20 dhjetor

Publié le par alban

20 dhjetor-mengjes {#Lexim i perditshem :#1Gjoni 1 :1-3 :24}  {Studim i shpejte:#1 Gjoni 1:1-5:21}

 

“Po,te kam dashur me nje dashuri te perjetshme.” {#Jeremia 31 :3}

 

Ndonjehere Zoti Jezus i thote Kishes se tij mendimet e tij dashurie. « Nuk i duket mjaftueshem tia thote mbrapa kurrizit,por ne vete pranine e saj Ai thote, « Ti je e tera e bukur,mikja ime ».Eshte e vertete,kjo nuk eshte metoda e tij e zakonshme ;Ai eshte nje dashurues me i urte,dhe e di  kur te permbaje shpalljen e dashurise dhe kur ta shprehe ;por ka kohera kur Ai nuk do ta mbaje te fshehur ate ;kohera kur do t’ia thote haptas pa me te voglin dyshim shpirtrave te popullit te tij »(Predikimet e R.Erskin-it).Frymes  se Shenjte i pelqen,ne nje menyre teper te hirshme,ti deshmoje shpirtrave tone dashurine e Jezusit.Ajo merr nga gjerat e Krishtit dhe na i zbulon neve.Asnje ze nuk degjohet prej reve,dhe asnje vizion nuk shikohet naten,por ne kemi nje deshmi me te sigurte se secila prej ketyre.Nese nje engjell do fluturonte prej qiellit dhe t’ia bente te ditur te shenjtit personalisht dashurine e Shpetimtarit per te,deshmia nuk do te ishte as dhe nje therrime me e kenaqshme se sa ajo qe mbahet ne zemer prej Frymes se Shenjte.Pyet ato qe i perkasin popullit te Zotit te cilet kane jetuar me afer portave te qiellit,dhe do te te thone se kane patur periudha kur dashuria e Krishtit kundrejt tyre ishte nje fakt aq i qarte dhe i sigurte,sa ato nuk mund te dyshonin me shume se sa do dyshonin vete qenien e tyre.Po,besimtar i dashur,ti  dhe une kemi pasur kohera freskimi prej pranise se Zotit,dhe atehere besimi yne eshte ngjitur ne majat me te larta te sigurise.Ne kemi pasur mirebesim per te mbeshtetur kokat tona mbi kraharorin e Zotit tone,dhe nuk e kemi dyshuar  me shume  dashurine e Mjeshtrit tone se sa Gjoni e vuri ne pikepyetje kur ishte ne ate gjendje te bekuar ;jo,jo me teper :sepse, « Zot,a jam une ai qe do te te tradhetoj ? » eshte vene larg nesh.Ai na ka puthur ne puthjet e buzeve te tij,dhe ka vrare dyshimet tona me ane te perqafimit te tij te forte.Dashuria e tij ka qene me e embel se vera per shpirtrat tone.

 

20 dhjetor-mbremje

 

« Thirr argatet e jepu meditjen. »  {#Mateu 20 :8}

 

Zoti eshte nje rrogepagues i mire ;Ai i paguan sherbetoret e tij ndersa kur jane duke punuar dhe po ashtu kur kane mbaruar punen ;dhe nje prej pagesave te tij eshte kjo :nje ndergjegje te lehtesuar.Nese dikujt i ke folur besnikerisht ne lidhje me Jezusin,kur shkon ne  shtrat naten ndjehesh i lumtur tek mendon, « kete dite kam lehtesuar ndergjegjen time ne lidhje me gjakun e atij njeriu. »Ka nje ngushellim te madh ne te berin diçka per Jezusin.O,çfare lumturie te vendosesh gure te çmuar ne kuroren e tij,dhe ti japesh rast te shikoje punen e zellshme te shpirtit te tij !Ka gjithashtu nje shperblim shume te madh ne shikimin e sythave te pare te bindjes ne nje shpirt !Te thuash per ate vajze ne klase, « Ajo eshte zemerbute,shpresoj mire se eshte vepra e Zotit perbrenda. »Te shkosh ne shtepi dhe te lutesh per ate djale,i cili tha diçka mbasdite qe te beri te mendosh se ai di me shume ne lidhje me te verteten hyjnore se sa kujtoje !O,gezimi i shpreses !Por persa i perket gezimit te suksesit !eshte diçka e pashprehshme.Ky gezim,rrembyes ashtu siç eshte,eshte diçka e uritur—ti deshiron me zjarr per me teper.Te jesh nje shpirtfitues eshte gjeja me e lumtur ne bote.Me çdo shpirt qe ti sjell te Krishti,merr nje qiell te ri mbi toke.Por kush mund ta perfytyroje dot lumnine qe na pret lart !O,sa e embel eshte shprehja, « Hyr ne gezimin e Zotit tend ! »A e di valle se çfare eshte gezimi i Krishtit mbi nje mekatar te shpetuar !Ky eshte po ai gezim qe ne do te zoterojme ne qiell.Po,kur Ai ngjit fronin,do te ngjitesh me Te.Kur qiejt do kumbojne me « Te lumte,te lumte, » do te marresh pjese ne shperblimin ;ke punuar me te,ke vuajtur me te,tani do te mbreterosh me te ;ke mbjellur me te,do te korresh me e ;fytyra jote ishte e mbuluar me djerse si e tija,dhe shpirti jot u pikellua prej mekateve te njerezve ashtu si shpirti i tij,tani fytyra jote do te jete e ndritur me shkelqimin e qiellit po ashtu si pamja e tij,dhe tani shpirti jot do te mbushet me gezime te bekuara po ashtu si shpirti i tij.

Publié dans Dhjetor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article