25 gusht

Publié le par alban

25 gusht-mengjes  {Lexim i perditshem :#Jeremia 37 :1-40 :16}  {Studim i shpejte :#Jeremia 46 :1-49 :39}

 

« Fryti i tij ishte i embel ne gojen time. » {#Kantiku i kantikeve 2:3}

 

Ne Shkrimin,flitet per besimin si nen emblemen e te gjitha ndjesave.Eshte shikimi:”Shikoni te mua dhe do te shpetoni.”Eshte degjimi:”Degjo,dhe shpirti jot do te jetoje.”Besimi eshte nuhatja;”Tere rrobat e tua mbajne ere mirre,aloe dhe kasie”;”Emri yt eshte nje vaj i parfumuar i derdhur.”Besimi eshte prekje shpirterore.Me ane te ketij besimi gruaja erdhi mbrapa dhe preku buzen e rrobes se Krishtit;dhe me ane kesaj ne prekim me dore gjerat e fjales se mire se jetes.Besimi eshte gjithashtu shija e frymes.”Sa te embla jane fjalet tua ne gojen time!po me te embla se mjalti ne gojen time.”Nese nje njeri nuk han mishin tim;”thote Krishti;”dhe pin gjakun tim,nuk ka jete  ne te.”

 

Kjo “shije” eshte besimi ne nje prej veprimeve  te tij me te larta.Nje prej shfaqjeve te para te besimit eshte degjimi.Ne degjojme zerin e Zotit,jo vetem me veshin e jashtem vetem;por me veshin e brendshem;ne e degjojme ate si Fjalen e Zotit,dhe e besojme te jete e tille;kjo eshte “degjimi” i besimit.Pastaj mendja jone shikon te verteten ashtu si na paraqitet;domethene,ne e kuptojme ate,ne dallojme domethenien e saj;kjo eshte “shikimi” i besimit.Me pas ne zbulojme çmueshmerine e tij;ne fillojme ta admirojme;dhe te zbulojme sa eremire qe eshte;kjo eshte besimi ne “nuhatje”.Me pas ne pervetsojme hiret qe jane te pergatitura per ne ne Krishtin;kjo eshte besimi ne “prekjen” e tij..Pastaj vijne gezimet,paqja,kenaqesia,shoqerimi;qe jane besimi ne “shijen” e tij.Secili prej ketyre veprimeve te besimit eshte shpetimtar.Te degjosh zerin e Krishtit si zerin e vertete te Zotit ne shpirt do te na shpetoje ne;por ajo qe jep gezim te vertete eshte aspekti i besimit sipas se cilit Krishti,me shije te shenjte,strehohet ne ne,dhe behet, me kuptimin e brendshem dhe shpirteror te embelsise dhe çmueshmerise se tij,ushqimi i shpirtit tone.Eshte atehere kur ne “ulemi nen hijen e tij me kenaqesi te madhe,”dhe fryti i tij na duket i embel.

 

 

25 gusht-mbremje

 

« Nese ti  beson me gjithe zemer mund ta besh. » {#Veprat 8 :37}

 

Keto fjale mund ti pergjigjen skrupujve te tua,lexues i devotshem,ne lidhje me ritet.Ndoshta ti po thuan, « duhet ta ndruaj pagezimin ;eshte nje gje kaq solemne te shpallesh veten te vdekur me Krishtin dhe te varrosur me te.Nuk duhet te ndjehem i lire te vij ne tryezen e Zotit ;prej frikes se mos haj dhe pij mallekimin tim,duke mos dalluar trupin e Zotit. »Ah,dritherues i shkrete,Jezusi te ka dhene lirine,mos ki frike.Nese nje i huaj te vinte ne shtepine tende,ai do te qendronte te dera ;ose do priste ne holl ;ai as qe nuk do ta kishte ne mend te futet vjedhurazi ne dhomen e ndenjes---ai nuk eshte ne shtepi :por femija jot ndihet shume i lire ne shtepi ;po keshtu eshte me femijen e Zotit.Nje i huaj nuk mund te futet me dhune atje ku nje femije mund te guxonte.Kur Fryma e Shenjte te ka dhene te ndjesh frymen e adoptimit,ti mund te vish tek ritet e Krishtera pa frike.E njejta rregull vlen per privilegjet e brendshme te Krishterit.Ti mendon,kerkues i gjore,se nuk te lejohet te gezohesh me nje gezim te pashprehshem dhe nje lavdi te plote ;nese ti lejohesh te shkosh brenda deres se Krishtit,ose te ulesh ne cepin e tryezes,do te ishe i shume i kenaqur.Ah !por ti nuk do te kesh me pak privilegje se me te medhenjte.Zoti nuk ben dallim ne dashurine e tij per femijet e tij.Nje femije eshte nje femije per te ;ai nuk do ta beje nje sherbyes te marre me qira ;por ai do te festoje me viçin e dhjamur dhe do te kete muzike dhe vallezime po aq sa sikur ai te mos kishte dale nga udha.Kur Jezusi vjen ne zemer,ai nxjerr nje liçense te pergjithshme per te qene i gezuar ne Zotin.Asnje zinxhir nuk mbahet ne oborrin e Mbretit Jezus.Pranimi jone ne privilegje te plota mund te jete i shkallezuar,por eshte i sigurte.Ndoshta lexuesi jone po thote ; « sa do doja te gezoja premtimet e tij,dhe te eci ne liri ne urdherimet e Zotit tim. » « Nese beson me gjithe zemren tende,ti mundesh. »Zgjidh zinxhiret e qafes tende,o vajze e zene rob,sepse Jezusi te ben te lire.

 

Publié dans Gusht

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article