17 nentor

Publié le par alban

17 nentor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Veprat 23 :1-25 :27}  {Studim i shpejte :#Romakeve 1 :1-3 :31}

 

“Atij i qofte lavdia perjete.Amen.”    {#Romakeve 11:36}

 

“Atij i qofte lavdia perjete.”Kjo duhet te jete deshira e vetme e Te Krishterit.Te gjitha deshirat e tjera duhet ti jene te nenshtruara kesaj.I Krishteri mund te deshiroje per begati ne ndermarrjen e tij,por deri ne ate pike sa mund ta ndihmoje ate per te ngritur lart—“Atij i qofte lavdia perjete.”Ai mund te deshiroje te arrije me teper dhurata dhe me teper hire,por duhet vetem qe “Atij i qofte lavdia.”Ti nuk po vepron siç duhet kur shtyhesh prej ndonje motivi tjeter se nje sy i vetem te lavdia e Zotit tend.Si nje I Krishtere,ti je “i Zotit,dhe me ane te Zotit,” dhe  me pas te jetosh “per Zotin.”Mos ler asgje qe te bej te rrahe zemren tende me fuqishem se sa dashuria per Te.Kjo ambicie le te ndeze shpirtin tend;le te jete ky themeli i çdo ndermarrje qe fillon,dhe ky motivi mbeshtetes sa here qe zelli yt do ftohej;behe Zotin te vetmin objektin tend.Varu mbi te,atje ku uni fillon trishtimi fillon;por nese Zoti eshte kenaqesia ime supreme dhe objekti im i vetem,

 

Per mua pak rendesi ka çfare dashuria cakton

Jeten time ose vdekjen—lehtesim apo dhimbje

 

Le te jete deshira jote per lavdine e Zotit nje deshire rritese.Ti e ke bekuar Ate ne rinine tende,mos ji i kenaqur me te tilla lavderime qe i dhe atehere.A te ka dhene Zoti begati ne ndermarrje?Jipi me shume ashtu siç te ka dhene me shume.A te ka dhene Zoti perjetim?Lavderohe Ate me nje besim me te fuqishem se sa ke ushtruar ne fillim.A po rritet njohuria jote?Atehere kendo me embel.A po gezon periudha  me te lumtura se sa ke pasur me perpara?A je rimekembur prej semundjes,dhe a eshte kthyer pikellimi yt ne paqe dhe gezim?Atehere jepi Atij me teper melodi;ve me teper qymyr dhe me teper temjan me te embel ne tymtoren e lavdise tende.Praktikisht ne jeten tende jepi Atij nder,duke thene “Amen” per Zotin tend te hirshem dhe te madh,me ane te sherbimit tend personal dhe shenjterise rritese.

 

17 nentor-mbremje

 

“Kush çan drute vihet ne rrezik.”  {#Kantiku i kantikeve 10 :9}

 

Shtypesit mund te arrijne ate qe duan prej njerezve ne nevoje dhe te varfer po aq lehte sa  mund te presin cungje drush,por ato do benin me mire te kishin kujdes,sepse eshte nje gje e rrezikshme,dhe nje ashkel prej nje peme ka vrare shpesh druvarin.Jezusi eshte i persekutuar ne çdo te shenjte te demtuar,dhe Ai eshte i fuqishem te hakmarre te Shumedashurit e tij.Suksesi ne shtypjen e te varferit dhe atij ne nevoje eshte nje gje per te cilen duhet dridhur :nese nuk do kete rrezik per persekutuesit tani do te kete rrezik te madh me pas.

 

Te çash dru eshte nje pune e zakonshme e perditshme,dhe prapeseprape ka rreziqet e saj ;keshtu pra,lexues,ka rreziqe te lidhura me thirrjen tende dhe jeten tende te perditshme per te cilat do te ishte mire per ty te ishe i ndergjegjshem.Ne nuk e kemi fjalen per rreziqet prej permbytjeve ose prej semundjes ose vdekjes se papritur,por per rreziqe te llojit shpirteror.Kohezenia jote mund te jete aq e perulur sa çarja e druve,dhe prapeseprape djalli mund te te tundoje ne te.Mund te jesh nje sherbetor shtepiak,nje punonjes ferme ose nje mekanik dhe prapeseprape mund te jesh i mbulur prej tundimeve te veseve te medhaja,dhe prapeseprape ca mekate sekrete mund te te bejne dem.Ato qe banojne ne shtepi dhe nuk perzihen me boten e ashper prapeseprape mund te rrezikohen prej vete izolimit te tyre.Askund askush nuk eshte i sigurte qe e mendon veten te tille.Krenaria mund te hyje ne zemren e nje njeriu te varfer ;kurrnaceria mund te mbreteroje ne gjirin e kasolles ;papastertia mund te guxoje ne shtepine me te qete ;dhe zemerimi dhe lakmia dhe ligesia mund te fusin veten ne vatren me fshatare.Edhe duke i folur ca fjale nje sherbetori ne mund te mekatojme ;nje blerje e vogel ne nje dyqan mund te jete hallka e pare ne nje zixhir tundimesh ;thjesht shikimi jasht nje dritareje mund te jete fillimi i se liges.O Zot,sa te eksopozuar qe jemi !Si valle do te sigurohemi !Te ruajme vetveten eshte nje pune shume e rende per ne :vetem Ti vete je i afte per te na ruajtur ne nje bote te tille ligesish.Shtri krahet e tu mbi ne,dhe ne,si zogj te vegjel,do te shukemi poshte Teje,dhe do te ndjejme vetveten te sigurte !

Publié dans Nentor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article