27 prill

Publié le par alban

 

27 prill-mengjes {Lexim i perditshem :#1Mbreterve 14 :1-15 :34} {Studim i shpejte :#2Mbreterve 1 :1-3 :27}

 

“Perendia,Perendia yne.” {#Psalmi 67:6}

 

Eshte e çuditshme se sa pak i perdorim bekimet shpirterore qe Zoti na jep,por eshte akoma me e habitshme se sa pak i drejtohemi Zotit vete.Edhe pse Ai eshte “Perendia yne,” ne i drejtohemi dhe e kerkojme pak.Sa rralle qe kerkojme keshille ne duart e Zotit!Sa shpesh qe shkojme ne punet tona,pa kerkuar udheheqjen e Tij!Ne trazirat tona sa vazhdimisht perpiqemi t’i mbajme vete barrat tona,ne vend qe ti ngarkojme mbi Zotin,me qellim qe te na mbeshtese!Kjo nuk ndodh per shkak se nuk mundemi sepse Zoti duket se thote,”Jam i Yti,shpirt,eja dhe me ve ne perdorim ashtu siç do;lirisht mund te vish ne depon time,dhe sa me shpesh aq me i mirepritur je.”Eshte faji jone nese nuk perdorim lirshem pasurite e Zotit tone.Atehere,perderisa ke nje shok te tille,dhe qe te fton,terhiq prej Tij perdita.Mos te mungoje gje ndersa ke nje Zot ku te shkosh;kurre mos druaj,kurre mos u ligeshto ndersa ke Zotin per te te ndihmuar;shko te thesari yt dhe merr çfare te duash—atje ka gjithçka qe te lypset.Meso aftesine hyjnore te se berit Zotin gjithçka per ty.Ai mund te te furnizoje me gjithçka,ose akoma me mire,Ai mund te jete per ty ne vend te gjithçkaje.Me lejo te te nxis atehere te vesh ne perdorim Zotin.Perdore ne lutje.Shko shpesh te Ai,sepse Ai eshte Perendia yt.Oh,a nuk do perdorje nje privilegj kaq te madh?Fluturo te Ai, thuaji se çfare te lypset.Perdore Ate vazhdimisht me ane te besimit ne çdo çast.Nese ndonje provani e erret te ka mbuluar me re,perdore Zotin tend si nje “diell;”nese ndonje armik i forte te ka rrethuar,gjej ne Te Perjetshmin nje “mburoje,”sepse Ai eshte nje diell dhe nje mburoje per popullin e Tij.Nese ke humbur rrugen ne labirintet e jetes,perdore Ate si nje “udherrefyes,”sepse Ai do te te drejtoje.Cfaredo qofsh,dhe kudo qofsh,kujto se Zoti eshte pikerisht çfare do,dhe pikerisht atje ku do,dhe se Ai mund te bej gjithçka qe do.

 

27 prill-mbremje

 

“Zoti eshte mbret perjete.” {#Psalmi 10:16}

 

Jezu Krishti nuk eshte pretendues despotik prej se drejte hyjnore,por Ai eshte me te vertete I Vajosuri i Zotit!”Sepse Atit i pelqeu qe ne Te te banoje e gjithe plotesia e Tij. »Zoti i ka dhene Atij çdo pushtet dhe çdo autoritet.Si Biri i njeriut,Ai eshte tani kreu i gjithçkaje per kishen e Tij,dhe mbreteron mbi parajse,mbi toke dhe ferr,me çelesat e jetes dhe vdekjes ne brezin e Tij.Disa princa jane gezuar te quhen mbreter me ane te vullnetit popullor dhe me siguri se Zoti yne Jezu Krishte eshte i tille ne kishen e Tij.Nese do votohej per te qene Mbret ne kishe,çdo zemer besimtare do kurorezonte Ate.O sikur ta kurorezonim me lavdishem akoma !Do benim çdo shpenzim qe do lavderonte Krishtin.Vuajtja do ishte kenaqesi,dhe humbja fitim,nese me ane te ketyre do mund te rrethonim ballin e Tij me kurora me te shndritshme,dhe ta benim me te lavdishem ne syte e njerezve dhe engjejve.Po,Ai do te mbreteroje.Jete te gjate Mbretit !Tungjatjeta Mbret Jezus !Dilni perpara ju shpirtra te virgjer qe doni Zotin tuaj,perkuluni nen kembet e Tij,shtroni udhen e Tij me zambaket e dashurise suaj, dhe trendafilat e mirenjohjes suaj : « Sillni diademen mbreterore,dhe kurorezoheni Mbret te gjithçkaje. »Per me teper,Zoti yne Jezus eshte Mbret ne Sion prej te drejte pushtimi :Ai ka marre dhe pushtuar me sulm zemrat e njerezve te Tij,dhe ka vrare armiqte e tyre qe i mbanin ne skllaveri mizore.Ne Detin e Kuq te gjakut te Tij,Shpetimtari yne ka mbytur Faraonin e mekateve tona :A nuk do te jete valle Mbret ne Jeshurun ?Ai na ka çliruar prej zgjedhes se hekurt dhe mallekimit te rende te ligjit :a nuk do te kurorezohet

Clirimtari ?Ne jemi risku i Tij,te cilin Ai e ka hequr prej dores se Amoritit me shpaten dhe harkun e Tij :kush do ta rrembeje valle fitoren prej duarve te Tij ?Tungjatjeta Mbret Jezus !Me hare e pranojme pushtetin tend te bute !Qeveris ne zemrat tona  perhera,Ti Princ i dashur i Paqes.

Publié dans Prill

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article