29 prill

Publié le par alban

 

29 prill-mengjes {Lexim i perditshem :#1Mbreterve 19 :1-20 :43} {Studim i shpejte:#2Mbreterve 6:1-8:29}

 

“Ti je streha ime ne diten e fatkeqesise.” {#Jeremia 17 :17}

 

Shtegu i Te Krishterit nuk eshte perhera i shndritshem me rreze dielli ;ai ka periudhat e tij te erresires dhe te stuhise.Eshte e vertete,eshte e shkruar ne Fjalen e Zotit, « Rruget e saj jane rruge te kenaqshme dhe ne te tere shtigjet e saj mbreteron paqja ; » dhe eshte nje e vertete e madhe se feja eshte e llogaritur t’i jape njeriut lumturi poshte po ashtu si dhe lumni lart ;por perjetimi na thote se nese ecuria e te drejtit eshte « si drita e agimit,qe shkelqen gjithnje e me mire deri sa te behet dite e plote, » prapeseprape ndonjehere ajo drite eshte e eklipsuar.Ne disa periudha rete mbulojne diellin e besimtarit,dhe Ai ecen ne erresire dhe nuk shikon drite.Ka shume qe jane gezuar ne pranine e Zotit per nje fare periudhe ;ato jane shullehuar nen rrezet e diellit ne fazat me te hershme te ecurise se tyre te krishtere ;ato kane ecur pergjate « kullotave te gjelberta » anash « ujerave te qeta, »por papritur qielli i lavdishem mbulohet me re ;ne vend te tokes se Goshenit iu duhet te shkelin nje shkretetire ranore,ne vend te ujerave te embel,gjejne ujera te trazuar,te hidhur per shijen e tyre dhe thojne, « Me siguri nese do isha nje femije i Zotit,kjo nuk do te ndodhte. »O !mos thuaj keshtu,ti qe po ecen ne erresire.Me i miri i te shenjteve te Zotit duhet qe te pije pelin ;me i shtrenjti i femijeve te Tij duhet qe te mbaje kryqin.Asnje i Krishtere nuk ka gezuar mbrothesi te perhershme ;asnje besimtar nuk mund te luaje harpen perhera.Ndoshta Zoti te caktoi ne fillim nje shteg te sheshte dhe pa re,sepse ishe i dobet dhe i ndrojtur.Ai ia zbuti eren qengjit te qethur,por tani qe je me i forte ne jeten shpirterore,duhet qe te hysh ne perjetimin me te vrazhde dhe me te pjekur te femijeve te rritur te Zotit.Kemi nevoje per erera dhe stuhira per te ushtruar besimin tone,per te keputur degen e kalbur te vete-varesise,dhe per te na rrenjosur me fort ne Krisht.Dita e se liges na zbulon vleren e shpreses sone te lavdishme.

 

29 prill-mbremje

 

« Zoti kenaqet me popullin e Tij. » {#Psalmi 149 :4}

 

Sa gjitheperfshirese eshte dashuria e Jezusit !Nuk ka pjese te interesave te njerezve te Tij qe Ai nuk merr ne konsiderate,dhe nuk ka asgje qe ka lidhje me mireqenien e tyre e cila nuk eshte e rendesishme per Te.Jo vetem  qe Ai mendon per ty,besimtar,si nje qenie e pavdekshme,por si nje qenie e vdekshme gjithashtu.Mos e moho kete as mos e dysho : « Por edhe floket e kokes suaj jane te gjithe te numeruar. » « Hapat e njeriut i drejton Zoti,kur Atij i pelqejne rruget e tij. »Do ishte nje gje e trishte per ne nese ky mantel dashurie nuk do mbulonte te gjitha punet tona,sepse perndryshe çfare demi do pesonim ne ate pjese te punes sone qe nuk do ishte nen kontrollin e Zotit tone te hirshem !Besimtar,ji i siguruar se zemra e Jezusit perkujdeset per punet e tua me te vogla.Gjeresia e dashurise se tij te bute eshte e tille sa mund t’i drejtohesh Atij ne te gjitha çeshtjet ;sepse ne te gjitha pikellimet e tua Ai eshte i pikelluar,dhe ashtu si nje at ka meshire per femijen e tij po ashtu Ai ka meshire per ne.Interesat me te vogla te gjithe te shenjteve te Tij jane te gjitha te mbajtura mbi kraharorin e gjere te Birit te Zotit.O,çfare zemre eshte e Tij,qe jo vetem perfshin personat e popullit te Tij por perfshin gjithashtu punet e panumerta dhe te ndryshme te gjithe ketyre njerezve !A ta merr mendja valle,o I Krishtere,se mund te masesh dashurine e Krishtit ?Mendo se çfare te solli dashuria e Tij—justifikim,adoptim,shenjterim,jete te perjetshme !Pasurite e miresise se Tij jane te pahulumtueshme ;kurre nuk do mund te jesh i afte t’i tregosh ato ose madje edhe t’i perfytyrosh.O,gjeresia e dashurise se Krishtit !A do kete nje dashuri si kjo gjysmen e zemrave tona ?A do kete nje dashuri te ftohte ne kthim ?A do ndeshet zemerdashuria e mrekullueshme dhe perkujdesja e bute e Jezusit me pergjigje te mekur dhe mirenjohje te vonuar ?O shpirti im,akordo harpen tende per nje kenge te hareshme falenderimi !Shko ne prehje duke u gezuar,sepse nuk je shtegetar i vetmuar,por nje femije i dashur,i ruajtur,i perkujdesur,i furnizuar dhe i mbrojtur prej Zotit tend.

 

 

Publicité

Publié dans Prill

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article