28 prill

Publié le par alban

 

28 prill-mengjes {Lexim i perditshem :#1Mbreterve 16 :1-18 :46} {Studim i shpejte:#2Mbreterve 4:1-5:27}

 

“Mbaje mend fjalen qe i ke dhene sherbetorit tend,me te cilen me ke bere te kem shprese.” {#Psalmi 119:49}

 

Cilado qofte nevojshmeria jote e veçante,mund te gjesh menjehere ndonje premtim ne Bibel qe i pershtatet.A je i ligeshtuar dhe i dobet per shkak se udha jote eshte e vrazhde dhe se je i lodhur?Ketu eshte premtimi—“Ai i jep force te lodhurit.”Kur lexon nje premtim te tille,dergoja Premtuesit te madh,dhe kerkoi qe te permbushe fjalen e Tij.A po kerkon Krishtin dhe ke etje per nje shoqerim me te ngushte me Te?Ky premtim shkelqen si nje yll mbi ty—“Lum ata qe jane te uritur dhe te etur per drejtesi,sepse ata do te nginjen.”Dergoje premtimin te froni vazhdimisht;mos merr ne mbrojtje asgje tjeter,por shko te Zoti perseri dhe perseri me kete—“Zot,Ti ke thene keshtu,bej siç ke thene.”A je i pikelluar per shkak te mekatit,dhe i ngarkuar me nje barre te rende te shkeljeve te tua?Degjo keto fjale—“Une,pikerisht Une,jam Ai qe per hir te Vetvetes fshij shkeljet e tua dhe nuk do t’i mbaj mend mekatet e tua.”Nuk ke merite ne vetvete per te nxjerre ne mbrojtje me qellim qe Ai te te fale,por merr ne mbrojtje zotimet e Tij te shkruara dhe Ai do t’i zbatoje ato.A ke frike se nuk do jesh i afte te durosh deri ne fund,se mos mbasi e ke menduar veten nje femije i Zotit ne fund te dalesh nje i debuar?Nese kjo eshte gjendja jote,merr me vete kete fjale hiri per te froni dhe perdore per mbrojtje:”Edhe sikur malet te zhvendoseshin dhe kodrat te luanin nga vendi,dashuria ime nuk do te largohet prej teje.”Nese ke humbur ndijimin e embel te pranise se Shpetimtarit,dhe po e kerkon Ate me nje zemer te pikelluar,kujto premtimet:”Kthehuni tek Une dhe Une do te kthehem tek ju;”Te kam braktisur per nje çast te shkurter,por me dhembshuri te pamase do te te mbledh.”Gostit besimin tend mbi vete Fjalen e Zotit,dhe cilado qofshin druajtjet ose nevojshmerite e tua,shko rregullisht te Banka e Besimit me kartmonedhen e Atit tend,duke thene,”Mbaje mend fjalen qe i ke dhene sherbetorit tend,me te cilen me ke bere te kem shprese.”

 

28 prill-mbremje

 

“Tere shtepia e Izraelit e ka ballin te forte dhe zemren kryeneçe.” {#Ezekiel 3:4}

 

A nuk ka valle perjashtime?Jo,as dhe nje.Edhe rraca e favorizuar eshte e pershkruar keshtu.A jane me te miret kaq te keqinj?—atehere si duhet te jete me i keqi?Eja,zemra ime,merr ne konsiderate se sa shume ke pjese ne kete aktakuze,dhe ndersa merr ne konsiderate,ji gati te te vije turp prej vetes atje ku mund te kesh qene fajtor.Akuza e pare eshte paturpesia,ose ball te forte,nje mungese marre te shenjte,dhe guxim te mallekuar ne ligesi.Perpara tjetersimit tim,mund te mekatoja dhe te mos ndjeja as dhe nje brejtje ndergjegje,te degjoja ne lidhje me mekatin tim dhe  prapeseprape te qendroja i paperulur,dhe madje edhe te rrefeja shkeljen time dhe te shfaqja asnje perulje te brendshme prej tij.Per nje mekatar te shkoje te shtepia e Zotit dhe te pretendoje t’i lutet Atij dhe ta lavderoje tregon nje pafytyresi te pacipe te llojit me te keq!Sa keq!Qe prej dites se rilindjes sime e kam dyshuar Zotin tim balle per balle,kam murmuritur pa u skuqur ne pranine e Tij,kam adhuruar perpara Tij ne nje menyre te shkaperdredhur,dhe kam mekatuar pa vajtuar per kete shkak.Nese balli im nuk do ishte si nje diamant,me i ngurte se silici,do kisha pasur me teper frike te shenjte,dhe nje trishtim fryme shume me te thelle.Mjere une,i perkas shtepise se paturp te Izraelit.Akuza e dyte eshte ngurtesia e zemres,dhe nuk guxoj dot te proçedoj i pafajshem ketu.Nje here nuk pata asgje perveçse nje zemer guri,dhe edhe pse me ane te hirit kam tani nje zemer mishi dhe te re,shume prej kryeneçesise se meparshme mbetet akoma.Nuk jam i prekur prej vdekjes se Jezusit ashtu siç duhet te jem;po ashtu nuk jam i prekur ashtu siç duhet te jem prej rrenimit te te afermit tim,ligesise se koherave,qortimeve te Atit tim qiellor,dhe prej vete deshtimeve te mia.Oh zemra ime u shkrifte prej tregimit te vuajtjeve dhe vdekjes se Shpetimtarit tim.I pelqefte Zotit ta heq qafe kete gure mulliri perbrenda meje,kete trup te urryeshem te vdekjes.I bekuar qofte emri i Zotit se semundja nuk eshte e pasherueshme,gjaku i çmuar i Shpetimtarit eshte tretesi universal,dhe mua,po edhe mua,do te me zbuse efektshmerisht,derisa zemra ime te shkrije si dyll para zjarrit.

Publié dans Prill

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article