Gjithçka prej Hirit

Publié le par alban

                                                                        7

                                                 PREJ HIRIT PERMES BESIMIT

 

« Me ane te hirit jeni shpetuar nepermjet besimit » {#Efezianeve 2 :8}.

 

Mendoj se eshte mire te kthehem pak ne nje ane qe te mund t’i kerkoj lexuesit tim te veshtroje me adhurim krye-burimin e shpetimit tone,i cili eshte hiri i Zotit. « Me ane te hirit jeni shpetuar. »Sepse Zoti eshte i hirshem,prandaj njerezit mekatare falen,tjetersohen,pastrohen dhe shpetohen.Nuk eshte per shkak te ndonje gjeje në to,ose qe mund te kete ndonjehere në to,se ato jane shpetuar ;por per shkak te dashurise,miresise,keqardhjes,dhembshurise,meshires dhe hirit te pakufishem te Zotit.Qendro nje çast,pra ne krye burimin.Shiko lumin e paster te ujit te jetes,teksa rrjedh jashte prej fronit te Zotit dhe te Qengjit !

Cfare abisi qe eshte hiri i Zotit !Kush mund ta mase gjeresine e tij?Kush mund te hulumtoje thellesine e tij?Ashtu si te gjitha atributet hyjnore,eshte i pafund.Zoti eshte plot me miresi;vete emri «Zot » eshte shkurtimi i « i mire. »Miresi dhe dashuri te pakufishme bejne pjese ne vete thelbin e Hyjnise.Eshte per shkak se « meshira e Tij zgjat perhera » qe njerezit nuk shkatarrohen ;per shkak se « meshirat e Tij nuk kane shteruar » qe mekataret sillen te Ai dhe falen.

Sillni ne mendje kete ;ose perndryshe mund te bini ne gabim duke fiksuar mendjet tuaja kaq shume mbi besimin i cili eshte kanali i shpetimit aq sa te harroni hirin i cili eshte zanafilla dhe burimi edhe madje i vete besimit.Besimi eshte vepra e hirit te Zotit perbrenda nesh.Asnje njeri nuk mund te thote se Jezusi eshte Krishti perveçse me ane te Frymes se Shenjte. « Askush nuk mund te vije tek Une, » tha Jezusi, « po te mos e terheqe Ati qe me ka derguar. »Keshtu qe besimi,qe eshte te vish te Krishti,eshte rezultati i terheqjes hyjnore.Hiri eshte i pari dhe i fundit shkak levizes i shpetimit ;dhe besimi,ashtu thelbesor siç eshte,eshte vetem nje pjese e rendesishme e mekanizmit qe hiri ve ne perdorim.Ne jemi shpetuar « nepermjet besimit, » por shpetimi eshte « prej hirit. »Bej qe te kumbojne keto fjale si me trumpeten e kryeengjellit : « Prej hirit jeni shpetuar. »Cfare sihariqi per te padenjin !

Besimi ka vendin e nje kanali ose nje tubacioni.Hiri eshte burimi dhe rrjedha ;besimi eshte ujesjellesi pergjate te cilit ujerat e meshires rrjedhin poshte per te freskuar bijte e etur te njerezve.Eshte per t’u ardhur keq kur ujesjellesi copetohet.Eshte nje pamje e trishtueshme te shikosh perqark Romes ujesjellsat e shumte madheshtore qe nuk transportojne më uje ne qytet sepse harqet jane thyer dhe strukturat e madherishme jane ne rrenoja.Ujesjellesi duhet qe te ruhet i teri per te transportuar rrymen ;dhe po ashtu,besimi duhet qe te jete i vertete dhe i shendetshem,duke çuar drejt e tek Zoti dhe duke ardhur poshte drejt e tek ne,qe te mund te behet nje kanal i sherbyeshem meshire per shpirtrat tane.

Akoma,ju kujtoj perseri se besimi eshte vetem kanali dhe ujesjellesi dhe jo kryeburimi dhe ne nuk duhet qe te shikojme dhe aq shume te ai sa ta ekzaltojme permbi burimit hyjnor te çdo bekimi qe eshte ne hirin e Zotit.Kurre mos ndertoni nje Krisht prej besimit as mos mendoni per te sikur te ishte burimi i pavarur i shpetimit tuaj.Jeta jone gjendet ne « duke shikuar te Jezusi, » dhe jo ne te shikuarin te vete besimi yne.Nepermjet besimit te gjitha gjerat behen te mundura per ne ;prapeseprape fuqia nuk eshte ne besim por ne Zotin mbi te Cilin besimi mbeshtetet.Hiri eshte lokomotiva e fuqishme dhe besimi eshte zinxhiri me ane te cilit vagoni i shpirtit eshte i lidhur me burimin e energjise.Drejtesia e besimit nuk eshte shkelqesia morale e besimit por drejtesia e Jezu Krishtit Te Cilin besimi e shtrengon dhe perveteson.Paqja perbrenda shpirtit nuk rrjedh prej soditjes se vete besimit tone ;por ajo vjen te ne prej Atij qe eshte paqja jone,cepin e rrobes se Te Cilit besimi prek dhe virtyti vjen prej Tij ne shpirt.

E shikon pra,shok i shtrenjte se dobesia e besimit tend nuk do te te shkaterroje.Nje dore dritheruese mund te marre nje dhurate te arte.Shpetimi i Zotit mund te vije te ne edhe sikur te kemi nje besim sa nje fare sinapi.Fuqia qendron ne hirin e Zotit dhe jo ne besimin tone.Mesazhe te medha mund te dergohen pergjate telash te holle dhe deshmia paqedhenese e Frymes se Shenjte mund te arrije zemren me ane te nje besimi i ngjashem me nje fill qe duket pothuajse i paafte te mbaje vete peshen e tij.Mendo me shume per Te qe shikon se sa per vete shikimin.Duhet qe edhe te largosh syte tutje vete shikimit tend dhe te mos shikosh asgje perveç Jezusit dhe hirin e Zotit te zbuluar ne Te.

 

 

Publié dans Shkrime nga Spurgeon

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article