Gjithçka prej Hirit

Publié le par alban

                                                 

                                                                   13

 

                                 RIPERTERITJA DHE FRYMA E SHENJTE

 

 

 

“DUHET TE LINDNI PERSERI.”Kjo fjale e Zotit tone Jezus eshte dukur te flakeroje ne udhen e shume njerezve,ashtu si shpata qe vertitej prej kerubineve ne porten e Parajses.Ato u deshperuan sepse ky ndryshim eshte pertej perpjekjes se tyre me te fuqishme.Lindja e re eshte prej se larti dhe prandaj nuk eshte ne fuqine e krijeses.Tani,larg prej meje te mohoj ose te fsheh ndonjehere nje te vertete me qellim qe te krijoj nje ngushellim te rreme.Pranoj lirshem se lindja serish eshte e mbinatyrshme dhe se nuk mund te kryhet prej vete vetes se mekatarit.Do te ishte nje ndihme e pavend per lexuesin tim sikur te isha aq i lig sa te perpiqesha ta gezoja ate duke e bindur te hedhe poshte ose te harroje ate qe eshte e vertete e padiskutueshme.

Por a nuk eshte valle e jashtezakonshme se pikerisht po ai kapitull ne te cilin Zoti yne ben kete deklarate te papermbajtshme permban gjithashtu shpalljen e qarte ne lidhje me shpetimin nepermjet besimit?Lexo kapitullin e trete te Ungjillit te Gjonit dhe mos u ndal vetem ne vargjet e tij te meparshme.Eshte e vertete se vargu i trete thote:

Jezusi u pergjigj dhe i tha: “Me te vertete,me te vertete po te them,po te mos linde njeriu perseri,nuk mund te shohe mbreterine e Perendise.”

Por me pas,vargjet e katermbedhjete dhe te pesembedhjete jane:

Ashtu si Moisiu ngriti gjarperin ne shkretetire,ashtu duhet te ngrihet edhe Biri i Njeriut,qe kushdo qe beson ne Te,te mos vdese por te kete jeten e amshuar. 

Vargu i tetembedhjete perserit te njejten doktrine me fjalet me te gjera qe mund te gjenden :

Ai qe beson ne Te nuk gjykohet,por ai qe nuk beson eshte gjykuar tashme,sepse nuk ka besuar ne emrin e Birit te vetemlindur te Perendise.

Eshte e qarte per çdo lexues se keto dy shpallje perputhen me njera tjetren perderisa dolen prej se njejtes goje dhe jane te shenuara ne te njejten faqe te frymezuar.Pse duhet te nxjerrim nje veshtiresi atje ku nuk ka nje te tille ?Nese nje varg na siguron per nevojshmerine e shpetimit prej diçkaje,qe vetem Zoti mund te jape dhe nese nje tjeter na siguron se Zoti do te na shpetoje prej besimit ne Jezus,atehere ne mund te nxjerrim si perfundim me siguri se Zoti do t’i jape atyre qe besojne gjithçka qe eshte e shpalluar te jete e nevojshme per shpetimin e tyre.Zoti,me te vertete,ne fakt,prodhon lindjen e re ne te gjithe ato qe besojne ne Jezus ;dhe besimi i tyre eshte prova me e sigurte se ato jane lindur perseri.

Ne i mirebesojme Jezusit per ate qe vete nuk mund ta bejme dot :nese do ishte ne pushtetin tone,pse valle te shikosh te Ai ?Na perket neve te besojme,i perket Zotit te na krijoje serish.Ai nuk do te besoje ne vendin tone,po ashtu dhe ne nuk do bejme vepren riperteritese ne vendin e Tij.Na mjafton t’i bindemi urdhereses se hirshme ;i perket Zotit te punoje në ne lindjen e re.Ai qe mundi te shkoje aq larg sa te vdese mbi dru per ne,mund dhe do te na jape te gjitha gjerat qe jane te nevojshme per sigurine tone te perjetshme.

« Por nje ndryshim shpetimtar i zemres eshte vepra e Frymes se Shenjte. »

Edhe kjo gjithashtu eshte shume e vertete,dhe qofte larg prej nesh ta veme ne dyshim ate,ose ta harrojme ate.Por vepra e Frymes se Shenjte eshte e fshehte dhe misterioze dhe mund te dallohet vetem prej rezultateve te saj.Ka mistere ne lidhje me lindjen tone natyrore ne te cilat do ishte kureshtje e mallekuar te fusje hundet ;akoma me shume kjo eshte e vertete ne lidhje me veprimet e shenjta te Frymes se Zotit. « Era fryn ku te doje dhe ti degjon zhurmen e saj,por nuk e di se nga vjen dhe ku shkon.Keshtu ndodh me kedo qe lind prej Frymes. »Prapeseprape ne dime pa dyshim kete—vepra misterioze e Frymes se Shenjte nuk mund te jete nje arsye per te refuzuar te besosh ne Jezusin te Cilit e njejta Fryme i jep deshmi.

Nese nje njeri do t’i thuhej te mbillte nje fushe,ai nuk do mund te justifikoje lenien pas dore te tij duke thene se do te ishte e kote te mbjellesh nese Zoti nuk do te bente faren te rritet.Ai nuk do jete i justifikuar ne lenien pas dore lërimit te tokes per shkak se vetem forca e fshehte e Zotit mund te jape nje korrje.Asnje njeri nuk pengohet ne punet e zakonshme te jetes prej faktit se nese Zoti nuk e nderton shtepine ato qe e ndertojne ate punojne me kot.Eshte e sigurte se asnje njeri qe beson ne Jezusin nuk do t’i duket se Fryma e Shenjte refuzon te punoje në te ;ne fakt,besimi i tij eshte prova se Fryma eshte tashme ne pune ne zemren e tij.

Zoti punon ne provani por njerezit nuk rrine duar e kembe kryq per kete arsye.Ato nuk do mund te leviznin dot pa fuqine hyjnore qe i jep atyre jete dhe force dhe prapeseprape ato vazhdojne rrugen e tyre pa bere pyetje :fuqia duke qene e dhene dite per dite prej Atij ne duart e te Cilit gjendet fryma dhe udhet e tyre.Keshtu eshte ne hir.Ne pendohemi dhe besojme edhe pse nuk do mund te kishim bere as njeren as tjetren nese Zoti nuk do te na kishte mundesuar.Ne braktisim mekatin dhe i mirebesojme Jezusit dhe atehere dallojme se Zoti ka punuar nder ne duke bere qe te duam dhe te veprojme sipas vullnetit te Tij te mire.Eshte e kote te pretendosh se ka ndonje veshtiresi te vertete ne kete çeshtje.

Disa te verteta qe jane te veshtira te shpjegohen me fjale jane mjaft te thjeshta me perjetim te vertete.Nuk ka mosperputhje midis se vertetes se mekatari beson dhe se besimi i tij  veprohet në Te prej Frymes se Shenjte.Veçse çmenduria mund te shpjere njerezit te vrasin mendjen per gjera te qarta nderkohe qe shpirtrat e tyre jane ne rrezik.Asnje njeri nuk do refuzonte te hynte ne nje barke shpetimi sepse nuk njeh peshen e secilit ;po ashtu asnje njeri i uritur nuk do refuzonte te ushqehet derisa te kete kuptuar te gjithe proçesin e tretjes.Nese ti,lexuesi im,nuk do te besosh derisa te mund te kuptosh te gjitha misteret,atehere nuk do shpetohesh kurre;dhe nese lejon veshtiresi te vete-shpikura te te mbajne larg prej pranimit te faljes nepermjet Zotit dhe Shpetimtarit tend,do vdesesh nen nje denim qe do jete shume i merituar.Mos kryej vetvrasje shpirterore prej pasionit per diskutime sterhollimesh metafizike.

 

 






                                                   14

 

                        « SHPETIMTARI IM JETON »

 

 

 

VAZHDIMISHT i kam folur lexuesit ne lidhje me Krishtin e kryqezuar,I Cili eshte shpresa e madhe e fajtorit ;por eshte urtesia jone te sjellim ne mendje se Zoti yne  u ngjall prej se vdekuri dhe jeton perjetesisht.

Nuk te kerkohet te besosh ne nje Jezus te vdekur por ne Nje qe,edhe pse vdiq per mekatet tona,eshte ngjallur perseri per shfajesimin tone.Mund te shkosh te Jezusi menjehere si tek nje shok i gjalle dhe i tanishem.Ai nuk eshte thjesht nje kujtim por nje Person vazhdimisht ekzistues qe do te degjoje lutjet e tua dhe do t’i pergjigjet atyre.Ai jeton me qellim qe te vazhdoje punen per te cilen Ai nje here e nje kohe dha jeten e Tij.Ai eshte duke ndermjetesuar per mekataret ne krahun e djathte te Atit dhe per kete arsye Ai eshte i afte te shpetoje plotesisht ato qe vijne te Zoti nepermjet Tij.Eja dhe provo kete Shpetimtar te gjalle nese nuk ke bere keshtu me pare.

Ky Jezus i gjalle eshte gjithashtu i ngritur ne nje shkelqim lavdie dhe pushteti.Ai nuk pikellohet më tani si « nje njeri i perulur perpara armiqve te tij, » as nuk rropatet më si « biri i zdrukthetarit » ;por Ai eshte i ekzaltuar shume lart mbi principatat dhe pushtetet dhe mbi çdo emer qe mund te permendet.Ati i ka dhene Atij çdo pushtet ne Qiell e ne toke dhe Ai ushtron kete dhurim te larte duke kryer punen e Tij te hirit.Degjo çfare Pjetri dhe apostujt e tjere deshmuan ne lidhje me Te perpara kryepriftit dhe keshillit :

 

Perendia i eterve tane ngjalli Jezusin,te cilin ju e vrate duke e varur ne nje dru.Kete Perendia e ngriti ne te djathten e Vet,si Princ dhe Shpetimtar,per t’i dhene Izraelit pendimin dhe faljen e mekateve.{#Veprat 5 :30,31}

 

Lavdia qe rrethon Zotin e ngjitur lart duhet t’i frymezoje shprese gjirit te besimtarit.Jezusi nuk eshte person dosido—Ai eshte « nje Shpetimtar i madh. »Ai eshte Shëlbyesi i kurorezuar dhe i fronezuar i njerezve.E drejta e posaçme sovrane e jetes dhe e vdekjes i eshte dhene Atij ;Ati ka vene te gjithe njerezit nen qeverisjen ndermjetesuese te Birit,keshtu qe Ai mund te ngjalle ke te doje.Cfaredo qe Ai te mbylle askush nuk mund te hape.Prej fjales se Tij shpirti qe eshte i lidhur prej litareve te mekatit dhe denimit mund te lirohet ne nje çast.Ai zgjat skeptrin e argjende dhe cilido qe e prek ate jeton.

Eshte mire per ne se po ashtu si mekati jeton dhe mishi jeton dhe djalli jeton,po ashtu Jezusi jeton ;dhe eshte gjithashtu mire per ne sado qe keto mund te na shkaterrojne,Jezusi ka akoma fuqi me te madhe per te na shpetuar.

I gjithe ekzaltimi dhe aftesia e Tij jane per ne. “Ai eshte i ekzaltuar per te qene,” dhe i ekzaltuar “per te dhene.”Ai eshte i ekzaltuar per te qene nje Princ dhe nje Shpetimtar qe te mund te jape gjithçka qe eshte e nevojshme per te permbushur shpetimin e gjithe atyre qe vijne nen sundimin e Tij.Jezusi nuk ka asgje qe nuk do ta perdore per shpetimin e nje mekatari dhe gjithçka qe Ai eshte do ta shfaqe ne bollekun e hirit te Tij.Ai e lidh principaten e Tij me Shpëtimtarinë e Tij sikur nuk do donte te kishte njeren pa tjetren;dhe Ai e nxjerr ne pah ekzaltimin e Tij si i synuar per t’i sjelle bekime njerezve sikur kjo te ishte lulja dhe kurora e lavdise se Tij.A mund te jete ndonje gje me shume e llogaritur per te ngjallur shpresat e mekatareve kerkues qe jane duke shikuar drejt Krishtit?

Jezusi duroi poshterim te madh dhe prandaj kishte arsye per Te per te qene i ekzaltuar.Me ane te atij poshterimi Ai permbushi dhe duroi te gjithe vullnetin e Atit dhe prandaj Ai u shperblye duke qene i ngritur ne lavdi.Ai perdor kete ekzaltim per popullin e Tij.

Le t’i ngreje lexuesi im syte e tij te keto kodra lavdie,prej nga duhet te vije ndihma e Tij.Le te veshtroje lavdite e larta te Princit dhe Shpetimtarit.A nuk eshte shume shpresedhenese per njerezit se nje Njeri eshte tani mbi fronin e universit?A nuk eshte e lavdishme se Zoti i te gjitheve eshte Shpetimtari i mekatareve?Kemi nje Shok ne gjyq;po,nje Shok mbi fron.Ai do te perdore te gjithe ndikimin e Tij per ato qe i mirebesojne punet e tyre ne duart e Tij.Mire kendon nje prej poeteve tane:

 

Ai jeton perhera per te nderhyre

Perpara fytyres se Atit te Tij ;

 

Jepi Atij,shpirti im,çeshtjen tende te mbroje

Mos dysho hirin e Atit.

 

Eja,shok,dhe braktisja çeshtjen dhe rastin tend atyre duarve nje here te tejshpuara,qe jane tani te lavderuara me unazat me vula pushteti dhe nderi mbreteror.Asnje proçes gjyqesor i besuar ketij Avokati te madh nuk ka deshtuar.

Publié dans Shkrime nga Spurgeon

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article