Gjithçka prej Hirit

Publié le par alban

                                                                     12

 

                            RRITJA E BESIMIT

 

 

 

 

SI MUND TE ARRIJME nje rritje te besimit ?Kjo eshte nje pyetje shume serioze per shume.Ato thojne se duan te besojne por nuk munden.Shume gjepura fliten ne lidhje me kete teme.Le te jemi rreptesisht praktike ne qasjen e saj.Gjykimi i shendoshe nevojitet po aq shume ne fe sa  kudo tjeter. « Cfare duhet te bej me qellim qe te besoj ? »Dikush,qe iu be pyetja ne lidhje me menyren me te mire per te kryer ndonje veprim te thjeshte,u pergjigj se menyra me e mire per ta kryer ate ishte ta beje ate menjehere.Humbim kohe duke diskutuar per metodat atehere kur veprimi eshte i thjeshte.Rruga me e shkurter per te besuar eshte te  besosh.Nese Fryma e Shenjte te ka bere zemerhapur,do te besosh sapo e verteta vihet perpara teje.Do ta besosh ate sepse eshte e vertete.Urdheresa e ungjillit eshte e qarte ; « Beso ne Zotin Jezus Krisht dhe do te shpetohesh. »Eshte e kote t’i besh bisht kesaj nepermjet pyetjesh dhe loje fjalesh.Urdheri eshte i qarte ;le te gjeje bindje.

Por akoma,nese ke veshtiresi,sille ate perpara Zotit ne lutje.I thuaj Atit te madh pikerisht ate qe te vret mendjen dhe lutju Atij nepermjet Frymes se Shenjte te jape zgjidhjen.Nese nuk mund te besoj nje thenie ne nje liber,jam i kenaqur t’i kerkoj autorit se çfare do te thote me ate ;dhe nese ai eshte nje njeri i vertete shpjegimi i tij do te me kenaqe ;aq me shume akoma shpjegimi hyjnor i pikave te veshtira te Shkrimit do te kenaqe zemren e kerkuesit te vertete.Zoti do qe ta zbuloje Vetveten ;shko te Ai dhe shiko nese nuk eshte keshtu.Shko rregullisht menjehere ne kthinen tende dhe klith, « O Fryme e Shenjte,me udhehiq te e verteta !Ate qe nuk di,ma meso. »

Me tej,nese besimi duket i veshtire,eshte e mundur qe Zoti Fryma e Shenjte te te mundesoje te besosh nese e degjon shume shpesh dhe me zell ate per  te cilen je i urdheruar te besosh.Ne besojme shume gjera sepse i kemi degjuar ato kaq shpesh.A nuk ju duket keshtu ne jeten e perditshme se nese degjoni nje gje pesedhjete here ne dite,se fundi filloni ta besoni ate ?Disa njerez kane filluar te besojne thenie shume te pagjasa me ane te ketij proçesi dhe prandaj nuk habitem se Fryma e mire shpesh bekon degjimin e shpeshte te se vertetes dhe e perdor per te punuar besimin ne lidhje me ate qe eshte per t’u besuar.Eshte e shkruar, « Besimi vjen duke degjuar » ;prandaj degjoni shpesh.Nese degjoj me zell dhe me kujdes ungjillin,nje prej ketyre diteve do te gjej veten duke besuar ate qe degjoj,nepermjet veprimit te bekuar te Frymes se Shenjte ne mendjen time.Veçse kini kujdes te degjoni ungjillin dhe mos e hallakasni mendjen me degjimin ose leximin e asaj qe eshte synuar per te te çoroditur.

Nese kjo sidoqe te jete,do dukej keshille e dobet,do doja te shtoja me pas,merr ne konsiderate deshmine e te tjereve.Samaritanet besuan per shkak te asaj qe gruaja i tha atyre  ne lidhje me Jezusin.Shume prej besimeve tona çelin prej deshmive te te tjereve.Besoj se ka nje vend te tille si Japonia ;nuk e kam pare kurre dhe prapeseprape besoj se ekziston nje vend i tille sepse te tjere kane qene atje.Besoj se do vdes ;nuk kam vdekur kurre por ama shume nga ato qe i njihja me perpara kane vdekur dhe prandaj kam bindjen se edhe une do te vdes.Deshmia e shume njerezve me bind per kete fakt.Degjo,pra ato qe te thojne se si u shpetuan,se si u falen,se si u ndryshuan ne karakter.Nese hedh syte aty brenda do te gjesh se dikush pikerisht si ti eshte shpetuar.Nese ke qene nje hajdut,do te zbulosh se nje hajdut u gezua te laje mekatin e tij ne burimin e gjakut te Krishtit.Nese per fat te keq ke qene i papaster,do te zbulosh se burra dhe gra qe kane rene ne kete udhe jane pastruar dhe ndryshuar.Nese gjendesh ne deshperim,nuk te duhet veçse te shkosh midis njerezve te Zotit dhe te pyesesh pak,dhe do te zbulosh se disa prej te shenjteve kane qene po ashtu ne deshperim ca here dhe ato do te kenaqen te te tregojne se si Zoti i çliroi ato.Teksa degjon njeri pas tjetrit ato qe kane provuar fjalen e Zotit dhe perjetuar ate,Fryma hyjnore do t’ju shpie te besoni.A nuk keni degjuar ne lidhje me afrikanin qe iu tha prej nje misionari se uji ndonjehere behet kaq i ngurte sa nje njeri mund te eci siper ?Ai tha se i ka besuar shume gjerave qe misionari i kishte treguar ;por se nuk do ta besonte kurre kete.Kur erdhi ne Angli ndodhi se nje dite ngrice ai pa lumin te ngrire por nuk guxoi te ecte siper tij.Ai e dinte se ishte nje lum i thelle dhe ndjehej i sigurte se do mbytej nese do guxonte te çapiste siper tij.Atij nuk mund t’i mbushej dot mendja te ecte mbi ujin e ngrire derisa miku i tij dhe shume te tjere ecen mbi te ;atehere ai u bind dhe besoi per te ecur atje ku te tjere paten guxuar te sigurte.Keshtu pra,ndersa shikon te tjere te besojne ne Qengjin e Zotit dhe vë re gezimin dhe paqen e tyre,vete do te shpiesh shtruar te besosh.Perjetimi i te tjereve eshte nje prej menyrave te Zotit per te na ndihmuar ne besim.A beso ne Jezusin a vdis ;nuk ka shprese tjeter per ty perveçse ne Te.

Nje plan me i mire eshte ky—vë re autoritetin mbi te cilin je i urdheruar te besosh,dhe kjo gje do te te ndihmoje shume per besimin.Autoriteti nuk eshte imi,se perndryshe do beje mire sikur ta hidhje poshte.Por ti je i urdheruar ta vendosesh besimin mbi autoritetin e Vete Zotit.Ai te urdheron te besosh ne Jezu Krisht dhe nuk duhet qe te refuzosh t’i bindesh Krijuesit tend.Nje mbikeqyres argatesh ne nje ferme pati degjuar shpesh ungjillin por ishte i trazuar me friken se mos nuk mund te vinte dot te Krishti.Nje dite padroni i tij i mire i dergoi nje fjale—« Eja menjehere ne shtepine time mbas punes. »Mbikqyresi u paraqit ne deren e padronit te tij dhe ky i tha disi vrazhde, « Cfare do Gjon,qe me prish rehatin ne kete ore ?Puna eshte bere,ç’pune ke ketu ? »Zoteri, » i tha ai, « Pata nje fjale prej jush,me kerkonit qe te vija mbas punes. » « A do te thuash se thjesht se pse pate nje fjale prej meje te duhej qe te vije ne shtepine time dhe te me therrisje mbas oreve te punes ? » « Epo,zoteri, » u pergjigj mbikeqyresi, « Nuk ju kuptoj,por m’u duk se perderisa me kerkuat,pata te drejte te vija. » « Eja brenda Gjon, » i tha padroni i tij, « Kam nje tjeter mesazh qe dua te te lexoj, » dhe u ul dhe lexoi keto fjale : « Ejani tek Une,te gjithe ju qe jeni te sfilitur e te renduar dhe Une do t’ju bej te preheni. »  « A mendon se mbas ketij mesazhi prej Krishtit se do beje gabim duke ardhur te Ai ? »Burri i shkrete e kuptoi menjehere dhe besoi ne Zotin Jezus per jete te perjetshme,sepse dalloi se pati kapar dhe autoritet te sigurte per te besuar.Po ashtu dhe ti,shpirt i gjore !Ke autoritet te sigurte per te ardhur te Krishti,sepse vete Zoti te urdheron t’i mirebesosh Atij.

Nese kjo nuk ushqen besim në ty,mendo mire çfare ke per te besuar—se Zoti Jezu Krisht vuajti ne vend te mekatareve dhe eshte i afte te shpetoje te gjithe ato qe i mirebesojne Atij.E po,ky eshte fakti me i bekuar qe iu tha ndonje njeriu te besoje;e verteta me hyjnore,me ngushelluese,me e pershtatshme qe u vu ndonjehere perpara mendjeve te vdekshme.Te keshilloj te mendosh shume mbi kete dhe rremo hirin dhe dashurine qe permban.Studjo te kater Ungjilloret,studjo letrat e Palit dhe me pas shiko nese mesazhi eshte aq i besueshem sa do jesh i shtrenguar t’i besosh.

Nese kjo nuk ecen,atehere mendo per personin e Jezu Krishtit—mendo se kush eshte Ai dhe çfare beri dhe ku Ai eshte dhe çfare eshte Ai.Si mund t’i dyshosh ?Eshte mizori t’i mosbesosh Jezusit perhera te vertete.Ai nuk ka bere asgje per te merituar mosbesim ;perkundrazi,duhet qe te jete e lehte te mbeshtetesh mbi Te.Pse ta kryqezosh perseri me ane te mosbesimit ?A nuk do te thote kjo ta kurorezosh Ate perseri me gjemba dhe t’i peshtysh perseri ?Cfare !Nuk eshte per t’u mirebesuar ?Cfare fyerje me te keqe se kjo i bene Atij ushtaret ?Ato e bene Ate nje martir ;por ti e ben Ate nje genjeshtar—kjo eshte shume e shume me keq.Mos pyet se si mund te besoj ?Por pergjigju nje tjeter pyetje—Si mund te mosbesosh ?

Nese asnjera prej ketyre gjerave nuk vlen atehere ka diçka qe nuk shkon me ty dhe fjala ime e fundit eshte,nenshtroja veten Zotit !Paragjykimi ose krenaria eshte ne themelin e ketij mosbesimi.Fryma e Zotit heqte armiqesine tende dhe te befte te perkulesh.Je nje rebel,nje rebel krenar dhe kjo eshte arsyeja pse nuk i beson Zotit tend.Hiq dore prej rebelimit tend ;hidh poshte armet e tua ;perkulu e iu dorezo pa kushte Mbretit tend.Besoj se kurre nje shpirt nuk ngriti duart lart ne vete deshperim dhe klithi, « Zot,dorezohem, » perpara se besimi i eshte bere i natyrshem.Eshte per shkak se ke grindje me Zotin dhe se ke vendosur te ndjekesh vete vullnetin tend dhe udhen tende,prandaj pra nuk mund te besosh. « Si mund te besoni, » tha Krishti, « kur merrni lavdi prej njeri tjetrit ? »Vetja krenare krijon mosbesim.Nenshtrohu,o njeri.Perkulju Zotit tend dhe atehere do te besosh embelsisht ne Shpetimtarin tend.Fryma e Shenjte punofte tani fshehtesisht por efektshmerisht në ty dhe te te sjellte pikerisht ne kete çast te besosh ne Zotin Jezus !Amen.

Publié dans Shkrime nga Spurgeon

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article