22 tetor

Publié le par alban

22 tetor-mengjes {Lexim i perditshem :#Lluka 4:1-5:39}  {Studim i shpejte:#Lluka 12:1-13:35}

 

“Do ti dua shume.” {#Osea 14:4}

 

Kjo fjali eshte nje trup hyjnie ne miniature.Ai qe e kupton domethenien e saj eshte nje teolog dhe ai qe qe mund te zhytet ne plotesine e saj eshte nje mjeshter i vertete ne Izrael.Eshte nje permbledhje e mesazhit te lavdishem te shpetimit qe na u dha ne Krishtin Jezus,Shpenguesin tone.Kuptimi rrotullohet perreth fjales “falas”.Kjo eshte udha e lavdishme,e pershtatshme,hyjnore prej se ciles dashuria shperthen prej qiellit ne toke,nje dashuri spontane qe derdhet poshte per ato qe as nuk e meritojne as nuk e blene as nuk e kerkuan ate.Eshte me te vertete udha e vetme ne te cilen Zoti mund te doje ashtu si ne jemi.Teksti eshte nje goditje vdekjeprurese per çdo lloj vepre:”do ti dua falas.”Tani,nese te kishte ndonje veper te nevojshme ne ne,atehere Ai nuk do te na donte falas,se paku kjo do te ishte nje perzierje e bujarise.Por thuhet,”do te te dua falas.”Ne ankohemi,”Zot,zemra ime eshte kaq e ngurte.””Do te dua falas.””Por nuk ndjej nevojen per Krishtin ashtu si do doja.””Nuk do te dua sepse nuk e ndjen nevojen tende;do te dua falas.””Por nuk e ndjej ate zbutje fryme qe do mund te deshiroja.”Kujto,zbutja e frymes nuk eshte nje kusht,sepse ka kushte te tjera;beselidhja e hirit nuk ka kushte cilado qofshin;keshtu qe ne pa ndonje veper te mund te guxojme per premtimet e Zotit qe na u bene ne Krishtin Jezus,kur Ai tha,”Ai qe beson ne mua nuk eshte i denuar.”Eshte gje e bekuar te njohesh se hiri i Zotit eshte falas per ne ne te gjitha koherat,pa pergatitje,pa veper,pa para,dhe pa çmim!”Do ti dua ata falas.”Keto fjale ftojne jobesniket per tu rikthyer;me te vertete,teksti ishte shkruar veçanerisht per to—“Do sheroj shthurjen e tyre;do ti dua shume.”Tradhetar!me siguri qe zemergjeresia e premtimit do thyeje menjehere zemren tende,dhe ti do te kthehesh,dhe do te kerkosh fytyren e fyer te Atit.

 

22 tetor-mbremje

 

“E merr prej Meje dhe do tju tregoje juve.”  {#Gjoni 16:15}

 

Ka periudha kur te gjitha premtimet dhe doktrinat e Bibles nuk vlejne,ne qofte se nje dore e hirshme nuk i zbaton ne ne.Ne jemi te etur,por shume te dobet per tu zvarritur deri te perroi.Kur nje ushtar plagoset ne beteje vlen pak  te dish se ato ne spital mund te lidhin plaget e tij;dhe se mjekimet do te lehtesojne te gjitha plaget prej te cilave vuan tani:çfare ka nevoje eshte per tu shpjere atje,dhe ti jipet mjekimi.Po ashtu me shpirtrat tane,dhe per te permbushur kete nevoje,eshte Fryma e se vertetes qe merr  nga gjerat e Jezusit dhe i zbaton ne ne.Mos mendo se Krishti ka vendosur gezimet e tij ne sirtare qiellore qe te mund te ngjitemi per to vete,por Ai terheq afer dhe perhap paqen e tij ne zemrat tona.O I Krishtere,nese sonte po punon nen pikellime te thella,Ati yt nuk te jep premtime dhe te le ti terheqesh ato jashte prej Fjales si kova prej nje pusi,por premtimet qe Ai ka shkruar ne Fjalen do ti shkruaje perseri ne zemren tende.Ai do te shfaqe dashurine tende per ty,dhe me ane te Frymes se Tij te bekuar,shpernda tutje shqetesimet dhe trazirat e tua.Le te te behet e njohur o i pikelluar,se eshte detyra e Zotit te fshije çdo lot prej syrit te popullit te tij.Samaritani i mire nuk tha,”Ketu eshte vera dhe ketu eshte vaji per ty.”ai derdhi me te vertete vajin dhe veren.Keshtu qe Jezusi jo vetem qe te jep veren e embel te premtimit,por mban kupen e arte ne buzet e tua,dhe derdh gjakun e jetes ne gojen tende.I varfri,i semuri,shtegetari i lodhur nuk forcohet thjesht per te ecur,por Ai mbahet mbi krahe shqiponje.Ungjill i lavdishem!qe jep gjithçka per te pandihmin,qe na terheq afer kur ne nuk mund ta arrijme dot—na sjell hir perpara se te kerkojme hirin!Ketu ka po aq shume lavdi ne te dhenen se sa ne dhuraten.Te lumtur ato qe kane Frymen e Shenjte per ti sjelle Jezusin.

 

Publié dans Tetor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article