21 nentor

Publié le par alban

21 nentor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Romakeve 8 :1-10 :21}  {Studim i shpejte :#Romakeve 12 :1-14 :23}

 

“Mos e hidheroni Frymen e Shenjte te Perendise.” {#Efezianve 4:30}

 

Gjithçka qe besimtari ka duhet te vije prej Krishtit,por kjo vjen vetem permes kanalit te Frymes se hirit.Per me teper,ashtu si te gjitha bekimet derdhen te ty permes Frymes se Shenjte,po ashtu asgje e mire nuk mund te vije jashte teje ne mendim te shenjte,adhurim te perkushtuar,ose veprim te hirshem,perveç se prej veprimit shenjterues te se njejtes Fryme.Edhe sikur fara e mire te mbillet ne ju,prapeseprape ajo qendron e pergjumur perveçse kur Fryma vepron ne ty per te dashur dhe per te bere sipas deshires se saj te mire.A deshiron te flasesh per Jezusin—si do mundeshe valle nese Fryma e Shenjte nuk te prek gjuhen?A deshiron te lutesh?Sa keq!çfare gje e plogesht qe eshte nese Fryma nuk nderhyn per ty!A deshiron te nenshtrosh mekatin?A do doje te ishe i shenjte?A do doje te imitoje Mjeshtrin tend?A deshiron te ngrihesh ne lartesi te medha shpirterore?A po deshiron te behesh si engjejt e Zotit,plot me zell dhe zjarr per çeshtjen e Mjeshtrit?Ti nuk mundesh pa Frymen—“Pa mua ju nuk mund te beni asgje.”O dege vreshti,ti nuk mund te kesh fryt pa limfen!O femije i Zotit,ti nuk ke jete perbrenda perveçse prej jetes qe Zoti te jep me ane te Frymes se tij!Atehere le te mos ta trishtojme Ate ose ta provokojme ne zemerim prej mekatit tone.Le te mos ta shuajme Ate ne nje prej levizjeve me te mekura ne shpirtin tone;le te ushqejme çdo sugjerim,dhe te jemi te gatshem ti bindemi çdo shtytjeje.Nese Fryma e Shenjte eshte me te vertete kaq e fuqishme,le te mos bejme perpjekje per asgje pa Te,le te mos fillojme asnje projekt,dhe te mos te kryejme asnje ndermarrje,dhe te mos permbyllim asnje marreveshje,pa pergjeruar bekimin e saj.Le ti japim Asaj homazhin e duhur duke ndjere dobesine tone te plote pa Te,dhe me pas duke u varur teresisht mbi Te,le te kemi kete per lutjen tone,”Me hap tere zemren dhe tere qenien time per ardhjen tende,dhe me mbeshtet me ane te Frymes tende te lire kur te kem marre ate Fryme ne pjeset e brendshme te mia.”

 

 

21 nentor-mbremje

 

“Nga ata qe ishin shtruar per te ngrene me Te ishte edhe Llazari.”  {#Gjoni 12:2}

 

Ai eshte per tu pasur lakmi.Do ishte mire te ishe Marta dhe te sherbeje,por me mire te jesh Llazari dhe te kishe shoqerim.Ka kohe per çdo qellim,dhe secili eshte i hirshem ne kohen e tij,por asnjera prej pemeve te kopshtit nuk leshon te tilla vile ashtu si vreshti i shoqerimit.Te ulesh me Jezusin,te degjosh fjalen e tij,te shenosh veprimet e tij,dhe te marresh buzeqeshjet e tij,ishte nje favor i tille sa duhet ta kete bere Llazarin po aq te lumtur sa engjejt.Kur ka qene pjesa jone e lumtur te festojme me Shumetedashurin tone ne banket,nuk do jipnim as edhe nje gjysem psheretire per te gjitha mbreterite e botes nese aq shume fryme do mund ti blente ato.

 

Ai eshte per tu imituar.Do kishte qene nje gje e çuditshme nese Llazari nuk do kishte qene ne tryezen ku Jezusi ishte,sepse ai pati qene i vdekur dhe Jezusi e pati ringjallur ate.Per te ringjallurin te mungonte kur Zoti qe i dha atij jete ishte ne shtepi,do te kishte qene me te vertete mosmirenjohese.Ne gjithashtu ishim nje here te vdekur,po,dhe ashtu si Llazari duke kuterbuar ne varrin e mekatit;Jezusi na ngjalli,dhe me ane te jetes se tij ne jetojme—a mund te jemi ne te kenaqur te jetojme ne  largesi prej Tij?A harrojme ta kujtojme Ate ne tryeze,ku Ai begenis te festoje me vellezerit e tij?O,kjo eshte mizore!Na duhet te pendohemi,dhe te bejme ashtu si Ai na ka urdheruar,sepse deshira e tij me e vogel duhet te jete ligj per ne.Te kishte jetuar pa bashkeshoqerim te vazhdueshem do te kishte qene e turpshme per Llazarin per te cilin Hebrenjte thane,”shikoni sa e deshte”;a nuk do ishte e pafalshme per ne qe Jezusi deshi me nje dashuri te perjetshme?Te kishe qendruar i ftohte kundrejt Aij qe qau mbi trupin e tij te pajete,do te kishte treguar shtazeri te Llazari.Cfare do tregonte valle per ne mbi te cilet Shpetimtari jo vetem qe qau por pikoi gjak?Ejani vellezer,qe lexoni kete pjese,le te kthehemi tek Dhendri yne qiellor,dhe te kerkojme per Frymen e tij qe te jemi ne intimitet me te ngushte me Te,dhe keshtu qe te ulemi ne tryeze me Te.

Publié dans Nentor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article