24 gusht

Publié le par alban

24 gusht-mengjes  {Lexim i perditshem :#Jeremia 34 :1-36 :32} {Studim i shpejte :#Jeremia 40 :1-45 :5}

 

« Kush do te hape te çaren do te ngjitet para tyre. » {#Mikea 2 :13}

 

Perderisa Jezusi ka kaluar para nesh,gjerat nuk mbeten ashtu si do te kishin mbetur nese Ai nuk do kishte kaluar nga ajo udhe.Ai ka mposhtur çdo armik qe pengonte udhen.Gezohu tani ti luftetar me zemer te leshuar.Jo vetem qe Krishti eci ne ate rruge,po me teper Ai ka vrare armiqte e tu.A i ke tmerr mekatet ?Ai i ka gozhduar ne kryq.A e ndruan vdekjen ?Ai ka qene vdekja e Vdekjes.A e ke frike ferrin ?Ai e ka zene kalimin e hyrjes se secilit prej femijeve te tij ;ato nuk do te shohin kurre humneren e shkaterrimit.Cfaredo armiqsh te jene para te Krishtereve,ato jane te gjithe te mposhtur.Ato jane luane,por dhembet e tyre jane te thyer ;ato jane gjarperinj,por dhembet helmues te tyre jane shkulur ;ato jane lumenj,por ato jane me ura dhe te ceket ;ka flake,por ne veshim rroben e pakrahasueshme qe na ben te pacenueshem nga zjarri.Shpata qe eshte farketuar kundra nesh eshte tashme e shytur ;instrumentet e luftes qe armiku po pergatit kane humbur tashme majucken e tyre.Zoti ka larguar ne personin e Krishtit te gjithe fuqine qe ndonje gje mund te kete per te na demtuar.Keshtu pra,ushtria mund te marshoje e sigurte perpara,dhe ju mund te vazhdoni me gezim shtegetimin tuaj,sepse te gjithe armiqte tuaj jane mposhtur me perpara.Cfare duhet te beni perveçse te ecni perpara per te marre gjahun ?Ato jane te mundur,ato jane te mposhtur ;gjithe ate qe ke per te bere eshte te ndash plaçken.Eshte e vertete se ti shpesh do te hysh ne beteje ;por dyluftimi jot do te jete kunder nje armiku te mposhtur.Koka e tij eshte e derrmuar ;ai mund te perpiqet te te demtoje,por forca e tij nuk do te jete e mjaftueshme per qellimin e tij keqdashes.Fitorja jote do te jete e lehte,dhe thesari jot do te jete pertej çdo llogaritje.

 

Shpall me ze te larte famen e Shpetimtarit ;

Qe mban emrin e mrekullueshem Fitimtar;

I embel emer;i shkon mire atij;

Qe therrmon token,mekatin,vdekjen dhe ferrin.

 

 

24 gusht-mbremje

 

« Ne rast se nje zjarr perhapet dhe shtrihet deri te ferrat keshtu qe digjet gruri ne duaj ose gruri ne kembe ose ara,ai qe ka ndezur zjarrin do ta laje demin. »

 

Por çfare larje demi mund te beje ai qe hedh jashte pishtarin e gabimit,ose qymyrin e shthurjes,dhe i ve shpirtrave te njeriut zjarrin e ferrit ?Faji eshte pertej çdo vleresimi dhe rezultati eshte i pandreqshem.Nese nje fyes i tille te mund te falej çfare dhembje do ti shkaktonte atij po te hidhte syte mbrapa,perderisa ai nuk mund te çbeje te ligen qe ka kryer !Nje shembull i semure mund te ndeze nje zjarr qe vitet e karakterit te ndrequr nuk mund ta fikin.Te djegesh ushqimin e njeriut eshte mjaft keq,por sa me keq akoma te shkaterrosh shpirtin !Mund te jete e dobishme per ne te mendojme se deri ku kemi qene me faj ne te kaluaren,dhe te hetojme nese,edhe ne te tashmen,mund te kete ligesi ne ne qe ka nje prirje ti sjelli dem shpirtrave te te afermeve tane,shokeve tane,dhe fqinjeve tane.

 

Zjarri i zenkes eshte nje e lige e tmerrshme kur shperthen ne nje Kishe te Krishtere.Kur te tjetersuarit ishin shumezuar dhe Zoti ishte lavderuar xhelozia dhe lakmia kryejne vepren e djallit me shume efektshmeri.Atje ku gruri i arte ishte magazinuar per te shperblyer punen e Boazit te madh,zjarri i armikut vjen brenda dhe nuk le gje tjeter perveçse tym dhe nje grumbull te zi.Mjere ato prej te ciles shkandulli vjen.Mos ardhshin kurre mes nesh,sepse edhe pse ne nuk mund te lajme demin,me siguri do te jemi vuajtesit kryesore nese jemi shkelesit kryesore.Ato qe ushqejne zjarrin meritojne çensure te prere,por ai qe i pari e ndez eshte per tu fajesuar me teper.Zenka zakonisht lind mbi gjemba ;ushqehet midis hipokriteve dhe pretenduesve te ulet ne Kishe,dhe me pas shkon midis te drejteve,e fryre prej ererave te ferrit,dhe asnje nuk e di ku mund te mbaroje.O ti Zot dhe dhenesi i paqes,na bej paqesor,dhe mos na lejo kurre te ndihmojme njeriun e zenkes,ose edhe paqellim te shkaktojme ndarjen me te vogel midis popullit.

 

Publié dans Gusht

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article