesve,por ne te vertete nuk iu drejtoheshin ketyre.Keta mund ta kene degjuar dhe murmurimat e tyre mund  te kene marre pergjigjen por qellimi kryesor i Zotit tone te bekuar tek shqiptonte keto fjale nuk ishte t’i pergjigjej murmuritesve por te ngushellonte dike qe mund te ndihej i i deshperuar nga perflasjet e tyre.Prandaj Jezusi i tha : « Sot ne kete shtepi ka hyre shpetimi »

Eshte gjithnje me mire te ngushellosh besimtaret sesa ti pergjigjesh kundershtareve.

Kundershtaret veshtire se meritojne ndonje replike sepse ato jane te sigurte se do gjejne klecka perseri ;eshte sipas natyres se tyre te sillen keshtu.Ndersa persa i perket te shkretit popull te deshperuar qe e merr  me gezim te verteten e nderkohe i duhet te duroje verejtje te ashpera,le te ngazellohet,sepse a nuk tha vete Zoti « merrni kurajo,merrni kurajo o populli im ».

Tani,çfare mund ti jape Zakeut ngushellim me te madh sesa Zoti Jezu Krisht duke i dhene deshmi faktit te shpetimit te tij.Jezusi i tha : «Sot ne kete shtepi ka hyre shpetimi »

Ma merr mendja se do te degjoja ndonje nga ju te thote se « ne duhet ta mbajme per diten me te lumtur ne jeten tone nese Zoti Jezu Krisht te vinte e te na thonte se shpetimi ka hyre ne ne ».Por,te dashur,ju nuk mund ta ktheni prape,ne mish,qe t’jua thote,sepse ai u largua per te vazhduar sherbimin dikutjeter ,nder te tjera,ai shkoi per te pergatitur nje vend per ju qe besoni ne te.

Por Fryma e tij eshte hyjnore njelloj,dhe ai eshte me te si perhera ;dhe ju mund te keni Frymen e Zotit qe i jep deshmi frymes suaj se ju jeni femijet e Zotit.

Madje kam besimin se jo vetem se besoni se mund te keni kete deshmi por edhe se e keni marre me te vertete---ju keni marre ate prove te fshehte,te pazhurme,te brendshme,qe askush nuk e kupton perveç atij qe e strehon,dhe ju e dini,ne shpirtrat tuaj,se keni kaluar nga vdekja ne jete,sepse Fryma e Shenjte ka vulosur kete te vertete ne zemren tuaj.Keshtu pra,shoke te dashur,jini te gezuar,jini teper te ngazellyer.Nese ka ndonje gje qe ben nje njeri te hidhet perpjete nga gezimi,kjo gje duhet te jete siguria e sigurimit te perjetshem.Nese shpetimi ka ardhur ne zemrat tuaja ju duhet te jeni po aq te lumtur sa nje engjell ;mendoj se ka disa arsye pse ju duhet te jeni akoma me te gezuar,sepse nje engjell nuk mund te njohe,me pervoje vetjake,lumnine e te pasurit mekatet te falura.Ju qe e keni kuptuar kete bekim te mrekullueshem,duhet te beni shkretetiren dhe vendin e vetmuar te kumboje me melodine e lutjeve tuaja te falenderimit ,dhe me muziken e kenaqesise tuaj mirenjohese ju do benit shkretetiren te lumturohet  e te lulezoje si trendafil.Oh çfare lumnie qe eshte te jesh i sigurt nga vete Fryma e Shenjte se keni kaluar nga vdekja ne jete,dhe se shpetimi me te vertete ka hyre ne ju !E gezofshin shume nga ju kete lumni qe prej kesaj ore !

Le te vime tani drejtperdrejt te teksti.”Sot”thote Krishti,”ne kete shtepi ka hyre shpetimi”.Nuk keni per ta harruar pervijimin e predikimit,sepse eshte shume i thjeshte,dhe qe mund te mbahet mend lehte.

Se pari,Sot,-çfare ? Se dyti,Sot,-pse ? Se treti,Sot,-pse jo ?

 

I-                Se pari,Sot,-çfare ?çfare ka sot ?

Duket sikur ai e shenon kete dite nga gjithe koha e kaluar,dhe sikur thote ne lidhje me te, « sot,-kete dite te vecante,ne kete dite,-shpetimi ka hyre ne ty »Le te jete pra kjo dite nje dite e shenjte,dhe le te jete pushim ;le te permendet per shume vite ;po le te kujtohet perhera e perjetesisht gjithashtu : « kjo dite »

Ju e dini se ka ca njerez qe respektojne ca dite per te cilat Zoti nuk ka i urdheruar ne çfaredo menyre qofte.Galatet e bene kete dhe prandaj Pali i shkroi, « kam frike per ju se mos kam punuar me kot. »Ne nuk gjykojme ato qe veprojne sot ne menyre te ngjashme ;por akoma,si Pali,kemi frike per to,domethene,kemi frike se ato gabojne ne ate qe bejne.Por ka ca dite qe Zoti urdheroi qe te respektohen.

E para ishte dita kur vepra e krijimit qe mbaruar,ne lidhje me te cilen ne lexojme, « ne diten e shtate Perendia mbaroi vepren qe kishte kryer dhe diten e shtate u çlodh nga te gjitha veprat qe kishte kryer.Dhe Perendia bekoi diten e shtate dhe e shenjteroi,sepse ate dite Perendia u çlodh nga gjithe veprat qe kishte krijuar dhe kryer ».Mbarimi i veprave kur « Perendia shikoi te gjitha ato qe kishte bere,dhe ja,ishte shume mire, » meriton qe te mbahet mend.Dhe a nuk meriton gjithashtu krijesa e re te mbahet mend ?Kur Zoti krijon ne nje njeri nje zemer te re dhe nje fryme te drejte,a nuk do ti thonim njeri tjetrit, « kjo dite-kjo dite e hareshme-kjo dite hyjnore,kjo dite e krijeses se re-eshte per tu mbajtur mend  shume veçanerisht.

 

Nga praktika e apostujve eshte e qarte se Zoti kerkon nga ne te respektojme diten e pare te javes,sepse ishte dita e ringjalljes se Krishtit nga vdekja ,dita e mbarimit te shpengimit tone ;dhe le te perkujtojme shpengimin e plote edhe me teper se sa krijimin  e plote.Nje njeri i shpetuar a nuk do te kremtonte posaçerisht  diten kur ai u shpengua nga mekati i tij. A nuk do ta  vleresonte ai si te denje per tu respektuar,me ritet e shenjta te predikimit,lavderimit,lutjes dhe te mbahet ne nje kujtese mirenjohese per sa gjate qe ai jeton.Cdo besimtar mund te thote per diten e Zotit, « sot,Zoti shpengoi shpirtin tim nga toka e armikut,dhe me beri te lire pergjithemone.Zoti ka caktuar vec nje dite per tu mbajtur si me e shenjta mbi te gjitha ;dhe ajo eshte dita e Zotit.Ditet e Krishtlindjes,dhe te premtet,dhe periudha te tilla,respektohen vetem prej urdhereses se njeriut,por Shabati eshte urdherese e Zotit,dhe duhet te respektohet si emblema e prehjes.Tani,patjeter,kur nje njeri hyn ne prehje,dhe « ne qe besuam hyjme ne prehje »,atehere ajo dite duhet te respektohet veçanerisht nga ai.Duhet te behet nje Shabat ne Zotin pergjate gjithe jetes se njeriut,ajo dite e lumtur ne te cilen shpetimi hyri ne te.Le te qendroje  pra « kjo dite » si nje dite e veçante ne kalendarin tuaj,nenvizoheni me nje vize te kuqe,nese doni ;ose shenoheni me nje vule te arte,dhe le te kujtohet gjithmone.

 

Zoti yne i tha Zakeut,”sot shpetimi ka hyre ne kete shtepi”.

 

-Nga keto fjale mesoj,se pari,se shpetimi eshte nje bekim i shpejte.

Ai mund te vije ne nje shtepi ne nje dite,madje,me teper,mund te fitoje ne nje dite zemren e nje njeriu,madje,per te shkuar me larg,kjo veper e madhe mund « te permbushet ne nje çast te vetem »

Ma ha mendja se rilindja eshte me te vertete nje gje qe nuk kerkon ndonje periudhe te madhe kohore ;vetetimthi dhe ja,u be.Nese nje njeri eshte i vdekur dhe rikthehet ne jete ;mund te kete mbi te,nga disa pikepamje,nje veprim te shkallezuar,dhe mund te duhen ca kohe para se ai te jete ne gjendje te ece ;por duhet te kete nje fare çasti kur ka jete ne njeriun, meqe,nje çast me perpara,ne te nuk kishte jete.

Ngjallerimi i vertete duhet te jete diçka qe eshte e menjehershme ne menyre qe vepra e shpetimit ne nje njeri te mos mund te kryhet vetem kete dite,kete ore ose kete cerek ore por kete minute madje,edhe kete sekonde.Midis drites dhe erresires zakonisht ka nje periudhe muzgu,dhe e njejta gje eshte ne shpirt ;por edhe ne muzg,ka nje doze drite,dhe duhet te kete nje çast kur rrezja e drites e pare e vertete fillon te breje erresiren abanozi.Keshtu pra,duhet te kete nje çast kur hiri se pari hyn ne shpirt,dhe njeriu,qe me perpara ishte i pahir,behet me hir.Mendoj se  kjo eshte nje hollesi e mire per tu mbajtur mend.Ju te shkretet shpirtra te genjyer ,qe shpresoni te shpetoni veten me veprat tuaja,duhet qe te vazhdoni gjate gjithe jetes tuaj kete pune te padobishme,dhe edhe kur te dergjeni duke vdekur,mund te jeni te sigurte se nuk jeni te shpetuar nese e keni vene besimin tek veprat e tuaja.Por ai qe beson ne Jezu Krisht eshte i shpetuar menjehere,dhe mund te kendoje me hare,

« marreveshja e madhe u be, u be!

i perkas Zotit,e ai eshte imi“

Ky eshte nje fakt i bekuar,qe shpetimi te mund te hyje ne nje shpirt  mu kete ore,madje ashtu si jua permenda tashme,shume para se akrepi i ores te mund te arrije fundin e kesaj ore,shpetimi mund te kete hyre ne shume zemra qe jane ne kete vend,aq sa me te vertete hyri ne shtepine e Zakeut.

 

-Pastaj mesoj nga teksti yne se shpetimi eshte nje bekim i dallueshem:“Sot shpetimi ka hyre ne kete shtepi.“Krishti e dallonte,keshtu qe ishte diçka qe  dallohej.Po,dhe shpetimi ishte dalluar edhe nga vete Zakeu,dhe frutet e tij u dalluan shpejte nga ata qe ishin ne shtepi me te.Mos mendoni se nje njeri mund te shpetohet,dhe nderkohe te mos dije asgje ne lidhje me ndryshimin e madh te kryer ne te.Jo çdo njeri mund te thote me siguri se eshte i shpetuar,sepse besimi eshte nje çeshtje rritjeje dhe siguria mund te mos vije menjehere;por kur nje njeri eshte me te vertete dhe teresisht i shpetuar,ai nuk ka vec te perdore mjetet e duhura dhe mund te behet teresisht i sigurt ne lidhje me te.Zoti Fryma e Shenjte ka vullnetin dhe po pret qe ti jape sigurine e plote te besimit dhe te kuptimit atyre qe e kerkojne ne duart e tij.

 

-Pastaj shpetimi eshte nje bekim i perkryer:“Sot shpetimi ka hyre ne kete shtepi.“Mirepo,deri aq vone sa dje,ky njeri as qe nuk e kishte pare Jezusin.Nje gjysem ore me pare,po ngjiste nje peme,si nje kalama,me asnje deshire pervec se te shikonte nje here Jezusin;dhe tani;ky njeri eshte i shpetuar!“Po,“thote Krishti,“sot shpetimi ka hyre ne kete shtepi.“Por,sigurisht,qe ti nuk po flet kaq per mire per nje njeri qe vjen sot ne mbremje i pashpetuar,dhe qe vetem se ka besuar ne Jezus.Ti do te thuash se ai ka arritur nje shkalle shpresedhenese ne pervojen e tij,dhe se,pas disa viteve,ndoshta mund te ndodhe qe te jete me te vertete i sigurte se ai eshte nje njeri i shpetuar.

Nuk dua fare te them kete;dua te them çfare teksti nenkupton.Teksti nenkupton faktin se ne çastin kur Zoti Jezus Krisht kaloi pragun e deres se Zakeut,mekatet iu falen Zakeut,zemra iu perterit,fryma iu nderrua,dhe ai ishte nje njeri i shpetuar.“Por,“ndonje pyet,“a ka ndonje njeri qe shpetohet para se te vdese,“Po,patjeter.Njerezit per te cilet apostulli Pal shkroi ishin te vdekur;“sepse predikimi i kryqit eshte çmenduri per ato qe vdesin;por per ne qe jemi te shpetuar eshte fuqia e Zotit“.Ato ishin burra dhe gra te gjalle,megjithate apostulli tha se ato ishin te shpetuar,dhe me te vertete te tille ishin.Dhe ne kete çast ketu ka qindra mijra besimtare ne Jezus,mbi faqen e kesaj toke,te cilet jane po aq te shpetuar tani sa do te jene kur do te qendrojne perpara fronit te zjarrte te Perendise“pa njolle,ose rrudhe,ose ndonje gje te ngjashme.“

Sipas gjykimit te Perendise,me ane te virtytit te flijimit te Zotit Jezus Krisht ne te cilin po mbeshteten me ane te besimit,ata jane te çliruar nga denimi,kane shpetuar,nga sundimi i mekatit,dhe ne nje fjale,ata jane te shpetuar.Keshtu pra,ju e shikoni shoke te shtrenjte se shpetimi eshte nje bekim i perkryer.

-Vini re,me pas,se eshte nje bekim thesar.Nje njeri qe beson ne Krisht eshte i shpetuar menjehere,por nderkohe ai nuk e di teresisht se sa shume do te thote ajo fjale“i shpetuar“.Eshte si nje kuti e madhe qe mberrin ne nje shtepi,dhe fillon ta hapesh,dhe te nxjerresh ne fillim nje gje,pastaj nje gje tjeter.Ti thua,“ja“,kjo eshte e gjitha“.“Oh,jo!“thote nje tjeter,qe shikon me me vemendje,“ketu ka nje pako tjeter.““Mire pra,kjo eshte e gjitha;nuk ka gje tjeter veç kashtes tani ne fund te kutise.Ve doren brenda,dhe therret,“Pa shih!“ka diçka me teper,e diçka me teper,sa kutiplot qe eshte!Dhe sa kutiplot shpetimi eshte!Nuk e merr me mend se çfare ka ne te,jo vetem falja e mekateve,por edhe drejtesi shpenguese;jo vetem ate por rigjallerim,nje zemer te re,dhe nje fryme te drejte;jo vetem ate,por shenjterim,adoptim,pranim,fuqi ne lutje,ruajtje,kembengulje,fitore;---po,ne jemi me shume se fitimtare prej hirit te atij qe na deshi;---dhe te gjitha keto jane ne kuti.Po dhe akoma me shume gjithashtu;sepse ne do kemi nje largim te sigurte e te lumtur nga kjo bote,dhe nje hyrje te bollshme ne mbreterine e perjeteshme,te Perendise,Atit tone.E gjitha kjo eshte ne kuti;dhe e gjitha kjo hyri ne shtepine e Zakeut kur Zoti Jezus Krisht erdhi atje;dhe edhe ju e keni te gjithe kete nese keni Krishtin,sepse gjithçka eshte ne Krisht.Ju e dini se si ai tha,“te gjitha gjerat me jane dhene nga Ati;dhe Pali i shkroi Korintasve,“te gjitha gjerat jane tuajat:Pali,ose Apollo,apo Kefa;apo bota,apo jeta,apo vdekja,apo gjerat e tanishme,apo gjerat e ardhshmen;te gjitha gjerat jane tuajat;dhe ju jeni te Krishtit;dhe Krishti eshte i Perendise.Ju nuk do te arrini kurre deri ne fund te asaj kutie qe mban emrin“shpetim“.Sa do qe te medha te jene nevojat tuaja,ju mund te vazhdoni te nxirrni nga ajo gjithçka qe kerkoni dhe akoma do te mbese me teper;ose,per te nderruar figuren,shpetimi eshte nje pus gufues,nga i cili aq me shume nxirrni aq me shume mbetet,sepse puset e perdorur jane me te pijshmit,dhe zakonisht me te mbushurit.Keshtu,sillni kovat ne  pusin e madh te hirit ungjillor qe po gufon deri ne kembet tuaja.Keshtu pra,ju e shikoni se shpetimi eshte nje bekim thesar.

 

-Dhe pastaj,eshte nje bekim perhapes,sepse shpetimi hyri ne shtepine e Zakeut,---jo vetem ne te,por ne gruan e tij,femijet e tij,dhe sherbetoret e tij,shpresoj qe do te thote kete.Nuk me pelqen kurre te le jashte sherbetoret,edhe pse kam frike se ato jane shpesh jashte.Ju sherbetore qe jetoni ne familje krishtere hapni syte se mos liheni jashte;sepse kujtoni se Noeu edhe pse ishte nje njeri i mire nuk mori me te dhe me familjen e tij asnje sherbetor ne arke.Kujtohuni se edhe Loti,ishte nje njeri i mire prej nje soji te varfer,dhe se ai mori vetem dy femijet e tij  jashte Sodomes dhe asnje sherbetore nuk shkoi me ta.Eshte e trishte nese jeton dhe punon ne mes te krishtereve,dhe megjithate ti vete mbetesh i pashpetuar.Shpresoj dhe besoj se,ne rastin e Zakeut,te gjithe ne shtepine e tij ishin te shpetuar kur shpetimi erdhi atje.

 

-Por,nje gje me teper,shpetimi qe hyri ne shtepine e Zakeut,ishte nje bekim ndenjes,sepse nuk lexoj askund se u largua.Nese shpetimi hyn ne shtepine e nje njeriu, ai vjen per te qendruar atje,ashtu sikurse Krishti i tha Zakeut,“duhet te rri ne shtepine tende.“Nuk mund te besoj kurre ne nje njeri i shpetuar per nje kohe,pastaj i larguar  prej hirit,dhe i detyruar te filloje gjithcka nga e para.Nese nuk mbahet pergjate rruges se tij deri ne fund,eshte e qarte se ne te vertete nuk ishte shpetuar aspak.Ashtu siç jua kam thene shpesh,mund te kuptoj qe nje njeri eshte i rigjalleruar;domethene,i rilindur;por pastaj disa njerez na thojne se eshte e mundur per te,me pas,te humbase hirin.

Po çfare ka per te ndodhur me te heren tjeter?Pa shih,ma merr mendja se ai duhet te ri-rigjallerohet---te ri-rilindet;por une nuk lexoj gjekundi,ne Shkrimet,ndonje gje te ketij lloji.Nje njeri mund te rilinde nje here,por ai nuk mund te rilindet perseri, dhe perseri,dhe perseri,dhe perseri,dhe perseri,dhe perseri.Kjo nuk mund te ndodhe;kur vepra e rigjallerimit eshte kryer nje here,eshte e kryer perjeta.Vepres se njeriut i vjen fundi,por vepra e Zotit nuk mbaron.Ai qe eshte lindur nga Zoti eshte po aq i pavdekshem sa Zoti vet;jeta e re,qe hyn ne njeriun e shnderruar nga Zoti,nuk mund te vdese.Sa shpesh i kumbojme ne veshet e shokeve tane ato fjalet te lavdishme te Zotit tone,“dhente e mia e degjojne zerin tim,une i njoh dhe ato me ndjekin;dhe  une u jap atyre jeten e perjetshme dhe nuk do te  humbasin kurre,e askush nuk do t’i rrembeje nga dora  ime.Ati im qe m’i dha eshte me i madh se te gjithe;dhe askush nuk mund t’i rrembeje nga dora e Atit tim.“

Lum njeriu ne shtepine e te cilit hyn shpetimi,sepse ai vjen per te qendruar pa fund.

Kjo  duhet te mjaftoje per kaptinen e pare;“sot“- çfare?

 

II.Tani,se dyti,do meditojme per nje tjeter ane te temes,”sot”,-pse?Perse shpetimi hyri ne shtepine e Zakeut ate dite?

Pergjigjja ime eshte sepse ate dite,Zakeu u thirr me hir te efektshem;dhe kur hiri i efektshem vjen ne cilindo,sjell shpetimin.”Prandaj, vellezer,”siç thote Pjetri,”perpiquni edhe me shume te siguroheni per thirrjen dhe zgjedhjen tuaj,”sepse keto jane “gjerat qe shoqerojne shpetimin”.Nese jeni te sigurte se jeni te thirrur nga Zoti,le te jeni me se te sigurte se jeni te shpetuar,sepse “sot”---diten ne te cilen nje njeri eshte i thirrur ne menyre te efektshme me ane te hirit,kete dite shpetimi hyn patjeter ne shtepine e tij.Vini re,shoke te shtrenjte,Zoti zgjodhi popullin e tij sipas qellimit te tij te perjetshem,por shpetimi nuk hyri ne shtepine e tyre ate dite.Ata ne ate kohe nuk dinin asgje ne lidhje me te sepse nuk kishin lindur akoma.Krishti shpengoi popullin e tij kur vdiq ne kryq,mirepo shpetimi nuk hyri ne shtepine e tyre ate dite,sepse shumica e tyre nuk ekzistonin akoma.Por,kur u mbush koha,ungjilli iu predikua,dhe ata e degjuan;prapeseprape,ne çdo rast,shpetimi nuk hyri ne shtepine e tyre ate dite,sepse edhe pse e degjuan,e hodhen poshte.Por ne çastin kur ai hir i efektshem i thote cilido qofte,”sot duhet te rri ne shtepine tende,”ai hir menjehere fiton pranimin,dhe shpetimi ne çast hyn ne shtepine e atij njeriu.Ju e mbani mend se çfare apostulli Pal i shkroi Romakeve:”ata qe ka thirrur,keta edhe i ka shfajesuar,dhe ata qe ka shfajesuar,ketyre i ka dhene edhe lavdi”.Keto bekime te medha jane te lidhur bashke,si vargonjte e nje zinxhiri,dhe qe nuk mund te shkeputen.Thirrja i perputhet shfajesimit,dhe zinxhiri eshte i bere ne menyre te tille qe te dy vargonjte te mos ndahen kurre.Dhe pastaj shfajesimi i perputhet lavdise aq mire sa nuk mund ti ndani.Asnjeri nuk do mund me sukses te perpiqej ti shkepuse.Djalli mund te terheqe dhe te rrahe me çekiç sa te doje,po ama gjithe perpjekjet e tij do jene te kota.Ndonjehere e kam krahasuar kete pjese te Romakeve me nje ure varese midis tokes dhe qiellit:”sepse ata qe Ai ka njohur qe me pare,i ka paracaktuar qe te jene ne perputhje me shembelltyren e Birit te vet,qe Ai te jete i parelindur nder shume vellezer.Prandaj ata qe i ka paracaktuar,keta dhe i ka thirrur;dhe ata qe ka thirrur,keta edhe i ka shfajesuar;dhe ata qe ka shfajesuar ketyre edhe i ka dhene lavdi.”Nese e keni kemben te bazuar fort mbi hirin e efekteshem,jini me se te sigurte se do jeni te zote te pershkruani te gjithe pjesen e mbetur te ures,dhe se me se te  sigurt se do arrini anen tjeter,dhe te jeni “perjete me Zotin”.

 

Po nga e dime ne se Zakeu me te vertete u thirr!Do pergjigjem ne menyre te tille qe te dini nese edhe ju jeni thirrur apo jo.

 

-Thirrja e Zakeut ishte nje thirrje e efektshme,se pari,sepse ishte nje thirrje personale.Ai ishte mbi nje fik,dhe degjoi thirrjen e Krishtit,”Zake”.”Pa shih” i thonte vetes,”ky eshte emri im,po me therret.””Zake,zbrit shpejt poshte”.”Pra ai e shikoka se jam ketu lart;pershkrimi i tij i pershtatet saktesisht rastit tim.”Tani kur ju vini dhe me degjoni te predikoj ungjillin,une perpiqem tjua ve perpara te verteten ne nje menyre te qarte dhe shume troç.Disa thone se eshte e gabuar te jesh personal ne predikim,por une gjithmone pergjigjem te jem aq personal sa mundem.Nderkohe e di se shume nga degjuesit e mi kalojne goje me goje fjalen qe i them atyre.”Oh!kjo i vjen per shtat Zotit Filan-Festekut.Jo,zoteri i dashur,---eshte per ty,po ti nuk do ta çosh ne shtepi si per veten tende.Por kur vete Zoti Jezus Krisht therret atehere ai njeri thote oh!  Nuk besoj se predikuesi me shikon  mire  ketu ku jam,megjithate ai po me flet pikerisht mua,jam i sigurte se po.Sa e çuditshme!Ai sapo permendi diçka qe nuk mund ti kete ndodhur asnjerit perveç meje;ai pershkroi me saktesi rastin tim.”Keto jane kohe kur Zoti eshte gati te bekoje shpirtin,---kur nje njeri e ndjen veten te zgjedhur nga pjesa tjeter e bashkesise,dhe qitesi ungjillor po e mban larg me pushken e hirit.Lutem qe plumbi i bekuar i ungjillit te gjeje strehe ne qendren e zemres suaj dhe tju sjelli poshte nen kembet e Jezusit si nje i penduar vajtues:”Zake!Zoti e dinte se ky ishte emri i njeriut siper fikut;dhe ai njeh gjithashtu emrin dhe karakterin tuaj;dhe kur ai do tju therrase me hir te efektshem,do ta mbaje fotografine tuaj lart,dhe do tju beje te thoni,”po,ky eshte portreti im;nuk ka asnje tjeter pikerisht si ky.”

 

-Me pas,ishte nje thirrje mbreterore.Jezusi i tha Zakeut,”Sot duhet te rri ne shtepine tende.”Nje nga proverbat tona thote,”duhet eshte per mbretin;”dhe kur Mbreti flet,duhet bindje.Ne qe jemi ministrat e tij perpiqemi te jemi shume kembengules dhe te ngutshem;por kur vete Mesuesi shqipton thirrjen aty ku eshte fjala e Zotit ka fuqi.Shpresoj se po i thote ndonjerit ketu,”Sot duhet te rri ne zemren tende.”Tani  keni arritur ne ate pike kur edhe ju keni per te thene,”duhet.”Nuk duhet te kete kthim mbrapa,shok i dashur;ti nuk duhet te thuash Krishtit,”kesaj here shko ne rrugen tende.”Jo;por ti duhet te thuash,”tanime eshte kohe kur edhe une kam per te thene “duhet”ashtu si Krishti ma tha mua.”Thirrja eshte e efektshme kur vjen si nje  mandat mbreteror,nje urdher prej Mbretit:”duhet”

 

-Pastaj,ishte nje thirrje qe prodhoi bindje te menjehereshme.Zoti i tha Zakeut,”zbrit shpejt poshte;”dhe ne lexojme,”ai u ul shpejt.”Me duket sikur e shoh tek zbret nga pema shume me shpejt sesa kur u ngjit; nuk kishte levizur pernje kohe te gjate aq shpejt;po ai nxitoje per te zbritur,sepse iu tha te ulej shpejt nga Nje urdheri i te cilit e detyroi te bindej.Kur Zoti Jezus Krisht therret cilido nga ju efektshmerisht,nuk do ta shtyni vendimin tuaj deri ne mengjesin tjeter;ti nuk do te thuash;”do pres deri sa te shkoj ne shtepi dhe te lutem;”madje as qe nuk do te thoni,”do te pres deri ne fund te sherbimit dhe me pas do flas me nje te krishtere;”po lutja jote do te jete,”Zot,me ndihmo te shikoj Jezusin tani.Ta jap veten kete çast.Jam i nxituar per kete.Zot,po ngutem te vi tek ty;ngutu te vish dhe te me shpetosh.Nuk do vonohesha as edhe nje sekonde me gjate.Dua te jem vetem tendi dhe menjehere i tendi.”Kjo eshte nje shenje e thirrjes se efektshme kur thirrjes i pergjigjet nje bindje e menjehershme.

 

-Nje tjeter shenje ne rastin e Zakeut qendron ne faktin se ishte nje bindje e gezueshme;”Ai u ul shpejt dhe e priti Jezusin me gezim.’Oh! gezimi i zemres qe mban Krishtin kur vete Krishti hyn ne te vertete ne shpirt!Ne çastin kur besova ne Krisht,doja te therrisja “Aleluja”;dhe nese e bera kete mendoj sepse isha i falur.Ne çastin kur ndokush beson ne Krisht dhe e di se mekatet i jane falur;çfare sjellje e çuditshme do ishte e çuditshme nen te tilla rrethana!A nuk eshte nje njeri i justifikuar kur eshte i gezuar sepse me ne fund fajesia e tij eshte fshire dhe shkelja eshte mbuluar.Eshte nje shenje e thirrjes se efektshme kur ne e marrim Krishtin me gezim.

 

-Ne rastin e Zakeut,vini re se bindja e tij ishte e plote,sepse Krishti thote;”sot duhet te rri ne shtepine tende,”dhe “ai u ul shpejt dhe e priti me gezim”ne shtepine e tij,sepse njerezit murmuriten sepse Krishti shkoi te ishte mysafiri i tij.Tani,shoke te shtrenjte,a nuk do donit te merrnit dhe ju Krishtin?Kjo eshte çeshtja.A po deshironi ta lini te vije ne ju dhe te jete shpetimi juaj?A jeni te etur per te?A e lutni qe te vije?Varini shpresat ne kete fakt,ai do te vije ne ju kur te jeni gati per ta pranuar;por kini kujdes, mos besoni per shpetim ne asgje tjeter ose askush tjeter perveç se  Krishti.Mos u kenaqni me asgje perveç se me Shpetimtarin e perjetshem qe te jete Shpetimtari juaj nga e para deri ne te fundin.

 

-Kishte akoma edhe nje shenje me shume e thirrjes se efektshme te Zakeut,dhe ajo eshte se ai e mori Krishtin ne kuptimin shpirteror,sepse ai nuk e mori vetem ne shtepine e tij,por e mori ne zemren e tij.Kete e di sepse ai filloi menjehere te pastronte zemren e tij duke nxjerre jashte lakmine.Ishte nje rruge e shkelqyer per ta hequr qafe kur ai thote,”Ja,gjysmen e pasurive te mia,o Zot,po ua jap te varferve”?Me pas ai filloi te nxjerre zakonin e tij te meparshem te grabitjes,sepse ai thote,”sepse po ti kem marre ndokujt ndonje gje me mashtrim,do t’ia kthej katerfish.”Ajo ishte nje prove e qarte se ai donte te pranonte Krishtin,ne gjithe mesimin e tij te shenjte e te hirte,jo thjesht si nje njeri dhe nje te huaj,por shpirterisht,si Padronin e tij,Sundimtarin e tij,Mesuesin e tij,Udherrefyesin e tij,_ne nje fjale,si Shpetimtarin e tij.

 

III. Tani,se fundmi, Sot---pse jo?

 

Dhe tani po ndryshoj dite krejtesisht,sepse e kam fjalen pikerisht per diten e sotme kur po ju flas tani,kete dite te pare tetori ne kete vit hiri 1882. « Sot. » Sot,--- pse jo.

Pse ne, nuk do  tia jipkemi « sot » veten Krishtit.Jam perpjekur te mendoj per ndonje arsye pse nje njeri nuk do ti jipet Zotit Jezus Krisht kete dite,dhe nuk arrij te gjej ndonje.Pastaj,pse do ti jape veten sot Krishtit,ne kete dite te veçante mendoj se di arsye te ndryshme pse ai do ti jipej.

 

Se pari,eshte mjaft vone.Sigurisht ti nuk do te presesh me gjate ;sa vjeç je the,shok ?Shtate dhjete e gjashte ?Tetedhjete e gjashte ?Cfare,aq i moshuar,dhe akoma i pashpetuar ?Nuk ke nevoje ndonje si mua,sa shume me i ri,te te shtyje te nxitosh vendimin.Apo the se nuk je me i moshuar se une,---akoma jo pesedhjete ?Ta dish,kam mendimin se eshte pothuajse mjaft vone per mua.

Ka disa ndikime dhe ndijime qe po me pervidhen,qe me bejne te kuptoj se jam disi ndryshe nga ç’isha,dhe pres qe te jete e njejta gje me ty.Mendoj se  po behet mjaft vone per ty ne jeten tende per te qene akoma i pavendosur.Ndoshta ndonje me i ri thote, « por une jam vetem njezet e nje vjeç. »Ta dish, kjo eshte mjaft vone per te qene pa Krishtin ;sa keq qe djalli te kete pasur 21 vitet e jetes tende.Une iu dhashe Zotit Jezus Krisht kur isha pesembedhjete vjeç  po do desha qe te kishte qene pesembedhjete me heret.Oh,ta kisha pas njohur dhe dashur aq heret sa dita diçka,dhe ta kisha  pas thuthuquar emrin e tij me fjalet e para qe shqiptova !Mendoj se çdo i krishtere do te thote te njejten gje.Cfaredo qe te jete mosha jone,koha e kaluar mjafton kur bente vullnetin e mishit.A nuk mendon keshtu shoku im ?A nuk te ka ardhur ne maje te hundes nga mekati ?Cfare perfitimi ke marre ndonjehere nga ai ?Sigurisht qe eshte pothuajse mjaft vone per ty qe te pranosh Krishtin si Shpetimtarin tend.

 

Me tej,eshte mjaft vone ne vit.Me duket,kur gjethet po bien te gjitha rreth e perqark jush,sikur te gjitha po ju thonin, « ne te gjithe vyshkemi si gjethe. »A nuk eshte mbushur koha per te kerkuar Zotin ?Nuk di ndonje stine qe eshte me e pershtatshme per mendim medites se sa pikerisht tani kur viti duket po vajton veten ne varrin e tij,dhe po vetevarroset midis gjetheve te rena.Tani eshte koha tia japesh veten Zotit ;dhe nuk mund te kete periudhe me te mire se sa pikerisht tani,---para se viti te kaloje i teri.

 

Meshira eshte,shoke te shtrenjte,se,edhe pse eshte pothuajse mjaft vone,nuk eshte teper vone per kedo ketu.Ka akoma kohe per ju per te kerkuar Zotin.Eshte per tu ardhur keq ta keni lene Zotin per me vone deri sa ju vete keni kaluar perzhitjen dhe gjethen e verdhe ;por akoma ka kohe per tu kthyer tek ai.Cfare !Ke arritur oren e njembedhjete te jetes ?Eshte vone,eshte shume vone ;por,akoma ;nuk eshte teper vone.Nuk eshte akoma teper vone edhe sikur te vdisje kete jave ;dhe ka disa nga ky grumbullim qe,ma prêt mendja,do kalojne ne boten e padukshme kete jave.Shok i shtrenjte,nuk e di cili je,por ti qe qendron shume me afer fatit tend te perjetshem ;nuk eshte akoma teper vone per ty.Te lutem,kapu menjehere te meshira qe te ofrohet tani.Zoti te ndihmofte per te bere ashtu !

 

Cdo jave me duhet te degjoj per disa nga ne qe kane vdekur.Ka pasur disa javen e fundit,dhe disa per te cilet mendova me siguri  se do i kishim me ne per nje kohe te gjate.Ata ishin ,ne pamje te pare,te shendetshem ;megjithate tani duhet te varrosen ne fillim te javes,sepse ato shkuan nga ne disi papritur.Edhe pse ndonjerit nga ju nuk do i vinte rradha per tu marre !Mos e shty vendimin tend me gjate ;do doja qe te mund te thonim kete nate, »sot,me nje tetor,disa shpirtra moren me te vertete shpetimin.Le ta shenoje engjelli regjistrues. »

Korrja nuk ka mbaruar akoma edhe pse mendova se kishte mbaruar.Ne poshte ne jug pothuajse e harruam por ka nje shok bujk me ne sot,qe me tha « ne nuk kemi mbaruar te korrat tona sepse nuk i kemi futur brenda akoma fasulet. »Keshtu pra,e shikoni,e korrura nuk ka mbaruar fare,po une nuk dua qe ju te thoni,e korrura ka kaluar,vera mbaroi,dhe ne nuk jemi te shpetuar. »Do doja te kapja ca nga ju qe te vini brenda me fasulet,pikerisht me te vjeluren e fundit.Oh,ardhshit te Krishti pikerisht ne kete mbetje te te vjelurave !Zoti po do qe ju te vini tek ai edhe tani,pra mos u vono. »sot,nese e degjoni zerin e tij,mos e ngurtesoni zemren. » « Ja,sot eshte koha e favorshme :sot eshte dita e shpetimit. »

 

Kujto, gjithashtu,se sot eshte kohe ungjillore.Akoma po ju predikohet Krishti,akoma dera e meshires eshte e hapur para jush,akoma thirrja „“eja“ po shqiptohet nga Fryma,dhe nga nusja,gruaja e Qengjit i ben jehone,“eja.“Akoma uji i jetes po rrjedh falas per te gjithe ata qe duan ta marrin.

 

Mba mend gjithashtu se kjo eshte kohe lutjeje.Ti je akoma ne toke lutjeje;nje lutje akoma do ta gjeje Zotin.Nje udhetar na tha se,kur ishte ne Lindje,pa kortezhin e nje Sulltani duke kaluar permes nje qyteti.Monarku ishte i teri i sterzbukuruar me gure te çmuar dhe gjithe lloje stolisje barbare e i rrethuar nga rojet e tij.Nje i mjere  qe donte ti çonte nje kerkese Sulltanit,nuk dinte si t’ia dilte.Nuk kishte para qe ti jepte rryshfet ofiqarve;dhe nuk mund te kalonte me force midis burrave te armatosur;keshtu qe,ne deshperimin e tij,u afrua afer mjaftueshem sa te hidhte kerkesen poshte nen kembet e monarkut;por nje nga ushtaret e tjeshpoi me heshte;dhe e ngriti ne ajer;dhe ishte fundi i saj,sepse sulltani nuk e vuri re ç’ndodhi,ai ishte teper i rendesishem per ti vene veshin kerkeses se subjektit te tij te varfer.Nuk eshte kurre keshtu me Zotin.Hidh kerkesen tende,tani ti mundesh,ne kembet e tij te dashur,ai do ti pergjigjet,dhe do te ktheje mbrapsht me gezim.

 

Ti nuk je vetem ne toke lutjeje,sepse sonte me duket se eshte nje stine shume e mbare,sepse eshte kohe shoqerimi.Njerezit e Zoti tanime po vijne bashke perreth tryezez se tij per te kujtuar Krishtin.A nuk do ta kujtoni dhe ju?Ne jemi gati te marrim Krishtin shpirterisht me ane te emblemave te bukes dhe veres.Pse edhe ju nuk do ta merrnit Krishtin ne nje menyre shpirterore,me ane te besimit,si Shpetimtarin tuaj?Oh,sikur te çaje turmen dhe te peruleje ne kembet e Jezu Krishtit,Zotit tone!Nese ben keshtu,ai do te te pranoje,dhe perseri do te thuhet,“sot shpetimi hyri ne kete shtepi.“Zoti e dhente,per hir te Krishtit!

Amen.

 

Publié dans Predikime te Spurgeon

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article