Premtime te perditshme per shkurtin

Publié le par alban


link

Blloku i çeqeve i besimit ose premtime te përditshme për Të Krishterin.

{#Faith Check Book}

Nga C.H.Spurgeon

1 shkurt

 

Kurre mos u deshpero

 

"Por per ju qe keni frike nga emri im,do te linde dielli i drejtesise me sherimin ne krahet e tij." {#Malakia 4:2}

 

E permbushur nje here me ardhjen e Zotit tone te lavdishem,dhe megjithate per te pasur nje permbushje me te plote me ardhjen e Tij te dyte,kjo fjale e hirshme eshte gjithashtu per perdorim te perditshem.A ndodhet lexuesi ne erresire?A rritet nata ne nje erresire me te dendur?Sido qe te jete le te mos deshperohemi:dielli do te linde akoma.Atehere kur nata eshte me e erret,agimi eshte afer.

Dielli qe do linde nuk eshte i nje lloji te zakonshem.Eshte Dielli-Dielli i Drejtesise,çdo rreze e te cilit eshte shenjteri.Ai qe vjen te na gezoje zemren,vjen ne udhen e drejtesise po ashtu si edhe te meshires,vjen duke mos dhunuar asnje ligj,po,per te na shpetuar.Jezusi shfaq po aq shenjterine e Zotit sa edhe Dashurine e Tij.Clirimi yne,kur te vije,do te jete i sigurte sepse i drejte.

Pika jone e shqyrtimit duhet te jete-"A kemi frike nga emri i Zotit?A e nderojme me adhurim Zotin e gjalle dhe a ecim ne shtigjet e Tij?"Atehere per ne,nata do jete e shkurter;dhe kur do vije mengjesi,te gjithe semundjes dhe pikellimit te  shpirtit tone do t'i vije fundi.Drite,ngrohtesi,gezim dhe kthjelltesi do te vije dhe sherimi i çdo semundjeje dhe çdo trishtimi do ndjeke me pas.

A eshte ngritur Jezusi mbi ne?Le te ulemi nen rrezet e Tij.A eshte fshehur valle ?Le te presim per Te.Ai do te shfaqe perseri rrezet e Tij po aq me siguri sa edhe dielli.

 

 

2 shkurt

 

Rritu

 

« Dhe ju do te dilni dhe do te hidheni si viçat qe dalin nga stalla. » {#Malakia 4 :2}

 

Po,kur dielli shkelqen,te semuret lene dhomat e tyre dhe dalin jashte per te thithur ajrin e fresket.Kur dielli sjell pranvere dhe vere,gjedhi le stallen dhe kerkon kulloten ne Alpet e larta.Po ashtu dhe ne,kur kemi shoqerim te ndergjegjshem me Zotin tone,ne leme ahurin e deshperimit dhe dalim jashte ne livadhet e mirebesimit te shenjte.Ne ngjitemi ne malet e gezimit dhe ushqehemi ne kullote te mire qe rritet me afer qiellit se sa tagjia e njeriut mondan.

« Te dalesh » dhe « te hidhesh » eshte nje premtim i dyfishte.O shpirti im,ji i zellshem per t'i gezuar te dyja bekimet !Pse valle duhet te jesh nje i burgosur !Ngrihu dhe ec ne liri.Jezusi tha  se delet e Tij do te hyjne e do te dalin dhe do te gjejne kullota :dilni pra ne kulloten,dhe ushqehuni ne livadhet e pasura te dashurise se pakufishme.

Pse te mbesesh nje i porsalindur ne hir ?Rritu.Viçat e rinj rriten shpejt,sidomos nese jane te ushqyer me tagji ;dhe ti ke perkujdesjen me te perzgjedhur te Shpetimtarit tend.Rritu,pra,ne hir dhe ne njohurine e Zotit dhe Shpetimtarit tend,as mos u zvogelo as mos u rregjo.Dielli i Drejtesise eshte ngritur mbi ty ;pergjigju rrezeve te tij ashtu si sythat diellit.Hap zemren tende ;zhvillohu dhe rritu ne Te ne çdo gje.

 

 

3 shkurt

 

Ai jep falas

 

« Ai qe nuk kurseu Birin e Vet,por e dorezoi per ne te gjithe,si nuk do te na jape,bashke me Te,çdo gje falas ? » {#Romakeve 8 :32}

 

Nese ky nuk eshte nje premtim ne forme,eshte i tille ne fakt.Ne te vertete,eshte me shume se nje premtim,eshte nje konglomerat premtimesh.Eshte nje mase rubinesh,emeraldesh dhe diamantesh me nje tokël ari per kornize.Eshte nje pyetje qe nuk mund te marre kurre nje pergjigje qe do mund te na shkaktonte ankth ne zemer.E çfare valle Zoti mund te na refuzoje mbasi na ka dhene Jezusin ?Nese do kishim nevoje per te gjitha gjerat ne qiell dhe ne toke,Ai do te na i jape :sepse po te kishte pasur ndonje kufi diku,Ai do kishte kursyer vete Birin e Tij.

Cfare me mungon sot?Me mbetet vetem ta kerkoj ate.Mund te kerkoj me zell,por ama jo duke perdorur presion si per ta shkulur nga dora e Zotit;sepse Ai jep falas.Vete,Ai na dha Birin e Tij.Me siguri qe asnje nuk do t'i kishte propozuar nje dhurim te tille.Asnje nuk do kishte guxuar ta kerkonte nje gje te tille.Do ishte nje mendjemadhesi teper e madhe.Ai dha falas Birin e Tij Te Vetemlindur dhe,O shpirti im,a nuk mund t'i mirebesosh Atit tend qiellor per te te dhene ndonje gje,per te te dhene çdo gje ?Lutja jote e dobet nuk do kishte force ndaj Plotfuqishmerise nese forca do nevojitej ;por dashuria e Tij,ashtu si nje burim,buron vetvetiu dhe gufon per furnizimin e te gjithe nevojave te tua.

 

 

 

4 shkurt

 

Ai do te kthehet

 

« Nuk do t'ju le jetime ;do te vij te ju." {#Gjoni 14:18}

 

Ai u largua dhe prapeseprape ne nuk jemi lene jetime.Ai eshte ngushellimi yne edhe pse u largua ;por ne nuk jemi te pangushelluar.Ngushellimi yne eshte se Ai do te vije te ne dhe ky eshte ngushellim mjaftueshem per te na mbeshtetur pergjate mungeses se Tij te zgjatur.Jezusi eshte duke ardhur tashme :Ai thote, « Po vij shpejt » :Ai kaleron me nxitim drejt nesh.Ai thote, « Do te vij » :dhe askush nuk mund te parandaloje ardhjen e Tij,ose te mund ta vonoje qofte edhe per pak kohe.Ai thote veçanerisht, « Do te vij te ju » ; dhe keshtu do te jete me te vertete.Ardhja e Tij eshte e posaçme per njerezit e Tij.Eshte e synuar per te qene ngushellimi i tyre i tanishem ndersa ato vajtojne se Dhendrri nuk po shfaqet akoma.

Kur humbim ndijimin e gezueshem te pranise se Tij,ne vajtojme,por  nuk kemi pse te pikellohemi sikur te mos kishte me shprese.Zoti yne ne pezmatimin e Tij te perkohshem na ka fshehur Veten e Tij per nje çast,por Ai do te kthehet me dashamiresi te plote.Ai na lë ne nje fare menyre,por ama vetem ne nje fare menyre.Kur Ai terhiqet,Ai le nje zotim mbrapa Tij se do te kthehet.O Zot,eja shpejt !Nuk ka jete ne kete ekzistence tokesore nese Ti je larg.Ne psheretijme  per kthimin e buzeqeshjes Tende te embel.Kur do vish te ne ?Ne jemi te sigurte se Ti do shfaqesh ;por ji si nje kaproll a si nje dre.Mos u vono,O Perendia yne !

 

 

5 shkurt

 

Drejtesi e shpaguar

 

« Kur Une te shoh gjakun do te kaloj tutje. » {#Eksodi 12 :13}

 

Vete shikimi im i gjakut te çmueshem eshte per ngushellimin tim ;por eshte shikimi i gjakut te çmuar prej Zotit qe me siguron.Edhe atehere kur jam i paafte ta shikoj ate,Zoti e shikon dhe kalon tutje prej meje per shkak te tij.Nese nuk jam aq mire sa duhet te jem,ngaqe besimi im eshte i dobet,prapeseprape jam po aq i sigurte sepse syri i Zotit nuk eshte dobesuar,dhe Ai shikon gjakun e Flijimit te madh me veshtrim te ngulet.

Cfare gezimi qe eshte ky !

Zoti shikon domethenien e thelle te brendshme,plotesine e pafundme te gjithçkaje qe eshte e domethene prej vdekjes se Birit te Tij te shtrenjte.Ai e shikon ate me kujtese te prehshme drejtesie te shpaguar dhe te gjithe atributet e Tij te pashoqe te lavderuar.Ai pa krijimin ne fillim dhe tha " se kjo ishte mire";por çfare thote valle per shëlbimin ne plotesine e tij?Cfare thote per bindjen deri ne vdekje te Birit te Tij te Shumedashur?Askush nuk mund te shprehe endjen e Tij ne Jezus,prehjen e Tij ne aromen e kendshme qe Jezusi paraqiti kur Ai ofroi Veten te panjollosur perpara Zotit.

Tani ne prehemi ne siguri te qete.Ne kemi flijimin e Zotit dhe Fjalen e Zotit per te krijuar në ne nje ndijim sigurie te perkryer.Ai do te,duhet,te kaloje tutje prej nesh,sepse Ai nuk kurseu Zevendesuesin tone te lavdishem.

Drejtesia bashkon duart me dashurine per te dhene shpetim te perjetshem per te gjithe gjak-sperkaturit.

 

 

6 shkurt

 

Bekim ne qytet

 

"Ne rast se degjon zerin e Zotit,Perendise tend,do te jesh i bekuar ne qytete." {#Ligji i perterire 28 :2,3}

 

Qyteti eshte plot me shqetesim,dhe ai qe ka per te shkuar atje,dite per dite,i duket se eshte nje vend i lodhshem dhe i ankthshem.Eshte plot me zhurme,levizje,gjalleri dhe pune te lodhshme ;te shumta jane tundimet,çoroditjet dhe shqetesimet e tij.Por ama te shkosh atje me bekimin hyjnor heq majen e veshtiresise se tij ;te qendrosh atje me ate bekim do te thote te gjesh kenaqesi ne detyra dhe force te barabarte me kerkesat e tij.

Nje bekim ne qytet mund te mos na beje te medhenj,por ama do te na ruaje te mire ;mund te mos na beje te pasur por ama do te na mbaje te ndershem.Qofshim deretare,ose nepunes,ose drejtore,ose tregtare,ose gjykates,qyteti do te na ofroje mundesi per dobishmeri.Ka peshkim te mire atje ku ka tufe peshqish dhe eshte shpresedhenese te punosh per Zotin tone midis turma njerezish.Ne mund te preferojme qetesine e jetes fshatare ;por nese jemi te thirrur ne qytet,me siguri qe do ta pelqenim sepse ka raste per energjite tona.

Sot le te presim gjera te mira per shkak te ketij premtimi,dhe shqetesimi yne le te jete qe te kemi nje vesh te hapur per zerin e Zotit dhe nje dore te gatshme per te zbatuar urdhrin e Tij.Bindja sjell bekimin. «Ka nje shperblim te madh ne mbajtjen e urdherimeve te Tij. »

 

 

7 shkurt

 

Rikthim mbas tradhetise

 

« Ne rast se kthehesh tek i Plofuqishmi,do te rimekembesh. » {#Jobi 22:23}

 

Elifazi,ne fjalimin e tij,foli nje te vertete te madhe,e cila eshte nje permbledhje e shume prej Shkrimit te frymezuar.

Lexues,a te ka hedhur poshte mekati ?A je bere si nje rrenoje ?A eshte kthyer dora e Zotit kundra teje keshtu qe je varferuar dhe je i pikelluar ?A ishte vete çmenduria jote qe solli mbi ty kete rrenim ?Atehere gjeja e pare qe duhet bere eshte te kthehesh te Zoti.Me pendim te thelle dhe besim te sinqerte gjej rrugen e kthimit prej tradhetise tende.Eshte detyra jote sepse je larguar prej Atij qe pretendon se sherben.Eshte urtesia jote,sepse nuk mund te luftosh kundra Atij dhe te begatosh.Eshte nevojshmeria jote e menjehershme,sepse çfare Ai ka bere eshte hiç gje e krahasuar me çfare Ai mund te beje ne vazhdimin e ndreqjes,perderisa Ai eshte i plotfuqishem per te denuar.

Shiko pra se çfare premtimi !Do te rimekembesh.Askush perveçse I Plotfuqishmi nuk mund te rimekembe shtyllat e rena dhe muret lekundes te gjendjes tende ;por Ai mund dhe Ai do ta beje ate nese ti kthehesh te Ai.Mos u vono.Mendja jote e derrmuar mund te te lere nese vazhdon te rebelohesh ;por rrefimi me zemer do te te lehtesoje dhe besimi i perulur do te ngushelloje.Bej kete dhe gjithçka do te jete mire.

 

 

8 shkurt

 

Siguri e gezueshme

 

« Do te te mbaj me doren e djathte te drejtesise sime. » {#Isaia 41 :10}

 

Frika e renies eshte e mire.Te jesh i kuturisur nuk eshte shenjte urtesie.Ka periudha kur ndjejme se do biem poshte nese nuk kemi nje mbeshtetje te veçante.Ja ku e kemi kete.Dora e djathte e Zotit eshte nje gje e madhe ku te mbeshtetesh.Vini re,nuk eshte thjesht dora e Tij,edhe pse ajo ruan qiellin dhe token ne vendet e tyre,por dora e Tij e djathte:fuqia e Tij e bashkuar me zotesi,fuqia e Tij me e afte.Jo,kjo nuk eshte e gjitha ;eshte e shkruar, « Do te te mbaj me doren e djathte te drejtesise sime. » Ate dore qe Ai perdor per te ruajtur shenjterine e Tij dhe per te zbatuar vendimet e Tij mbreterore-ajo do te zgjatet per te mbajtur me kembe mirebesimtaret e Tij.Te kemi frike do te thote rrezik,por te jemi te gezueshem eshte siguria jone.Njeriun qe Zoti mban lart,djajte nuk mund ta hedhin poshte.

Kemba jone mund te jete e dobet,por e plotfuqishme eshte dora e djathte e Zotit.E veshtire mund te jete rruga,por Plotfuqishmeria eshte mbeshtetja jone.Ne mund pa frike te ecim perpara me kurajo.Nuk do te biem.Le te mbeshtetemi vazhdimisht atje ku te gjitha gjerat mbeshteten.Zoti nuk do terheqe forcen e Tij,sepse ne forcen e Tij gjendet dhe drejtesia e Tij.Ai do t'i qendroje besnik premtimit te Tij,besnik Birit te Tij dhe prandaj besnik juve.Sa te lumtur qe duhet te jemi !A eshte keshtu apo jo ?

 

 

9 shkurt

 

Skoriet e hequra

 

« Kete te trete do ta bej te kalojne neper zjarr,do ta rafinoj ashtu si rafinohet argjendi dhe do ta ve ne prove ashtu si provohet ari.Ata do te therresin emrin tim dhe Une do t'i kenaq.Une do te them :Ky eshte populli im,dhe ai do te thote :Zoti eshte Perendia im. » {#Zakaria 13 :9}

 

 

Hiri na shnderron ne metal te çmuar dhe me pas zjarri dhe furrnalta vijne me pas si nje rrjedhoje e nevojshme.A eshte kjo pikenisja jone ?Apo do donim qe te llogariteshim te pavlere,qe te mund te gezojme rehati,ashtu si guret e fushes !Kjo do te thoshte te zgjedhesh pjesen e ulet-ashtu si Ezau,do te thoshte te marresh supen me thjerreza dhe te lesh riskun e beselidhjes.Jo,Zot ;do donim me mire qe te hidhemi ne furrnalte se sa te debohemi prej pranise Tende !

Zjarri vetem rafinon ;nuk shkaterron.Ne kemi per te kaluar permes zjarrit dhe nuk kemi per t'u lene në të.Zoti vlereson njerezit e Tij si argjend dhe prandaj Ai mundohet shume per te pastruar skoriet e tyre.Nese jemi te urte,ne duhet me mire te mirepresim proçesin rafinues se sa mos ta pranojme ate.Lutja jone duhet te jete me mire qe aliazhi yne te prishet se sa te hiqemi prej vatres se furrnaltes.

O Zot,Ti na sprovon me te vertete !Ne jemi gati te shkrihemi nen forcen e flakes.Sido qe te jete,kjo eshte menyra jote dhe kjo eshte gjeja me e mire.Na mbeshtet nen sprove dhe perfundo proçesin e pastrimit tone dhe ne do te te perkasim Ty perhera.

 

 

 

 

10 shkurt

 

Nje deshmitar i vazhdueshem

 

« Sepse ti do te jesh deshmitar per Te tek te githe njerezit per ato qe ke pare dhe degjuar. {#Veprat 22:15}

 

Pali ishte zgjedhur te shikonte dhe degjonte Zotin duke i folur prej qiellit.Zgjedhja hyjnore ishte nje privilegj i madh per Palin;por nuk ishte e synuar te merrte fund me te;ishte synuar te kishte nje ndikim mbi te tjeret,po,mbi te gjithe te tjeret.Evropa tani i ka borxh Palit ungjillin.

Na perket ne sipas mundesise sone te jemi deshmitare te asaj qe Zoti na ka zbuluar dhe nese e fshehim zbulimin e çmuar atehere jemi ne rrezik.Se pari ne duhet te shikojme dhe degjojme ose perndryshe  nuk do kemi asgje per te folur;por mbasi kemi shikuar dhe degjuar duhet te jemi te zellshem te japim deshmine tone.Duhet te jete vetjake: "Ti do te jesh."Duhet te jete per Krishtin: "Ti do te jesh deshmitar per Te."Duhet te jete e vazhdueshme dhe rrembyese;ne duhet te jemi keshtu mbi çdo gje tjeter dhe me perjashtim te shume subjekteve te tjera.Deshmia jone nuk duhet te jete e tille sa te perzgjedhim ca njerez qe do na prisnin me gezim por ajo duhet te jete per " te gjithe njerezit"-per te gjithe ato qe ne mund te arrijme,te rinj ose te vjeter,te pasur ose te varfer,te mire ose te keqinj.Ne nuk duhet te jemi kurre te heshtur ashtu si ato qe jane te pushtuar prej nje fryme memece;sepse teksti perpara nesh eshte nje urdherim dhe nje premtim,dhe nuk duhet ta humbasim.-"Ti do te jesh deshmitari i Tij." "Ju jeni deshmitaret e mi,thote Zoti."

 

 

11 shkurt

 

A jane femijet brenda?

 

"Do te derdh Frymen Time mbi pasardhesit e tu dhe bekimin Tim mbi trashegimtaret e tu. {#Isaia 44:3}

 

Eshte e qarte se femijet tane te shtrenjte prej natyre nuk e kane Frymen e Zotit.Ne shikojme shume gjera ne to qe na bejne te kemi frike persa i perket se ardhmes se tyre dhe kjo na shpie ne lutje agonie.Kur nje bir behet teper i shtrembur,ne klithim me Abrahamin, "Vaj medet,qe Ismaeli te mund te jetoje para teje!"Ne do donim me mire qe bijat tona te ishin Ana sesa perandoresha.Ky vargu duhet qe te na jape shume zemer.Vjen mbas fjaleve, "Mos ki frike,o Jakob,sherbetori im," keshtu qe le te debojme çdo druajtje.

Zoti do jape Frymen e Tij;do ta jape bollshem,duke e derdhur;do ta jape me efektshmeri keshtu qe do te jete nje bekim i vertete dhe i perjetshme.Nen kete vajosje hyjnore femijet tane do te dalin perpara dhe  "njeri do te thote: "Une jam i Zotit";tjetri do te quhet me emrin e Jakobit."

Ky eshte nje nga ato premtimet per te cilet do kerkohet Zoti.A nuk duhet qe ne kohera te caktuara,ne menyre te veçante,te lutemi per femijet tane?Ne nuk mund t'i japim atyre zemra te reja,por Zoti Fryma e Shenjte mund ;dhe Ai degjon me shpejtesi pergjerimet tona.Ati i madh gjen kenaqi ne lutjet e eterve dhe nenave.A kemi ndonje prej te shtrenjteve tane jashte arkes?Le te mos prehemi derisa ato te jene te mbyllur brenda me ne prej dores se Zotit.

 

 

 

 

12 shkurt

 

Perendia ka kenaqesi te jape

 

"Dhe Zoti i tha Abramit,mbas ndarjes se Lotit prej tij: "ço tani syte e tu dhe shiko nga vendi ku je drejt veriut e jugut;drejt lindjes dhe perendimit.Tere vendin qe sheh,une do te ta jap ty dhe pasardhesve te ty,per gjithnje." {#Zanafilla 13:14:15}

 

Nje bekim te veçante per nje rast te paharrueshem.Abrami pati rregulluar nje zenke familjare.Ai pati thene,  « Nuk duhet te kete mosmarreveshje midis teje dhe meje sepse jemi vellezer"; dhe qe atehere ai mori bekimin qe i perket njerezve paqesore.Zoti dhe dhenesi i paqes gjen endje t'i shfaqe hirin e Tij atyre qe kerkojne paqen me ngulm.Nese deshirojme shoqerim me te ngushte me Zotin ne duhet te ecim sa me fort akoma ne shtigjet e paqes.

Abrami qe sjelle shume zemergjeresisht me kusheririn e tij,duke i dhene mundesine te zgjidhte token.Nese e mohojme veten per hir te paqes,Zoti do te na e ktheje shumefish.Patriarkut iu dha qe te kerkonte aq sa i kapte syri dhe ne mund te bejme te njejten gje nepermjet besimit.Abrami iu desh te priste per te hyre ne zoterim por Zoti ia la trashegim token pa te drejte tjetersimi atij dhe pasardhjes se tij.Bekime te pakufishme na perkasin nepermjet dhurimit beselidhes.Te gjitha gjerat jane tonat.Kur i pelqejme Zotit,Ai na ben qe te shikojme kudo dhe t'i shikojme te gjitha gjerat si tonat,qofshin gjerat e tashme ose ato te ardhshmet,te gjitha jane tonat,dhe ne i perkasim Krishtit dhe Krishti eshte i Zotit.

 

 

 

13 shkurt

 

I bekuar ne fushe

 

"Do te jesh i bekuar ne fushe. {#Ligji i perterire 28:3}

 

Keshtu u bekua Isaku kur ai shkoi atje ne muzg per te persiatur.Sa shpesh qe Zoti na ka takuar kur kemi qene vetem!Gardhet dhe pemet mund te japin deshmi per gezimin tone.Ne kerkojme per nje bekim te tille akoma.

Ashtu u bekua Boazi kur ai po merrej me te korrurat dhe punetoret e tij moren bekime.Zoti i dhente mbrothesine te gjithe atyre qe merren me parmenden!Cdo bujk mund ta marre per vete kete premtim para Zotit,nese me te vertete ai i bindet zerit te Zotit Perendi.

Ne shkojme ne fushe per te punuar ashtu si beri Adami ;dhe perderisa mallekimi ra ne toke nepermjet mekatit te Adamit te pare,eshte nje ngushellim i madh te gjesh nje bekim nepermjet Adamit te dyte.

Ne shkojme ne fushe per ushtrim dhe jemi te lumtur ne besimin se Zoti do te bekoje ate ushtrim dhe do te na jape shendet,te cilin do ta perdorim per lavdine e Tij.

Ne shkojme ne fushe per te studiuar natyren dhe nuk ka asgje ne njohurine e krijimit te dukshem qe nuk mund te shenjterohet prej bekimit hyjnor per perdorimet me fisnike.

Se fundmi duhet qe te shkojme ne fushe per te varrosur te njohurit tane ;po ;te tjere do na shpien ne fushen e Zotit kur te na vije rradha.Por ama ne jemi te bekuar,qofte duke vajtuar ne varr qofte duke fjetur ne te.

 

 

 

 

14 shkurt

 

Miresi per ate qe nuk e meriton

 

« Por ai qe ka besim te Zoti do te rrethohet nga miresia e Tij. » {#Psalmi 32 :10}

 

O çfare shperblimi per mirebesimin !Zoti im,ma jep te plote ate!Mirebesuesi e ndjen veten mbi gjithe te tjeret se eshte nje mekatar dhe ja,meshira eshte e pergatitur per te :ai e di se nuk ka merita ne vetvete,por meshira vjen dhe eshte e bollshme per te.O Zot,me jep kete meshire,perderisa besoj ne Ty!

Ve re,shpirti im se çfare truproje qe ke !Ashtu si nje princ eshte i rrethuar me ushtri,po ashtu ti je i rrethuar me miresi.Perpara dhe mbrapa,nga te gjitha anet,kalerojne keto roje te hirit.Ne qendrojme ne qender te sistemit te miresise sepse ne qendrojme ne Krishtin Jezus.

O shpirti im,ne çfare atmosfere qe merr fryme !Ashtu si ajri te rrethon po ashtu edhe miresia e Zotit.Ka shume pikellime per te ligun por per ty ka kaq meshira sa pikellimet e tua nuk ia vlen qe te permenden.Davidi thote,  « Gezohuni tek Zoti dhe ngazelloni,o njerez te drejte ;leshoni britma gezimi,ju te gjithe,o njerez me zemer te drejte. »Duke iu bindur ketij parimi zemra ime do te ngazellehet ne Zotin dhe do te shprehe me te madhe gezimin tim.Ashtu si Ti me ke rrethuar me miresi,po ashtu do te rrethoj altaret e Tua o Zoti im me kenge falenderimi!

 

 

15 shkurt

 

Perhera ne kujtese

 

« Zoti na kujtoi dhe do te na bekoje. » {#Psalmi 115 :12}

 

Une mund t'i ve vulen time ketij vargu.Po ti ?Po,I Perjetshmi ka menduar per ne,na ka plotesuar nevojat,na ka ngushelluar,na ka çliruar dhe na ka udhehequr.Ne te gjitha levizjet e provanise se Tij Ai eshte kujtuar per ne,duke mos harruar kurre edhe punet tona me te vogla.Mendja e Tij ka qene perplot me ne-kjo eshte nje domethenie qe permban ketu folja kujtoj.Keshtu ka qene perhera dhe pa as dhe nje nderprerje te vetme.Ne periudha te veçanta,megjithate,ne kemi pare kete ne menyre me te qarte dhe e kujtojme kete ne kete çast me nje mirenjohjeje rrembyese.Po,po, « Zoti na kujtoi. »

Fjalia qe vjen me pas eshte nje rrjedhoje llogjike prej se pares.Perderisa Zoti eshte i pandryshueshem,Ai do te vazhdoje te kujtohet per ne ne te ardhmen ashtu si ne te kaluaren ;dhe kujtesa e Tij per ne do te thote bekim per ne.Por ne kemi ketu jo vetem perfundimin e arsyes por deklaraten e frymezimit ;ne e kemi kete me autoritetin e Frymes se Shenjte-« Ai do te na bekoje. »Kjo do te thote gjera te medha dhe te pahulumtueshme.Vete padallueshmeria e premtimit tregon shtrirjen e saj te pafundme.Ai do te na bekoje sipas vete menyres se Tij hyjnore dhe kjo perhera e perhera,prandaj,secili nga ne le te thote, « Beko Zotin o shpirti im ! »

 

 

16 shkurt

 

Ke te besh me Zotin

 

« Nuk do ta shfryj zemerimin tim te zjarrte,nuk do te shkaterroj perseri Efraimin,sepse jam nje Perendi dhe jo nje njeri. » {#Osea 11 :9}

 

Zoti keshtu ben te njohur meshirat e tij kursyese.Ndoshta lexuesi eshte tani nen merzi te madhe dhe çdo gje e kercenon per gjykim te shpejte.Ky tekst le ta ruaje prej deshperimit.Zoti tani te fton te marresh ne konsiderate udhet e tua dhe te rrefesh mekatet e tua.Sikur te kishte qene njeri nuk do kishte vonuar te te zhdukte.Sikur te vepronte tani sipas menyres se njerezve,do kishte nje fjale dhe nje goditje dhe atehere do te te vinte fundi :por nuk eshte keshtu, sepse « ashtu si qiejte jane me te larte se toka,keshtu edhe rruget e Tij jane me te larta se rruget tona. »

Ti me te drejte gjykon se Ai eshte i zemeruar,por ama Ai nuk e ruan zemerimin e Tij perhera :nese kthehesh prej mekatit te Jezusi,Zoti do te kthehet prej zemerimit.Ngaqe Zoti eshte Zot dhe jo njeri,ka akoma falje per ty,edhe sikur te jesh zhytur ne paudhesi deri ne gryke.Ke te besh me Zotin dhe jo me nje njeri te rrepte ose me nje njeri thjesht te drejte.Asnje qenie njerezore nuk mund te kete durim me ty.Do kishe lodhur edhe nje engjell madje ashtu siç ke lodhur Atin tend te trishtuar ;por Zoti eshte i duruar.Eja dhe vere ne prove menjehere.Rrefe,beso dhe kthehu prej udhes tende te lige dhe do te shpetohesh.

 

 

17 shkurt

 

Zoti mund te te beje te forte

 

« Jini te forte dhe mos lini qe krahet tuaja te dobesohen,sepse puna juaj do te shperblehet. » {#2 Kronikave 15 :7}

 

Zoti pati bere gjera te medha per Mbretin Asa dhe Juden,por prapeseprape ato ishin te dobet.Kembet e tyre ishin shume luhatese ne shtigjet e Zotit dhe zemrat e tyre shume hezituese,keshtu qe  kishin nevoje qe te paralajmeroheshin se Zoti do ishte me to ndersa ato ishin me Te por ama nese do ta braktisnin Ate,Ai do t'i braktiste.Atyre iu soll ne kujtese gjithashtu mbreteria moter,se sa larg qe shkoi ne rebelimin e saj dhe se sa i hirshem u tregua Zoti kur u shfaq pendimi.Qellimi i Zotit ishte t'i perforcoje ato ne udhen e Tij dhe t'i forcoje ne drejtesi.Keshtu duhet te jete me ne.Zoti meriton te sherbehet me gjithe energjine qe kemi mundesi.

Nese sherbimi i Zotit vlen diçka atehere ia vlen krejtesisht.Do kemi shperblimin me te mire ne punen e Zotit nese e kryejme ate me zell te vendosur.Puna jone nuk eshte e kote ne Zotin dhe ne e dime kete.Puna me gjysem zemer nuk do sjelle shperblim ;por kur ne hedhim te gjithe shpirtin tone ne kauzen,atehere do te kemi begati.Ky tekst iu dergua autorit te ketyre shenimeve ne nje dite stuhie te tmerrshme,dhe i sugjeroi te perparoje me gjithe fuqine duke e siguruar per arritjen ne liman shendosh e mire me nje ngarkese te lavdishme.

 

 

 

18 shkurt

 

Zoti do te pergjigjet

 

« Ai kenaq deshiren e atyre qe kane frike prej Tij,degjon britmen dhe i shpeton. » {#Psalmi 145:19}

 

Vete Fryma e Tij ka vene kete deshire perbrenda nesh,dhe prandaj Ai do t'i pergjigjet asaj.Eshte vete jeta e Tij perbrenda qe nxit britmen dhe prandaj Ai do ta degjoje ate.Ato qe e kane frike Ate jane njerez nen ndikimin me te shenjte dhe prandaj deshira e tyre eshte te lavderojne Zotin dhe ta gezojne Ate perhera.Ashtu si Danieli,ato jane njerez deshirash dhe Zoti do te beje qe aspiratat e tyre te realizohen.

Deshirat e shenjta jane hir ne kallez dhe Bujku qiellor do t'i kultivoje ato derisa te behen kallinj te plote.Njerezit qe druajne Zotin deshirojne te jene te shenjte,te jene te dobishem,te jene nje bekim per te tjeret,dhe te nderojne Zotin e tyre.Ato deshirojne furnizime per nevojat e tyre,ndihme nen barra,udheheqje ne pavendosmeri,çlirim ne pikellim;dhe ndonjehere deshira e tyre eshte kaq e forte dhe rasti i tyre kaq i ngutshem sa ato klithin ne agoni ashtu si femije te vegjel ne dhembje,dhe atehere Zoti punon plotesisht dhe ben gjithçka qe eshte e nevojshme sipas Fjales se Tij-"Ai i shpeton ato."

Po,nese druajme Zotin,nuk duhet te kemi frike nga asgje tjeter;nese i klithim Zotit,shpetimi yne eshte i sigurte.

Lexuesi le ta vendose kete tekst mbi gjuhen e tij dhe ta mbaje ne gojen e tij gjate gjithe dites dhe do jete per te  si "vafer i bere me mjalte. »

 

 

19 shkurt

 

Me mire më pas

 

« Ndonese te kam pikelluar,nuk do te pikelloj me. » {#Nahum 1:12}

 

Ka nje kufi per pikellimin.Zoti e dergon ate dhe Zoti e heq ate.A po psheretin dhe po thua, "kur do vije fundi?"Sill ne mendje se brengat tona me siguri dhe me ne fund do te perfundojne kur kesaj jete te varfer tokesore do t'i vije fundi.Le te presim me qetesi,dhe le te durojme me durim te madh vullnetin e Zotit derisa Ai te vije.

Nderkohe,Ati yne ne qiell e largon tutje fshikullen kur qellimi i tij ne perdorimin e saj eshte i sherbyer plotesisht.Kur Ai te kete hequr me fshikull çmendurine tone,nuk do te kete me goditje.Ose,nese pikellimi eshte derguar per te na vene ne prove,me qellim qe hiret tona te mund te lavderojne Zotin,atij do t'i vije fundi kur Zoti te na kete bere qe t'i japim deshmi per lavdine e Tij.Ne nuk do donim qe pikellimi te largohet derisa Zoti te kete nxjerre prej nesh te gjithe nderin qe ne mund t'i japim Atij.Sonte mund te kete nje "qetesi te madhe."Kush e di valle se kur ato shkulme te zemeruara do t'i lene vendin nje deti qelqi dhe zoqve te detit te qendrojne mbi dallget e shtruara?Mbas nje sprove te gjate kamxhiku varet ne mur dhe gruri mblidhet ne hambar.Ne mund se shpejti te jemi po aq te lumtur sa jemi tani te trishtuar.Nuk eshte e veshtire per Zotin te ktheje naten ne dite.Ai qe dergon rete mund po aq lehte te kthjelloje qiejt.Le te jemi te gezuar.Do jete me mire per ne.Le te kendojme Aleluja ne pritje.

 

 

20 shkurt

 

Udheheqje e vazhdueshme

 

"Zoti do te te udheheqe vazhdimisht." {#Isaia 58 :11}

 

Cfare te dhemb ?A ke humbur rrugen valle ?A je i ngaterruar ne nje pyll te erret dhe a nuk mund ta gjesh dot valle shtegun ?Qendro i qete dhe shiko shpetimin e Zotit.Ai e di rrugen dhe Ai do te te udheheqe në të nese i therret Atij.

Cdo dite sjell hallet e saj.Sa e embel te ndjesh se udheheqja e Zotit eshte e vazhdueshme !Nese ne zgjedhim vete rrugen tone,ose keshillohemi me mishin dhe gjakun,ne hedhim poshte udheheqjen e Zotit ;por nese nuk ndjekim vullnetin tone,atehere Ai do te drejtoje çdo hap te rruges sone,çdo ore te dites,çdo dite te vitit dhe çdo vit te jetes sone.Nese ia besojme udhen tone Zotit,Ai do te drejtoje rrugen tone ne menyre te tille qe ne mos te humbasim.Por vini re se kujt i eshte bere ky premtim.Lexoni vargun e meparshem : « Ne rast se ploteson nevojat e te uriterit. »Ne duhet te ndjejme per te tjeret,dhe t'i japim atyre,jo ca kore te thata por gjera te tilla qe ne vete do deshironim te merrnim per veten tone.Nese tregojme nje perkujdesje te bute per te afermin tone ne oren e nevojshmerise,atehere Zoti do te kujdeset per nevojshmerite tona dhe do te behet per ne Udherrefyesi yne.Jezusi eshte Udheheqesi,jo i kurnaceve,jo i atyre qe shtypin te varfrin,por i njeriut te mire dhe zemer-dhembshur.Njerez te tille jane pelegrine qe nuk do humbin kurre rrugen.

 

 

21 shkurt

 

Bekim mbi vogelsine

 

« Ai do te bekoje ata qe kane frike nga Zoti,te vegjel dhe te medhenj. » {#Psalmi 115 :13}

 

Kjo eshte nje fjale e gezueshme per ato qe jane ne nje pozite te ulet dhe me pasuri te pakte.Zoti yne ka nje konsiderate shume te hirshme per ato me pronesi te pakte,dhunti te pakte,ndikim te pakte,peshe te pakte.Zoti kujdeset per gjerat e vogla ne krijim dhe madje Ai eshte i vemendshem edhe per harabelat kur ulen ne toke.Asgje nuk eshte e vogel per Zotin,sepse Ai perdor ndermjetes te pavlere per permbushjen e qellimeve te Tij.Me i vogli mes njerezve le te kerkoje nje bekim mbi vogelsine e tij dhe hapesira e tij e kufizuar do t'i duket e kendshme.

Midis atyre qe  kane frike Zotin ka te vegjel dhe te medhenj.Disa jane foshnja dhe te tjere jane gjigande.Por keto jane te gjithe te bekuar.Besimi i vogel eshte besim i bekuar.Shpresa luhatese eshte shprese e bekuar.Cdo hir i Frymes se Shenjte,edhe sikur te jete vetem ne syth,mbart perbrenda nje bekim.Per me teper,Zoti Jezus bleu si te voglin ashtu dhe te madhin me te njejtin gjak te çmuar dhe Ai eshte zotuar te ruaje qengjat po ashtu dhe delet.Asnje nene nuk e le pas dore femijen e saj sepse ai eshte i vogel ;jo,sa me i vogel eshte,aq me shume me butesi ajo e ushqen ate.Nese ka ndonje parapelqim me Zotin,Ai nuk i rendit ato « te medhenj dhe te vegjel, »por « te vegjel e te medhenj. »

 

 

22 shkurt

 

Clirimi i kaluar pjell besim

 

« Davidi shtoi : « Zoti qe me shpetoi nga kthetrat e luanit dhe nga panxha e ariut,do te me shpetoje edhe nga dora e ketij Filisteu. » {#1 Samueli 17 :37}

 

Ky nuk eshte nje premtim nese marrim ne konsiderate vetem fjalet,por eshte me te vertete ashtu persa i perket kuptimit te tij ;sepse Davidi shprehu nje fjale qe Zoti miratoi duke e bere te vertete.Ai arsyetoi prej çlirimeve te kaluara se do merrte ndihme ne nje rrezik te ri.Ne Jezusin te gjitha premtimet jane Po dhe Amen ne lavdi te Zotit nepermjet nesh dhe keshtu qe veprimet e meparshme te Zotit me njerezit e Tij besimtare do te perseriten.

Ejani pra,le te kujtojme dashamiresine e meparshme te Zotit.Ne nuk do mund te kishim shpresuar te ishim çliruar nepermjet forces sone ;prapeseprape Zoti na çliroi.A nuk do na shpetoje perseri ?Ne jemi te sigurte se po.Ashtu si Davidi vrapoi te ndeshe armikun e tij po ashtu dhe ne.Zoti ka qene me ne,Ai eshte me ne dhe Ai ka thene, « Nuk do te te lë kurre,nuk do te te braktis kurre. »Pse dridhemi ?A ishte e kaluara nje enderr ?Mendo per ariun dhe luanin e ngordhur.Kush eshte ky Filistin ?E vertete,ai nuk eshte e njejta gje,dhe nuk eshte as ari as luan ;por ama Zoti eshte i njejti dhe nderi i Tij eshte po aq ne loje ne rastin e pare sa ne tjetrin.Ai nuk na shpetoi prej bishave te pyllit per te lene nje gjigand te na vrase.Le te kemi kurajo.

 

 

 

23 shkurt

 

Shoqerimi i vazhdueshem thelbesor

 

« Po te qendroni ne Mua dhe fjalet e Mia te mbeten ne ju,kerkoni çfaredo qe te doni dhe do t'ju behet. » {#Gjoni 15 :7}

 

Patjeter qe ne duhet te jemi ne Krisht per te jetuar ne Te,dhe duhet qe te qendrojme ne Te per te qene te afte te marrim si tonen gjeresine e ketij premtimi prej Tij.Te qendrosh ne Jezusin do te thote te mos ta braktisesh kurre ate per nje tjeter dashuri,ose nje tjeter objekt,por te mbetesh ne bashkim te gjalle,te dashur,te ndergjegjshem,te vullnetshem me Te.Dega nuk eshte vetem perhera afer kercellit,por edhe duke marre perhera jete dhe frytezim prej tij.Te gjithe besimtaret e vertete qendrojne ne Krishtin ne nje kuptim ;por ka nje kuptim me te plote dhe ne duhet ta dime kete perpara se te mund te fitojme fuqi te pakufishme ne fron. « Kerkoni çfaredo » eshte per Enoket qe ecin me Zotin,per Gjonet qe mbeshteten ne kraharorin e Zotit,per ato qe bashkimi me Krishtin i shpie ne shoqerim te vazhdueshem.

Zemra duhet te qendroje ne dashuri,mendja duhet te rrenjoset ne besim,shpresa duhet te çimentohet ne Fjalen,i gjithe njeriu duhet te bashkohet me Zotin,ose perndryshe do ishte e rrezikshme te shikohemi si me fuqi ne lutje.

Liria e veprimit mund t'i jipet vetem atij jeta e te cilit eshte, « Jo une,por Krishti jeton në mua. »O ju qe thyeni shoqerimin tuaj,çfare fuqie qe humbni !Nese do donit te ishit te fuqishem ne pergjerimet e tuaja,vete Zoti duhet te qendrojne ne ju,dhe ju ne Te.

 

 

24 shkurt

 

Degjo ne menyre te tille qe te degjohesh

 

 « Po te qendroni ne Mua dhe fjalet e Mia te mbeten ne ju,kerkoni çfaredo qe te doni dhe do t'ju behet. » {#Gjoni 15 :7}

 

Vini re se ne duhet qe te degjojme Jezusin te flase nese presim prej Tij qe te na degjoje kur flasim.Nese nuk kemi vesh per Krishtin,Ai nuk do kete vesh per ne.Ne do degjohemi ne perpjestim te asaj qe degjojme.

Per me teper,ajo qe degjohet duhet te mbese,duhet te jetoje në ne,dhe duhet te qendroje ne karakterin tone si nje force dhe fuqi.Ne duhet te marrim te vertetat qe Jezusi mesoi,parimet qe Ai dha dhe levizjet e Frymes se Tij perbrenda nesh ;ose perndryshe nuk do kemi fuqi ne fronin e meshires.

Merrni me mend se fjalet e Zotit te merren dhe te banojne në ne,çfare fushe e pakufishme privilegji qe eshte e hapur per ne !Vullneti yne ne lutje ka per t'u realizuar sepse ia kemi dorezuar tashme vullnetin tone urdhereses se Zotit.Te tille jane Eli te stervitur per te perdorur çelesat e qiellit,dhe te mbyllin dhe te hapin rete.Nje njeri i tille vlen sa nje mije Te Krishtere te zakonshem.A deshirojme perulesisht te jemi nderhyres ne lutje per kishen dhe boten dhe ashtu si Luteri te jemi te afte te kemi ate qe duam prej Zotit ?Atehere ne duhet t'ia perkulim veshin tone zerit te Shumetedashurit,duhet te grumbullojme fjalet e Tij dhe t'i bindemi me kujdes.Ai qe do te lutet efektshmerisht ka nevoje te « degjoje me kujdes ».

 

 

25 shkurt

 

Te vene veçan

 

« Por ju do te quheni prifterinj te Zotit. »{#Isaia 61 :6}

 

Ky premtim i mirefillte i bere Izraelit i perket shpirterisht gjithe fares sipas Frymes,domethene,te gjithe besimtareve.Nese jetojme sipas privilegjeve tona,atehere do te jetojme per Zotin kaq qarte dhe dallueshem sa njerezit do te shikojne se jemi vene veçan per sherbim te shenjte dhe do te na quajne prifterinjte e Zotit.Ne mund te punojme,ose bejme tregti ashtu si te tjeret bejne dhe prapeseprape ne mund te jemi vetem dhe krejtesisht sherbetoret sherbenjes te Zotit.Kohezenia jone e vetme do jete t'i paraqesim flijimin e perhershem te lutjes,te lavderimit,te deshmise,dhe vete-perkushtimit, Perendise se gjalle nepermjet Jezu Krishtit.

Duke qene ky i vetmi qellim yni atehere mund t'ia leme punet hutuese atyre qe nuk kane thirrje me te larte. « Leri te vdekurit te varrosin te vdekurit e tyre. »Eshte e shkruar « Te huajte do te vijne te kullosin kopete tuaja,bijte e te huajit do te jene bujq tuaj dhe vreshtare tuaj. »Ato mund te merren me politike,mund te zgjidhin probleme financiare,te diskutojne shkence,dhe te merren me hollesite me te fundit te kritikave ;por ne do t'i jepemi sherbeses ashtu siç i ka hije atyre qe,ashtu si Zoti Jezus,jane te caktuar per nje prifteri te perhershme.

Duke pranuar kete premtim te nderuar si duke perfshire nje detyre te shenjte,le te veshim pra rroben e shenjterise dhe te sherbejme perpara Zotit pergjate gjithe dites.

 

 

26 shkurt

 

E verteta e vertetuar

 

« Buza qe thote te verteten,do te behet e qendrueshme perjete,por gjuha qe genjen zgjat vetem nje çast. » {#Proverba 12 :19}

 

E verteta mbahet mire.Koha e sprovon ate por ama ajo e perballon si jo me mire sproven.Nese,pra,kam folur te verteten dhe me duhet qe tani te vuaj prej saj,me duhet qe te jem i kenaqur qe te pres.Nese une besoj gjithashtu te verteten e Zotit dhe  perpiqem ta deklaroj ate,mund qe te ndesh shume kundershtim,por nuk kam pse te kem frike,sepse se fundi e verteta duhet te mbizoteroje.

Cfare gje e mjere qe eshte triumfi i perkohshem i genjeshtres ! "Gjuha qe genjen zgjat vetem nje çast."Eshte thjesht nje susak,qe rritet dhe merr fund ne nje nate;dhe aq me i madh zhvillimi i tij aq me i dukshem kalbesira e tij.Ne anen tjeter,sa e denje per nje qenie te pavdekshme qe eshte pohimi dhe mbrojtja e asaj te vertete qe nuk mund te vdese kurre;ungjilli i perjetshem qe eshte i vendosur ne te verteten e pandryshueshme te nje Perendie te pandryshueshem!Nje proverbe e vjeter thote, "Ai qe flet te verteten turperon djallin."Me siguri qe ai qe shpall te verteten e Zotit do te turperoje te gjithe djajte ne ferr dhe do te peshtjelloje te gjithe faren e gjarprit qe tani fishkellejne genjeshtrat e tyre.

O zemra ime,ki kujdes qe te jesh ne te gjitha gjerat ne anen e te vertetes,si ne gjera te vogla ashtu dhe ne te medha;por,veçanerisht,ne anen e Atij nepermjet te Cilit hiri dhe e verteta kane ardhur mes njerezve!

 

 

 

27 shkurt

 

Mirebesim i palekundshem

 

« Ai nuk do t'u trembet lajmeve te keqia ;zemra e tij eshte e forte,me besim tek Zoti. » {#Psalmi 112 :7}

 

 

Zemra pezull eshte e tmerrshme.Kur nuk kemi lajme prej shtepise jemi te afte te behemi gjithnje e me shume te ankthshem dhe nuk mund te bindemi se « e keqja merret vesh shpejt. »Besimi eshte kura per kete gjendje pikellimi :Zoti nepermjet Frymes se Tij e rregullon mendjen ne qetesi te shenjte dhe çdo frike largohet persa i perket se ardhmes po ashtu dhe te tashmes.

Ngulitja e zemres e folur prej Psalmistit eshte per t'u kerkuar me zell.Nuk eshte te besosh kete ose ate premtim te Zotit,por gjendja e pergjithshme e nje mirebesimi te palekundur,plotbesimi qe ne kemi ne Te se Ai Vete jo vetem qe nuk do na demtoje por edhe nuk do te lejoje cilindo qofte te na demtoje.Ky plotbesim i vazhdueshem ka te beje si me te panjohuren ashtu dhe me te njohuren e jetes.E nesermja le te jete çfare te jete,Zoti yne eshte Zoti i te nesermes.Cfaredo qofshin ngjarjet qe mund te kene ndodhur qe per ne jane te panjohura,I Perjetshmi yne eshte Zoti i te panjohures po ashtu dhe i te njohures.Ne jemi te vendosur t'i mirebesojme Zotit,ndodhte çfare do qofte.Edhe sikur te ndodhte gjeja me e keqe,Zoti yne eshte akoma me i madhi dhe me i miri.Prandaj ne nuk do kemi frike edhe sikur trokitja e postierit te na trembte,ose nje telegram te na zgjonte ne mesnate.Zoti jeton dhe nga se mund te kene frike valle femijet e Tij ?

 

 

28 shkurt

 

Pasuri e vertete ne Parajse

 

« Duke ditur se keni per veten tuaj nje pasuri me te mire e te qendrueshme ne qiej. » {#Hebrenjve 10 :34}

 

Kjo eshte mire.Pasuria jone ketu eshte shume e zbrazur ;nuk ka thelb ne te.Por Zoti na ka dhene nje premtim te nje pronesie te vertete ne token e lavdise,dhe ky premtim vjen ne zemrat tona me nje siguri te tille te plote te vertetesise se tij sa ne e dime perbrenda nesh se kemi nje pasuri te qendrueshme atje.Po. Ne e kemi ate madje edhe tani.Njerezit thone, « me mire nje veze  sot se nje pule mot » ;por ne kemi sot si vezen ashtu dhe pulen.Parajsa eshte madje tani e jona.Ne kemi tapine,kaparin,premisat e saj.Ne kemi parajsen ne shperblim,ne premtim dhe ne parim :kete ne e dime jo vetem prej degjimit te veshit por « per veten tone. »

A nuk duhet qe mendimi i nje pasurie me te mire ne anen tjeter te Jordanit te na pajtoje me humbjet e tanishme ?Ne mund te humbim parat tona por thesari yne eshte i sigurte.Kemi humbur hijet por thelbi mbetet,sepse Shpetimtari yne jeton dhe vendi qe Ai ka pergatitur per ne qendron.Ka nje vend me te mire,nje pasuri me te mire,nje premtim me te mire ;dhe e gjitha kjo vjen per ne nepermjet nje beselidhjeje me te mire ;prandaj pra le te jemi ne fryme me te mira,dhe t'i themi Zotit, « Do te te bekoj çdo dite dhe do te levdoj emrin tend perjete. »

 

 

29 shkurt

 

Ajo qe na shoqeron

 

« Me siguri miresi dhe meshire do te me shoqerojne ne gjithe ditet e jetes time. » {#Psalmi 23 :6}

 

Nje poet i devotshem kendon-

"Zot,kur Ti ve ne kohen time nje dite,ashtu si ben tani,

te panjohur ne vitet e tjera,te pergjerohem

qe nje hir i tille ta ndriçoje,qe ne çdo çast

t'i shtoje shenjterise dhe te zgjase lavderimin ! »

 

Kjo dite nuk vjen veçse nje here ne kater vjet.Oh,fitofshim nje bekim te katerfishte kete dite !Deri tani,miresia dhe meshira ashtu si dy roje,na kane ndjekur dite per dite,duke ruajtuar prapavijen dhe duke udhehequr perpara ;dhe perderisa kjo dite e pazakonte eshte nje prej diteve te jetes sone,dy engjejt rojtare do te jene me ne edhe sot.Miresi per te furnizuar nevojat tona dhe meshire per te fshire mekatet tona-keto dy binjake do shoqerojne çdo hap kete dite dhe çdo dite derisa ditet te mos jene me.Prandaj pra,le t'i sherbejme Zotit ne kete dite te veçante me perkushtim special dhe le te kendojme lavdite e Tij me më shume gjalleri dhe embelsi se kurre me perpara.A nuk mundim valle qe sot te japim ne menyre te veçante per kauzen e Zotit,ose per te varfrit ?Nepermjet  shpikjes se dashurise le ta bejme kete dite te njezet e nente te Shkurtit nje dite per t'u kujtuar perhera.

 

 

Publié dans Premtime te perditshme

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article