Izraeli ne detin e kuq

Publié le par alban

Predikim numer 72

Nga Charles Spurgeon(Sperxhon)

Predikatorja e Rruges Njupark

Izraeli ne Detin e Kuq

 

30 mars 1856

 

„I bertiti Detit te Kuq dhe ai u tha,dhe i udhehoqi neper humnerat si neper nje shkretetire.“---Psalmi 106:9

 

Disa Shabate me perpara ne predikuam mbi çlirimin e femijeve te Izraelit jashte prej Egjiptit,me ane te gjakut se pashkes:dhe ju thame atehere se ne e besojme ate ngjarje te jete tipike e daljes jashte te popullit te Zotit nga ajo shtepi shpirterore e skllaverise,nga ajo furre vuajtjesh mendore kur ato çlirohen nga hiri i plotefuqishem i Zotit,ne kohen e tjetersimit te tyre.Kete mengjes po vazhdojme tregimin.Pa dyshim se femijet e Izraelit merrnin me mend se tani gjithçka kishte mbaruar;egjiptianet i kishin larguar,duke iu pergjeruar te niseshin,dhe duke i ngarkuar me pasuri.Terrori pati goditur zemren e Egjiptit,sepse nga mbreti ne fron deri tek i burgosuri ne biruce,gjithçka ishte tmerr dhe frike per shkak te Izraelit.Egjipti ishte i gezuar per ato kur u nisen.Prandaj femijet e Izraelit thane ne vetvete,“ne tani do te marshojme drejt Kananit menjehere;nuk do te kete me rreziqe,jo me veshtiresi,jo me sprova;vete Egjiptianet na larguan,dhe na kane teper frike per te na ngacmuar perseri.Tani shkretetira do te shkelet tejpertej me hapa te shpejte;dhe kur edhe ca dite me teper te kene kaluar,ne do te hyjme ne token e zoterimit tone---toka nga  rrjedh qumesht dhe mjalte.““Jo aq shpejte,“thote Zoti;“akoma nuk ka ardhur koha per ju qe te shplodheni.Eshte e vertete se ju kam çliruar prej Egjiptit;por ka akoma shume qe ju keni per te mesuar perpara se te pergatiteni te banoni ne Kanan.Prandaj do tju marr prej dore,do tju udhezoj,do tju mesoj.“Dhe ndodhi qe Zoti i mori per dore femijet e Izraelit,mes udhes se shkretetires se Detit te Kuq,derisa  ata arriten ne Balzefon,ku ne çdo ane malet e thepisura i rrethonin.Faraoni e merr vesh;vjen mbi to per ti mposhtur;dhe ato qendrojne ne nje frike te tmerrshme dhe rrezik per ato,se mos mposhten,dhe ato qendrojne ne nje frike te tmerrshme dhe rrezik per jeten e tyre.Tani,te dashur,keshtu eshte zakonisht me besimtarin:ai marshon jashte Egjiptit shpirterisht ne kohen e tjetersimit te tij,dhe ai thote ne vetvete,“Tani do te jem perhera i lumtur.“Ai ka nje sy pishe,dhe nje zemer te lehte;sepse zinxhiret e tij jane therrmuar pertoke,dhe nuk e ndjen me fshikullen e ndergjegjes mbi supin e tij.“Tani,“thote ai,“mund te kem nje jete te shkurter,por do te jete ama nje jete e lumtur.“

 

„ Me se shumti ca lote valezues me teper

do te me shpien ne bregun se Kananit te hijshem. »

 

Dhe atehere nuk do te kem me lufte,jo me luftim,jo me turbullire;por do te jem ne paqe.””Jo dhe aq si deshiron,”thote Zoti.”Oh!ti çilimi;kam me shume per te te mesuar para se te jesh i pergatitur per pallatin tim.”Atehere ai fillon te na marre per dore,dhe te na sjelli ne ngushtica dhe rreziqe.Mekatet qe ne mendonim na paten lene po na gjahtojne mbrapa,nderkohe qe ujera te patundur bllokojne udhen.Edhe Izraeli dritherues tek ndalon para Detit te Kuq nuk eshte veçse  nje embleme e zbehte te atij pozicioni te tmerrshem ne te cilin femija e Zotit bie zakonisht,brenda pak javesh ose muajsh pasi ka ardhur jashte tokes se Egjiptit.

 

Kete mengjes do te bej nje predikim,qe shpresoj do te jete i dobishem per ju qe jeni sjelle te njihni Zotin kohet e fundit.Ju po prisnit te  ndertonit tabernakuj,ku te banonit ne majen e maleve te gezimit perhera;por gjeni ne te kunderten,se keni shume trazira te medha dhe konflikte;dhe ndoshta tani keni nje sprove me te tmerrshme se sa keni hasur ne gjithe jeten tuaj me perpara.Do te perpiqem tju tregoj,se kjo eshte pikerisht çfare ju duhet te prisnit;se do te kete nje Det te Kuq shume shpejt mbasi ju dilni jashte shtepise se skllaverise.Te tjere nga ju,shoke te shtrenjte,kane kaluar keto gjera shume vite me pare.

 

Ju mund te thoni,----

 

“Shume dite kane kaluar qe prej atehere,

Kam pare shume ndryshime,

Prapeseprape jam mbeshtetur  deri tani;

Kush mund te me mbaje lart perveç teje ? »

 

Por jam i sigurte se do ishit te kenaqur te vizitoni perseri vendin,ku Zoti ju çliroi prej vuajtjeve te tuaja.Ne na duket shume e kendshme te veshtrojme vendin ku u mesuam ne ditet tona te hershme,ose te vizitojme vendet e pelqyera te femijerise sone.Po keshtu ju qe jeni me floke te thinjur ne kauzen e Zotit tuaj,a nuk do tju dukej shume e veshtire te ktheheshit pak mbrapa,dhe te shikoni Detin e Kuq qe Zoti e qortoi dhe e thau,qe te mund te udhehiqeshit si neper nje shkretetire.

 

Duke u kthyer atehere tek tema ;femijet e Izraelit paten veshtiresite e tyre,dhe po keshtu ne pergjithesi femija e Zotit ka te tijat shume shpejt mbasi del jashte nga Egjipti.Por atehere ato kishin vendstrehimet e tyre ;dhe per me teper,Zoti pati  nje qellim te madh dhe madheshtor duke iu pergjigjur ne çdo veshtiresi ku ato silleshin.

 

I/ Ne lidhje me piken e pare,femijet e Izraelit paten TRE VESHTIRESI---tre rreziqe teper te medha.Dhe po keshtu une besoj se çdo trashegimtar i qiellit,brenda nje periudhe te shkurter mbas kohes se çlirimit te tij,do te hase te njejten gje.

 

Veshtiresine e pare qe paten ishte nje sprove e madhe e derguar nga vete Zoti.Deti i Kuq ishte perballe tyre.Tani,nuk ishte armiku qe e vuri detin atje ;ishte vete Zoti.Mund te mendojme pra,se Deti i Kuq perfaqson Provani te madhe dhe te veshtire,qe Zoti do te sigurohet ta vendose ne shtegun e çdo femije te lindur perseri ;ne menyre qe te provoje besimin e tij,dhe te ve ne prove sinqeritetin e besimit te tij ne Zot.Nuk e di,te dashur,nese eksperienca jote do te mbeshtesi timen :por mund te them kete,se veshtiresine me te rende qe kam hasur ndonjehere,ose mendoj qe mund te has ndonjehere,ndodhi pak kohe pas dhenies sime Zotit.Dhe ju duhet ne pergjithesi te prisni,shume shpejt mbasi jeni sjelle te njihni dhe te doni ate,se do te keni nje Det te Kuq te madh,te gjere,te thelle mu perpara shtegut tuaj,te cilin nuk do dini se si ta kaloni.Ndonjehere do te ndodhi ne familje.Burri thote,per shembull---nese eshte nje burre i papershpirtshem---« ti nuk do te marresh pjese ne kete ose ate vend adhurimi ;te ndaloj rreptesisht te pagezohesh,ose te bashkohesh me ate kishe ; »ka nje Det te Kuq para teje.Nuk ke bere asgje te keqe ;eshte vete Zoti qe vuri Detin e Kuq perpara shtegut tend.Ose ndoshta para asaj kohe,ti po merreshe me nje tregti qe tani nuk mund ta vazhdosh me ndergjegje ;dhe ka nje Det te Kuq qe ti duhet ta kalosh duke hequr dore nga menyra jote e jeteses.Ti nuk e di si duhet bere tani ;si ke per te mbajtur veten,dhe si te sigurosh gjera te ndershme ne syte e gjithe njerezve.Ose ndoshta vendi jot i punes te therret midis njerezish me te cilet ti ke jetuar me perpara miqesisht,dhe tani papritur,ato thone, « Eja !a nuk do besh siç beje me perpara ? »Aty,perseri,ka nje Det te Kuq perpara jush.Eshte nje perleshje e forte ;ti nuk do te biesh ne sy dhe te thuash, « nuk mund,nuk do ta bej,sepse jam i Krishtere. »Ti qendron i pazhurme, pak a shume i frikesuar te shkosh perpara.Ose ndoshta eshte diçka qe vjen me drejtpersedrejti prej Zotit.Ty te duket se pikerisht atehere kur ai mbjell nje hardhi ne zemren tende,ai shkaterron te gjitha hardhite ne vreshtin tend ;dhe kur te mbjell ty ne vete kopshtin e tij,me pas ai çrrenjos te gjithe rehatite e tuaja dhe gezimet tuaja.Pikerisht atehere kur Dielli i Drejtesise po ngrihet mbit ty,qiriri yt i vogel fiket ;pikerisht atehere kur te duhet me teper,kungulli jot vyshket,mireqenia jote largohet,dhe batica jote behet zbatice.E them perseri,nuk mund te jete keshtu me te gjithe ju,por mendoj se shumica e popullit te Zotit nuk kane shpetuar prej shume kohe prej skllaverise se Egjiptit perpara se te hasin nje det te dallgezuar,te tmerrshem ,drejtpersedrejti ne shtegun e tyre,i terbuar ndoshta prej ererave te stuhishme ;ato qendrojne te shtangur,dhe thojne, « O Zot,si mund ti bej balle kesaj ?Mendoja se mund te braktisja gjithçka per ty ;por tani ndihem i pafuqishem !Mendoja se duhet te jem ne qiell dhe gjithçka do te ishte e lehte ;por ketu ka nje det qe nuk mund ti bej dot balle---nuk ka skuadrilje anijesh te me transportoje tutje :madje nuk eshte e lidhur me ure as prej meshires tende ;duhet te notoj,ose perndryshe druaj se do vdes. »

 

Pastaj femijet e Izraelit kishin nje veshtiresi te dyte.Ato nuk do ta vrisnin mendjen as dhe per nje çast nese nuk do ishin lemeritur prej Egjiptianeve qe ishin mbrapa tyre.Keto Egjiptiane,mendoj se mund te interpretohen kete mengjes,me ane parabole,si perfaqsuesit e atyre mekateve tona,qe ne i mendonim te vdekur fare dhe te larguar.Per ca kohe mbas tjetersimit mekati nuk e turbullon te Krishterin ;ai eshte shume i lumtur dhe i gezuar,ne nje ndijim faljeje ;por para se shume dite te kalojne,ai do te kuptoje çfare Pali tha, « gjej nje tjeter ligj ne gjymtyret e mi,keshtu qe kur dua te bej te miren,e keqja gjindet ne mua. »Ne çastin e pare kur ai fiton lirine e tij ai qesh dhe kercen ne nje dalldi gezimi.Ai mendon, « Oh !se shpejti do te jem ne qiell ;per sa i perket mekatit mund ta shkel me kembet e mia ! »Por  ,para se nje tjeter Shabat ngazellon frymen e tij,ai zbulon se mekati eshte shume teper per te ;korruptimet e vjetra te cilat ai i imagjinonte te dergjura ne varret e tyre ringjallen dhe rinisin te fresketa,dhe ai fillon te therrase, « O njeri i mjere qe jam !kush do te me çliroje nga ky trup i vdekjes ? »Ai shikon te gjithe mekatet e tij te vjetra duke kaleruar mbrapa tij :si Faraoni dhe rremeti i tij duke e ndjekur deri ne kufijte e Detit te Kuq.Ka nje sprove te madhe perpara tij.Oh !ai mendon se mund ti beje balle kesaj ;ai mendon se mund te eci permes Detit te Kuq ;oh !ato egjiptiane----jane mbrapa tij !Ai mendonte se nuk do ti kishte pare me kurre perhera ;ato ishin flama dhe tortura e jetes se tij kur e detyronin te punonte ne tullapjekesen.Ai shikon zoterinjt e tij te vjeter,vete njeriun qe e kishte per zakon te vinte kamzhikun mbi shpatullat e tij,duke ngare karrocen me shpejtesi mbrapa tij ;dhe aty jane syte e atij Faraonit te zi,duke shkrepetire si zjarr prej se largu ;ai shikon fytyren kercenuese te tmerrshme te tiranit,dhe  dridhet !Satani eshte mbrapa tij,dhe te gjitha legjionet e ferrit duken sikur jane leshuar,nese e mundur,te shkaterrojne teresisht shpirtin e tij.Ne nje kohe te tille,per me teper,mekatet tona jane me te tmerrshem per ne se sa ishin perpara se te faleshin ;sepse,kur ne ishim ne Egjipt,nuk i pame kurre Egjiptianet te ngjitur ne kuaj,ose ne qerre lufte ;ato dukeshin vetem si mbikeqyres,me thupren e tyre ;por tani keto njerez shikojne egjiptianet mbi kuaj,te veshur me mburoja ;ato shikojne te gjithe burrat me te fuqishem te shfaqen me instrumentet e tyre luftetare per ti vrare.Keshtu mu duk,duke folur per veten time,se kur njoha ne fillim peshen e mekatit,ishte si nje peshe,si nje pune e rende,si nje turbullire ;por kur heren  e dyte

 

« i kerkova Zotit qe te mund te rritem,

ne besim,dhe dashuri,dhe ne çdo hir ;

te mund te njihja me teper per shpetimin e tij,

dhe te kerkoja fytyren e tij me me zell;”

 

dhe kur ai mu pergjigj duke lene te gjithe mekatet e mia te leshohen mbi mua ato mu duken me te frikshem se me perpara.Mendova se egjiptianet ne Egjipt nuk ishin sa gjysma te keqinj sa egjiptianet jasht Egjiptit;mendova se mekatet qe njihja me perpara,edhe pse ishin mbikqyres te pashpirt,nuk ishin sa gjysma per tu pasur frike sa ato ushtare-mekate,te armatosur me shigjeta dhe sepata,me qerre hekuri me kosa mbi boshtet e rrotave te tyre,duke nxituar per te me sulmuar.Eshte e vertete se nuk erdhen aq afer meje sa deri ketu;megjithate ato me shkaktuan me teper frike se sa kur isha skllavi i tyre.Mund te jete,i varfer femije i Zotit,se ti je i habitur dhe i mrekulluar te zbulosh se mekatet e tua jane me te zeza tani se sa ishin kur ti ishe nen bindjen;se ke me pak shprese se sa kishe edhe atehere;dhe se gjendja jote eshte ndoshta shume me e keqe se sa ishte kur ligji te rrihte nga koka ne kembe,dhe te ferkonte me uje te kripur plaget e ndergjegjes tende.Ti mund te jesh duke thene,”Ah!mire po nuk e kisha menduar kurre kete;nese jam nje femije i Zotit,nese te isha me te vertete i shfajesuar dhe i falur,si mund te ndodhi qe te mund te jem kaq i munduar dhe i torturuar me nje ndijim te fajit tim?Dhe nese te gjitha shkeljet e mia jane hedhur ne thellesite e detit,si ndodh valle qe degjoj ushtrite e mekateve te mia,duke kercellitur thundrat e kalit dhe rrotat e qerreve prapa meje?”Po te them,i dashur,ne emrin e Zotit,se kjo eshte pikerisht çfare duhet te prisje.Sembimet pasi dalim jashte Egjiptit jane ndonjehere edhe me te dhimbshme se ato qe ndjejme ne shtepine e skllaverise;dhe ka zakonisht nje kohe sprove pak kohe mbas rilindjes,qe eshte madje me e tmerrshme dhe e kobshme se agonia e meparshme e shpirtit,edhe pse zakonisht jo dhe aq e perzgjatur.Kjo ishte veshtiresia e dyte.

 

Por kishte nje veshtiresi te trete,qe ndoshta i shkaktoi me teper mjerim se secila prej dy te tjerave:keto femije te varfer te Izraelit paten kaq zemra te dobeta.Sa pane Egjiptianet ato filluan te therrasin;dhe kur pane Detin e Kuq perpara,murmuriten kunder çlirimtarit te tyre.Nje zemer e dobet eshte armiku me i keq qe nje i Krishtere mund te kete;nderkohe qe ai e mban besimin e tij te forte,nderkohe qe spiranca eshte e ngulitur thelle ne shkemb,ai nuk pse te druaje stuhine;por kur dora e besimit eshte e paralizuar,ose syri i besimit eshte i dobet,do te jete e veshtire per ne.Persa i perket Egjiptianit ai mund te hedhi shtizen e tij;ndersa e presim ate me mburojen e besimit,nuk jemi te tmerruar prej armes,por nese humbim besimin,shigjeta kthehet ne nje thumb vdekjeprures.Ndersa kemi besim,Deti i Kuq mund te rrjedhe perpara nesh,po aq i thelle dhe i erret sa ti pelqeje:sepse ashtu si Leviatani,ne besojme se mund te thithim Jordanin me nje gllenjke.Por nese nuk kemi besim,atehere prej rrjedhes se ujit me te vogel,qe Besimi mund ta marre ne duart e saj ne nje çast te vetem,dhe ta pije si burrat e Gideonit,i varferi Mosbesim qendron duke u dridhur dhe duke thirrur,”ah!do mbytem ne ujerat,ose do vritem prej armikut;nuk ka shprese per mua;jam i deshperuar.Do te kishte qene me mire per mua te kisha vdekur ne Egjipt,se sa te vija ketu per tu vrare prej dores se armikut.”Femija i Zotit,kur sapo eshte lindur perseri,nuk ka veçse besim te paket,sepse ai ka patur veçse pak eksperience;ai nuk e ka provuar premtimin,dhe prandaj nuk e di besnikerine e tij.Ai nuk ka perdorur krahun e besimit,dhe prandaj dellet e tij nuk jane bere te forte.Le te jetoje pak me gjate,dhe te behet i perforcuar ne besim,dhe nuk do te pyese per Detra te Kuq,as prej Egjiptianeve;por pikerisht atehere zemra e tij e vogel rreh kunder mureve te trupit te tij,dhe ai ankohet,”Ah,une!ah,une!O sa i shkrete qe jam!Si do gjej valle çlirimin?”Ky pershkrim i gjeografise shpirterore mund te mos ti interesoje disave,sepse ato mund te mos kene udhetuar permes kesaj pjese se shkretetires,por te tjere do ta shikojne ate me kujdes.Kush pyeste per hartat e Krimese derisa atje filloi lufta?Por po aq shpejt sa ushtaret tane u vune ne veprim ne ate vend te veçante,çdo njeri bleu nje harte te Krimese dhe studioi kufijte e Rusise.Keshtu nese keni qene ne keto veshtiresi,ju do te jeni shume te kenaqur per harten time kete mengjes,qe te mund te shikoni udhen sipas se ciles Zoti udheheq familjen e tij.Keto jane te tre rreziqet---nje sprove e madhe,mekatet duke na ndjekur mbrapa,dhe nje zemer teper te dobet.

 

II/ Por,faleminderit Zotit!femijet e Izraelit paten TRE NDIHMA.

 

Oh!femije i Zotit?A e dallon kete mister?Sa here qe ke tre sprova,ti do te kesh perhera tre premtime;dhe nese te kishe dyzet mundime,do te kishe dyzet masa hiri.Po,dhe nese te kishe nje milion trazira,do te kishe nje milion masa meshire.Izraelitet paten tre veshtiresi,dhe ato paten tre ndihma;dhe ashtu si veshtiresia ishte vene ne udhe me ane te provanise,po ashtu provania solli nje ngushellim.

 

Ndihma e pare qe ata paten ishte Provania.Provania vuri Detin e Kuq atje,dhe grumbulloi shkembinjte ne çdo ane,ndersa provania e perfaqsuar prej shtylles prej reje te zjarrte,i pati udhehequr ne breg,dhe i udhepriu ne gryke malesh,dhe tani e njejta shtylle provanie i erdhi ne ndihme.Ato nuk erdhen deri aty te padrejtuar,dhe prandaj ato nuk duhet te liheshin te pambrojtur,sepse e njejta shtylle prej reje qe i udhehoqi atje,erdhi mbrapa tyre per ti mbrojtur.

 

Gezohu pra trashegimtar i hirit!Cfare eshte sprova jote?A eshte provania qe ta solli?Nese ashtu,urtesia e pagabueshme do te te çliroje prej saj.Cfare eshte ajo qe te mundon tani?Po aq e vertete sa ti jeton,Zoti do ta fshije ate.A mendon se shtylla prej resh e Zotit do te te udhehiqte ne nje vend ku krahu i djathte i Zotit do te te linte ne balte?A ta merr mendja se ai do te drejtonte ne nje gryke te tille qe te mos te nxirrte jashte perseri?Provania qe ne pamje te pare çon ne rruge te gabuar,do te vije ne ndihme.Ajo qe te shpie ne veshtiresite te ruan prej armiqve te tu;hedh erresire mbi mekatet e tua,nderkohe qe ty te jep drite.Sa e embel eshte provania per nje femije te Zotit,kur ai mendon mbi te!Ai mund ti hedh nje shikim kesaj bote,dhe te thote,“Sa do te medhaja mundimet e mia,ato nuk jane aq te medhaja sa fuqia e Atit tim;sa do te veshtira te jene rrethanat,prapeseprape te gjitha gjerat rreth meje po punojne bashke per te miren.Ai qe mban lart atje te pambeshtetur qemerin e qiejve me yje mund gjithashtu te mbaje  shpirtin tim pa ndonje mbeshtetese te dukshme;ai qe drejton yjet ne orbitat e rregullta,edhe kur ato duken se levizin ne vallezime te mjegullta,me siguri ai mund ti heqe veshtiresite e mia ne menyre te tille qe prej rremujes ai do te sjelle rregullin;dhe prej te keqes ne dukje do te prodhoje te mire te qendrueshme.Ai qe i ve frerin stuhise,dhe  i ve gojezen gojes se tufanit,me siguri ai mund te permbaje mundimin tim,dhe ti mbaje hidherimet e mia te nenshtruara.Nuk kam pse te kem frike kur shkrepetirat jane ne duart e tij dhe bubullimat dremisin brenda buzeve te tij;nderkohe qe oqeanet gurgullojne prej grushtit te tij,dhe rete jane ne pellemben e duarve te tij;ndersa lumenjte ndryshojne drejtim prej kembes se tij,dhe ndersa ai germon kanalet e detit.Me siguri ai fuqia e te cilit i jep krahe nje engjelli,mund te pajisi nje krimb me force;ai qe drejton nje kerubin nuk do te mposhtet prej veshtiresive te nje milingone si une.Ai qe ben yllin me te rende te rrotullohet ne dinjitet,dhe ruan orbiten e tij te paracaktuar,mund te beje nje atom te vogel si une te levize ne vete orbiten e tij,dhe te me udheheqe si te doje.I Krishtere!nuk ka jastek me te embel se sa provania;dhe kur provania duket  kundershtare,besoje akoma,vere nen koke,sepse ka ngushellim ne kraharorin e saj.Ka shprese per ty o femije i Zotit!Turbullira e madhe qe ka per te ardhur ne udhen tende ne kohen e hershme te pelegrinazhit,eshte e planifikuar prej dashurise,e njejta dashuri qe do te ndermjetesoje si mbrojtesi jot.

 

Perseri:femijet e Izraelit kishin nje tjeter vendstrehim,ne faktin,se ato e dinin se ato ishin populli i beselidhjes se Zotit,dhe se,edhe pse ishin ne veshtiresi,Zoti i kishte sjelle ato aty,dhe prandaj Zoti,(me pernderim me lejoni ta them kete) ishte i lidhur ne nderin e tij per ti nxjerre jashte trazires ku ai i kishte sjelle ato.“Mire,“ thote femija i Zotit,“ e di se jam ne nje ngushtice por di dhe kete gjene tjeter,se nuk dola jashte Egjiptit vete---e di se Ai me nxorri jashte.E di se nuk shpetova me vete fuqine time,ose se vrava mekatet e mia te parelindur vete---e di se Ai e beri kete.Dhe edhe pse fluturova larg prej tiranit---e di se Ai i beri kembet e mia te fuqishme per te udhetuar,sepse nuk kishte as dhe nje te dobet ne te gjitha fiset tona.

 

„E di se edhe pse jam ne Detin e Kuq,nuk vrapova atje i pathirrur por Ai me urdheroi te shkoj atje dhe prandaj i jap ererave druajtjet e mia.Sepse nese Ai me ka udhehequr ne kete veshtiresi,Ai do te  me udheheqi jashte saj dhe pertej saj.

 

Por pika ne te cilen une dua te drejtoj vemendjen tuaj me teper se te gjitha eshte kjo.Vendstrehimi i trete qe femijet e Izraelit paten,ishte ne nje njeri----dhe asnje nga dy te tjeret,pa ate,nuk do te kishte qene prej asnje vlere.Ishte njeriu Moisi.Ai beri gjithçka per to.Vendstrehimi juaj me i madh,o femije i Zotit,ne te gjitha sprovat e tuaja,eshte ne nje Njeri---jo ne Moisiun---por ne Jezu Krishtin.Jo ne sherbetorin por ne Padronin.Ai po ndermjeteson  per ju,i papare dhe i padegjuar prej jush,po ashtu si Moisiu beri per femijet e Izraelit.Nese te mundeshit veçse,ne largesen e marrte,te kapnit rrokjet e embelta te zerit Te Tij tek distilohen prej buzeve Te Tij dhe te shikonit zemren E Tij tek ju flet,atehere do te merrnit ngushellim.

 

Zoti e degjon ate Njeri kur Ai del si avokat mbrojtes.Ai mund te mposhti çdo veshtiresi.Ai nuk ka nje bastun,por nje Kryq,qe mund te ndaje Detin e Kuq.Ai nuk ka vetem nje shtylle prej reje te hirit fales,qe mund te erresoje syrin e armiqve te tu dhe ti mbaje ato se largu---Ai ka nje Kryq----qe mund te hape Detin e Kuq dhe te mbyse mekatet e tua  mu ne mes tij.Ai nuk do te braktise.Veshtro atje Shkembin e Parajses----Ai qendron,Kryqin ne dore,po ashtu si Moisiu me bastunin  e tij.

 

Klith duke qare Atij,sepse me ate Kryq te ngritur lart Ai do te çaje nje shteg per ty dhe do te te udheheqi permes detit.Ai do ti beje ato ujera te vjetra,qe paten qene shoke perhera,te qendrojne veç e veç si armiq.Klith duke qare  Atij dhe Ai do te te hape nje udhe ne mes te oqeanit dhe nje shteg ne mes te detit te pashteg.Klith duke qare Atij dhe nuk do te kete me as dhe nje mekat i joti i mbetur gjalle.Ai do ti fshije ato te gjithe.Dhe mbreti i mekatit,djalli,gjithashtu,do te pllakoset poshte gjakut te Shpetimtarit,ndersa ti kendon----

 

„Ferri dhe mekatet e mia pengojne udhen time,

Por Ferri dhe mekati jane armiq te mposhtur.

Jezusi im i kryqezoi ne Kryqin e Tij;

Dhe kendoi triumfin tek ngjitej lart.“

 

Shikoni te ai Njeri qe njehere vdiq mbi Kalvar.

 

III-ZOTI PATI NJE QELLIM NE TE.Dhe ketu,gjithashtu,do donim qe te merrnit parasysh  me kujdes cili eshte qellimi i Zotit tek udheheq te Krishterin ne mundime teper te medha ne pjesen e hershme e jetes se tij.Kjo na shpjegohet prej Apostullit Pal.Vargu   biblik eshte komentuesi me i mire ne bote.Dhe komenti me qiellor eshte kerkimi i teksteve te afert dhe krahasimi i domethenies se tyre.

 

“Te gjithe u pagezuan,” thote Apostulli,”ne Moisiun,ne re dhe ne det.”Qellimi i Zotit ne sjelljen e popullit te tij ne turbullire dhe ne kryengritjen e mekateve te tyre mbrapa kurrizit,eshte ti jape nje Pagezim te plote ne sherbimin e Tij,duke ia kushtuar ata perhera Vetes se tij.Me Pagezim kete mengjes nuk e kam fjalen per ritin,pro ate qe Pagezimi perfaqson.Pagezimi do te thote perkushtim Zotit---fillim ne sherbimin e Zotit.Nuk eshte atehere kur ne per here te pare tjetersohemi qe  ia perkushtojme veten aq teresisht Zotit;sa me pas,kur ndonje Det i Kuq i madh zhurmeron perpara nesh.

 

Do te kenaqesha sikur te shikoja ndonje nga ju te kete trazira.A jam i pashpirt tek shpreh nje deshire te tille?Mire pra,po e perseris,do te kenaqesha.Sepse nuk do tju sillja kurre ne Kishe po te mos vini vete.Ju nuk do te vini kurre para dhe te beni veten nje perkushtim te plote Zotit derisa nuk keni pasur nje sprove te ashper.Jini te siguruar per kete,se sprovat e ashpera nuk ishin shkak i vogel te kushtimit heroik te martireve,rrefimtareve dhe misionareve,te cilet kaq plotesisht ia kushtuan veten sherbimit te Zotit te tyre.Qellimi i madh i te gjitha deshperimeve tona eshte nxitja e nje perkushtimi te plote Krishtit ne te gjitha zemrat tona.

 

Eshte veçse ne burimin e hidherimit ku ne pagezohemi me Pagezimin e Krishtit.Asnje krezem e shenjte nuk ka efektshmeri per te pagezuar.Eshte vetem  Fryma Ajo qe mund te na perkushtoje ne ujerat e detit te mundimit.Ti je i sjelle ne keto ngushtica,Besimtar i ri,qe te mund ne ate kohe te marresh Pagezimin e Zotit.Mos lejo,te pergjerohem,qe ajo kohe te te kaloje anash,sepse ka disa qe nuk i kushtojne rendesi,te cilet me pas kurre nuk e dine se çfare eshte “te pagezohesh ne Jezusin ne re dhe ne det.”

 

Ato thone,”do te presin edhe pak,”por rrjedhoja eshte se ato presin teper gjate.Ato thone se do ta bejne neser ate qe duhet ta benin sot.Kini kujdes se si e lini te rreshqase mundesine qe Zoti ju paraqet,qe ju ti perkushtoni veten ne menyre publike Atij.Hera e pare mbas tjetersimit,kur ne vijme ne ngushtica dhe veshtiresi,eshte e synuar qe ne atehere ti perkushtohemi Jezusit dhe te shfaqemi hapur si femijet e Zotit te gjalle.

 

Tani,Te dashur,le te qendrojne keto mendime me ju.Ju mund ti mendoni te parendesishme por jam i sigurte se nuk jane te tilla.Me besoni,ju duhet,me te vertete,ta pranoni veten ne krahun e Zotit.Nese Zoti eshte Zot,i sherbeni Atij.Nese Bali eshte Zot,i sherbeni atij.Nuk ka asgje qe do tju ngulisja me me zell dhe me me zjarr se sa detyra e madhe e vendimit per Jezu Krishtin.

Sa shume nga ju kane nje shprese te fiket dhe te vagelluar se kur te vdisni ju do te jeni populli i Zotit?Dhe nderkohe ju duhet te rrefeni se nuk jeni te vendosur per Krishtin.Ju mendoni se i perkisni Atij,por ju shpesh nuk i kushtoni rendesi detyres dhe shpesh lejoni çfare e mendoni nje mekat i vogel tju njollose ndergjegjen.

Ju nuk jeni te pershpirtshem ne punet e kesaj bote.Por,ju pergjerohem,vendosni te verteten dhe drejtesine ne nje pjate te peshores dhe vendosni vete fitimin tuaj te kesaj bote ne tjetren----dhe shikoni cili eshte me i rendesishem---dhe nese mendoni se maturia i  dikton vemendje kesaj bote ne vend te Zotit,atehere kujto,se eshte maturi Ferri dhe vjen prej djallit.Dhe,prandaj,hidhe poshte ate.Nese do ishit Egjiptiane,do mund tju thoja te sherbenit nje tjeter padron.Por perderisa ju jeni populli i Zotit,ose pretendoni te jeni,shkoni deri ne fund;dhe ju lutem,nese beni nje pretendim,te jeni ashtu krejtesisht.Sa neveri i kemi ato njerez te nxehte dhe te ftohte qe nuk jane as kjo gje as ajo gje!Ti,qe luan ujkun dhine dhe lakren---ti,qe je gjysem kale dhe gjysem aligator,dhe asnjeri prej atyre---ti qe je diçka mes te dyve,qe nuk je as I Krishtere as i botes ne opinionet e tua.Ne e dime se cili je.Shpesh kam menduar çfare feje e pajtueshme feja Romane Katolike do te ishte per ca nga ju njerez dypalesh.Ju nuk jeni me te vertete femije te Zotit,por ju nuk do pelqenit te thirreshit femijet e djallit.Ku duhet tju vendosim se fundmi?Do te ishte nje gje shume e volitshme per ju te kishit nje purgator----per tju vendosur diku midis te dyve.

Por perderisa nuk kemi vende te tilla,ne nuk deshirojme te kemi karaktere te tille dhe besojme se nuk ka te tille.Ju jeni ose sherbetoret e Zotit ose sherbetoret e djallit.Mos qendro midis dy opinioneve---por vetem thuaj,nje here dhe pergjithmone---ke do te sherbesh.Nese zgjedh djallin,zgjidhe,duaje,sherbehe dhe gezohu ne zgjidhjen tende.Nese zgjedh Ferrin,shko atje,turru si i çmendur atje---eshte nje vend banimi i frikshem perjeta----nje shtepi e kobshme perhera!Por nese zgjedh Zotin,te pergjerohem te jesh ne zell te plote per te.

Feja e dites se tashme---çfare tallje eshte ta quash ate fe---protestoj.Besoj se feja e zakonshme e kesaj kohe nuk do te çoje as dhe gjysmen e atyre qe e pretendojne ne Parajse.Eshte nje fe te cilen ato mund ta çojne lehte ne Parajse,sepse eshte shume e lehte per ti ngarkuar ato,por eshte shume e brishte per ti çuar ato atje.Ato kane nje pershpirtshmeri qe nuk ka gelltitur shpirtin e tyre.Degjova nje here nje pastor ti thote nje here njerezve te tij se “do te duhej nje kohe e gjate para se zelli i shtepise se Zotit ti gelltise.”

Shiko Kishat rreth e qark----çfare vellazerie dremitese qe jane!Ndoshta pothuajse mund te kete nje diskutim midis princit te kesaj bote dhe princit te Qiellit se kujt i perkasin.Por ju pergjerohem,le te kete nje dallim te spikatur  dhe te vendosur midis jush dhe botes.Le te ngihen zemrat tuaja ne pershpitshmeri.Le te ngopet jeta juaj me fe.Ki kujdes qe,”nese han,ose pin,ose çfare do ben,ta besh ne emer te Zotit Jezus,duke e falenderuar Zotin dhe Atin me ane te Tij.”Keshtu qe Zoti do te shikoje qellimin e Tij te perkrahur ne pagezimin tend ne Jezusin,”ne re dhe ne det.”

Ne mbyllje,ka nje ane te trishte te ketij portreti qe une deshiroj qe ju ti tregoni kujdes.Eshte kjo.Disa nga ju po udhetojne ne nje gjendje te patjetersuar drejt atij perroi prej se cilit nuk ka kthim.Ne vdekje ju do te zbuloni nje Det te Kuq ne udhen tuaj---detin e vdekjes duke te veshtruar ngultas ne fytyre.Kur ju do te vini perpara tij,nuk do te gjeni as ura as anije.Ju duhet te llapashiteni ne ate det vetem fare.Dhe,vini re,nese po jetoni tani ne nje gjendje te papershpirtshme dhe po vazhdoni keshtu kur po vdisni----po aq e sigurte sa jeni ketu---pikerisht kur ai det i madh i vdekjes po zhurmeron perpara jush,te gjithe rremeti egjiptian i mekateve te tua do te sulmoje pareshtur nga mbrapa.

Te gjithe mekatet e tua do te vijne te pellasin pas teje.Ju do ti keni padrejtesite tuaja si ujqerit e dimrit te eger tek ju ndjekin kemba kembes,te etur per gjak dhe te shkathet per te vrare.Ju do te degjoni Djajte te ulerijne ne veshet e tu.Dhe kur tashme permbytja e Jordanit ka bere kockat e tua te dridhen dhe palcen tende te luhatet,pikerisht atehere ju do te shikoni syrin e kuq te mekateve tuaja duke veshtruar ngultas permes erresires se deshperimit tuaj dhe do te degjoni angullimat e shkeljeve tuaja te meparshme tek ju gjahtojne deri tek gropa,duke kerkuar gjakun e shpirtit tuaj.

 

Ah,atehere,Degjuesi im,ti nuk do te kesh shtylle reje te te jape drite.Nuk do te kesh shtylle erresire te hutoje armiqte e tu.Por do te kesh mbrapa teje te gjitha mekatet e tua dhe perpara teje ate det te zi te vdekjes,qe je i shtrenguar  ta kalosh.Por ve re,ato mekate do te notojne permes atij deti me ty.Ato nuk do te jene si Egjiptianet qe u mbyten.Kur po llapashitesh ne det,mekatet e tua do te te duken si langoj qe mberthejne nje dre,duke pire gjakun e zemres tende.Po,kur ti zbarkove ne perjetesi,do te zbulosh se nuk kishte as dhe nje te vetem i mbytur ne det por se te gjithe jane te gjalle---çdo mekat behet nje gjigand,çdo epsh vringellon mijera arme,çdo arme mban mijera gishta te nxehte flake---dhe çdo gisht nje ktheter hekuri,qe do te shqyeje shpirtin tend.

Oh,ju paralajmeroj kundrejt ketyre  Egjiptianeve te mekateve tuaja,sepse nese gjaku nuk eshte sperkatur ne shtalkat dhe arkitraun tuaj dhe nese engjelli shkaterrimtar nuk godet ato mekate per ju,ato me siguri do tju ndjekin pertej detit.Me duket se ju shikoj atje!Ju jeni pikerisht mu ne mes te Jordanit.Shpirt i varfer!Vete lumi eshte pune e mjaftueshme per njeriun te llapashitet permes tij.Sepse te vdesesh nuk eshte pune e lehte.Ujerat po vershojne ne buzet e tij dhe po gurgullojne ne gryken e tij si nje vorbull.Shiko se si tundet!I zbehte si ujerat perreth tij ai fergellon po ashtu si vete dallget.

Dhe,ah,pikerisht atehere ne deshperimin e tij te egel,ai ulerin---pa shih,djajte e ushqejne me frutat e erreta te Ferrit?Dhe kur ai rreqethet me teper,pa shih,sulfurin e zjarrte te Zotit te Plotefuqishem duke shinuar mbi trupin e tij?Pikerisht  kur ai po ulerin ne stermundimet e vdekjes,atehere eshte Satani qe e ze mundesine per te angullire ne fytyren e tij dhe per te treguar syrin e tij te zjarrte te terbuar,per te terrorizuar shpirtin e tij te shkrete me keq se sa vete vdekja.Mekatar!Kur te vdesesh kujto se ke per te vdekur dy vdekje---nje vdekje qe ne do ta shohim---nje tjeter vdekje qe e njohim veçse prej ulerimeva,psheretimave dhe angullimave,te cilat madje edhe mund ti degjojme nga kjo ane e varrit.

Por çfare do te perjetoni ne boten tjeter,nuk mund tjua pershkruaj dot,nuk mund tjua them dot.Ato forma te zbehta tmerri nuk mund tju pikturoj dot.Ato flake te egera mjerimi nuk mund tjua pershkruaj dot tani.Ate mjerim te trishtueshem deshperimi dhe ate elegji te kobshme perjetesie,nuk mund ta duroj dot ta degjoj.Nuk guxoj te ngrij vellon qe fsheh skenat e tmerrshme,qe mundon frymet e te papershpirtshme qe nuk jane me.

Mire pra,atehere,çfare do te beni per ti shpetuar kesaj vdekje?Cfare nuk duhet te beni per tu shpetuar?Pa shih,Mekatar,ne rradhe te pare,ti vete nuk mund te besh hiçgje.Por,ne rradhe te dyte,ka nje---nje Njeri,qe mund te bej gjithçka per ty.Ai eshte Njeriu Jezu Krishti.Nese beson ne Te,ashtu i felliqur dhe ditezi dhe i perbuzur dhe i poshter,ti nuk do te shikosh kurre vdekjen e dyte por do te kesh jeten e perjetshme duke ndenjur mbi ty.Dhe kur te vdesesh ne kete bote,ne vend te Djajve te zinj duke te gjahtuar pertej lumit,ti do te kesh engjej te embel duke luajtur muzike mbi rrymen,duke te pritur per te te ngritur me fluturim ne lavdi.

Ti do te ndjesh fryme rrezellites duke freskuar ballin tend te nxehte me krahet e tyre te bute.Ti do te degjosh kenge,te embel si muzika e Parajses dhe kur turbullirat e tua jane me te fortat ti do te kesh paqe me Zotin”qe tejkalon çdo zgjuarsi.”Nje “gezim i papershkrueshem dhe plot me lavdi,” qe do te te mundesoje te “gelltitesh vdekjen ne fitore.””Ai qe beson dhe pagezohet do te shpetohet dhe ai qe nuk beson do te denohet.” Mekatar i varfer,dritherues,pendues,vere doren tende brenda ne doren e Krishtit.

Tani bjer nen Meshiren e Tij.“Sot,nese e degjoni zerin e Tij,mos e ngurtesoni zemren.“Ju pergjerohem per hir te Krishtit,“pajtohuni me Zotin.“Dhe nese jeni te penduar,Zoti ju dhente besim qe te jeni Besimtare!Per sa i perket pjeses tjeter,kujtoni,perpara se te shkoni,nuk ju kam thene nje perralle,por te verteten.Ju mund te largoheni dhe te thoni,“Nuk ka Ferr.“Mire pra,ta marrim me mend sikur nuk ka,Besimtaret  do te jene po aq mire sa ju.Por ta marrim me mend sikur ka---dhe ka me siguri--- perfytyroni veten ne te.Atehere nuk do mund ta perfytyroni veten me jashte tij.Zoti ju dhente bekimin e Tij,per hir te Jezusit,duke kthyer shume nga ju ne drejtesine.

Amen.

 

 

Publicité

Publié dans Predikime te Spurgeon

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article