7 maj

Publié le par alban

 

7 maj-mengjes {Lexim i perditshem :#2 Mbreterve 16 :1-17 :41} {Studim i shpejte:#1 Kronika 1:1-2:55}

 

“Turma te medha i shkuan pas dhe Ai i sheroi te gjithe.” {# Mateu 12:15}

 

Cfare mase semundjeje te shemtuar duhet te jete shfaqur nen syte e Jezusit !Prapeseprape nuk lexojme se i erdhi neveri,por me durim u kujdes per çdo rast.Cfare shumellojshmerie e veçante te ligash qe u takuan nen kembet e Tij !Cfare ulçera te neveritshme dhe te qelbura !Prapeseprape Ai ishte pergatitur per çdo forme te re te perbindeshit ligesi dhe ishte fitimtar mbi te ne çdo forme.Shigjeta le te fluturoje prej çdo drejtimi,Ai e shuajti pushtetin e saj te zjarrte.Nxehtesia e ethes ose ftohtesia e hidropsise ;letargjia e paralizes,ose terbimi i çmendurise ;felliqesia e lebres ose erresira e oftalmise—te gjitha e njohen fuqine e Fjales se tij dhe ia mbathen prej urdherit te Tij.Ne çdo cep te fushes Ai ishte triumfues mbi te ligen dhe iu be homazh prej te burgosurve te çliruar.Ai erdhi,pa,doli fitimtar kudo.Po ashtu eshte dhe kete mengjes.Cilido qofte rasti im,Mjeku i dashur mund te me sheroje ;dhe cilado qofte gjendja e te tjereve qe mund te kujtoj kete çast ne lutje mund te kem shprese ne Jezus se Ai do te jete i afte t’i sheroje ato prej mekateve te tyre.Femijen tim,shokun tim,me te shtrenjtin tim,mund te shpresoj per secilin,per te gjithe,kur sjell ne mendje pushtetin sherues te Zotit tim ;dhe persa i perket vetes sime,sa do e rrepte beteja ime me mekatet dhe dobesite prapeseprape do gezohem.Ai qe punoi si mjek ne spitale,akoma shperndan hirin e Tij dhe veperon mrekulli midis bijve te njerezve :le te shkoj te Ai menjehere me zellin e duhur.

Le ta lavderoj kete mengjes teksa kujtoj se si kreu sherimet shpirterore qe i japin shume emer.Ishte duke marre mbi Veten e Tij semundjet tona. « Per shkak te vurratave te Tij ne jemi sheruar. »Kisha ne toke eshte plot me shpirtra te sheruar prej Mjekut tone te dashur ;dhe banoret e parajses rrefejne se « Ai i sheroi ato te gjithe. »Eja,atehere,shpirti im,shpall jashte virtytet e hirit te Tij dhe le te jete « per Zotin nje titull lavdie,nje shenje e perjetshme qe nuk do te shkaterrohet. »

 

7 maj-mbremje

 

« Jezusi i tha : « Ngrihu,merr hasren dhe ec. » {#Gjoni 5:8}

 

Ashtu si shume te tjere,njeriu lengues kishte qene duke pritur per kryerjen e nje mrekullie dhe dhenien e nje shenje.I kapitur e shikonte pellgun  por asnje engjell nuk erdhi ose nuk erdhi per te ;prapeseprape,duke menduar se ishte e vetmja mundesi e tij,akoma priti dhe nuk e dinte se Dikush ishte  afer tij Fjala e te Cilit mund ta sheronte ne nje çast.Shume jane ne te njejten gjendje:ato jane duke pritur per ndonje emocion te veçante,pershtypje te jashtezakonshme,ose vizion qiellor;ato presin me kot dhe vigjillojne per asgje.Edhe duke hamendesuar se ne disa raste shenja te mrekullueshme shikohen,prapeseprape keto jane te rralla dhe asnje njeri nuk ka te drejte ne rastin e tij t’i kerkoje;veçanerisht asnje njeri qe e ndjen pafuqishmerine e tij per te perfituar prej levizjes se ujit edhe sikur te ndodhte.Eshte nje gje e keqe qe me mijera e mijera vete po presin tani prej perdorimit te vete forcave te tyre,dhe riteve dhe betimeve dhe vendimarrjeve dhe per kaq kohe te gjate,me kot,teresisht me kot.Nderkohe keta shpirtra te varfer harrojne Shpetimtarin e pranishem,qe i urdheron te shikojne te Ai dhe te shpetohen.Ai mund t’i sheroje ato menjehere por ato preferojne te presin per nje engjell dhe nje mrekulli.Te besosh Ate eshte udha e sigurte per çdo bekim dhe Ai eshte i dinje per mirebesimin me te plote;por mosbesimi i ben qe te preferojne portiket e ftohte te Betesdes se sa kraharorin e ngrohte te dashurise se Tij.Oh Zoti kthefte syte e Tij mbi turmen qe eshte ne kete rast sonte;falte shperfilljen qe ato tregojne ndaj pushtetit te Tij hyjnor dhe i therraste me ane te atij zeri te embel shtrengues,per tu ngritur prej hasres te deshperimit dhe ne energjine e besimit te marrin hasren dhe te ecin.O Zot,degjo lutjen tone per te gjithe keto ne kete ore te qete perendim dielli dhe perpara se dita te thyhet te mund te shikojne dhe te jetojne.

Lexues i dashur,a ka ndonje gje per ty ne kete risk?

Publié dans Maj

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article