29 qershor

Publié le par alban

 

29 qershor-mengjes {#Lexim i perditshem :#Psalmi 23 :1-30 :12} {Studim i shpejte :#Psalmi 31 :1-35 :28}

 

“Perendia do te sjelle me Te ata qe kane rene ne gjume ne  Jezusin.” {#1 Selanikasve 4 :14}

 

Le te mos na e marre mendja se shpirti flen i pandjeshem. « Sot do te jesh me Mua ne parajse, » eshte peshperima e Krishtit ndaj çdo te shenjti shpirtdhenes.Ato « kane rene ne gjume ne Jezusin,por shpirtrat e tyre jane perpara fronit te Zotit,duke e lavderuar Ate dite dhe nate ne tempullin e Tij,duke i kenduar aleluja Atij qe i ka lare ato ne gjakun e Tij prej mekateve te tyre.Trupi flen ne shtratin e tij te vetmuar tokesor,poshte mbuleses se barit.Por çfare eshte ky gjume valle ?Idea e lidhur me gjumin eshte « prehja »,dhe ky eshte mendimi qe Fryma e Zotit do te na percjelle.Gjumi e ben çdo nate nje Shabat per diten.Gjumi mbyll fort deren e shpirtit dhe i urdheron te gjithe furacaket te pushojne per pak kohe,me qellim qe jeta perbrenda te hyje ne kopshtin e saj veror te prehjes.Besimtari i derrmuar nga puna flen qetesisht,ashtu si femija e lodhur kur dremit ne gjirin e nenes.O !Lum ata qe vdesin ne Zotin ;ata do te pushojne nga mundimi i tyre,sepse veprat e tyre do t’u shkojne pas. Shlodhja e tyre e qete nuk do nderpritet kurre derisa Zoti te ngrihet per t’i dhene atyre shperblimin e tyre te plote.Te ruajtur prej engjejsh rojtare,te ndare me perde prej misteresh te perjetshme,trashegimtaret e lavdise,vazhdojne te flene,derisa permbushja e kohes t’i sjelle plotesine e shëlbimit.Cfare zgjimi qe do jete zgjimi i tyre !Ato u vune ne vendin e tyre te fundit prehes,te lodhur dhe te kapitur,por ato nuk do te zgjohen te tille.Ato shkuan ne prehjen e tyre me ballin e hulluar dhe tiparet e pakesuara,por ato zgjohen ne bukuri dhe lavdi.Fara e  rregjuar kaq e zhveshur prej formes dhe hijeshise,ngrihet prej pluhurit nje lule e bukur.Dimri i varrit i le vendin pranveres se shëlbimit dhe veres se lavdise.E bekuar eshte vdekja perderisa,me ane te pushtetit hyjnor,na zhvesh prej rrobes se punes per ta na veshur me rroben e marteses se paprishjes.Te bekuar jane ata qe « kane rene ne gjume ne Jezusin. »

 

 

29 qershor-mbremje

 

« Por kur kreret e Babilonise i derguan lajmetare per t’u informuar per mrekulline qe kishte ndodhur ne vend,Perendia e braktisi per ta vene ne prove e per te njohur gjithçka qe ishte ne zemren e tij. » {#2 Kronika 31 :32}

 

Ezekia po i dukej vetja i madh dhe po krenohej kaq shume prej favorit te Zotit sa vete-drejtesia u pervodh brenda tij dhe per shkak te sigurise se tij misherore,hiri i Zotit,u terhoq per nje kohe ne veprimet e tij me aktive.Kjo eshte e mjaftueshme per te shpjeguar çmendurine e tij me Babilonasit ;sepse nese hiri i Zotit do linte Te Krishterin me te mire,ka mjaft mekat ne zemren e tij per ta bere me te keqin e shkelesve.Nese i jeni lene vetes tuaj,ju qe jeni me te ngrohtet per Krishtit do ftoheshit si Laodicea ne nje plogeshti te semure :ju qe jeni te shendoshe ne besim do ishit te bardhe me leprozen e doktrines se rreme ;ju qe tani ecni perpara Zotit ne persosmeri dhe ndershmeri do ju merreshin kembet sa andej kendej dhe do ecnit çapraz me dehjen e pasionit te lig.Ashtu si hena,ne e kemi te huazuar driten tone ;te shkelqyeshem ashtu siç jemi kur hiri shkelqen mbi ne,jemi erresira vete kur Dielli i Drejtesise terhiqet.Prandaj le t’i therrasim Zotit qe te mos na lere kurre. « Zot,mos e merr prej nesh Frymen e Shenjte !Mos e terhiq prej nesh hirin tend perbanues!A nuk ke thene, “Une,Zoti,e ruaj,e vadis çdo çast,e ruaj naten e diten me qellim qe askush te mos e demtoje.”Zot,na ruaj kudo.Na ruaj kur jemi ne fushe,qe te mos murmurisim ndaj dores tende perulese ;na ruaj kur jemi ne mal,qe te mos behemi te shashtisur prej ngritjes lart ;na ruaj ne rini,kur pasionet tona jane te forta ;na ruaj ne moshen e vjeter kur behemi mendjemedhenj prej urtesise tone,qe te mos ta tregojme veten me te pamende se i riu dhe mendjelehti ;na ruaj kur jemi duke vdekur me frike se mos ne çastin e fundit te te mohojme !Na ruaj kur jetojme,na ruaj kur japim shpirt,na ruaj kur punojme,na ruaj kur vuajme,na ruaj kur luftojme,na ruaj kur prehemi,na ruaj kudo sepse kudo kemi nevoje per Ty,O Perendia yne ! »

 

Publié dans Qershor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article