26 shtator
26 shtator-mengjes {Lexim i perditshem :#Nahum 1 :1-Habakuk 3 :19} {Studim i shpejte :#Zakaria 1 :1-4 :14}
“Shkurreve te mersinave ne nje grope te thelle.” {#Zakaria 1 :8}
Vegimi ne kete kapitull pershkruan gjendjen e Izraelit ne diten e Zakarias ;por duke qene e perkthyer ne pikepamjen e tij ndaj nesh,pershkruan Kishen e Zotit ashtu si eshte tani ne bote.Kisha eshte e krahasuar me nje korije mersinash qe lulezojne ne nje lendine.Eshte e fshehur,e padalluar,e mbuluar ;duke mos kandisur asnje nder dhe duke mos terhequr asnje verejtje prej veshtruesit te pakujdesshem.Kisha,ashtu si koka e saj,ka nje lavdi,por ajo eshte e fshehur prej syve misherore,sepse koha e shperthimit ne te gjithe shkelqimin e saj nuk ka ardhur ende.Gjithashtu na sugjerohet edhe idea e sigurise se paqshme :sepse korija e mersinave ne lendine eshte e qete dhe e bute,ndersa shtrengata pushton majat e malit.Stuhite e shpenzojne forcen e tyre mbi majat e thyera te Alpeve por atje poshte ku rrjedh rryma qe gezon qytetin e Perendise sone,mersinat lulezojne prane ujerave te qeta,te gjitha te pashkundura prej eres se furishme.Sa e madhe qe eshte qetesia e brendshme e Kishes se Zotit !Edhe kur e kundershtuar dhe e perndjekur,ajo ka paqe qe bota nuk mund te jape dhe qe prandaj nuk mund ta heqe dot :paqja e Zotit qe tejkalon çdo njohuri ruan zemrat dhe mendjet e popullit te Zotit.A nuk pershkruan metafora bindshem rritjen e perhershme e te paqshme te te shenjteve ?Mersina nuk rrezon gjethet,ajo eshte perhera e gjelbert ;dhe Kisha ne kohen e saj me te veshtire akoma ka nje gjelberim te bekuar hiri rreth saj ;jo,ndonjehere ajo ka shfaqur akoma me shume gjelberim kur dimri i saj ka qene me i vrazhde.Ajo ka begatuar me shume atehere kur kundershtite e saj kane qene teper te rrepta.Pra teksti i ben aluzion fitores.Mersina eshte emblema e paqes dhe nje shenje domethenese triumfi.Ballet e ngadhenjimtareve ishin te lidhur me mersina dhe dafina ; dhe a nuk eshte Kisha perhera fitimtare ?A nuk eshte çdo I Krishtere me shume se ngadhenjimtar permes Atij qe e deshi ate ?Duke jetuar ne paqe,a nuk bien ne gjume te shenjtet ne krahet e fitores ?
26 shtator-mbremje
« Vajto,selvi,sepse kedri ka rene. » {#Zakaria 11:2}
Kur ne pyll degjohet renia me zhurme e nje lisi,eshte nje shenje se druvari eshte jashte dhe se çdo peme ben mire te dridhet me frike se te nesermen tehu i mprehte i sepates mund ta gjeje.Ne jemi te gjithe si peme te shenuara per sepaten dhe rrezimi i njeres duhet te na kujtoje se per secilin,qofte ky i madh si kedri apo i perunjur si selvia,ora e caktuar po pervidhet me shpejtesi.Nuk besoj se duke degjuar shpesh per vdekjen,behemi te pandjeshem ne lidhje me te.Mos qofshim kurre si zogjte ne kambanore qe ndertojne folete e tyre kur kambanat po bien per mort dhe mbyllin syte qete qete kur kumbimet e permotshme solemne po tronditin ajrin.Le ta shikojme vdekjen si ngjarjen me te rende nga te gjitha dhe te jemi hijerende ne afrimin e saj.Do ishte keq sikur te defrenim ndersa fati yne i perjetshme varet ne nje fill.Shpata eshte jashte millit te saj—mos te merremi me çikerrima;ajo eshte e lemuar dhe tehu eshte i mprehte—le te mos luajme me te.Ai qe nuk pergatitet per vdekjen eshte me shume se nje i çmendur i zakonshem,eshte nje kokekrisur.Kur zeri i Perendise degjohet midis pemeve te kopshtit,si fiqte dhe manat,ashtu dhe vidhi dhe kedri degjofshin zerin.
Ji gati,sherbetor i Krishtit sepse Mjeshtri yt vjen papritur atehere kur nje bote e papershpirtshme e pret ate me pak.Ki kujdes qe te jesh besnik ne vepren e Tij sepse varri se shpejti do te gerrmohet per ty.Jini gati,prinder,kujdesuni qe femijet tuaj te rriten ne friken e Zotit sepse se shpejti ato do jene jetime;jini gati,biznesmena,kujdesuni qe punet tuaja te jene te ndershme dhe qe ti sherbeni Zotit me gjithe zemren tuaj sepse ditet e sherbimit tuaj tokesor se shpejti do te mbarojne dhe do therriteni te jipni llogari per veprat e bere ne trup,qofshin te mira apo te liga.U pergatitshim te gjithe per gjykaten e Mbretit te madh me nje perkujdesje qe do te shperblehet me levdaten e hirshme,”Te lumte,o sherbetor i mire dhe besnik.”