23 tetor

Publié le par alban

23 tetor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Lluka 6 :1-7 :50} {Studim i shpejte:#Lluka 14:1-16:31}

 

“A doni dhe ju te largoheni?” {Gjoni 6 :67}

 

Shume kane braktisur Krishtin,dhe nuk kane ecur me me te ;por çfare arsye keni Ju qe te ndryshoni ?A ka pasur ndonje arsye per kete ne te kaluaren ?A nuk e ka provuar veten Jezusi te mjaftueshem ?Ai ju ben thirrje kete mengjes—« A kam qene nje shkretetire per ju ? »Kur shpirti juaj ka besuar thjesht Jezusin,a jeni turperuar valle ?A nuk keni gjetur deri tani Zotin tuja te jete nje shok zemergjere dhe i meshirshem per ju,dhe a nuk ju ka dhene besimi i thjeshte ne Te te gjithe paqen qe fryma juaj do mund te deshironte ?A mund te enderronit kaq per nje shok me te mire se sa Ai ka qene per ju ?Atehere mos ndrysho te vjetrin dhe te provuarin per te rene dhe te rremen.Persa i perket te tashmes,a mund tju shtrengoje ju qe te largoheni prej Krishtit ?Kur jemi turbulluar shume prej kesaj bote,ose me sprovat e rrepta brenda Kishes,ne na duket gjeja me e bekuar te mbeshtetim koken tone mbi kraharorin e Shpetimtarit tone.Ky eshte gezimi qe kemi sot se ne jemi te shpetuar ne Te ;dhe nese ky gezim eshte i kenaqshem,pse valle do mendonim per te ndryshuar ?Kush shkemben valle arin per ndryshkun ?Ne nuk do te heqim dore prej diellit derisa te gjejme nje drite me te mire,as nuk do te braktisim Zotin tone derisa nje i dashur me i shkelqyeshem te mund te shfaqet ;dhe perderisa kjo gje nuk mund te ndodhi,ne do ta mberthejme Ate me nje kapje te pavdekshme,dhe do te lidhim emrin e tij si nje vule ne krahun tone.Persa i perket te ardhmes,a mund te sugjeroni ndonje gje qe mund te ndodhe qe do te bente te nevojshme per ju te rebeloheshit,ose te braktisnit flamurin e vjeter per te sherbyer nen urdhrat e nje kapiteni tjeter ?Ne nuk mendojme keshtu.Nese jeta do ishte e gjate—Ai nuk ndryshon.Nese ne jemi te varfer,ku ka me mire se sa te kesh Krishtin qe mund te na beje te pasur ?Kur ne jemi te semure,çfare do donim me shume se sa Jezusin te na qendronte afer shtratit ne semundjen tone ?Kur ne do vdesim,a nuk eshte valle e shkruar se « as vdekja,as jeta,as gjerat e tanishme,as gjerat e ardhshme,nuk do te na ndajne dot prej dashurise se Perendise,qe eshte ne Krishtin Jezus,Zotin tone ! »Ne themi me Pjetrin, « Zot,te kush te shkojme ? »

 

 

23 tetor-mbremje

 

« Pse po flini ?çohuni dhe lutuni qe te mos hyni ne tundim. »  {#Lluka 22 :46}

 

Kur eshte I Krishteri me i afte per te dremitur ?A nuk eshte valle kur rrethanat e tij kohore jane te begatshme?A nuk ju eshte dukur keshtu?Atehere kur ju kishit trazira te perditshme per te shpjere ne fronin e hirit,a nuk ishit valle me te zgjuar se sa jeni tani?Shtigje te lehte bejne shtegatare te pergjumur.Nje tjeter periudhe e rrezikshme vjen kur çdo gje shkon kendshem ne çeshtjet shpirterore.I Krishteri nuk shkoi te flinte kur luanet ishin ne mes udhes,ose kur po kalonte permes lumit,ose kur po luftonte me Apollonin,por kur ai pati ngjitur gjysmen e Kodres se Veshtiresise,dhe mberriti ne nje pyll lisi te kendshm,u ul,dhe ra ne gjume,me çmim pikellimin e tij te madh e humbjen e tij.Toka e magjepsur eshte nje vend flladesh te lehte e ngarkuar me erera te kendshme dhe ndikimesh te buta,te gjitha duke prirur per te vene ne gjume shtegetaret.Kujtoni pershkrimin e Bunianit : « Me pas ato mberriten ne nje pyll lisi,te ngrohte,dhe qe premtonte shume riperteritje per shtegetaret e lodhur ;sepse ishte i punuar mire lart,i zbukuruar me blerim,dhe i pajisur me stola.Kishte gjithashtu ne te nje kanapé te bute,kur te lodhurit te mund te mbeshteteshin. » « Pylli u quajt Shoku i Pertacit,dhe ishte bere me qellim per te joshur,nese ishte e mundur,disa nga shtegtaret per te pushuar kur te ishin te lodhur. »Mos kini dyshim,eshte ne vendet e lehta qe njerezit mbyllin syte dhe bredhin ne token enderrimtare te harreses.Erskini i vjeter vuri re me urtesi, « Pelqej me teper nje djall ulerites se sa nje djall te pergjumur. »Nuk ka tundim aq te rrezikshem sa te mos jesh i tunduar.Shpirti i trishtuar nuk flen ;eshte mbasi hyjme ne mirebesim te paqshem dhe plot me siguri qe ne jemi ne rrezik per tu pergjumur.Dishepujt rane ne gjume mbasi pane Jezusin te shperfytyruar mbi majen e malit.Ki kujdes,I Krishtere i gezueshem,gjendja e mire eshte fqinje e tundimit :ji aq i lumtur sa do,po veç ji i kujdesshem.

Publié dans Tetor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article