28 dhjetor

Publié le par alban

28 dhjetor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Zbulesa 14 :1-16 :21}  {Studim i shpejte :#Zbulesa 12 :1-14 :20}

 

« Jeten qe jetoj tani ne mish,e jetoj me ane te besimit ne Birin e Perendise. »  {#Galatet 2.20}

 

Kur Zoti ne meshiren e tij na kaloi prane dhe na pa ne gjakun tone,ne rradhe te pare Ai tha, « Jeto » ;dhe kete gje Ai beri se pari,sepse jeta eshte nje prej gjerave absolutisht me themelore ne gjerat shpirterore,dhe derisa jipet jemi te paafte te marrim pjese ne gjerat e mbreterise.Tani jeta qe hiri i jep te shenjteve ne çastin e riperteritjes se tyre nuk eshte gje tjeter perveçse jeta e Krishtit,e cila,ashtu si limfa ne kercell rrjedh ne ne,deget,dhe vendos nje lidhje te gjalle midis shpirtrave tane dhe Jezusit.Besimi eshte hiri qe dallon kete bashkim,duke qene se ka dale prej tij si fruti i tij i pare.Eshte qafa qe bashkon trupin e Kishes me Koken e saj te lavdishme.

 

O besim !ti lidhja e bashkimit me Zotin,

A nuk eshte valle kjo detyra jote ?dhe emri jot i pershtatshem,

Ne karakteret e ungjillit,

Dhe qe simbolizon me te drejte—qafen e Kishes ;

Duke njejtesuar vullnetin dhe vepren e saj

Me Ate qe eshte ngritur lart ?

 

Besimi shtrengon Zotin Jezus me nje kapje te vendosur dhe te forte.Ai e njeh shkelqesine dhe vleren e tij,dhe asnje tundim nuk mund ta shtyje ate ta mbeshtese ne prehje mirebesimin e tij diku tjeter ;dhe Krishti Jezus eshte kaq i kenaqur me kete hir qiellor sa nuk pushon kurre ta forcoje dhe ta mbeshtese me perqafimin e tij te dashur dhe perkrajen e gjithemjaftueshme te kraheve te tij te perjetshem.Ketu pra,eshte vendosur nje bashkim i endshem i ndjeshem i gjalle qe leshon rrjedha dashurie,mirebesimi,simpatie,kenaqesie dhe gezimi ku si dhendri ashtu dhe nusja duan me endje te pijne.Kur shpirti mund me qartesi te dalloje kete njejtesi midis vetes dhe Krishtit,pulsi mund te ndjehet sikur po rreh per te dy,dhe gjaku i njerit sikur po rrjedh permes venave te secilit.Atehere zemra eshte kaq afer qiellit sa eshte e mundshme te jete ne toke dhe eshte e pergatitur per gezimin e llojit me sublim te shoqerimit shpirteror.

 

28 dhjetor-mbremje

 

«Nuk kam ardhur te sjell paqe,por shpate. »   {#Mateu 10:34}

 

I Krishteri eshte i sigurte se do te beje armiq.Nje prej synimeve te tij do te jete te mos beje asnje armik por nese te besh ate qe eshte drejte dhe te besosh ate qe eshte e vertete do shkaktonte humbjen e çdo shoku ne kete bote ai do ta llogariste kete si nje humbje te vogel perderisa Shoku i tij i madh ne qiell do te jete akoma me miqesor,dhe do ti shfaqet atij me hirshem se kurre me perpara.O ju qe mbani kryqin e tij,nuk e dini valle se çfare tha Mjeshtri juaj?”Sepse kam ardhur te fus njeriun ne meri me te atin,bijen me te emen dhe nusen me te vjehrren.Dhe armiqte e njeriut do te jene vete njerezit e shtepise se tij.”Krishti eshte Paqeberesi i madh;por perpara paqes,Ai sjell luften.Atje ku drita vjen,erresira duhet te zmbrapset.Atje ku e verteta eshte,genjeshtra duhet te largohet;ose,nese mbetet,atehere duhet te kete nje dyluftim te rrepte sepse e verteta nuk mund dhe nuk do te ule standartet e saj,dhe genjeshtra duhet te shkelet me kembe.Nese ndiqni Krishtin,do te keni te gjithe qente e botes duke angullitur mbrapa kraheve.Nese do te jetoje ne menyre te tille sa ti beje balle gjykimit te fundit,ta dish se bota nuk do te flase mire per ty.Ai qe eshte shok i botes eshte armik i Zotit;por nese je i vertete dhe besnik Shumetelartit,njerezit do te kene meri besnikerine tende te patundur perderisa eshte nje deshmi kunder shkeljeve te tyre.Pa frike prej te gjitha rrjedhojave,ti duhet te besh ate qe eshte e drejte.Do kesh nevoje per kurajon e luanit per te vazhduar pa dyshim nje gare qe do ti ktheje shoket e tu me te mire ne armiqte e tu me te zjarrte;por per hir te dashurise se Jezusit duhet te jesh zemerforte.Per hir te se vertetes te rrezikosh emrin e mire dhe ndjenjat eshte nje veper e tille qe per ta kryer vazhdimisht do kesh nevoje nje shkalle parimi moral qe vetem Fryma e Zotit mund te veperoje ne ty;prapeseprape mos shiko mbrapa si frikacak por ji burre i forte.Ndiq burrerisht hapat e Mjeshtrit tend,sepse Ai e ka pershkuar kete shteg te vrazhde perpara teje.Me mire nje lufte e shkurter dhe prehje e perjetshme se sa paqe e rreme dhe mundim i perjetshem.

 

 

 

Publié dans Dhjetor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article