29 maj

Publié le par alban

 

29 maj-mengjes

 

« Ti e urren ligesine. » {#Psalmi 45 :7}

 

« Zemerohuni por mos mekatoni. »Me zor se mund te kete miresi ne nje njeri nese nuk zemerohet me mekatin ;ai qe do te verteten duhet te urreje çdo udhe te rreme.Sa e urreu Zoti yne Jezus kur tundimi iu afrua !Tre here e sulmoi ne forma te ndryshme,por gjithmone e perballoi me, « Shporru Satana. »Ai e urreu ate ne te tjeret ;jo me zell me te pakte per shkak se e tregoi urrejtjen e Tij me shpesh me lote keqardhjeje se sa me fjale qortimi ;prapeseprape çfare gjuhe mund te jete me e rrepte,me e ngjashme me ate te Elias se sa fjalet, « Mjere ju,skribe dhe farizenj,hipokrite !Sepse ju perlani shtepite e vejushave,dhe per sy e faqe beni lutje te gjata. »Ai e urreu ligesine kaq shume sa u gjakos per ta plagosur ate ne zemer ;Ai vdiq qe ajo te mund te vdiste ;u varros qe ta varroste ne varrin e Tij ;dhe u ngrit lart qe ta shtypte perhera nen kembet e Tij.Krishti eshte ne Ungjill dhe ai Ungjill i kundervihet ligesise ne çdo forme.Ligesia e zbukuron veten e saj ne petka te hijshme dhe imiton gjuhen e shenjterise ;por parimet e Jezusit,ashtu si kamzhiku i Tij i famshem prej litaresh te vegjel, e debon jashte prej tempullit dhe nuk do ta toleroje ne Kishe.Po ashtu gjithashtu ne zemren ku Jezusi mbreteron,çfare lufte qe ka midis Krishtit dhe Belialit !Dhe kur Shpetimtari yne do jete Gjykates,ato fjale, « Ikni prej meje,ju te mallekuar. » qe jane me te vertete veçse nje zgjatim i mesimit te Tij te nje jete ne lidhje me mekatin,do shfaqin neverine  e Tij ndaj shkeljes.Po aq e ngrohte sa eshte dashuria e Tij ndaj mekatareve po aq e nxehte eshte urrejtja e tij ndaj mekatit ;po kaq e perkryer sa eshte drejtesia e Tij po aq e plote do te jete shkaterrimi i çdo forme ligesie.O Ti kampion i lavdishem i se drejtes dhe shkaterrues i se shtremberes ;prandaj Perendia,Perendia yt te ka vajosur me vaj gezimi permbi shoket e tu.

 

29 maj-mbremje

 

« Qofte i mallekuar para Zotit ai njeri qe do te ngrihet te rindertoje qytetin e Jerikos ! {#Jozueu 6 :26}

 

Perderisa ai qe ngrihet te rindertoje Jerikon eshte i mallekuar,aq me shume njeriu qe punon per te rimekembur katolicizmin roman midis nesh.Ne ditet e eterve tane muret gjigande te Papizmit rane me ane te fuqise se besimit te tyre,kembnguljes se perpjekjeve te tyre dhe te renies se trumpetave te tyre ungjillore ;dhe tani ka disa qe duan te rindertojne ate sistem te mallekuar mbi themelet e tij te vjetra.O Zot,qofsh i kenaqur te permbysesh perpjekjet e tyre te padrejta dhe te rrezosh poshte çdo gur qe ato ngrene.Duhet te jete nje detyre e pergjegjshme per ne per t’u pastruar teresisht prej çdo gabimi qe mund te kete nje prirje per te ushqyer frymen e Papizmit dhe kur kemi pastruar mire ne shtepine tone duhet te kerkojme ne çdo menyre ti kundervihemi perhapjes se saj shume te shpejte ne kishe dhe ne bote.Kjo gje e fundit mund te behet ne fshehtesi me ane te lutjes te zjarrte dhe ne publik me ane te deshmise se vendosur.Duhet qe te paralajmerojme me guxim te matur ato qe jane te prirur drejt gabimeve te Romes ;duhet t’i mesojme te rinjve te verteten e ungjillit dhe ti tregojme veprat e zeza te Papizmit ne koherat e vjetra.Duhet te ndihmojme ne perhapjen e drites me plotesisht mes vendit,sepse prifterinjte ashtu si bufi,e urrejne driten e dites.A po bejme gjithçka qe mundemi per Jezusin dhe ungjillin ?Nese jo,lenia pas dore e jona i perfiton priterise romane.Cfare po bejme per te perhapur Biblen qe eshte helm per Papen ?A po perhapim shkrime ungjillore te shendosha te mira ?Luteri nje here tha, « Djalli i urren pendet e pates. » dhe pa dyshim ai pati arsye te mira,sepse shkrimtaret e afte,me ane te bekimit te Frymes se Shenjte i kane bere shume dem mbreterise se tij.Nese mijerat qe do lexojne keto pak fjale kete mbremje do bejne gjithçka qe mundin per te ndaluar rindertimin e ketij Jeriko te mallekuar,lavdia e Zotit do te perhapet me shpejtesi mes bijve te njerezve.Lexues,çfare mund te besh ?Cfare do besh ?

Publié dans Maj

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article