29 tetor

Publié le par alban

29 tetor-mbremje  {Lexim i perditshem :#Lluka 19 :1-20 :47}  {Studim i shpejte:#Gjoni 3:1-5:47}

 

“Prandaj lutuni keshtu:”Ati yne qe je ne qiej,u shenjterofte emri Yt”.  {#Mateu 6 :9}

 

Kjo lutje fillon atje ku te gjitha lutjet e verteta fillojne,me frymen e adoptimit, « Ati yne. »Nuk ka lutje te pranueshme derisa ne te mund te themi, « do te ngrihem,dhe do te shkoj te Ati im. »Femija shpejt dallon madherine e Atit « ne qiell , »dhe ngrihet ne adhurim te perkushtuar, « U shenjterofte emri Yt. »Peshperitja e femijes, « Aba,At, » rritet ne nje thirrje kerubini, « I shenjte,i shenjte,i shenjte. »Nuk ka veçse nje hap prej adhurimit te ekzaltuar ne frymen e shndritshme misionare,qe eshte nje rezultat i sigurte i dashurise birnore dhe adhurimi nderues—« Ardhte mbreteria jote,u befte vullneti Yt mbi toke ashtu siç eshte edhe ne qiej. »Me pas vjen shprehja zemerndjehur e varesise prej Zotit—« Na jep sot buken e perditshme. »Duke qene me tej i ndriçuar prej Frymes,ai zbulon se nuk eshte vetem i varur,por mekatar,prandaj ai pergjerohet per meshire, « Na i fal fajet tona ashtu siç iu falim te tjereve. »dhe duke qene te falur,duke pasur drejtesine e Krishtit te  ngarkuar,dhe duke e ditur pranimin e tij ne Zotin,ai pergjerohet perulesisht per nje kembngulje te shenjte, « mos na shtjer ne ngasje. »Njeriu qe eshte i falur me te vertete,eshte i ankthshem per te mos fyer perseri ;zoterimi i drejtesise udheheq tek nje deshire e ankthshme per shenjterim. « Na i fal borxhet tona, »kjo eshte justifikimi ; « Mos na shtjer ne ngasje,por na çliro nga i ligu, »kjo eshte shenjterimi ne format e tij negative dhe pozitive.Si rezultati i te gjithe ketyre,vjen me pas nje lavderim triumfues, « E jotja eshte mbreteria,fuqia,dhe lavdia,perjete e perjete,Amen. »Ne gezohemi se Mbreti yne mbreteron ne provani dhe do te mbreteroje ne hir,deri ne fund te tokes dhe nuk do kete fund per perandorine e tij.Keshtu ky model lutjeje e shkurter udheheq shpirtin,prej nje ndijim adoptimi ne nje shoqerim me Zotin tone mbreterues.

 

 

29 tetor-mbremje

 

« Megjithese e shihnin,nuk ishin ne gjendje ta njihnin. » {#Lluka 24 :16}

 

Dishepujt duhet te kishin njohur Jezusin,ato paten degjuar kaq shpesh zerin e Tij,dhe paten veshtruar kaq here fytyren e tij te shfytyruar,sa eshte e mrekullueshme qe nuk e zbuluan Ate.Prapeseprape a nuk eshte po ashtu edhe  me ju ?Ju nuk e keni pare Jezusin se fundmi.Ju keni qene ne tryezen e Tij,dhe nuk e keni takuar atje.Ju jeni ne nje trazire te erret sonte,dhe edhe pse Ai thote hapur, « Jam Une,mos kini frike, »prapeseprape ju nuk e dalloni Ate.Sa keq !syte tane jane te zene.Ne e njohim zerin e Tij ;ne kemi pare fytyren e Tij ;ne kemi mbeshtetur koken tone ne kraharorin e Tij,dhe prapeseprape,edhe pse Krishti eshte shume afer nesh,ne themi « o sikur te dija ku mund ta gjeja ! »Ne duhet ta njohim Krishtin,sepse kemi Shkrimet qe reflektojne imazhin e Tij,dhe prapeseprape sa e mundshme qe eshte per ne te hapim ate liber te çmuar dhe te mos kemi as dhe nje shikim te Shumetedashurit !Femi i shtrenjte i Zotit,a je ne ate gjendje ?Jezusi afrohet midis zambakeve te fjales,dhe ti ecen midis atyre zambakeve,dhe prapeseprape nuk e sheh.Ai e ka zakon te ece permes lirishteve te Shkrimit,dhe te kete shoqerim me popullin e Tij,po ashtu si Ati beri me Adamin ne freskine e dites,dhe prapeseprape ti je ne kopshtin e Shkrimit,por nuk mund ta shikosh Ate,edhe pse Ai eshte perhera atje.Dhe pse ne nuk e shikojme Ate ?Ne rastin tone,ashtu si ne ate te dishepujve,kjo gje duhet ti ngarkohet mosbesimit.Me siguri ato nuk prisnin te shikonin Jezusin dhe prandaj ato nuk e njohen.Ne nje shkalle te madhe ne gjerat shpirterore ne marrim ate qe presim prej Zotit.Vetem besimi mund te na sjelle te shikojme Jezusin.Le te jete lutja juaj, « Zot,hap syte e mi,qe te mund te shikoj Shpetimtarin tim  te pranishem me mua. »Eshte nje gje e bekuar te deshirosh te shikosh Ate ;por o !eshte shume me mire te veshtrosh Ate.Per ato qe e kerkojne Ate Ai eshte i mire ;por per ato qe e gjejne,pertej çdo shprehie Ai eshte i shtrenjte !

Publié dans Tetor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article