27 qershor

Publié le par alban

 

27 qershor-mengjes {Lexim i perditshem :#Psalmi 10 :1-17 :15} {Studim i shpejte:#Psalmi 19:1-24:10}

 

“Vetem,mos shkoni shume larg.” {#Eksodi 8:28}

 

Kjo eshte nje fjale dinake prej buzes se nje Faraoni kryetiran.Izraelitet e skllaveruar me doemos duhet te dalin jashte prej Egjiptit,atehere ai do te merret me vesh me to qe te mos jene shume larg;jo shume larg per t’i shpetuar terrorit te armeve te tij dhe ndjekjes se spiuneve te tij.Ne te njejten menyre,bota nuk e do jokonformizmin e jokonformizmit,ose perçarjen e mosmarreveshjes;do donte qe te ishim më dashamires dhe mos te silleshim me shume rreptesi.Vdekja ndaj botes dhe varrosja me Krishtin jane perjetime qe mendjet misherore i trajtojne me perqeshje dhe prandaj urdheresa qe i vendos ato eshte universalisht e lene pas dore dhe madje edhe denohet.Urtesia mondane rekomandon udhen e kompromisit dhe flet per “maturi.”Sipas kesaj vije veprimi misherore,pastertia pranohet se qeni shume e deshirueshme por ne paralajmerohemi kundra se qenit shume te perpikte;e verteta patjeter qe duhet ndjekur por gabimi nuk ka pse te denoncohet me rreptesi. “Po,” thote bota, “jini shpirterore me gjithe forcat tuaja por mos i mohoni vetes pak shoqeri gazmore,ndonje ballo here pas here,dhe ndonje vizite me rastin e Krishtlindjes ne nje teater.C’te mire ka valle te perbuzesh nje gje qe eshte kaq e modes dhe qe behet prej secilit?”Turma besimshpallesish ndjekin kete keshille tinezare,per vete rrenimin e tyre te perjetshem.Nese do donim te ndiqnim teresisht Zotin duhet te shkojme menjehere ne shkretetiren e ndarjes dhe te leme mbrapa nesh Egjiptin e botes misherore.Duhet te leme theniet e saj,kenaqesite e saj dhe fene e saj dhe te shkojme tutje ne vendin ku Zoti therret te shenjtet e Tij.Kur qyteti eshte ne zjarr,shtepia jone nuk mund te jete shume larg prej flakeve.Kur murtaja ka plasur,nje njeri nuk mund te jete larg hijeve te saj.Aq me larg prej nje neperke aq me mire dhe aq me larg prej pershtatshmerise me boten aq me mire.Per te gjithe besimtaret e vertete le te bjere thirrja e trumpetes, “Dilni nga gjiri i tyre dhe veçoheni.”

 

 

27 qershor-mbremje

 

“Secili te mbetet ne ate gjendje ne te cilen ishte kur e thirri Perendia.” {#1 Korintasve 7 :20}

 

Disa njerez marrezisht mendojne se e vetmja menyre ne te cilen ato mund te jetojne per Zotin eshte duke u bere pastore,misionare ose gra te Bibles.Sa keq !Sa shume qe do perjashtoheshin prej mundesise te se madheruarit Shume Te Lartin nese do ndodhte keshtu.I dashur,nuk eshte detyra,eshte kembngulja ;nuk eshte posti,eshte hiri ai qe do te te mundesoje te lavderosh Zotin.Zoti me siguri qe lavderohet ne punishten e kepucendreqesit ku punetori i zellshem teksa perdor fendyellin,kendon per dashurine e Shpetimtarit,po,lavderohet shume me teper se ne shume zoterime fetare ku fetaria zyrtare kryen detyrat e saj te vogla.Emri i Jezusit eshte i lavderuar prej nje karrocieri te pashkolle qe nget kalin e tij dhe bekon Zotin e tij ose qe i flet shokeve te tij anesh rruges,po aq sa prej fetarit popullor i cili pergjate gjithe vendit,ashtu si Boanergesi,eshte duke bere qe ungjilli te oshtije.Zoti eshte i lavderuar prej sherbimit tone ne vete thirrjet tona.Ki kujdes,lexues i dashur,se mos braktisesh udhen e detyres duke lene vendin tend dhe ki kujdes se mos çnderosh besimshpalljen tende ndersa je ne te.Jepini pak rendesi vetes suaj por mos i jepni pak rendesi thirrjeve tuaja.Cdo pune e ligjshme mund te shenjterohet prej ungjillit per qellimet me fisnike.Kthehu te Bibla dhe do gjesh format me te uleta te punes te lidhura ose me veprat me te guximshme te besimit ose me njerezit jetet e te cileve kane qene te shquara per shenjteri.Keshtu qe mos jini te pakenaqur me thirrjen tuaj.Cfaredo qe Zoti t’ju kete dhene si detyre ose si pune,qendroni ne te derisa te jeni te sigurte se Ai ju therret per ndonje gje tjeter.Kujdesuni qe te lavderoni Zotin me gjithe fuqine qe keni atje ku jeni.Mbusheni fushen tuaj te veprimit te tanishme me lavderimin e Tij dhe nese ka nevoje per ju ne nje tjeter vend do t’jua tregoje.Kete mbremje,lini menjane ambicjen e bezdisshme dhe perqafoni kenaqjen e paqshme.

Publié dans Qershor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article