Lutja e nxenesit

Publié le par alban

 

 

Predikatorja e tabernakullit metropolitan

Lutja e nxenesit.

Numer 1344

Nga C.H.Spurgeon

 

« Me bej qe te kuptoj rrugen e urdherimeve te tua,dhe do te shpall veprat e tua te mrekullueshme. »  Psalmi 119 :27

 

Kur ne kerkojme ndonje gje te mire prej Zotit,duhet gjithashtu qe te marrim ne konsiderate si mund ta perdorim ate per lavdine e Tij.Eshte e drejte se deshirat per gjera te mira duhet te rrjedhin prej motivesh te mira.Kur zemra nuk eshte veçse e hirshme  por edhe mirenjohese,do ti drejtohet Zotit me qellim te dyfishte,duke deshiruar meshiren dhe duke deshiruar ta perdore ate per lavderimin e Tij.Hiri i Zotit,qe sjell shpetimin,mrekullisht hap oreksin per gjera te mira—ben me shume,nxit nje ankth te forte per te lavderuar emrin e Zotit mes botes—madje edhe perpara se ti kete tejçuar aftesine e se berit ndonje gje te mire.Pasioni i zjarrte dhe pafuqia e mjere duke u bashkuar bashke dhe duke luftuar ne kraharor,shpesh shpien ne zemerleshim,por ato duhet me mire qe te nxisin lutjen.

Po aq shpejt sa jemi te shpetuar prej Hirit ne jemi te uritur per furnizime per nevojat e shpirtit tone. « Deshironi si foshnja te sapolindura qumeshtin e paster te fjales,qe me ane te tij te rriteni per shpetimin tuaj. »Ky eshte hapi i pare i femijerise shpirterore,po ashtu si i sapolinduri qe bertet per shishen me qumesht dhe ngopet dhe gezohet me te,e gjitha e tija dhe e gjitha per te.Me pas vjen nje deshire tjeter e zjarrte,nje deshire per shoqerim me te shenjtet,edhe pse ndjehemi shume te dobet dhe shume te paditur per te hyre ne nje shoqeri te tille kaq te mire siç na duken dishepujt me te vjeter,ose madje edhe ti flasim atyre.Por do tju them se çfare mund te bejme.Ne te gjithe mund te guxojme ti kerkojme Zotit te na mesoje  dhe te na beje te kuptojme udhen e urdherimeve te Tij,keshtu qe bisedimi yne te mirepritet prej popullit te Tij—dhe Ai do ta beje kete gje ! « Prandaj jepini zemer njeri-tjetrit dhe ndertoni njeri-tjetrin,siç edhe po beni ne te vertete. »Ky eshte hapi i dyte i zhvillimit.

Me pas vjen nje shkalle e trete dhe ajo vjen,dhe me siguri qe do te vije,nese ju vazhdoni te njihni Zotin. « Atehere do t’u mesoj rruget e tua shkelesve dhe mekataret do te kthehen drejt teje. »Flisni,Motra dhe Vellezer te mi,ne kete menyre—“Me ke thene o Zoti im te lakmoj me kembngulje dhuntite me te mira.I lakmoj me te vertete o Zot,Ti e di,jo qe ti konsumoj ato per epshet e mia,por ti perdor per sherbimin Tend.Me hare do te pranoj talentet e Tua si pergjegjesi,jo per ti marre lehte ato,jo per ti mburrur ato si lodrat e kotesise sime,por,me ane te Hirit Tend,si nje administrues besnik dhe i urte per te Te sjelle te gjithe perfitimin dhe interesin,sepse jam i etur per te nxjerre fitim prej te gjithe atyre dhurimeve qe ti i mirebesove kujdesit tim. « Me bej qe te kuptoj rrugen e urdherimeve te tua,dhe do te shpall veprat e tua te mrekullueshme. » 

Do te doja qe te vinit re me pas,ne pragun e persiatjes sone,se nuk ka me te vertete ndonje detyre te rende per te cilen nje njeri eshte i grishur te kryeje,as ndonje post me pergjegjesi ne te cilin ai zgjidhet per ta permbushur,po ashtu madje as ndonje plan ose  qellim qe ka ne zemren e tij per ta permbushur,qe nuk kerkon pergatitje te zellshme prej tij per ta pergatitur veten,per te stervitur aftesite e tij dhe per te disiplinuar mendjen e tij.Ate qe ju quani nje pune te pakualifikuar mund te perdoret prej nepunesve efikase,por puna e ngathet eshte thjesht nje shkaperdredhje fuqie.Keshtu pra aq me teper me e domosdoshme kerkesa qe te pajisemi me aftesite e duhura dhe te kualifikuar me udhezime te pershtatshme nese kemi ndonje pune per te bere per Zotin,ose ndonje detyre,sado e perulur,ne sherbimin e Mbretit te madh !

Zelli pa njohuri do te na zbulonte nje mendjemadhesi te pamend.Kur jemi te thirrur te flasim per veprat e mrekullueshme te Zotit ne nuk duhet te vrapojme per kete ushtrim te papershtatur dhe te papergatitur,por duhet te presim prej Zotit,qe syte e kuptimit tone te mund te ndriçohen,qe gjuhet tona belbezuese te mund te lirohen dhe qe buzet tona te mund te akordohen per te thene tregimin fisnik ne melodi mirenjohese.Ne duhet se pari te fitojme per vetveten nje kuptim te udhes se parimeve te Zotit perpara se t’ai shpjegojme te tjereve.Ai qe perpiqet te mesoje,por qe nuk ka qene kurre i mesuar do ta beje punen lemsh e li.Ai qe nuk ka kuptim dhe prapeseprape do qe ti beje te tjeret te kuptojne,patjeter qe do deshtoje !Ka disa qe nuk mund te mesojne  dhe nuk duan te mesohen—dhe eshte per shkak se ata nuk duan te mesohen qe nuk mund te mesojne.

Besoj se aftesia per te qene i mesuar qendron ne themelin e aftesise per te mesuar.Psalmisti i kishte te dyja.Ai thote, « Me bej qe te kuptoj rrugen e statuve te tua. »Ketu pra ai do qe te mesohet. « dhe »,thote ai, « do te shpall veprat e tua te mrekullueshme. »Ketu ai do qe te mesoje.Duke peshuar tekstin,me eshte dukur se ai nxjerr ne pah tre gjera.Se pari,lutjen e nje nxenesi.Se dyti,punezenien e nje shkollari.Dhe se treti,marredhenien e ngushte qe ka midis ketyre.

 

I. Shikoj ne te nje LUTJE NXENESI.Shpresoj,motra dhe vellezer ne Krisht,se jemi te gjithe nxenes ne shkollen e Krishtit—te gjithe dishepuj dhe shkollare—dhe kam besimin se do ta pervetsojme lutjen e nxenesit si tonen—« Me bej qe te kuptoj rrugen e parimeve te Tua. » Ju e dini se lutja eshte çfare zjarri eshte per flijimin.Ju pergjerohem,bashkoheni me gjithe zemer ne kerkesen e tekstit.

Lutja e nxenesit ka te beje me temen kryesore te bisedimit qe duhet te jete ajo kohezenie e nxenesit,domethene,udha e parimeve te Zotit.Ju dhe une,Vellezer,kemi per te mesuar ato gjera qe kane lidhje me keshillat dhe urdheresat e Zotit.Nuk eshte fusha jone te udheheqim njerezit ne politike ose ti mesuesojme ato ne shkence.Keto gjera jane te mesuara me mire prej njerezish me emer,koha dhe vemendja e te cileve eshte e kredhur ne keto kerkime te veshtira dhe te thella.Sa per ne qe jemi Te Krishtere dhe sherbetore te Krishtit,puna jone eshte ti mesojme njerezve gjerat e Zotit.Do benim mire te ruajme kete teme,per vete te miren tone dhe per te miren e te tjereve.Nese kemi shume studime per te na marre kohen,mendimet tona shume shpejt do te shperndahen—dhe nese shumezojme punet do te jemi te paafte per te perqendruar te gjitha energjite tona mbi temen e madhe qe Urtesia Hyjnore ka zgjedhur per ne—« rrugen e parimeve te Tua. »

Ne udhen e parimeve ligjore te Zotit kemi shume nevoje per nje kuptim te shendetshem,qe te jemi te zote te mesojme te tjeret.Eshte mire te fillosh te njihesh me Ligjin,per te dalluar gjithembarshmerine, shpirtesine dhe rreptesine e tij.Ne kemi nevoje te njohim udhen e Ligjit—nje rruge shume e rende per tu shkelur prej ndonje njeriu te vdekshem aq sa te fitoje shpetimin.Eshte mire te mbikqyresh rruget  e parimeve te Zotit per te pare sa teper te gjera dhe prapeseprape,ne te njejten kohe,sa  jashtezakonisht te ngushta ato jane. « urdherimi yt nuk ka asnje cak »,dhe akoma, « sepse e vogel eshte porta dhe e ngushte eshte rruga qe te shpie te jeta,dhe te pakte jane ata qe e gjejne ate. »

Eshte mire per ne te dime me saktesi çfare Ligji meson dhe çfare Ligji cakton—pse iu nenshtruam urdhereses se tij,dhe si mund te çlirohemi prej denimeve te tij.Gjithashtu,ne kemi shume nevoje te kuptojme rruget e parimeve te Ungjillit te Zotit—cilat jane keto parime—« pendohu, » « beso, » « tjetersohu » dhe parime te ngjashme.Kemi nevoje te jemi te afte te shikojme marredhenien e tyre,ku qendrojne,jo si mjete per nje qellim,por si rezultate te Hirit Hyjnor---urdherime por prapeseprape premtime—detyra e njeriut por prapeseprape dhurata e Zotit !Lum ai predikues dhe mesues qe kupton rruget e  parimeve te Ungjillit dhe nuk i le kurre qe te perplasen me parimet e Ligjit,sa ti mesoje ato te perziera,gjysem Ligj dhe gjysem Ungjill.Lum ai qe njeh rruget e parimeve ligjore te Zotit dhe i shikon ato te ndezura me zemerim Hyjnor per shkak te mekatit—dhe dallon rruget e parimeve te Ungjillit—qe mund ti shikoje ato te gjitha te shkelqyeshme dhe prapeseprape te gjitha te purpurta me gjakun e çmuar te Atij qe hapi per ne rrugen e pranimit !

Rruget e parimeve te Zotit !A nuk do te thote kjo se ne duhet te njihemi me pozicionin relativ qe parimet zene ?Sepse eshte shume e lehte,Vellezer,nese Zoti nuk jep kuptimin,te predikosh nje parim per te lene pas dore nje tjeter !Eshte e mundur per nje sherbim dhe nje mesimdhenie te jete i njeanshem dhe ato qe e ndjekin ate mund te behen me shume karikatura te Krishterimit se sa te Krishtere te perpjestuar ne harmoni.O Zot,çfare krijesash te çmendura qe jemi !Kur na jep zemer ne nje rruge,ne vrapojme ne nje skaj te tille sa harrojme se na ke dhene ndonje keshille tjeter se ajo qe po tingellon ne veshet tane !

Kemi njohur disa te urdheruar per te qene te perulur,te cilet jane perkulur poshte derisa jane bere te tutshem dhe zemerleshuar.Kemi njohur te tjere te shtyre per te qene me mirebesim,te cilet kane shkuar larg pertej nje kurajoje modeste dhe jane kthyer kaq mburravece sa tanime ato kane rene ne shkelje te renda.A eshte besnikeria ndaj se vertetes virtyti tend themelor ?Ki kujdes se mos jesh i pameshirshem !A eshte dashuria ndaj Zotit dhe njeriut aspirata jote me e larte ?Ki kujdes se mos behesh leshkoja e apostujve te rreme dhe hipokriteve te rrezikshem !A e ke veshur valle zellin si nje rrobe ?Ki kujdes,tani,se prej nje veprimi pamaturie mos rrokullisesh rroben tende ne gjak.

Oh,sa e lehte qe eshte te stermadhosh nje virtyt derisa ky behet nje cen !Nje njeri mund te shikoje te vetja,te shqyrtoje veten dhe te hetoje me imtesi te gjitha veprimet e tij dhe motivet derisa behet egoist per te te ardhur keq !Ose,ne anen tjeter,nje njeri mund te shikoje te te tjeret,duke i keshilluar dhe duke i paralajmeruar,duke i predikuar dhe duke u lutur per to derisa harron vete gjendjen e tij,degjeneron ne hipokrizi dhe zbulon i habitur se vete zemra e tij nuk eshte e drejte para Zotit.Ka nje « udhe » per parimet—ka nje kumbim per secilin me te cilin çdo kambane leshon noten e saj dhe krijon nje melodi.Ka nje perzierje,si ne kohen e hershme,te vajit mirosës—pak nga kjo e pak nga ajo dhe nga tjetra dhe nese ndonje perberes do lihej jashte,vaji do humbiste aromen e tij te perkryer.Po ashtu ka nje vajosje te jetes se shenjte ne te cilen gjendet parim mbi parim te perzier mjeshterisht,te perveluar lehtesisht te bashkuar me mirenjohje dhe ka Hir te dhene per te ruajtur secilin prej ketyre parimeve dhe keshtu qe jeta behet e embel si nje vajosje shume e çmueshme per Zotin.Zoti na dhente secilit prej nesh,nese kemi per te mesuar te tjeret—dhe shpresoj se te gjithe ne do te perpiqemi te bejme kete—te kuptojme rruget e urdherimeve te Tij !

Edhe si lutje gjithashtu,kjo me siguri qe do te thote, « Me bej qe te kuptoj rrugen per te ruajtur parimet e Tua. »Nuk i perket forces njerezore sepse Ai qe ruan parimet e Zotit duhet te ruhet prej Zoti i parimeve.Per te ruajtur parimet ne duhet qe ta ruajme ne zemer Ate qe dha parimet dhe jeta e Te Cilit eshte ilustrimi me i mire i tyre.O Zot,na meso rrugen per te respektuar dhe per te zbatuar urdheresat e Tua !Na jep zemra te varura dhe te peruleta kapese te ndikimeve te Frymes Tende qe te mund te kuptojme rrugen sipas ciles duhen ruajtur keto parime.A nuk do te thote—« Zot,me bej qe te kuptoj jeten e krishtere sepse kjo eshte rruga e parimeve te Tua » ?

Shoke te shtrenjte,nese jeni mesues te te tjereve,duhet qe te jeni te njohur me perjetim me jeten e krishtere !Duhet te dini doktrinat e medha qe e mbajne dhe e vene ne levizje--doktrinat e medha qe jane kalldremi i rruges pergjate se ciles udheton I Krishteri.Duhet te dini vete parimet praktike—cilat jane ato dhe se si Zoti i ka shprehur ato per çdo rrethane dhe per çdo kohe te jetes se krishtere.Duhet te dini doktrinen dhe praktiken—dhe duhet te njihni pervojen—nuk ka ndonje vlere ai predikues qe flet per rrugen e parimeve te Zotit pa e pasur perjetuar ate rruge !Ai duhet te kete ndjere gezimin e vrapimit ne te—mbasi ka marre parimet dhe mbasi ka qene i udhehequr nga to aq sa te kete ndjere se « ne ruajtjen e tyre ka shperblim te madh. »

Po,dhe nuk do te jete mesuesi me i keq ai qe ka nje kujtese te gjalle per hidherimin qe vjen prej hallakatjes prej ketyre urdheresave,sepse ai mund t’i thote mekatarit,me sy te perlotur,se ai qe largohet prej rruges se bindjes do te humbase shtigjet e paqes,sepse udha e urdherimeve te Zotit eshte teper e kendshme,por ato qe thyejne gardhin dhe ndjekin vete vullnetin e tyre  do te zbulojne se kokefortesia e tyre i shkakton pikellim te dhembshem dhe dhembje te madhe.Kjo eshte ajo qe kemi nevoje per te kuptuar rrugen e parimeve te Zotit.Le te shkoje lutja lart ne Qiell,sidomos prej çdo Vellai te ri qe po shpreson te predikoje Fjalen se shpejti, « Me bej qe te kuptoj rrugen e urdherimeve te tua. »

Shume dukshem,ketu nenkuptohet nje rrefim. « Me bej qe te kuptoj rrugen e urdherimeve te Tua. »Do te thote pikerisht kete. “Zot,nuk e kuptoj.Jam i paditur dhe i pamend dhe nese ndjek vete gjykimin tim—nese i jipem mendimit tim,me siguri qe do shkoj shtrember.Zot,me bej qe te kuptoj.”Eshte nje rrefim i nje njeriu te mire qe kupton shume por ndjen se nuk kupton gjithçka.Duke mesuar kete,ai qe kupton me shume eshte njeriu qe mendon se kupton me pak.Ai qe ka njohurine me te qarte te gjerave Hyjnore eshte pikerisht ai qe ndjehet se ka nje oqean te pafund shume larg pertej verejtjes se tij dhe ai therret “Me bej qe te kuptoj rrugen e parimeve te Tua.”Eshte nje rrefim qe duhet bere sepse eshte i ndjere me shume intensitet—ndergjegjshmeria e marrezise dhe e padijes duke shtytur rrefimin e buzeve.

Lutja jone prej nxenesi kerkon nje dhurate te madhe teksa thote, “Me bej qe te kuptoj.”Kjo eshte diçka me shume se, “Me bej te njoh.”Ai sapo e pati thene me perpara—« Me meso statutet e Tua. »Cdo Te Krishteri i nevojitet ky mesim per veten e tij,por ai qe ka per tu bere mesidhenesi i te tjereve duhet te kerkoje nje kuptim te thelle.Ju,mesues se shkolles te se dieles qe mbikqyrni femijet.Ju,pleq te Kishes qe shikoni per kerkuesit dhe i ndihmoni per t’i shpjere te Shpetimtari—duhet qe te mos kenaqeni me njohjen—ju duhet qe te kuptoni.Nje njohje siperfaqsore me Shkrimet nuk do te mjaftoje per detyren tuaj te rendesishme.Mendja juaj duhet te depertoje ne domethenien me te thelle,ne thesaret e fshehura te urtesise. “Me bej qe te kuptoj.”

Feshtjellimi[1] mund te jape pergjigje te drejta por ne na nevojitet Mesuesi i gjalle per te na dhene perceptime te verteta.Inteligjenca nuk eshte aftesi e te sapolindurve—duhet qe te jeni burra ne kuptimin !Nxenesit e rinj shpejt humbin mirebesimin ne mesuesin e tyre nese nuk eshte ne lartesine e duhur.Degjova dje dy shkollare duke folur per mesuesin e tyre.Njeri tha, « Nuk ma merr mendja se ai di me shume se ne. » « Epo,i duhet perhera qe te shikoje te libri perpara se te na thote ndonje gje,apo jo ? » tha djaloshi tjeter.Nuk ka shume,teksa po vija ketu,vura re dy vogelushe duke u perpjekur te mbanin nje vogelush tjeter pak me i vogel se ato dhe qe te tre u rrokullisen poshte !Eshte bukur te shikosh femije te vegjel te ankthshem per te ndihmuar vellain e tyre te vogel por kur babai vjen,ai i ngren lart qe te tre dhe i mban me lehtesi.

Ne nuk kemi shume eter,por çdo I Krishtere duhet te aspiroje kete gjendje te vlershme dhe te nderuar ne Kishe.Urtesia qe vjen prej pervojes shpie te ajo. « Me bej qe te kuptoj. »Oh Zot,femijet kenaqen me lulet,me ndihmo qe te zbuloj rrenjet !Me shpjer ne sekretet,me bej te njoh gjerat e thella te Perendise!Me ndihmo te dalloj !Me mundeso te gjykoj,te peshoj dhe te bluaj ne mendje—dhe keshtu qe te kuptoj !

Te tilla arsye kur Ti  i jep,me mundeso qe t’i kuptoj.Atje ku nuk jep arsye,meso arsyen time te ndjeje se duhet te kete arsye shume te mire per te mos pasur dhene arsye !Keshtu qe me bej qe te kuptoj ate qe mund te kuptohet dhe te kuptoj se ate qe nuk mund te kuptoj eshte po aq e besueshme sa ajo qe nuk mund te kuptoj.Ne te kuptuarin,nuk mund te te zbuloj kurre ne perkryerje o Zot.Nen syte e Tu duhet te jem akoma nje vogelush edhe pse mund te jem nje burre ne syte e vellezerve te mi te krishtere. « Me bej qe te kuptoj. »

Me pelqen shume te takoj ato njerez te Zotit qe kane pasur shqisat e tyre te ushtruara ne gjerat hyjnore dhe inteligjencen e tyre te pjekur.Ne pjesen me te madhe,i gjejme dishepujt si te porsalindur,te ngathet ne Fjalen e Drejtesise,duke perdorur qumesht sepse te paafte per te tretur mish te forte.Falenderoni Zotin per te sapolindurit !Lutuni Zotit qe ato shpejt te rriten dhe te zhvillohen derisa te behen burra !Ai qe e di se eshte nje mekatar dhe se Krishti Jezus eshte Shpetimtari i tij,di mjaftueshem per tu shpetuar.Por ne nuk kemi deshire te perjetesojme kalamallekun.Abetarja eshte thelbesore si manual baze por ama jo me abetaren perhera !A,B,C-ja nuk duhet te kendohet perhera ne monotoni te lodhshme !Po ashtu, « Vetem beso, » nuk duhet te behet kenga jone e perhershme !

A nuk ka valle te Verteta te tjera te Zotit me te thella dhe me te larta ?Eshte analogjia e madhe e besimit !Eshte doktrina e Beselidhjes !Eshte doktrina e Zgjedhjes !Eshte doktrina e Bashkimit te te shenjteve me Jezu Krishtin !Keto jane gjerat e thella te Zotit dhe mendoj se duhet te lutemi, « Zot,me bej qe t’i kuptoj ato. »Prapeseprape kuptimi me i mire eshte ai qe synon shenjterine vetjake. « Me bej qe te kuptoj rrugen e parimeve te Tua. »Zot,nese nuk mund te perleshem dot me doktrinen,me bej te njohur cila eshte rruga e duhur per mua ku te eci ne jeten time te perditshme.Nese ndonjehere E Verteta Jote me huton dhe nuk mund te shoh atje ku perputhet kjo e Vertete e Zotit me nje tjeter,prapeseprape Zot,bej qe ndershmeria dhe drejtesia te mund te me ruajne !Keshtu qe me bej te njoh dhe te kuptoj rrugen e Statuteve te Tua qe nese tundohem dhe Tunduesi vjen si nje engjell drite,te mund te kuptoj dallimin midis engjellit te vertete te drites dhe engjellin e rreme te drites qe te mos zihem ne kurth. « Me bej qe te kuptoj rrugen e statuteve te Tua. »Syte e mi qofshin te mprehte per te njohur te drejten ne te gjitha koklavitjet e saj.Ndjeksha fillin e argjendte te drejtesise  atje ku duket se mblidhet dhe perdridhet.Jipi sherbetorit tend nje kuptim te tille te qarte te asaj qe Izraeli duhet te beje dhe te asaj qe ai,vete,duhet te beje si pjese e Izraelit,ne menyre qe te mos humbe kurre rrugen.

Ky eshte kuptimi i llojit me te mire ne te gjithe boten.Psalmisti i ben thirrje Burimit te çdo urtesie,Burimit nga gufon çdo njohuri.Kush mund te vendose urtesi ne pjeset e brendshme perveç Zotit ?Ose kush mund t’i jape kuptim zemres perveçse I Shumelarti Perendi ?Prinderit tane dhe mesuesit tane te shkolles te se dieles na mesuan bazat ndersa ishim te perkulshem dhe te epshem ne moshe te njome.I falenderojme shume dhe i vleresojme teper.Prapeseprape ato munden vetem te mesonin Ligjin dhe te shtypnin germen e tij ne kujtesat tona,edhe pse ate qe shpesh e perseritem e harronim po aq shpesh.Eshte Zoti qe na meson me dobi me ane te Frymes Hyjnore.Sa mrekullueshem qe na meson Zoti !Disa mesime duhet qe te na nguliten me kamzhik—epo,Ai nuk e kursen fshikullen edhe sikur te qajme !Mesime te tjera mund te na damkosen si me nje hekur te nxehte.

Disa nga ne mund te bekojne Zotin se mbajme ne trupin tone shenjat e Zotit Jezus,se Ai e damkosi Te Verteten e Tij ne vete mishin dhe kockat tona keshtu qe tani,ne nuk mund te mos ta shohim,por duhet ta kuptojme ate.Ne çfare vendesh te çuditshme qe Zoti vendos femijet e Tij !Keni degjuar per kolegje te quajtur me emra te çuditshem—por kolegji me i mrekullueshem qe kam degjuar ndonjehere eshte barku i balenes !Jona nuk do t’i ishte perkulur kurre Hirit Sovran po te mos qe hedhur thelle ne thellesi,i rrethuar me ujera dhe i permbytur me shkulme dhe dallge.Por shendoshja e doktrines se tij ishte shume e dukshme ne zerin e falenderimit te tij sepse sapo doli prej barkut te balenes,ai tha, « Shpetimi vjen nga Zoti !Nje kolegj i detyruar per nje Profet !

Por le te gjejme kenaqesi ne lenien e zgjidhjes se kolegjit Zotit dhe nese,ashtu si Jozefi,shitemi ne Egjipt,ose ashtu si femijet e hebrenjeve,te derguar rob ne Babiloni,ose kudo qofte—per aq gjate sa Ai na ben te kuptojme rrugen e parimeve te Tij,kjo gje do te na jape me te vertete kenaqesi !Krishti mesoi tre prej 12 dishepujve te Tij mbi Tabor por 11 prej tyre ne Getsemane.Disa,edhe pse te favorizuar shume me gezime te medha,mesuan me teper me ane te pikellimeve te thella.Ai merr me vete veçse tre prej tyre per ne dhomen ku ringjall vajzen e vdekur sepse Te gjitha mrekullite e Tij nuk kane per tu pare prej te gjithe ndjekesve te Tij.Por ato mund ta sodisin Ate ne Kryq dhe te mesojne mrekullite e embla te dashurise se Tij vetemohuese !

Vellezer dhe Motra te shtrenjte,nuk do kenaqesha pa u perpjekur te kuptoja gjithçka qe mund te kuptohet prej dashurise se Jezu Krishtit dhe prej te gjitha atyre Te Vertetave te çmueshme qe perbejne rrugen e parimeve te Zotit.Eshte shkollar i dobet ai qe nuk deshiron te mesoje me shume se ç’gjendet perbrenda rrethit te vogel te detyres se tij—nje  nxenes i mire do perpiqej te nxjerre aq shume sa mundet prej mesuesit te tij.Qofte vendimi yne dhe i imi gjithmone te mesojme !Le te mos jemi kurre te kenaqur te cekim lehtazi dallgen ose te hurbim shtruar ne buzen e lumit.Le te gjejme endje me mire me zhytjen ne rrymen e kthjellet te njohurise !Zbulesa grish per kerkim dhe ia shpalos depot e saj me te perzgjedhura vetem atyre qe kerkojne per to si thesare te fshehura.

Oh,Zoti im !Deshiroj me zjarr te qemtoj,te mbledh,te fitoj njohuri !Do te jipja me kenaqesi çdo ore qe kam per tu ulur nen kembet e Tua !Do te te dorezoja çdo aftesi qe kam qe te mund te mesoja.Me ane te veshit,me ane te syrit,me ane te shijes do doja te thithja mesimin !Po dhe ne çdo periudhe zbavitjeje do doja te thith aromen e veprave te Tua te mrekullueshme.Dhe kur kerkoj shlodhje do doja te mbeshtesja koken time ne kraharorin Tend qe te mund te mesoja dashurine Tende me ane te prekjes po ashtu si me çdo shqise tjeter.Cdo porte e qytetit te Shpirtnjeriut u mbushte me tregtine e mallit te çmuar te njohurise qiellore.Dhe Zot,do doja te te hapja thellesine me te skajshme te shpirtit tim qe Drita jote te mund te shkelqeje ne pjeset me te fshehta te natyres sime.Oh,degjo klithmen time !Me bej te kuptoj rrugen e parimeve te Tua !

 

II.Tani,shoke te shtrenjte,la te kalojme ne piken tjeter per te vene re,KOHEZENIEN E NJERIUT TE MESUAR.Kur Zoti i ka mesuar nje njeriu rrugen e parimeve te Tij,ketij i perket te perdore ashtu siç duhet privilegjet e tij te shenjta—« Dhe do te shpall veprat e tua te mrekullueshme. »Si nje mesues besnik,le te deshmoje per veprat e Zotit—veprat e Tij te mrekullueshme.Eshte nje predikim i keq ai qe flet teresisht per veprat e njeriut,sidomos nese predikuesi i nxjerr ne pah veprat tona si diçka e jashtezakonshme.Ne nuk duhet te predikojme veprat e njeriut por veprat e Zotit—jo vete veprat tona por veprat e Zevendesuesit tone te madh !

Ka dy vepra,veçanerisht,per te cilat ju njerez te krishtere duhet t’i flisni te tjereve—vepra e Krishtit per ne dhe vepra e Frymes se Shenjte perbrenda nesh.Keto jane tema qe nuk do shterohen kurre.Vepra e Zotit Bir per ne ne jeten,vdekjen e Tij,Ringjalljen dhe Ngritjen lart—nderhyrjen e Tij ne krahun e djathte te Zotit dhe ardhjen e Tij te dyte—çfare teme qe eshte ketu perpara jush !Sa te medha qe jane veprat e Krishtit ne vendin tuaj !Predikoni Zevendesimin e Tij me force.Mos te kete keqkuptim ne lidhje me kete !Le te thuhet se Krishti qendroi ne vendin e njerezve te Tij,jetoi dhe vdiq per to !

Per me teper,eshte vepra e Frymes se Shenjte perbrenda nesh—interesin dhe rendesine jetesore te se ciles nuk do ishte e mundur te zmadhoheshin.Nuk do ta vleresoja ate njeri qe perpiqet te flase ne lidhje me kete sherbese Hyjnore nese nuk eshte sjelle nen pushtetin e saj dhe nese nuk eshte shpjere,me ane perjetimit,ta kuptoje ate—vepren e bindjes,vepren e riperteritjes,vepren e zbrazjes,peruljes dhe gjunjezimit—vepren e shpjerjes ne pendim dhe besim,vepren e shenjterimit,vepren e ushqimit te perditshem te Jetes Hyjnore,vepren e perkryerjes se shpirtit per ne Qiell !Ka shume vend ketu per te bere nje proçke nese Zoti nuk ju ben qe te kuptoni rrugen e parimeve te Tij !Por nese keni nje njohuri te mire te qarte se çfare eshte jeta e krishtere,atehere,Vellezer dhe Motra te shtrenjte,qendroni gjithmone mbi keto dy gjera—ate qe Zoti ka bere per ne dhe ate qe Zoti po ben perbrenda nesh kur na nxjerr jashte prej erresires ne driten e Tij te mrekullueshme !

Karakteri i mrekullueshem i ketyre veprave te Zotit hap nje studim qe mendja e pershpirtshme mund te rrahe perhera me emocione nderimi dhe endjeje!Ka pak gjera ne bote prej te cilave njerezit mrekullohen.Ato flasin per shtate mrekullite e botes.Besoj se nuk ka as dhe nje prej atyre mrekullive prej te cilave disa nuk kane reshtur te mrekullohen.Nese i shikoni disa here,mesoheni me to dhe mahnitja avullon.Por per veprat e Zotit dhe sidomos keto dy vepra,ju mund te mendoni per to,t’i inspektoni,t’i gezoni çdo dite te nje jete te gjate dhe rezultati do te jete,jo nje zvogelim por nje rritje e mahnitjes tuaj ! « Veprat e Tua te mrekullueshme ! »

Zoti i misheruar ne Birin e Marise !Veper e mrekullueshme kjo!Zoti ne punishten e zdrukthtarit!Biri i njeriut duke ngulur gozhda dhe duke perdorur çekiçin !Veper e mrekullueshme kjo !Jezusi ne tezgjah,duke endur nje drejtesi per popullin e Tij,duke hedhur shpirtin e Tij ne sovajke dhe duke prodhuar nje pelhure te tille te pashoqe per fustanin e nuserise te vete nuses se Tij te zgjedhur sa te gjithe engjejt ne Qiell qendrojne te palevizur,e veshtrojne dhe mahniten se si u punua nje pelhure e tille !Veshtroheni Ate—Vete,Zoti,ne mish njerezor—duke dhene shpirt,duke mbajtur mekatin njerezor me nje begenisje qe eshte e mrekullueshme pertej çdo mrekullie !Veshtroheni Ate duke hedhur te gjithe ate mekat ne thellesine e detit,me nje fuqi te mrekullueshme merite,qe e mbyti nje here e pergjithmone ne honin e pafund !Veper e mrekullueshme ajo !

Me pas shikoni Ate duke u shfaqur perpara perseri,i shkarkuar prej te gjitha zotimeve te Tij se dorezanise,duke pasur paguar borxhin.Dhe shikoheni duke gozhduar ne Kryqin e Tij shkrimin e urdheresave qe ishin kundra nesh !Oh,veper e mrekullueshme !Mund te flitet per te nate e dite dhe pa u lodhur kurre !Veshtrohe Ate duke u ngritur si Perfaqsuesi yne,duke na garantuar jeten !Shikoheni duke ngjitur qiejt dhe duke hedhur nje mbushullim meshirash mes njerezve rebele.Merr ne konsiderate ndikimin e autoritetit te Tij nderhyres,pushtetin qe i ka dorezuar Ati i Tij,sepse Ai i ka dhene pushtet mbi çdo mish,qe te mund t’i jape jete te perjetshme atyre qe Ati i dha Atij.

Degjoni,degjoni pergjerimet e Tij si Prift mbi Fron !Cfare vepre e mrekullueshme qe eshte kjo !Perseri,permes pamjes apokaliptike—sodit te gjitha lavdite e ardhshme kur Ai do te vije te mbreteroje mbi toke !Ketu keni fusha te reja drite qe  i hapen veshtrimit tuaj te mahnitur—nxitje te fresket per t’u mrekulluar,per te admiruar dhe adhuruar !Dhe çfare do thoja per keto vepra te mrekullueshme qe duken kaq te aferta dhe kaq te njohura per vezhgimin tone dhe prapeseprape çorodisin hetimin tone,derisa aq me shume qe i keqyrim aq me shume ndjejme habi ?Kisha ne bote e mbajtur gjalle prej brezi ne brez me ane te Njerit Prania e te Cilit ishte premtuar,u dha dhe eshte e ndjere tani dhe e provuar prej te shenjteve—Parakletosin e bekuar,Ngushelluesin qe Jezusi e dergoi prej Atit !Me ane te veprimit te Tij,periudha te gjata thatesire dhe deshperimi jane ndjekur perhera prej kohesh freskimi prej Pranise se Zotit me ane te zgjimeve dhe perseritjeve te shenjave dhe mrekullive ashtu si atehere kur filloi por qe nuk mbaroi ne diten e Rreshajave !

Nuk e di asnjehere prej kujt te mrekullohem me shume—Zoti ne mish njerezor,Biri i misheruar—apo Fryma e Shenjte banuese ne njeriun !Perbanimi eshte po aq i mrekullueshem sa Misherimi !Cdo predikues ungjillor le t’i jape vete shpirtin e tij mahnitjes dhe mirenjohjes qe i pershtatet frymezimit prej ketyre veprave te Zotit.Me pelqen te shikoj predikuesin,kur eshte duke folur per keto gjera,te duket si nje njeri i goditur nga habia,duke veshtruar para nje hapesire te gjere,i humbur ne pafundshmerine !Sikur te ishte ne mes te detit,duke u dredhur me adhurim !Sikur telat e natyres se tij te dridheshin nga misteri dhe ndjellja e druajtjes qe e rrethojne.Ka gjurme te kendshme te aftesise te eperme te Zotit ne gjerat e vocerra kur shihen permes nje mikroskopi—por keto vepra te mrekullueshme te Zotit jane te nje tjeter lloji !Ato shfaqin pushtetin e Tij te madh!

Mos fol per historine e vjeter,ate te vjetren  sikur te ishte kthyer ne nje histori te rendomte dhe te parendesishme per veshet e tu duke dale ne menyre mekanike prej gjuhes suaj.Degjoni zerin e ngadalte,te thelle te embel te oqeanit te fuqishem te Hirit derisa t’ju zalisen shpirtrat perbrenda jush !Me pas flisni me tone emocioni te forte si ato te Palit—« O thellesi e pasurise,e mençurise dhe e dijes se Perendise !Sa te pazbulueshme jane gjykimet e tij dhe sa te pakapshme jane udhet e Tij !Prapeseprape ju ka hije qe te flisni shume qarte.Shikoni se si thuhet. « Do flas per veprat e Tua te mrekullueshme. »E folura eshte menyra me e thjeshte e fjalimit.Seciji prej jush nuk mund te predikoje,por ju te gjithe mund te flisni dhe nese disa predikues nuk do perdornin fjalet e fryra por te tregonin thjesht e ne menyre te pazbukuruar,atehere ato do kishin me shume sukses se ç’kane tani.

A mendoni valle se Zoti do donte qe sherbenjesit e Tij t’i benin dem vetes kur dalin  te dielave me nje ose dy shfaqje « intelekti » dhe gojetarie ?Me siguri qe Zoti nuk vepron keshtu !Nuk mendoj se Pali predikoi ndonjehere ndonje predikim te rafinuar ose se Pjetri i shkoi mendja  ndonjehere per ndonje shfaqje intelekti.Diten e djeshme pyeta njerin qe pati degjuar nje predikim,nese ishte e mundur qe mekataret te tjetersoheshin prej tij.Ai tha, «Oh,jo !Ne asnje menyre !Por ama ishte nje ëndje intelektuale. »A gjendet ne ndonje vend ne Bible ndonje fjale ne lidhje me kenaqesite intelektuale ose ndonje gje e afert me nje ide te tille ?

A nuk ka valle nje vend ne anen tjeter te detit ku po perpiqen te bejne predikime me gojetari,te rafinuara,sa per sy e faqe qe te sjellin ne mendje menyren se si perfundojne fishekzjarret—fjalime te perbera prej dritash blu dhe shkelqimesh ?Ato e quajne kete « fjalim te gjate »,besoj.Por rruga e Te Krishterit—e Te Krishterit te vertete—eshte te flase per veprat e mrekullueshme te Zotit !Me thoni historine e vjeter,ate te vjetren !Mos e thoni me krenari por thjesht,sikur t’i flisnit nje femije te vogel !Zoti do te kete më shume lavdi prej kesaj,per shpirtin tuaj më ngushellim dhe per shpirtrat e atyre qe mesoni më perfitim se sa prej te gjitha fluturimeve poetike ose zbukurimeve stilistikore.Ato qe do donin te fitonin  shpirtra duhet te marrin fjalet e Davidit ketu dhe te thone, « Me bej qe te kuptoj rrugen e parimeve te Tua. »Dhe keshtu qe do te heq dore prej « shpalosjes » dhe « do te flas per veprat e tua te mrekullueshme. »

« Bekuar qofte Zoti, » tha nje bujk ne Mbledhjen e Lutjeve, « qe u ushqyem te dielen e kaluar prej nje grazhdi te ulet sepse ne te shumten e rasteve e patem hesën aq te larte sa ne njerez te pamesuar nuk mund ta arrinim dot. »Kur degjova falenderimin e bujkut,m’u duk shume i urte.Kur nje njeri eshte i mesuar ne besim,ai shpesh do te flase ne lidhje me keto gjera.Nje bisedim i tille mund te jete i shpeshte pa qene i merzitshem.Davidi thote, « do te flas. »Predikimi eshte nje ushtrim per t’u ndermarre here pas here por te folurit,besoj,mund te vazhdohet prej disa njerezve gati çdo minute te dites.Me siguri qe pak njerez e quajne gje te veshtire te flasesh çdo dite !Dhe kur Zoti na ben qe te kuptojme rrugen e parimeve te Tij,do ta kemi Ungjillin ne maje te gishtave keshtu qe kedo qe te takojme,do te jemi te afte t’i flasim ne nje stil te thjeshte dhe te zellshem ne lidhje me shpetimin e Zotit.

Do doja,Shoke te shtrenjte,qe e folura jone te ishte gjithmone e lezetuar me kripe—qe biseda jone me e zakonshme te ishte e vesuar me vajosje qiellore,duke i dhene Hir degjuesve.Por edhe pse shume e drejteperdrejte dhe e shpeshte,e folura e mire e Psalmistit ishte shume e sakte dhe nuk i mungoi hijeshia,sepse ai thote, « Do te flas per veprat e Tua te mrekullueshme. »Cfare do te thote ai me kete ?E po,sipas kuptimit. « Me bej qe te kuptoj dhe me pas do te flas si nje njeri i zgjuar. »Vellezer dhe Motra,ju qe flisni per Jezu Krishtin,u mundesofshit te flisni per Te ne nje menyre te zgjuar.Shume dem serioz ka ardhur shpesh prej se renit harpes ne nje tel.Disa njerez jane shume me te interesuar te shprehin vete idealet e tyre se sa te shpalosin keshillat e Zotit.Nese kuptojme rrugen e parimeve te Zotit,nese fitojme gjuhen e saj,nese mesohemi me te—atehere do te flasim me kuptim—dhe do te kete nje harmoni dhe urtesi ne fjalimet tona te cilat do bekohen per ndertimin e degjuesve.

III.Do ta mbyllim duke vene re MARREDHENIEN E NGUSHTE MIDIS LUTJES SE NXENESIT DHE NDJEKJES QE PASOI. « Me bej qe te kuptoj rrugen e parimeve te Tua dhe do te shpall veprat e tua te mrekullueshme. »Lidhja qendron pjeserisht ne magjepsjen e kesaj njohurie me pasionin per ta komunikuar ate.Nje njeri qe kupton Krishtin dhe vepren e Tij ndermjetese—dhe Frymen dhe vepren e Tij shenjteruese—nuk mund te heshte !Zjarri eshte nisur dhe flaket do te perhapen.Ai do te rrembehet nga habia,admirimi dhe mirenjohja adhuruese prej meshires dhe dashurise se madhe te Zotit qe do te shkaktoje nje prérje perbrenda gjirit te tij.Ai do te jete si nje ene e mbushur plot qe ka nevoje per zbrazje dhe i duhet patjeter kjo gje.Sikur te kishte zjarr ne kockat e tij,ai do te therrase, « Mjere une nese nuk predikoj Ungjillin ! »I lutem Zotit qe te kete kuptim me te thelle te rrugeve te Tij,sepse atehere shume gjuhe te heshtura do flisnin.Tema,vete,pa ndonje dhunti te jashtezakonshme te kerkuar prej njeriut,do te mjaftonte per te siguruar vemedjen qe ajo kerkon me ngulm.Teksa zemra gufon me falenderim,buzet hapen me force vetvetiu per te kenduar.Me siguri qe Ana do  t’ju thote se ishte me e lehte per nje grua shterpe per te permbajtur lotet e saj se sa per nje nene te gezueshme per te këndirrur himnin e saj te lavdise !

A te deshi Jezusi kur ishe i deshperuar ?A te gjeti  kur ishe i huaj dhe e provoi Veten te ishte nje Shok ?A te strehoi,kur nje mekatar,dhe te mbrojti prej çdo demtimi?A vdiq qe te mund te jetosh ?A e di se Jezusi eshte I Afermi Yt dhe se gjen endje te madh ne shelbimin tend per te te zoteruar ?E verteta e kesaj le te agoje ne zemren tende dhe edhe sikur gjuha jote te ishte memece me perpara,tani duhet qe te filloje te flase—

 

« Tani do t’i them mekatareve perreth

se çfare Shpetimtari te shtrenjte kam gjetur

Do te tregoj me gisht te gjaku i Tij shelbyes

Dhe do te them, “Shikoni udhen per te Zoti.”

 

Kjo gje nxistë disa nga ju qe doni Zotin dhe prapeseprape nuk flisni kurre per Te!Ju shpjerte ne nje hetim te shenjte zemre.Me siguri qe nuk keni nje kuptim te Tij ashtu siç duhet te keni ose perndryshe ndonjehere heshtja juaj do shkrihej dhe fjalet e juaja do te tradhetonin emocionet tuaja te forta.Nese kuptoj rrugen e parimeve te Zotit,atehere do te pajisem plotesisht me brendi per te folur per veprat e Tij te mrekullueshme!

Cfare gjeje e tmerrshme duhet te jete per nje njeri te hiqet si mesues i te tjereve nese nuk njeh gjerat e Zotit,vete ai,me perjetim.Kjo gje mund te behet,ju e dini mire,dhe mund te behet shume lire.Mund te blini predikime te shtypura dhe qe me siguri nuk jane predikuar ne zona te largeta—secilin per nente péni !Mund ti keni per pak para.Por fatura do te jete e kripur se fundi per njeriun qe ben kesisoj gjerash!Eshte e lehte per ju te mesoni ne klasat e juaja duke lexuar shenimet e shoqates se Bashkimit Te Shkollave Te Te Dielave,duke pergatitur leksionin dhe duke e pasur memorizuar te gjithin ne mendje.Ah,por,Shoket e mi te shtrenjte,si do pergjigjeni valle mbasi keni mesuar femijet ne shkollen e se Dieles kur nuk keni qene kurre femija i Zotit dhe ju vete nuk jeni mesuar kurre prej Zotit? “Por te ligut Perendia i thote:”Cfare te drejte ke ti te permendesh statutet e mia dhe te kesh mbi buzet e tua emrin Tim?”

Mos u perpiq t’i mesosh te tjereve ate qe ti vete nuk e kupton!Pergjunju dhe klith,”Me bej qe te kuptoj rrugen e parimeve te Tua dhe do te flas per veprat e Tua te mrekullueshme.”Vellezer te shtrenjte,veçanerisht ju qe keni per tu bere sherbenjes te Ungjillit dhe qe keni filluar te predikoni—kerkoni nje kuptim me te thelle te gjerave Hyjnore ose perndryshe sherbesa juaj do te jete e ligur dhe e varfer.Nese nuk ju ka hyre ne zemer mirebesimi i Zotit dhe nese nuk keni filluar te njihni keshillat e Tij,nuk mund t’i kryeni me sukses detyrat solemne qe ka nen pergjegjesi ambasadori i Krishtit!Therrit fuqishem per te qene i mbushur mire me nje kuptim te Ungjillit—dhe keshtu do te gufoni per te tjeret dhe do te flisni per veprat e mrekullueshme te Zotit!

Nje edukim i tille i shendoshe do t’ju veshë me autoritet.

Nje njeri i cili,ne vete zemren e tij,e di se per çfare po flet dhe predikon ate qe ka shijuar dhe ka prekur me dore prej Fjales se Hirit,do te theksoj fort çdo shqiptim.Nuk ka rendesi se çfare gjuhe perdor—pushteti nuk qendron ne stolisjen por ne vete Te Verteten e Zotit,qe ai shpall!Nuk eshte lustra e fjalimit te tij por zjarri i shpirtit te tij qe leshon force bindjeje.Oh,sa shpesh qe zemra ime eshte freskuar prej nje deshmie te perulur te nje burri te varfer qe ka folur vetem per ate qe Zoti ka bere per te!Cfare fuqie qe ka ne te folurin e perjetuar!Doktrina e thate dhe fjalet bajate te pershpirtshme te huazuara prej librave behen te merzitshme per veshin dhe jane te hidhura per shijen—por ai qe flet per gjera qe ka kuptuar ne lidhje me Mbretin—ai e ka gjuhen si pena e nje shkrimtari te zote!

Njoh Te Krishtere te moshuar qe duken,sa here qe flasin,sikur derdhin diamante dhe smeralde prej buzeve te tyre.Njeriu do deshironte te ruante te shtrenjte çdo rrokje qe shqiptojne,jo sepse ka ndonje gje te shume mendjemprehte ose origjinale ne ndonje fjali,por sepse ka nje kumb bolleku shiu ne çdo fjale.Ka nje thellesi hyjnore,nje embelsi te shenjte,nje hov jete ne çdo shqiptim te prere qe lind prej buzeve te tyre!Ju thoni,”Ai njeri di me shume se ç’thote.Ai nuk ekspozon te gjithe mallin e tij ne vitrine.Ai ka qene ne vendin e fshehte te shoqerimit.Fytyra e tij shkelqen edhe pse zeri i lekundet.”E provofshim veten mesues te tille,ju dhe une,ne vitet me te pjekur,duke pasur drite ne vetvete dhe duke  ndriçuar te gjithe ato qe jane nen rrezen e ndikimit tone!Per ate qe Zoti na ka udhehequr per ta kuptuar,qofshim instrumentat e komunikimit me ane te bisedimit tone te zakonshem,me fjalim qe eshte i thjeshte,pa mburrje,prapeseprape i zellshem,besnik dhe qiellor.

Vellezer dhe motra,jo te gjithe mund te predikojne,por ju te gjithe mund te  ngriheni dhe te veproni,duke i mesuar te tjereve ate qe dini!Mos u perpiqni t’i mesoni atyre ate qe nuk dini.Aq sa e njihni Krishtin,i flisni per Te te afermve dhe te njohurve tuaj,shokeve dhe fqinjeve tuaj.Vellai dhe Plaku yne i shtrenjte,i ndjeri Zoti Verdon,ne nje nate te tille si kjo do ishte duke kerkuar me ankth per ndonje njeri qe duket se ka degjuar me falenderim—dhe nuk do t’i kishte lejuar te largoheshin pa iu avitur ne menyren e tij te sjellshme dhe pa filluar t’i flase per Krishtin.

Kam nevoje per disa si ai!Ai ka shkuar ne Shtepi.I lutem Zotit qe disa te mund te pagezohen per te vdekurit,qe te qendrojne ne vendin e tij dhe te zene te çaren qe levizja e tij ka bere ne rradhet tona.Na nevojitet nje ushtri folesish te krishtere te urte dhe te kujdesshem.Nuk e di se a kemi  nevoje me urgjente se ne tashmen—per njerez qe mund te flasin ne tren,mund te flasin ne rruge,mund te flasin ne kuzhine,mund te flasin ne punishte,mund te flasin ne anen tjeter te banakut—mund,ne fakt,te gjuajne rastin per te folur per Jezusin !Kam nevoje per ju,Shoke te shtrenjte,per t’i kerkuar Zotit t’ju kualifikoje per sherbimin e tij dhe qe t’ju shpjere ne te.Disa nga ju duken sikur po ecin praptasi,sepse jeni akoma me ngurrues se me perpara!Do doja qe te ishit si Arkimedi kur ai zbuloi sekretin dhe nuk mund ta mbante per veten prej gezimit te madh por vrapoi ne rruge duke therritur, “E gjeta!E gjeta!”

Ejani,thyeni heshtjen tuaj fajtore dhe therrisni me ze te larte, “Kam gjetur Ate per te Cilin folen Moisiu ne Ligjin dhe Profetet dhe nuk mund te rri pa folur per Te.”Persa i perket te tjereve qe nuk jane Besimtare,i lutem Zotit qe te mund t’i jipni nje vesh degjues mesazhit per te cilin i kerkoj te tjereve te flasin.Ja ku eshte—“Jezu Krishti erdhi ne bote per te shpetuar mekataret.Cilido beson ne Te ka jeten e amshuar.” “Ai qe beson dhe pagezohet do te shpetohet.”Zoti ju sjellte per te pranuar kete lajm,per te besuar ne Jezusin dhe per te gjetur jeten e perjetshme.Amen.

 

 



[1] Katekizem

Publié dans Predikime te Spurgeon

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article