Gjithçka prej Hirit

Publié le par alban

 

                                                                            9

                                               SI MUND TE ILUSTROHET BESIMI ?

 

Per ta bere me te qarte  akoma çeshtjen e besimit,do t’ju jap ca ilustrime.Edhe pse vetem Fryma e Shenjte mund ta beje lexuesin tim te kuptoje,eshte detyra dhe gezimi im te furnizoj te gjithe driten qe kam mundesi dhe t’i lutem Zotit hyjnor te hape sy te verber.Oh sikur lexuesi im te lutej me te njejten lutje per veten e tij !

Besimi qe shpeton ka analogjine e saj ne trupin njerezor.

Eshte syri qe shikon.Me ane te syrit ne sjellim ne mendje ate qe eshte shume larg ;ne mund te sjellim diellin dhe yjet e skajshme ne mendje me ane te nje veshtrimi te syve.Keshtu qe me ane te besimit ne e sjellim Zotin Jezus afer nesh dhe edhe pse Ai eshte larg tutje ne Qiell,Ai hyn ne zemren tone.Vetem shiko Jezusin ;sepse hymni eshte plotesisht i vertete—

 

Ka jete ne nje veshtrim te I Kryqezuari,

Ka jete ne kete çast per ty.

 

Besimi eshte dora qe mberthen.Kur duart tona kapin ndonje gje,ato bejne pikerisht ate çfare besimi ben kur ai perveteson Krishtin dhe bekimet e shpetimit te Tij.Besimi thote, “Jezusi eshte imi.”Besimi degjon per gjakun fales dhe therret, “E pranoj ate per te me falur mua.”Besimi e quan te tijen trashegimine e Jezusit te vdekur sepse besimi eshte trashegimtari i Krishtit;Ai ia ka dhene Veten dhe gjithçka qe zoteron besimit.Merr o shok ate çfare hiri ka pergatitur per ty.Nuk do jesh nje vjedhes,sepse ke nje leje hyjnore: “Kush deshiron le ta marre falas ujin e jetes.”Ai qe mund te kete nje thesar thjesht duke e mberthyer ate do te ishte me te vertete i pamende nese do mbeste i varfer.

Besimi eshte goja qe ushqehet me Krishtin.Perpara se ushqimi te mund te na ushqeje,duhet qe te merret prej nesh.Eshte nje gje e thjeshte kjo—te pirit dhe te ngrenit.Ne me deshire fusim ne goje ate qe eshte ushqimi yne dhe me pas lejojme qe te kaloje poshte ne pjeset tona te brendshme ku tretet dhe thithet ne trupin tone.Pali thote,ne Letren e tij drejtuar Romakeve,ne kapitullin e dhjete, “Fjala eshte prane teje,ne gojen tende.”Atehere,tani,gjithçka qe duhet bere eshte ta gelltisesh ate,ta lejosh te shkoje poshte ne shpirt.Oh,sikur njerezit te kishin oreks!Sepse ai qe eshte i uritur dhe shikon mish perpara tij nuk ka nevoje te mesohet se si te haje. “Me jep,” tha njeri, “nje thike,nje pirun dhe nje rast.”Ai ishte teresisht i pergatitur te bente ate qe mbeste per tu bere.Me te vertete,nje zemer qe ka uri dhe etje per Krishtin nuk i duhet veçse te dije se Ai eshte i dhene falas dhe menjehere do ta marre Ate.Nese lexuesi im gjendet ne nje rast te tille,le te mos hezitoje te marre Jezusin;sepse Ai mund te jete i sigurte se nuk do te qortohet kurre se ka bere keshtu:sepse “ata qe e pranuan,atyre Ai u dha pushtet te behen bij te Perendise.”Ai kurre nuk hedh poshte ndonjerin por lejon te gjithe ato qe vijne te mbesin bij perjeta.

Punet e kesaj jete ilustrojne besimin ne menyra te shumta.Bujku mbjell fare te mire ne toke dhe pret qe ajo jo vetem te jetoje por edhe te shumezohet.Ai ka besim ne rregullen e beselidhjes se “periudhat e mbjelljes dhe e korrjes nuk do te pushojne,” dhe ai eshte i shperblyer per besimin e tij.

Tregtari ve parat e tij nen kujdesin e bankierit dhe i mirebeson si ndershmerise po ashtu dhe gjendjes se mire financiare te bankes.Ai ia beson kapitalin e tij duarve te nje tjetri dhe ndjehet shume me rehat se sa sikur ta kishte arin te mbyllyr ne nje kasaforte te hekurt.

Marinari ia beson veten detit.Kur noton ai e ngren kemben prej fundit dhe qendron mbi oqeanin pluskues.Ai nuk do mund te notonte nese nuk do ta hidhte veten teresisht mbi uje.

Arpunuesi ve metal te çmuar ne zjarr qe duket i etur per ta konsumuar por ai e merr perseri ate te pastruar prej nxehtesise se furrnaltes.

Nuk mund te mos shikoni kudo ne jete besimin ne veprimet midis njerezve ose midis njeriut dhe ligjit natyror.Tani,pikerisht ashtu siç besojme ne jeten e perditshme,po ashtu na duhet qe te besojme ne Zotin ashtu siç Ai eshte i zbuluar ne Krishtin Jezus.

Besimi ekziston ne njerez te ndryshem ne shkalle te ndryshme,sipas mases se njohurise se tyre ose rritjes ne hir.Ndonjehere besimi eshte pak me i madh se sa nje ngjitje e thjeshte te Krishti ;nje ndijim varesie dhe nje vullnet per te qene i varur ashtu.Kur keni zbritur ne bregdet do te shikoni bobla uji duke iu ngjitur shkembit.Ecni me hap te lehte mbi shkemb ;jepini nje goditje te shpejte butakut me bastunin tuaj dhe ai bie poshte.Provojeni ne te njejten menyre me boblen qe vjen me pas.I keni dhene ketij paralajmerim ;ai degjoi perplasjen me ane te cilet goditet fqinjin e tij dhe ngjitet me gjithe fuqine e tij.Nuk do ta levizni kurre prej vendit ;jo ju !Godisni dhe godisni perseri por do copetonit me lehte shkembin.Shoku yne i vogel,bobla e ujit,nuk di shume,por ngjitet ama.Ai nuk njeh formimin gjeologjik te shkembit por ngjitet ama.Ai mund te ngjitet dhe ai ka gjetur diçka ku te ngjitet :ky eshte i gjithe stoku i tij i njohurise  dhe ai e perdor ate per sigurine dhe shpetimin e tij.Eshte jeta e butakut t’i ngjitet shkembit dhe eshte jeta e mekatarit t’i ngjitet Jezusit.Mijera prej njerezve te Zotit nuk kane me shume besim se kete ;ato dine mjaftueshem per t’iu ngjitur Jezusit me gjithe zemren dhe shpirtin e tyre dhe kjo mjafton per paqe te tashme dhe siguri te perjetshme.Jezu Krishti eshte per to nje Shpetimtar i forte dhe i fuqishem,nje Shkemb i palevizshem dhe i pandryshueshem ;ato i ngjiten Atij per jeten e shtrenjte dhe kjo ngjitje i shpeton ato.Lexues,a nuk mund te ngjitesh dot ?Bej keshtu menjehere.

Dallohet besim kur nje njeri mbeshtetet mbi nje tjeter prej njohurise se epersise se tjetrit.Ky eshte nje besim me i larte ;besimi qe e di arsyen e varesise se tij dhe vepron ne rrjedhim.Nuk mendoj se butaku di shume ne lidhje me shkembin :por teksa besimi rritet ai behet gjithnje e me shume inteligjent.Nje njeri i verber ia beson veten udherrefyesit se tij sepse e di se shoku i tij mund te shikoje dhe duke mirebesuar ai ecen atje ku udherrefyesi i tij e udheheq.Nese njeriu i gjore ka lindur i verber ai nuk e di çfare eshte shikimi ;por ai e di se ekziston nje gje e tille dhe se eshte i zoteruar prej shokut te tij dhe prandaj ai lirisht e ve doren e tij ne doren e atij qe sheh dhe ndjek udheheqjen e tij. « Ne ecim me ane te besimit,jo me ane te shikimit. » «Lum ata qe megjithese nuk kane pare kane besuar. »Ky eshte nje imazh shume i mire i besimit;ne e dime se Jezusi ka merite,pushtet dhe bekim,qe ne nuk i zoterojme dhe prandaj me gezim ia mirebesojme veten tone Atij per te qene per ne çfare ne nuk mund te jemi per veten tone.Ne i mirebesojme Atij ashtu si njeriu i verber i mirebeson udherrefyesit te tij.Ai kurre nuk tradheton mirebesimin tone ;por Ai eshte bere per ne nga Perendia « mençuri,drejtesi,shenjterim dhe shpengim. »

Cdo djale qe shkon ne shkolle i duhet qe te ushtroje besim ndersa meson.Mesuesi i tij i meson gjeografi duke i folur per formen e tokes dhe per ekzistencen e disa qyteteve te medha dhe perandorive.Djali vete nuk e di se keto gjera jane te verteta,perveç se ai i beson mesuesit te tij dhe librave te vena ne duart e tij.Kjo eshte ajo qe keni per te bere me Krishtin nese keni per t’u shpetuar ;duhet qe thjesht te njihni sepse Ai jua thote,te besoni sepse Ai ju siguron se keshtu eshte dhe t’i mirebesoni Atij sepse Ai ju premton se shpetimi do te jete rezultati.Pothuajse gjithçka qe ne dhe une njohim ka ardhur te ne nepermjet besimit.Nje zbulim shkencor eshte bere dhe ne jemi te sigurte per te.Ku bazohet besimi yne ?Mbi autoritetin e disa njerezve erudit te mirenjohur,fama e te cileve eshte e padiskutuar.Ne  nuk i kemi bere ose pare kurre eksperimentet e tyre por ne i besojme deshmive te tyre.Ju duhet te beni te njejten gje ne lidhje me Jezusin :sepse Ai ju meson disa te verteta,ju keni per te qene dishepulli i Tij dhe keni per te besuar fjalet e Tij ;sepse Ai ka kryer disa vepra ju keni per te qene myshteriu i Tij dhe t’i mirebesoni veten Atij.

Ai eshte pafundmesisht mbi ju dhe ia paraqet Veten e Tij mirebesimit tuaj si Mjeshtri dhe Zoti juaj.Nese e merrni Ate dhe Fjalet e Tij do te shpetoheni.

Nje tjeter dhe nje forme me e larte besimi eshte ai besim qe del nga dashuria.Pse nje vocerrak i mirebeson atit te tij ?Arsyeja pse femija i mirebeson atit te tij eshte sepse ai e do ate.Bekuar dhe lum ata qe kane nje besim te embel ne Jezusin,i nderthurur me zemerdashuri te thelle per Te sepse ky eshte nje mirebesim prehës.Keto dashuronjes se Jezusit jane te mahnitur me karakterin e Tij dhe te kenaqur me misionin e Tij,ato rrembehen prej dashamiresise qe Ai ka shfaqur dhe prandaj ato nuk mund te mos i mirebesojne Atij sepse ato e admirojne,adhurojne dhe e duan Ate kaq shume.

Mirebesimi i dashur ne Shpetimtarin mund te ilustrohet keshtu.Nje zonje eshte gruaja e mjekut me te njohur te kohes.Ajo mberthehet prej nje semundjeje te rrezikshme dhe eshte e vene poshte prej forces se semundjes ;prapeseprape ajo eshte per tu habitur e qete dhe e shtruar sepse burri i saj e ka bere kete semundje studimin e tij te veçante dhe ka sheruar mijera qe kishin vuajtur ne menyre te ngjashme.Ajo nuk eshte aspak e trazuar sepse ajo ndjehet perkryershmerisht e sigurte ne duart e dikujt kaq te shtrenjte per te dhe në te cilin aftesia dhe dashuria jane te shkrire ne shfaqjet e tyre me fisnike.Besimi i saj eshte i arsyeshem dhe i natyrshem :burri i saj,prej çdo pikepamje,e meriton kete prej saj.Ky eshte lloji i besimit qe me i lumturi i besimtareve ushtron ndaj Krishtit.Nuk ka mjek si Ai,askush nuk mund te shpetoje si Ai mund te shpetoje ;ne e duam Ate dhe Ai na do dhe prandaj ne e veme veten tone ne duart e Tij,pranojme çfaredo qe Ai porosit dhe bejme çfaredo qe Ai urdheron.Ne ndjejme se asgje nuk mund te keshillohet gabimisht ndersa Ai eshte drejtuesi i puneve tona ;sepse Ai na do shume per te na lene te vdesim ose te vuajme edhe nje sëmbim te vetem te panevojshem.

Besimi eshte rrenja e bindjes dhe kjo gje mund te shikohet qarte ne punet e jetes.Kur nje kapiten i beson pilotit per te drejuar anijen e tij ne port ai manovron anijen sipas drejtimit te tij.Kur nje udhetar i mirebeson nje udherrefyesi per ta udhehequr ate ne nje shteg malor,ai ndjek udhen qe udherrefyesi i tij tregon.Kur nje pacient beson ne nje mjek ai me kujdes ndjek keshillat dhe porosite e tij.Besimi qe refuzon t’i bindet urdheresave te Shpetimtarit eshte nje mashtrim dhe nuk do ta shpetoje kurre shpirtin.Ne i besojme Jezusit per te na shpetuar ne ;Ai na jep udhezime ne lidhje me rrugen e shpetimit ;ne ndjekim keto udhezime dhe shpetohemi.Lexuesi im,mos e harrofte kete gje.Mirebesoi Jezusit dhe ver ne prove mirebesimin tend duke bere çfaredo qe Ai te urdheron.

Nje forme fisnike e besimit ngrihet prej njohurise se sigurte ;kjo vjen prej rritjes ne hir dhe eshte besimi qe beson Krishtin sepse e njeh Ate dhe i mirebeson Atij sepse e ka provuar te jete pagabueshmerisht besnik.Nje I Krishtere i vjeter e kishte per zakon te shkruante S dhe P ne anen e Bibles se saj kurdo here qe pati sprovuar dhe provuar nje premtim.Sa e lehte qe eshte t’i mirebesosh nje Shpetimtari te sprovuar dhe te provuar!Ju akoma nuk mund ta beni kete por ama nuk do vonoje.Cdo gje duhet te kete nje fillim.Do te ngriheni ne besim te forte ne kohen e duhur.Ky besim i pjekur nuk kerkon shenja apo prova por beson trimerisht.Shikoni besimin e kryemarinarit—shpesh jam habitur me te.Ai liron kabllon dhe zhduket prej syve larg tokes.Me dite,jave ose edhe muaj,ai kurre nuk shikon velë apo breg ;prapeseprape ai shkon perpara dite e nate pa frike derisa nje mengjes e gjen veten pikerisht perballe limanit te deshiruar drejt te cilit qe drejtuar.Si valle e gjeti udhen mbi ate oqean te pagjurme ?Ai i mirebesoi kompasit,almanakut detar,tejqyres se tij dhe trupave qiellore dhe duke iu bindur prijes se tyre,pa pare toke,ai ka mbajtur timonin kaq me perpikmeri sa nuk i duhet te ndryshoje as dhe nje pike per te hyre ne port.Eshte nje gje e mrekullueshme—ky lundrim ose çarje perpara pa parë.Shpirterisht eshte nje gje e bekuar te lesh bashke brigjet e shikimit e te ndjenjes dhe t’i thuash,  « Mireupafshim » ndjenjave te brendshme,provanive te gezueshme,shenjave,provave,dhe keshtu me rradhe.Eshte e lavdishme te jesh tutje larg ne oqeanin e dashurise hyjnore duke besuar ne Zot dhe duke u drejtuar per ne Qiell drejpersedrejti nepermjet udheheqjes te Fjales se Zotit. « Bekuar qofshin ata qe nuk kane pare,megjithate kane besuar » ;ketyre do t’i jipet nje hyrje e bollshme ne fund dhe nje udhetim i sigurte gjate udhes.A nuk do ta vere lexuesi im mirebesimin e tij ne Zot,ne Jezu Krisht.Ketu une prehem me mirebesim te gezueshem.Vella,eja me mua dhe besoi Atit dhe Shpetimtarit tone.Eja menjehere.

 

 

                                                                      10                                  

                                       PSE JEMI TE SHPETUAR NEPERMJET BESIMIT?

 

 

 

Pse besimi eshte i zgjedhur si kanali i shpetimit tone ?Pa dyshim qe kjo pyetje ngrihet shpesh. « Me ane te hirit jeni shpetuar nepermjet besimit, » eshte me siguri doktrina e Shkrimit te Shenjte dhe rregulla e Zotit ;por pse eshte keshtu ?Pse eshte besimi qe eshte zgjedhur dhe jo shpresa,ose dashuria ose durimi ?

Na perket qe te jemi modeste ne te pergjigjurin e nje pyetje te tille sepse udhet e Zotit nuk mund te kuptohen gjithmone ;po ashtu nuk na lejohet t’i hetojme me mendjemadhesi.Me perulesi do pergjigjemi se,aq sa mund te themi,besimi eshte zgjedhur si kanali i hirit sepse ka nje pershtatje te natyrshme ne besimin per t’u perdorur si marres.Merr me mend se jam gati t’i jap nje te varfri lemoshe :ia shtie ne dore—pse ?Epo mire,do ishte e veshtire t’ia shtije ne vesh ose t’ia vije mbi kembe ;dora duket e krijuar me qellim per te marre.Po ashtu,ne ndertimin tone mendor,besimi eshte i krijuar me qellim per te qene nje marres :eshte dora e njeriut dhe ka nje pershtatshmeri te marrjes se hirit nepermjet tij.

Me lejoni qe ta shtjelloj kete pike shume qarte.Besimi qe merr Krishtin eshte nje akt po aq i thjeshte sa kur femija juaj merr nje molle prej jush sepse ju e zgjatni dhe premtoni t’ia jipni mollen nese ai vjen per te.Besimi dhe marrja kane te bejne vetem me nje molle por ato perbejne pikerisht te njejtin akt ashtu si  besimi qe ka te beje me shpetimin e perjetshem.Ajo çfare dora e femijes eshte per mollen,eshte besimi juaj per shpetimin e perkryer te Krishtit.Dora e femijes nuk e ben mollen as nuk e permirson ate as nuk e meriton ;ajo veçse e merr ate dhe besimi eshte i zgjedhur prej Zotit per te qene marresi i shpetimit sepse nuk pretendon te krijoje shpetimin as te ndihmoje ne të por eshte i kenaqur ta marre perulesisht ate. « Besimi eshte gjuha qe lyp faljen,dora qe e merr ate dhe syri qe e shikon ate ;por nuk eshte çmimi qe e blen ate. »Besimi kurre nuk merr si mbrojtje veten e saj,ai mbeshtet te gjithe argumentin e tij mbi gjakun e Krishtit.Ai behet nje sherbyes i mire per t’i sjelle pasurite e Zotit Jezus shpirtit sepse ai e pranon se nga i terheq ato dhe njeh se eshte vetem hiri ai qe ia besoi keto.

Besimi,perseri,eshte pa dyshim i zgjedhur sepse i jep te gjithe lavdine Zotit.Eshte nepermjet besimit qe te mund te jete prej hirit dhe eshte prej hirit qe te mos te kete mburrje ;sepse Zoti nuk mund te duroje krenarine. « Mendjemadhin e njeh nga larg, » dhe Ai nuk ka nevoje t’i afrohet atyre.Ai nuk do te jape shpetim ne nje menyre qe do te sugjeronte ose ushqente mburrjen.Pali tha, « Jo prej veprave,qe askush te mos mburret. »Tani,besimi perjashton çdo mburrje.Dora qe merr lemoshe nuk thote, « Kam per t’u falenderuar per pranimin e lemoshes » ;kjo do te ishte absurte.Kur dora i mbart buke gojes,nuk i thote trupit, « Me falendero sepse te ushqej. »Eshte shume gje e thjeshte ajo qe ben dora edhe pse nje gje shume e nevojshme ;dhe ajo kurre nuk perveteson lavdi per veten per çfare ben.Keshtu Zoti ka zgjedhur besimin per te marre dhuraten e pashprehshme te hirit te Tij sepse besimi nuk mund te nderoje veten por duhet qe te adhuroje Zotin e hirshem qe eshte dhenesi i çdo te mire.Besimi ve kuroren mbi koken e duhur dhe prandaj Zoti Jezus e kishte zakon ta vendose kuroren mbi koken e besimit,duke thene, « Besimi yt te ka shpetuar ;shko ne paqe. »

Me pas,Zoti zgjedh besimin si kanalin e shpetimit sepse eshte nje menyre e sigurte,duke lidhur njeriun me Zotin.Kur nje njeri i mirebeson Zotit,ka nje pike bashkimi midis tyre dhe ky bashkim garanton bekimin.Besimi na shpeton sepse na ben qe t’i ngjitemi Zotit dhe keshtu na sjell ne lidhje me Te.Kam perdorur shpesh ilustrimin qe pason por me duhet qe ta perseris sepse nuk mund te mendoj dot per ndonje me te mire.Kam degjuar se para ca vitesh nje varke ishte permbysur ne ujevaren e Niagares dhe dy burra u rrembyen nga rryma,ndersa njerez ne breg ia dolen t’i zgjatnin nje litar i cili u kap nga te dy.Njeri prej tyre u mbajt fort te ai dhe u terhoq shendosh e mire ne breg ;por tjetri,duke pare nje trung qe po pluskonte aty prane,pa e menduar e la litarin dhe iu qep trungut,sepse ishte me i madh se litari dhe ne pamje te pare me i mire per t’iu ngjitur.Sa keq !trungu me njeriun shkoi drejt e ne honin e madh sepse nuk kishte lidhje midis trungut dhe bregut.Madhesia e trungut nuk i perfitoi atij qe e mbertheu ate ;kishte nevoje per nje lidhje me bregun per te prodhuar siguri.Keshtu kur nje njeri i beson veprave te tij ose riteve ose çfare do lloj gjeje te ketij lloji,ai nuk do te shpetohet sepse nuk ka nyje midis tij dhe Krishtit ;por besimi,edhe pse mund te duket se eshte si nje litar i holle,eshte ne duart e Zotit te madh ne anen e bregut ;fuqi e pafundme terheq ne piken lidhese dhe keshtu e nxjerr njeriun prej shkaterrimit.Oh bekueshmeria e besimit sepse na bashkon me Zotin !

Perseri besimi eshte i zgjedhur sepse ai ka te beje me burimet e veprimit.Edhe ne gjera te zakonshme nje fare besimi qendron ne rrenjen e gjithçkaje.Pyes veten nese do ta kisha gabim sikur te thoja se nuk bejme kurre ndonje gje perveçse nepermjet nje fare besimi.Nese eci pergjate dhomes sime te punes eshte sepse besoj se kembet e mia do mund te me mbajne.Nje njeri ushqehet sepse ai beson ne nevojshmerine e ushqimit ;ai shkon ne pune sepse ai beson ne vleren e parase ;ai pranon nje çek sepse ai beson se banka do ta paguaje ate.Kolombi zbuloi Ameriken sepse ai besoi se kishte nje tjeter kontinent pertej oqeanit ; dhe Etërit Pelegrine e kolonizuan ate sepse ato besuan se Zoti do te ishte me to ne ato brigje shkembore.Me te shumtat e veprave te medha kane lindur prej besimit ;per te mire ose te keq,besimi ben mrekullira nepermjet njeriut ne te cilin banon.Besimi ne formen e tij natyrore eshte nje force mbizoteruese qe hyn ne çfaredo lloj veprimi njerezor.

Ndoshta ai qe perqesh besimin ne Zot eshte njeriu qe ne nje forme te lige ka me shume besim ;me te vertete,ai bie zakonisht ne nje syleshtesi qe  nese nuk do ishte e poshter do ishte qesharake.Zoti i jep shpetimin besimit sepse duke krijuar besimin perbrenda nesh Ai prek keshtu forcen levizese te vertete te emocioneve dhe veprimeve tona.Ai ka,ne nje fare menyre,marre ne zoterim baterine dhe tani Ai mund te dergoje rrymen e shenjte ne çdo pjese te natyres sone.Kur ne besojme ne Krisht dhe kur zemra ka ardhur ne zoterimin e Zotit,atehere ne jemi te shpetuar prej mekatit dhe shpjeremi drejt pendimit,shenjterise,zellit,lutjes,perkushtimit dhe çdo gjeje tjeter te hirshme. «Ajo çfare vaji eshte per rrotat,çfare peshat jane per sahatin,çfare krahet jane per nje zog,çfare velat jane per nje anije,besimi eshte per te gjitha detyrat dhe sherbimet e shenjta. »Kini besim dhe te gjitha hiret e tjera do te ndjekin pas dhe do te vazhdojne te mbajne drejtimin e tyre.

Besimi,perseri,ka pushtetin te punoje me dashuri ;ai ndikon ndjenjat ne afrimin ndaj Zotit dhe terheq zemren mbas gjerave me te mira.Ai qe beson ne Zot pa dyshim do te doje Zotin.Besimi eshte nje akt i kuptimit ;por ai rrjedh gjithashtu edhe prej zemres. « Me zemer besohet per te fituar drejtesi » ; dhe prandaj Zoti i jep shpetimin besimit sepse ai qendron ngjitur me ndjenjat dhe eshte i afert me dashurine ;dhe dashuria eshte prindi dhe mendesha e çdo ndjenje dhe veprimi te shenjte.Dashuria ndaj Zotit eshte bindje,dashuria ndaj Zotit eshte shenjteri.Te duash Zotin dhe te duash njeriun do te thote t’i perputhesh imazhit te Krishtit ;dhe ky eshte shpetimi.

Me teper akoma,besimi krijon paqe dhe gezim ;ai qe e ka ate prehet dhe eshte i qete,eshte i kenaqur dhe i gezuar dhe kjo eshte nje pergatitje per qiellin.Zoti i jep te gjitha dhuratat qiellore besimit per kete arsye midis te tjerave se besimi vepron perbrenda nesh jeten dhe frymen qe kane per t’u shfaqur perjetesisht ne boten e siperme dhe me te mire.Besimi na vesh me mburoje per kete jete dhe edukim per jeten e ardhshme.E mundeson nje njeri qe te jetoje dhe te vdese pa frike ;e pergatit si per veprim ashtu edhe per vuajtje ;dhe prandaj Zoti e zgjedh ate si mjetin komunikues me te duhur per te na perçuar hir dhe keshtu duke na siguruar per lavdi.

Me siguri qe besimi ben per ne ate qe asgje tjeter nuk mund te beje ;na jep gezim dhe paqe dhe na ben qe te hyjme ne prehje.Pse njerezit perpiqen te fitojne shpetimin me menyra te tjera ?Nje predikues i vjeter thote, « Nje sherbetor i pamend qe i urdherohet te hape deren,i ve shpatullen dhe shtyn me gjithe fuqine e tij ;por dera nuk leviz dhe ai nuk mund te hyje,pamvaresisht forces qe mund te perdore.Nje tjeter vjen me nje çeles dhe me lehtesi çkyç deren dhe hyn menjehere.Ato qe do donin te shpetohen me ane te veprave jane duke shtyre porten e qiellit pa sukses ;por besimi eshte çelesi qe hap porten menjehere. »Lexues,a nuk do ta perdoresh valle ate çeles ?Zoti te urdheron te besosh ne Birin e Tij te shtrenjte,prandaj ti mund te besh keshtu ;dhe duke bere keshtu do te jetosh.A nuk eshte ky valle premtimi i ungjillit, « Ai qe beson dhe pagezohet do te shpetohet » ?{#Marku 16 :16}Cila mund te jete verejtja jote ndaj nje menyre shpetimi qe lavderon meshiren dhe urtesine e Zotit tone te hirshem ?

Publié dans Shkrime nga Spurgeon

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article