Thirrja e efektshme
Thirrja e efektshme—e ilustruar prej thirrjes se Abramit
Nr 843
E mbajtur ne mengjes ne Diten e Zotit,29 nentor,1868
Nga C.H.SPURGEON
Ne Tabernakullin Metropolitan,Njuington.
« Ata u nisen per te vajtur ne vendin e Kanaaneve.Keshtu ata arriten ne vendin e Kanaanit. »{Zanafilla 12 :5}
Nese deshironi te njihni karakterin e nje femije,ndoshta do te mesonit shume mbi te prej vezhgimit te atit.Zogu i ri fluturon dhe kendon ashtu si ati i tij ka bere me perpara.Nese ne do donim te njihnim jeten e femijes se besimit,ne duhet te studiojme historine e « atit te besimtarit. »Abrahami,njeriu i besimit,eshte nje tip i te gjithe njerezve besimtare,dhe tregimi i jetes se tij,nese i marre ne konsiderate drejt,eshte pasqyra e historise se te gjithe te shenjteve te Zotit.Fillimi i karrieres se tij te besimit,kur ai se pari u nda prej vete vendit te tij dhe shkoi ne token e Kananit,eshte perfaqsimi me mesimdhenes i thirrjes sone te efektshme—kur ne jemi,prej vepres se Hirit te Plotfuqishem,te ndare nga bota,dhe behemi ti bindemi parimit te madh, « prandaj dilni nga gjiri i tyre dhe veçohuni,mos prekni asgje te papaster dhe Une do tju mirepres,do te jem At per ju dhe ju do te jeni bij e bija per mua. »
Jeta e besimtarit eshte siç ishte jeta e Abramit,nje jete e veçuar,nje jete e rregulluar prej ndjenjave te tjera prej atyre qe ngrihen prej marredhenieve te mishit dhe gjakut.Ishte nje jete e se ecuri ne te paparen,ne te cilen urdherimi,prania dhe miratimi i Zotit jane konsiderata madhore.Eshte nje jete ne te cilen besimi udheheq shpirtin,duke u ulur si nje kapiten ne timonin e anijes.Abrami mohoi mishin,mbajti kryqin,shkoi jashte kampit,u be i shenjteruar ne Zotin,dhe jetoi dhe vdiq si shoku i Zotit dhe si nje i huaj midis njerezve.Fillimi i jetes se tij te veçuar eshte nje pikture e gjalle e fillimit te se njejtes jete ne vete ne.Thirrja e Abramit eshte nje simbolizim i thirrjes sone,dhe per kete çeshtje do tju kerkoj vemendjen tuaj me te zellshme kete mengjes.
I. Se pari,THIRRJA E EFEKTSHME ESHTE E ILUSTRUAR NE THIRRJEN E ABRAMIT.Ne kemi lexuar te gjithe historine dhe keshtu do tju freskoj vetem kujtesen tuaj me te.Lexoni me kujdes vargjet e fundit te kapitullit 11,dhe te gjithe kapitullin 12 dhe merrni fillin e tregimit.Thirrja e Abramit ishte ne rradhe te pare rezultati i Hirit Sovran te Zotit.Bota,si nje e tere,dergjej ne paganizem.Njerezit paten dale nga udha e drejte shkalle shkalle per te adhuruar imazhet e gdhendura ne vend te Zotit.Ketu ose aty mund te kete ndonje perjashtim,po ashtu si ne rastin e Jobit ose te Melkisedekut,por erresire e madhe mbulonte njerezit.
Zoti pati vendosur te perzgjidhte nje familje qe me pas do te rritej ne nje komb te veçante,per te qene ruajtesit e besimit te vertete.Ndersa Ai perzgjodhi Abramin,vetem Ai e di,sepse ne dime se Terah,ati i Abramit,i qe dhene adhurimit te perendive te rreme. « Eterit tuaj, »na thote Jozueu ne kapitullin e tij te 24,dhe vargu i dyte, « Ne koherat e kaluara,eterit tuaj,si Terahu,ati i Abrahamit dhe i Nahorit,banonin matane lumit dhe u sherbenin perendive te tjera. »
Ajo familje,edhe pse jo dhe aq e korruptuar sa mbetja tjeter e njerezimit,sidoqe te jete,qe bere e korruptuar.Dhe ne gjejme idhujt ne shtepine e Labanit,pasardhesi i tyre.Prapeseprape Hiri Sovran i Zotit zgjodhi vatren e Terahut,dhe prej asaj familje te favorizuar Zoti i ushtrive kreu nje perzgjedhje Hyjnore te personit te Abramit.Pse,e perseris,pse,mbetet ne qellimet e pahulumtueshme te Zotit,diçka e pazbuluar per ne,edhe pse pa dyshim zgjedhja u be prej Zotit per arsyet me te urta dhe me Hyjnore.Abrami ishte nje njeri me te meta. « Ju do pergjigjeshit,nje njeri gjithashtu me shume virtyte. »Po,por ato virtyte te dhena atij prej Frymes se Zotit,nuk ishin shkaku i zgjedhjes se tij,por rezultati.Ai eshte nje shembull i Sovranitetit te Zotit duke zbatuar deklaraten Hyjnore, « Do te kem meshire per kedo qe meshiroj dhe do te kem dhembshuri per kedo qe me dhimbset. »
Profetet shpesh folen per Abrahamin sikur meshira e Zotit per te te ishte nje çeshtje per tu admiruar,dhe ne asnje menyre ato nuk ia ngarkuan pozicionit te tij te favorshem ndonje merite personale ne Patriarkun. « Shikoni, »thote Isaia, « shkembin nga i cili jeni prere dhe zgafellen e minieres prej se ciles keni dale.Shikoni Abrahamin,atin tuaj,dhe Saren qe ju ka lindur,sepse e thirra kur ishte vetem.E bekova dhe e shumova. »Ai eshte i krahasuar,ashtu siç ishte,me nje miniere,ose me nje shkemb prej se cilit kombi u pre,dhe ato urdherohen te shikojne kete shkemb si nje pamje qe do ti perulte ato—si rrjedhim,ma merr mendja—jo e merites se eterve te tyre,por te Hirit te Zotit.
Dhe perseri, « Nje Sirian gati per te vdekur,ishte ati juaj. »I quajtur nje Sirian,si per te treguar se prej natyre ai ishte si te tjeret—dhe po ashtu si Sirianet ishin idhujtare,po ashtu ishte ai. « Nje Sirian gati per te vdekur, »me te cilen une kuptoj jo te vdekur prej urise fizike ose semundjes,por me ane te erresires shpirterore dhe renies prej Zotit te vertete. « Gati per te vdekur, »dhe prapeseprape Meshira e Perjetshme shikoi mbi te dhe e shpetoi !Po,e pranofshin njerezit ose jo,ajo e Vertete e Zotit qendron fort,perhera,se « ata qe Ai ka njohur qe me pare,i ka paracaktuar qe te jene ne perputhje me shembelltyren e Birit te Vete,qe Ai te jete i parelindur nder shume vellezer.Prandaj,ata qe Ai ka paracaktuar,keta edhe i ka thirrur. »Thirrja e efektshme ne te gjitha rastet ndjek qellimin e perjetshem.Paracaktimi,sipas deshires se tij te mire Hyjnore,eshte burimi i te gjitha bekimeve te Beselidhjes qe Besimtari gezon—
« Kurre nuk do kishit ndjere fajin e mekatit,
as embelsite e dashurise falese,
nese emrat tuaj te pavlere
nuk do ishin shenuar lart per jeten.”
Thirrja e Abramit,me pas,u zbatua ne menyre Hyjnore.Ne nuk lexojme as se nje engjell e therriti ate as ndonje Profet,as se ai u largua prej Urit te Kaldeasve prej levizjes se vetvetishme te vete mendjes se tij.”Perendia i lavdise iu shfaq atit tone Abraham,”thote Stefani,ne fjalimin e tij para vdekjes,”kur ishte ne Mesopotami,perpara se te banonte ne Haran.Shpirtit te tij iu be nje zbulim i jashtezakonshem ne lidhje me Qenien dhe Karakterin se te vetmit Zot te vertete—dhe me pas,pasi u ndriçua ne menyre te tille qe ai njohu ne thellesine e shpirtit te tij Qenien dhe Lavdine e Te Perjetshmit—atehere mesazhi erdhi,ndoshta ne tinguj te degjueshem,ndoshta prej nje pershtypje te forte mbi zemren e tij,”Largohu nga vendi yt,nga te afermit e tu dhe nga shtepia e babait tend.”
Tani vini re se ne çdo thirrje te hirshme me ane te se ciles nje njeri eshte me te vertete i shpetuar,thirrja vjen menjehere prej Vete Zotit.Ne pergjithsi perdoren ndermjetesues—ministri flet,Bibla behet nje drite e gjalle,Provania eshte nje paralajmerim qe nuk keqkuptohet—por as ministri,as Bibla,as Provani nuk mund te therrasin nje njeri efektshmerisht perveç se prej shfaqjes te drejteperdrejte te fuqise Hyjnore ne zemren e çdo njeriu.Ah,Vellezerit dhe Motrat e mia,ne mund te punojme shume per shpirtrat,por derisa Zoti ve doren E Tij ne pune,asgje nuk eshte e bere!
Thirrja jone shpirtrave te vdekur i le akoma ato ne gjumin e tyre,por zeri i Jezusit nxjerr Llazarin jasht varrit!Do t’ju kerkoja juve qe jeni degjuesit e Se Vertetes se Zotit te mos jini kurre te kenaqur thjesht vetem me perdorimin e mjeteve.Shikoni te Zoti i mjeteve!Lutjuni Atij te shfaqe krahun e Tij dhe fuqine e Hirit te Tij ne ju.Dhe kurre mos u kenaqni me ate qe vetem deperton ne veshin e jashtem,ose qendron thjesht mbi nje kujtese gojore—por lutuni qe te shkoje ne zemer dhe te qendroje ne thellesine me te madhe te frymes me ane te vepres se efektshme te Zotit Frymes Se Shenjte.”Krishti ne ju”eshte fuqia e Zotit,por duhet te kete nje marrje te brendshme te Tij me ane te Frymes Se Shenjte,se perndryshe gjithçka do te jete e kote!Duhet te kete nje veper te mbinatyrshme,ose perndryshe ti nuk mund te shpetohesh.
Sa do qe deshiroj te predikoj nje shpetim falas,nuk mund te harroj se,”ju duhet te lindni perseri,”dhe askush nuk mund te vije te Krishti po te mos e terheqe Ati.”Thjesht natyra ne kulmin e saj eshte e pamjaftueshme per jeten e perjetshme—shigjeta e saj eshte shume e dobet per te qelluar ne shenje—krahu i saj i vocerr eshte shume i pafuqishem per te kryer nje ndryshim kaq Hyjnor!Prandaj,thirrja e efektshme,çel prej qellimit Hyjnor dhe kryhet prej energjise Hyjnore.Degjues te shtrenjte,le te jete kjo lutja juaj Zotit qe eshte i vetmi qe mund tju shpetoje—
“Veshtro me meshire zbutese
dhe shkri ngurtesine time.
Godit me goditjen e parezistueshme te dashurise tende,
Dhe thyej kete zemer guri ! »
Ne rastin e Abramit,perseri,thirrja ishte personale,dhe u be akoma me shume personale teksa vepronte.Se pari,kur Abrami u thirr ne Ur te Kaldeasve,ai ndoshta mendoi se mund te bindte Terahun,atin e tij,dhe pjesen tjeter te familjes per ta shoqeruar ate.Dhe duket se ia doli mbane ne nje fare shkalle,sepse ato shkuan deri ne Haran.Por atje,per arsye te panjohura,famijla ndaloi per nje kohe te gjate.Sa shpesh qe eshte keshtu me ne !Kur Zoti fillon te punoje ne shpirtrat tane ne do donim me gezim qe te tjeret te vijne me ne,dhe ndoshta vete ne,bejme nje lloj kompromisi me to per te ndaluar ne mes te rruges nese ato do vinin deri aty.Ne me kot na e merr mendja se mund ti sjellim ato te gjithe te ndihen dhe te veprojne ashtu si ne,perderisa thirrja e efektshme nuk vjen te ato ashtu si te ne,duhet te kete nje ndarje.
Dashuria mund te deshiroje ndryshe,por natyra misherore dhe fryma e riperteritur nuk mund te merren vesh—Zoti ka vene nje dallim—dhe ne duhet akoma te presim prej Tij te marre nje prej nje qyteti dhe dy prej nje familje dhe ti sjelle ata ne Sion,ndersa te tjeret refuzojne te vijne.Me pas mesazhi iu drejtua Abramit perseri, « Largohu prej te afermve te tu, »jo me te afermit e tu, « dhe prej shtepise se babait tend. »Dhe keshtu qe kete here,Abrami eshte i detyruar te lere Haranin,vendin e ndaleses,dhe te shkoje perpara me vendosmeri dhe me se fundmi ne Kanan.
Te dashur,ju dhe une,nese i perkasim Zotit,duhet te kemi nje thirrje personale te veçante.Te gjithe degjimin e Ungjillit qe e degjoj per njerezit e tjere,dhe nuk jam veçse dikush i turmes,nuk hyn ne pune.Por kur i ve veshin per veten time dhe E Verteta e Zoti vjen ne shtepine time,duke pershkruar rastin tim,duke zbuluar mjerimin tim,duke frymezuar deshiren time,duke ndezur shpresen time—atehere ndodh qe behet fuqia e Zotit per shpetimin e shpirtit tim !O Degjues i dashur,te pergjerohem te veçosh veten tende !Vere veten tende,madje edhe ne kete turme te madhe,ne nje vetmi mendore dhe lere zerin e Zotit te vije tek ty ashtu si nje fasule e hedhur ne vrimen e tokes qe bujku ka germuar per ate qellim—qe te mund te ngrihet dhe te çeli dhe te nxjerre fruta !Asgje nuk ka vlere perveçse nje thirrjeje te dallueshme te drejteperdrejte qe vjen brenda ne zemer dhe ndergjegje !
Thirrja e Abramit ishte nje thirrje per ndarje.Ndarja duhet te kete qene teper e dhimbshme per te,sepse ishte kaq e plote. « Largohu prej vendit tend »--çatdhesohu.Ji nje i jabanxhi,i ardhur,i huaj. « Largohu prej te afermeve te tu. »Leri lidhjet e natyres ti dorezohen lidhjeve te Hirit Hyjnor.Formo marredhenie te reja dhe jipu zgjedhave qe nuk jane prej mishi. « Largohu prej shtepise se babait tend, »prej vendit te ngushellimit dhe te pushimit,vendit te trashegimise dhe te zemerdashurise.Njih nje tjeter at,dhe kerko nje tjeter shtepi. « Shko ne nje vend qe do te te tregoj, »qe nuk mund ta gjesh dot vete,por qe duhet te ta zbuloj.
Vini re,me pas,thirrjen e efektshme,kur vjen ne nje njeri,eshte nje shpate ndarese,duke e shkeputur prej shoqerimeve te vjetra.E ben qe te ndihet se kjo bote nuk eshte vendi i tij.Ai jeton ne te si nje i huaj jeton ne nje toke te huaj.Ai eshte ne bote por nuk eshte i botes.Apostulli thote « qytetaria jone eshte ne Qiell. »Ne behemi qytetare te nje tjeter qyteti dhe jemi te huaj ne keto qytete te tokes.Prandaj per hir te Krishtit njeriu I Krishterer eshte i detyruar te jete i ndare ne shume pikepamje prej njerit ose tjetrit te familjes dhe te afermeve te tij qe mbesin ne mekatet e tyre.Ato po jetojne sipas mishit.Ato po kerkojne kete bote.Kenaqesia e tyre eshte ketu,ngushellimi i tyre eshte poshte qiejve.Njeriu qe eshte i therritur prej Hirit Hyjnor jeton ne te njejten shtepi,por nuk jeton nen ndikimin e te njejtave motive—po ashtu nuk eshte i zoteruar prej te njejtash deshirash.
Ai eshte kaq i ndryshem prej te tjereve sa shume shpejt ato e zbulojne,dhe,po ashtu si Izmaeli tallte Izakun,po ashtu bijte e botes tallin femijet e Ringjalljes.Therritja e Hirit,aq me shume qe degjohet aq me shume permbush ndarjen.Se pari,disa Besimtare,bejne vetem nje pjese te udhes ne jopershtatshmeri me boten.Ato nuk jane veçse pjeserisht te pershtatur me imazhin e Jezu Krishtit dhe pjeserisht te nxjerre jashte ndikimeve te botes.Me te vertete,eshte e njejta gje me shumicen nga ne !Por teksa piqemi ne gjerat e Zotit,vendimi yne per Zotin behet me i plote,bindja jone Ligjit te Zotit behet me e perkryer dhe ka nje ndarje me te madhe te vendosur midis nesh dhe botes.
Oh,do doja qe te gjithe Te Krishteret te mund te besonin kete Te Vertete te Zotit,dhe ta zbatojne,se « ju nuk jeni te botes,po ashtu si Krishti nuk ishte i botes. »Te perpiqesh te jesh nje I Krishter mondan ose nje mondan i Krishtere do te thote te arrish nje gje te pamundur ! « Ju nuk mund te sherbeni Zotin dhe mamonin. » « Nese Zoti eshte Zot i sherbeni Atij,dhe nese Baali eshte zot sherbehini atij. »Jipnani zemren asaj qe eshte e vertete dhe e drejte—por mos beni kompromise.Thelbi i vertete i besimit Te Krishtere eshte te jesh i ndare nga bota!Jo ndarja e jetes se murgut—ne nuk jemi as murgj as murgesha,dhe as qe Zoti nuk do donte te ishim keshtu!Jezu Krishti ishte nje Njeri midis njerezve,duke ngrene dhe duke pire po ashtu si benin te tjeret,duke mos pretenduar asketizmin,duke mos e ndare kurre Veten prej pjeses tjeter se njerezimit,por nje Njeri midis njerezve i perkryer!Prapeseprape sa i veçuar prej mekatareve qe Ai ishte!Ai ishte po aq Njeri i veçuar prej te gjithe te tjereve sa do te kishte qene nje engjell midis nje tufe djajsh.Po ashtu duhet te jeni ju dhe une.
Shkoni ne ferme ose ne treg,ne familje dhe panair,por me gjithe perzierjet tuaja me njerezimin,prapeseprape mos u perzjeni me parimet e tyre apo ti bindeni demonit qe i udheheq ato ! « Nuk po lutem, »thote Zoti yne, «qe t’i heqesh nga bota,por qe ti ruash prej te ligut. »Duke qene te ruajtur prej te ligut,ju do te zbatoni shpirterisht ate qe Abrami kreu mirefillesisht—ju do te largoheni prej te afermeve tuaj dhe shtepise se babait tuaj nen ndikimin e thirrjes se efektshme.Thirrja e Abramit u be e efektshme ne zemren dhe ne vullnetin e tij,dhe i bej thirrje vemendjes tuaj per nje çast,per bindjen e tij asaj.Ishte nje bindje qe perfshiu,ne kete rast,sakrifice te madhe.Duhet te kete qene e rende te shkepuste veten prej njerezve te tij.
Se pari,me te vertete,duket se duhet te kete qene shume e rende per te,sepse Ai ndaloi me atin e tij,Terahun,derisa ai vdiq ne Haran.Vellezer,nuk eshte loje femije te jesh nje I Krishtere. « Nese ndokush do babain ose nenen me shume se Mua, »thote Krishti, « nuk eshte i denje per Mua.”Ne shume raste armiqte me te medhenj te fese jane shoket tane me te mire.Shume njerez kane zbuluar shpirtin e tyre armikun e tij me te madh shtrire ne kraharorin e tyre.Shume femije kane zbuluar se ati qe ushqehu trupin e tij ka bere ate çka mundur per te shkatarruar shpirtrat e tyre.” Armiqte e njeriut do te jene vete njerezit e shtepise se tij. »thote Krishti.Por asnje marredhenie nuk duhet te qendroje ne udhen e bindjes sone Krishtit.Lidhja me e dashur duhet te pritet sa me shpejt qe te mund ti kushtojme besnikerine tone Zotit dhe Mbretit tone te madh.
Kini kujdes se mos formoni shoqeri te reja qe mund t’ju heqin menjane prej Tij.Kini kujdes,gra dhe njerez Te Krishtere,se mos jini nen zgjedhe te pabarabarte me jobesimtaret—qofte ne martese ose ne çdo lloj partneriteti—sepse do tju sjelle trishtim te dhimbshem.Askush nuk duhet te kete favorin tuaj perveç atyre qe kane favorin e Zotit.Dhe perderisa ju nuk do deshironit te ndaheni perjetsisht prej te dashurit te kraharorit tuaj,beni kujdes se mos filloni nje bashkim me ato qe jane tashme te ndare prej Krishtit Jezus Zotit tuaj !Por nese,duke qene te tjetersuar,e gjeni veten te lidhur dhe ne marredhenie me te papershpirtshmit,ashtu si me shume mundesi mund te jete e mundur,duajini ato.Duajini me teper se sa keni bere ndonjehere !Jini me te bute se kurre,me te dashur se kurre—keshtu qe te mund ti fitoni ato !
Por kurre mos ia nenshtroni veten mekatit per ti pelqyer atyre,as mos felliqni deliresine e zemres suaj,qe i perket vetem Krishtit.Cfaredo qe mund tju kushtoje,nese ju jeni me te vertete te thirrur prej Hirit Hyjnor,largohuni dhe lini gjithçka mbrapa.Kendoni me Xhein Tailor—
« Ju kenaqesi tunduese,ruhuni.
Ju idhujt me te dashur,rrezohuni.
Dashurine time ju nuk duhet ta ndani,
Ate do ta kete te gjithe Jezusi.
Duhet te kete kerkuar,ne rastin e Abramit,shume besim per te qene aq i bindur.Ai u nis per te gjetur nje toke qe nuk e kishte pare kurre me pare.Atij i thuhet veçse ne cilen udhe te drejtohej,dhe Zoti do ti tregoje atij se ku eshte.Kujtoni se ne ato kohera te vjetra nje udhetim si ai qe Abrami ndermori ishte nje gje shume me e mrekullueshme se tani.Ato njerez te nderuar ishin te rrenjosur ne token ne te cilen ato ishin rritur.Ne mund te bejme nje udhetim ne Amerike ose ne Australi dhe nuk i veme shume rendesi—por edhe gjysherit tane mendonin se ishte nje gje e tmerrshme te shkosh jashte vendit ne te cilen ato jetonin—atyre i dukej sikur do te shkonte ne hene nese ndonjeri fliste per te emigruar ne nje vend te huaj!
Nese shkoni akoma me larg do te zbuloni ne njerezit nje kokefortesi me te madhe qe i mbante ato te lidhur me rrenjet e familjes.Mire pra,Abrami duhet te çrrenjoset!Ne moshen mbi 70 vjeç ai duhet te behet nje emigrant!Ai mund te kishte pyetur se çfare lloj vendi,por ai nuk e beri nje gje te tille—eshte mjaftueshem per te qe Zoti cakton udhetimin—dhe shtegtari merr udhen.Keshtu,Te Dashur,ne duhet gjithmone pa hezituar te ndjekim udheheqjen e Atit tone qiellor.Nese jemi te thirrur prej Hirit Hyjnor,ne do te kemi nevoje te bollshme per te ushtruar besimin.Sikur te kuptonit se si vepron Zoti me ju.Sikur çdo gje te shkonte mire.Nese ne çdo ane ju te perparonit si rezultat i fese tuaj,do te kishit frike se mos nuk jeni ne udhen e popullit te Zotit,sepse udha e tyre eshte e shenuar me vuajtje!Eshte permes shume vuajtjesh qe ato do te trashegojne mbreterine.Por nese kerkohet i gjithe besimi qe ti mund te kerkosh per ndihme,dhe akoma me shume,prapeseprape mbahu,sepse premtimi i Zotit do te justifikoje veten ne shtegetimin e gjate!
Nese Zoti te urdheron te besh ndonje gje,edhe pse mund te duket te jete çmenduria me e madhe qe mund te perfytyrohet,prapeseprape behe ate dhe urtesia e Zotit do te lavderohet ne perjetimin tend.Me duhet qe tju mbaj akoma edhe per ca minuta me gjate te kujdesshem ne lidhje me bindjen e Abramit,sepse dua qe ju te vini re se ndersa ajo perfshiu shume humbje dhe kerkoi nje sasi te madhe besimi,prapeseprape eshte e themeluar mbi nje premtim te madh—nje premtim teper i madh dhe i pashembullt.Te gjithe ato qe e bekonin do bekoheshin dhe ai kishte per tu bere nje bekim per te gjithe boten!Ketu ka nje shtytje te madhe per tu bindur,nese besimi nuk mund veçse te besoje se premtimi eshte i vertete.
Dhe,Vellezer dhe Motra,kur ne guxojme per hir te Krishtit te çajme udhen e ndarjes,dhe te ecim me ane te besimit,çfare shumice premtimesh ne kemi per te gezuar perpara nesh—« Me siguri Une do te jem me ty. » « Ai nuk u refuzon asnje te mire atyre qe ecin drejt. »Beso ne Zotin,dhe bej te miren :keshtu qe do te banosh vendin,dhe do te te jipet ushqim. » « Nuk do te le as nuk do te te braktis.’ « Ai qe beson ne Te nuk do te turperohet kurre. » « Ai qe beson dhe pagezohet do te shpetohet.’ » « Sepse te gjitha gjerat jane tuajat,dhe ju jeni te Krishtit,dhe Krishti eshte i Zotit. »
Shikoni,Vellezer dhe Motra,kuroren qe ju ofrohet !Nuk eshte gje tjeter perveçse jeta e perjetshme !Shikon shpetimin tuaj !Eshte qyteti portat e te cilit jane perla,dhe rruget e te cilit jane ar !Pjesa juaj e pashoqe eshte lumni e pashprehshme—te jesh me Krishtin—te banosh me te ne lumni ne ekstaze,bote pa fund.Merrni kurajo atehere,perderisa per gjithçka qe humbni duke ndjekur Jezusin do te fitoni njeqind fishin ne kete jete,dhe ne boten qe vjen jeten e perjetshme !Merrni kurajo nese ju braktisni boten dhe humbni shoket per hir te se Vertetes—ju do te fitoni miqesine e frymeve te pavdekshme,engjejt do te behen sherbetoret tuaj,dhe te laret prej gjakut do te jene Vellezerit tuaj—Vete Krishti do te jete Shoku juaj,dhe Perendia Ati juaj.
Ju mund te shkoni perpara pa frike nese besoni se premtimi eshte i vertete !Ju keni gjithçka per te fituar,dhe ate qe keni per te humbur te krahasuar me kete eshte me pak se asgje.Mundimi yne i lehte i tanishem i lidhur me nje jete te pershpirtshme nuk ia vlen te krahasohet me Lavdine qe do te zbulohet ne ju !Kini kujdes,pra,Vellezer dhe Motra,dhe gezohuni ndersa e kuptoni—se nese kemi veshtiresite e Abrahamit kemi gjithashtu dhe zemerdheniet e Abramit.
Tani,mbasi ju kam treguar se çfare eshte thirrja e efektshme,dhe bindjen qe sjell,do tju kujtoja vetem se Abrami kurre nuk ndaloi derisa arriti ne Kanan.Dhe po ashtu nje femije i Zotit,kur i therritur efektshmerisht prej Hirit Hyjnor,kurre nuk gjen paqe ose prehje derisa mberthen Jezusin dhe keshtu duke besuar hyn ne prehje.Abrami mund te mbahet si nje shembull per ne ne bindjen kundrejt thirrjes Hyjnore perderisa ai u nis menjehere.Ai nuk pushoi per te bere as dhe nje pyetje.Ai u urdherua te shkoje ne Kanan,dhe ne Kanan ai shkoi.Ai e beri punen e tij plotesisht—u nis per Kanan,dhe ne Kanan mberriti.Mbasi la Haranin,ai dogji urat mbrapa tij.
Ai hoqi dore nga te gjitha mendimet per tu kthyer mbrapa perseri.Nese do kishte deshiruar per tu kthyer,ai mund te bente ashtu,Apostulli na thote.Por ai hoqi dore,perhera nga lidhjet e tij te vjetra.Ai u drejtua drejt mbreterise se premtuar,dhe perpara drejt mbreterise dhe bekimit te papare ai do nxitonte.O Fryma e Zotit te mund te therrase secilin nga ne sipas se njejtes menyre dhe te na jape hir te jemi te bindur ne te njejten menyre dhe te deklarojme se edhe sikur te kishim per te hequr dore nga gjithçka qe kemi,dhe madje edhe vete jeten,prapeseprape pa medyshje do behej keshtu,sepse Jezusi na udheheq !—
Zotin e Abrahamit lavderoj,
Prej urdhereses se tij supreme,
Prej tokes ngrihem,dhe kerkoj gezimet
Ne krahun E Tij te djathte.
Braktis gjithçka ne toke,
Urtesine,famen,dhe pushtetin e saj,
Dhe vetem Ate bej riskun tim,
Mburojen dhe kullen time.
Ai me Veten e Tij u betua,
Une do te varem ne betimin e tij.
Do te ngjitem ne Qiell
I mbajtur mbi krahet e shqiponjes.
Do te shikoj fytyren e tij,
Do te adhuroj pushtetin e tij,
Dhe do te kendoj mrekullite e Hirit Te Tij
Pergjithmone.
Per nje minute ju lutem te vini re ndryshimin midis thirrjes se efektshme te Zotit dhe atyre thirrjeve te zakonshme qe shume marrin.Vellezer,ka shume ketu,kam frike,qe jane thirrur per lavdine dhe pavdekesine,por thirrja ishte prej njeriut dhe me ane te njeriut.Ndoshta disa nga ne qe jane pretendues nuk jane thirrur prej Hirit te Zotit,por prej gojaterise se folesit,ose prej entouziazmit se mbledhjeve zgjimi.Kini kujdes,ju lutem,nga ai lum burimi i te cilit nuk qendron ne bazen e Fronit te Zotit.Kini kujdes nga ai shpetim qe nuk e merr ngritjen e tij prej vepres se Zotit Frymes Se Shenjte,sepse vetem ajo qe vjen prej Tij do te udheheqe te Ai.Vepra qe nuk çel prej dashurise se perjetshme nuk do te na zbrezi kurre ne jeten e perjetshme.
Thirrja e shume njerezve eshte e tille qe kur vjen te ato ato ngrene shume pyetje nese do ti binden asaj ose jo.E Verteta e Zotit u fol me zell dhe ne menyre mallengjyese dhe ato nuk mund se si te mos ndjejne diçka prej fuqise se saj,por ato pyesin se çfare ka si rrjedhoje.Dhe duke zbuluar se te jesh I Krishtere ato duhet te heqin dore prej shume gjerave qe ato duan,po ashtu si gruaja e Lotit,ato shikojne mbrapa dhe vdesin!Po ashtu si I Perkulshmi,udhetojne deri ne Moçalin e shkurajimit,por ato nuk e pelqejne shtegun me balte dhe prandaj ia mbathin per ne shtepi dhe kthehen mbrapa perseri ne Qytetin e Shkatarrimit.Kam njohur shume qe paten nje thirrje te nje fare lloji dhe qe jane perpjekur te shkojne ne Kanan dhe prapeseprape ndaluan ne Haran.Ato do donin me gezim te sherbenin Zotin dhe prapeseprape duke jetuar ashtu si me perpara.
Ato e mendojne te mundur te jesh nje I Krishtere dhe prapeseprape te jesh nje sherbetor i botes!Ato perpiqen te vene Luanin e fisit te Judes dhe luanin e gropes ne te njejten zgjedhe qesh—dhe te udhetojne ne rruget e jetes.
Ah,Zoterinj,thirrja qe vjen prej Zotit nxjerr nje njeri menjehere jashte—ndersa thirrja qe i vjen vetem natyres suaj misherore ju le me pjesen tjeter te njerezimit,dhe do tju lere atje per tu vene ne te njejtin vandak me mekataret dhe per tu hedhur ne te njejtin zjarr!Shume dalin jashte Egjiptit por kurre nuk arrijne ne Kanan.Ashtu si femijet e Izraelit qe lane kufomat e tyre ne shkretetire,zemrat e tyre nuk jane te shendosha kundrejt Zotit.Ato ai nisin mire,por shija e hurdhres dhe e qepeve mbetet ne gojen e tyre dhe skllaveron shpirtin e tyre me begatine e Egjiptit.
Ashtu si planetet,ato ndikohen prej dy shtytjesh—njera do ti terhiqte ne Parajse,por tjetra do ti shpinte drejt botes—dhe keshtu ato rrotullohen rreth vetes,ashtu si mulliri,pa bere perparim.Ato vazhdojne akoma,te kene frike si emer Zotin dhe prapeseprape te sherbejne akoma zote te tjere ne menyre praktike dhe ne zemrat e tyre.Kini kujdes,Shoke te shtrenjte,nga thirrja qe ju ben te niseni por qe nuk ju shpie te vazhdoni.Lutuni qe ky tekst te jete i vertete per ju,”Ato u nisen per te shkuar ne token e Kananit dhe ne token e Kananit mberriten.”
Mos jini te kenaqur duke u lutur per tu shpetuar—mos jini kurre te kenaqur derisa te jeni te shpetuar.Mos jini te kenaqur duke u perpjekur te besoni dhe te pendohuni—ejani te Krishti dhe pendohuni dhe besoni—mos i jipni dremitje qepallave tuaj derisa te jeni nje Besimtar i penduar.Kryeni nje veper te plote dhe te tere te shpetimit tuaj!Mos u perpiqni per te arritur porten e ngushte,por per te hyre ne te.Per kete ju duhet te keni nje thirrje prej Zotit te Qiellit.Mund t’ju therras ashtu si ju kam therritur me dhjetra here,dhe ju keni shkuar deri diku,dhe jeni betuar te beni te gjithe udhen—por kur miresia juaj ka qene si reja e vesa e mengjesit,shpejt eshte shperndare dhe ka shkuar.Zoti ju dhente te merrni thirrjen e Frymes se Tij Te Perjetshme,qe te mund te shpetoheni!
II.Mbeten dhe pak minuta qe do ti perdor duke ndryshuar subjektin.Nese teksti yne mund te ilustroje shume mire thirrjen e efektshme,po ashtu ai mund te PIKTUROJE KEMBNGULJEN E MBRAME.”Ata u larguan per te shkuar ne token e Kananit;dhe ne token e Kananit mberriten.”Kjo eshte e vertete per çdo femije te vertete te Zotit qe eshte me te vertete i tjetersuar dhe qe ka marre besimin e te zgjedhurit te Zotit.
Oh,ajo doktrine e mjere qe thote se te shenjtet u nisen per ne Kanan por kurre nuk arriten vendin!Mjafton per ta bere jeten e Besimtarit nje Ferr te vertete mbi toke !Nuk ka rendesi se sa i lumtur qe jam,ajo doktrine do te me helmoje tere paqen time te shpirtit.Doktrina qe mohon se shtegetaret drejt Lavdise rriten gjithnje e me shume ne force derisa secili prej tyre ne Sion shfaqet perpara Zotit,por qe meson se delet e Krishtit mund te shqyhen prej ujqerve—se guret ne tempullin shpirteror mund te shperndahen ne te kater ererat,se gjymtyret e Krishtit mund te shkeputen prej Trupit Te Tij te shenjte,dhe se nusja e Krishtit mund te gjymtohet—ju them se me trondit arsyen,perjetimin,besimin,te gjithe natyren time shpirterore!
Besoj ne kembnguljen e mbrame te çdo njeriu ne te cilin Hiri Riperterites i Zotit ka vepruar nje ndryshim natyre.Nese ai ka lindur prej Zotit ai nuk mund te vdese!Nese Fara e gjalle eshte ne Te djalli nuk mund ta shkaterroje ate,sepse Ajo jeton dhe qendron perhera!Sepse Krishti jeton,çdo Besimtar qe eshte nje me Jezusin duhet te jetoje gjithashtu!Ne nisemi atehere,per ne token e Kananit,dhe bekuar qofte Zoti,ne token e Kananit do te arrijme!Zoti e ka per qellim.Ai synon qe te gjithe bijte te mund te sillen ne Lavdi prej Kapitenit te shpetimit te tyre.Dhe perderisa e ka thene a nuk do ta permbushi valle?Ne do te arrijme vendin tone te prehjes,sepse Shqytari qe udheheq shtegun nuk eshte tjeter perveçse Jezu Krishti,Engjelli i Beselidhjes,i fuqishem per te shpetuar!Ne do te ruhemi,sepse perreth nesh eshte nje mur zjarri,dhe mbi ne eshte mburoja e Te Perjetshmit dhe Te Pandryshueshmit,dashuria e Te Cilit eshte e perjetshme!
Udha nuk do te na lodhe—Ai do te na jape takeme hekuri dhe tunxhi dhe po aq sa do te jene ditet tona aq do te zgjazi dhe forca jone.Ashpersia e rruges nuk do te na bej te leshohemi—Ai do te na mbaje mbi krahe shqiponje—Ai do te na jape Engjejt e tij te kujdesen per ne qe kemba jone te mos ndeshe ndonje gur.Shigjetat e Ferrit nuk do te na shkatarrojne,sepse Ai na jep korace—nuk do te na ndodhe ndonje gje e keqe.Kurthet e djallit nuk do te na zene,sepse urtesia E Tij me siguri qe do gjeje nje rruge shpetimit prej çdo tundimi qe do ti ndodhi femijeve Te Tij.Lavdi i qofte Zotit,nuk eshte ne pushtetin e tokes dhe te Ferrit te vene bashke te ndalojne ndonjerin prej shtegetareve te Zotit prej arritjes se Qytetit Qiellor!
“Kush do te na ndaje ne prej dashurise se Perendise qe eshte ne Krishtin Jezus Zoti yne? » « Jam i bindur se Ai qe ka filluar nje veper te mire ne ju,do ta vazhdoje deri ne fund. » « Sepse shtegu i te drejteve eshte si drita e agimit,qe shkelqen gjithnje e me shume deri sa te behet dite e plote. »
« çdo objekt i dashurise Se Tij eshte i sigurte
te arrije qellimin qiellor,
sepse as mekati as Satani nuk mund
te shkaterrojne shpirtin e lare prej gjakut.
Satani mund te bezdise,dhe mosbesimi
Te shpetuarin mund ta merzise,
Por ai duhet te fitoje ;po,po aq me siguri
Sa Jezusi mbreteron ne gezim,
Gjaku i çmueshem i Birit te shtrenjte te Zotit
Nuk do te derdhet kurre me kot !
Shpirti qe beson ne Krisht
Duhet te mbreteroje me Krishtin perhera. »
Teksa ktheheni tek ky tekst, « (kete mbasdite),do te doja te mendojme mbi keto tre gjera—Ne jemi nisur per ne token e Kananit—ne e dime se ku po shkojme.Mendo shume mbi limanin tend te prehjes.Studio ate Shkrim te çmueshem qe zbulon Jeruzalemin e ri.Ji familjar me harpat engjellore.Eja ne asamblene e pergjithshme dhe Kishen e se rilindurve.
Le te jene soditjet e Shabatit ato te Shabatit te perjetshm qe prej agut te dites.
Me pas,ne e dime se pse po shkojme.Ne po shkojme ne Kanan sepse Zoti na ka thirrur per te shkuar atje.Ai na jep ne force per te shkuar dhe ve jete-forcen perbrenda nesh qe na ben te drejtohemi lart drejt vendit banues te perjetshem,limani i lumtur i te shenjteve.Dhe ne e dime se po shkojme—kjo eshte nje tjeter meshire.Ne nuk shpresojme se po shkojme ne Parajse,ne e dime se po shkojme atje !Krishti eshte rruga.Flamuri i dashurise na udheheq.Shtylla prej reje e zjarrte e Provanise na drejton.Premtimi na mbeshtet.Fryma e Shenjte banon ne ne—per te gjitha keto ne kemi mirebesim.I bekuar qofte Zoti,ne nuk i veme ne medyshje keto gjera !Vini re dy ose tre gjera ne kete tekst qe ia vlejne te mbahen mend. « Ato u nisen. »Veprim energjik !Njerezit nuk jane te shpetuar ndersa jane ne gjume.Nuk ka nisje per ne Qiell mbi shtreter te rehatshem ! « Ato u nisen per ne token e Kananit. »Kendveshtrim i zgjuar !Ato e dinin se çfare po benin.Ato nuk shkuan per te punuar ne nje menyre qorre,duke mos e kuptuar drejtimin e tyre.Ne duhet te njohim Krishtin nese do donim te gjendeshim ne Te.Duhet te na jepet te shikojme te Ai,dhe te besojme ne Te,duke kuptuar se çfare do te thote te besh ashtu.Njerezit nuk jane te shpetuar me ane te verberise se nje besestytnie injorante. « Ato u nisen per ne token e Kananit,dhe ne token e Kananit arriten. »Vendosmeri e patundur !Ato mund ti benin qendrese kundershtimeve,por ato nuk do hiqnin dore prej bindjeve te tyre.Ato synonin Kananin dhe Kananin do fitonin.Ai qe do shpetohet duhet te fitoje Parajsen me dhune. « Ato arriten ne token e Kananit. »Kembngulje e perkryer ! « Ai qe do te qendroje deri ne fund do te shpetoje. »As vrulli as shlodhja,por vrapimi i vazhdueshem fiton garen.Te gjitha keto mendime vijne perreth asaj idee te kembnguljes se mbrame qe teksti ve perpara.
Por,ah,Shoke te shtrenjte,sa shume qe ka qe nisen per ne Kanan,por nuk arrijne dot ne Kanan !Disa ndalojne prej depresionit qe hasin.Ashtu si I Perkulshmi ato shkojne ne shtepi me balten e Deshperimit ne çizmet e tyre.Te tjere kthehen drejt vete-drejtesise.Ato ndjekin drejtimet e zotit Mondan te urte,dhe mbeshteten tek Doktor Ligjshmeria,ose zonja Qytetaria—dhe Sinai bie mbi to dhe i shtyp.Disa kthehen ne krahun e djathte me Hipokrizine,duke menduar se te pretendosh te jesh i shenjte do jete po aq mire sa te jesh ashtu.Te tjeret shkojne ne krahun e majte te Formaliteti,duke perfytyruar se sakramentet dhe ritet e jashtme do te jene po aq te efektshme sa pastertia dhe vepra e Frymes ne zemrat e tyre.
Shume bien ne minierat e arit ku Demasi theu qafen e tij.Me qindra shkojne ne keshtjellen e Deshperimit dhe lene kockat atje sepse nuk duan te besojne Krishtin dhe qe keshtu te fitojne jeten e perjetshme.Disa shkojne larg,ne paraqitje,por,ashtu si Injoranca ato kurre nuk shkojne me te vertete,dhe kur mberrijne te lumi vdesin ne çastin e fundit.Disa,ashtu si Largimi,behen apostate,dhe terhiqen prej deres se pasme per ne Ferr mbas gjithe pretendimeve te tyre.Disa jane te frikesuar prej luaneve.Disa jane te tunduar prej kullotes aty anash.Disa do donin te shpetoheshin por ato duhet te behen te pasur se pari.Shume do donin te shpetoheshin por nuk mund te durojne te perqeshen.Disa do donin te besonin ne Krisht,por nuk mund ta durojne dot Kryqin e tij.Shume do donin te mbanin kuroren por ato nuk mund te durojne dot punen me ane se ciles ato duhet ta arrijne ate.Ah,ju bij njerezish,ju do ktheheni anash te Zonja Paturpesi dhe te Zonja Vlim !Ju do te magjepseni me kete,dhe ate,dhe me tjetren qe ju siguron shkaterrimin tuaj,por bukurite e Shpetimtarit te lavdishem,gezimet qe zgjasin,lumturia e vertete qe Ai ka per tju dhene,keto jane shume te larta per ju !Ato jane siper jush,dhe ju nuk i kerkoni ato—ose nese i kerkoni per pak kohe,qeni kthehet ne ate qe ka vjelle,dhe dosa e lare u kthye te zhgerrytet ne lluce.Guri i leshuar nuk ngjitet ne Qiell sepse terheqja e tokes e kthen ate mbrapa.O i pelqefte Zotit te dergoje Hir Hyjnor ne zemrat tuaja prej Frymes se Tij te Shenjte qe ne,gjithashtu,te nisemi ne nje fryme perulesie me mirebesim ne Krisht,ne fuqine e Frymes per ne token e Kananit dhe ne token e Kananit te mund te mberrijme me te vertete,dhe Zoti do te kete lavdine !Amen.