30 prill
30 prill-mengjes {Lexim i perditshem :#1Mbreterve 21 :1-22 :53} {Studim i shpejte:#2Mbreterve 9:1-10:36}
“Dhe te gjithe bijte e Izraelit murmurisnin.” {#Numrat 14:2}
Ka murmurima tani midis Te Krishterve,ashtu si ne kampin e Izraelit ne kohen e vjeter.Keto jane ato qe mbasi fshikulla godet,klithin kundra hirdhenies dhembese.Ato pyesin,”Pse jam keshtu i pikelluar?Cfare kam bere valle qe jam i ndrequr ne kete menyre?”Kam nje fjale me ty o murmurites!Pse valle duhet te murmurisesh kundra hirdhenieve te Atit tend qiellor?A mund te te trajtoje me rende se sa e meriton?Merr ne konsiderate se çfare rebeli ishe me perpara,por Ai te ka falur!Me siguri,nese ne urtesine e Tij i duket e pershtatshme tani te te ndreqe,nuk duhet te ankohesh.Fundi i fundit,a je i goditur aq rende sa e meritojne mekatet e tua?Merr ne konsiderate korruptimin qe eshte ne kraharorin tend,dhe me pas a do habiteshe se fshikulla eshte kaq shume e nevojshme per ta hequr ate?Pesho veten dhe dallo se sa shume skorie eshte e perzier me arin tend;dhe a te duket zjarri shume i nxehte per te pastruar aq shume skorie sa ke?A nuk provon fryma jote rebele e krenare se zemra jote nuk eshte teresisht e shenjteruar?A nuk jane ato fjale murmuritese te kunderta me natyren te nenshtruar te femijeve te Zotit?A nuk eshte e nevojshme ndreqja?Por nese do murmurisje kundra ndreqjes,ki kujdes,se murmuritesve do t’i shkoje akoma me keq.Zoti gjithmone ndreq femijet e Tij dy here,nese ato nuk e mbajne goditjen e pare me durim.Por ta dish nje gje—“Ai nuk e ben me kenaqesi poshterimin dhe hidherimin e bijve te njerezve.”Te gjitha ndreqjet e Tij jane te derguara ne dashuri per te te pastruar dhe per te terhequr me afer Tij.Me siguri qe do te te ndihmoje te durosh ndreqjen i dorezuar nese je i afte te njohesh doren e Atit tend.”Sepse Zoti qorton ate qe do,si nje baba djalin qe atij i pelqen.Nese duroni ndreqjen,Zoti ju trajton si bij.””As mos u ankoni,siç u ankuan disa dhe u zhduken nga engjelli shfaroses.”
30 prill-mbremje
“Oh sa te çmuara jane per mua mendimet e tua o Perendi!” {#Psalmet 139 :17}
Gjithedija hyjnore nuk i jep asnje ngushellim mendjes te papershpirtshme,por per femijen e Zotit eshte e mbushur plot e perplot me ngushellim.Zoti eshte gjithmone duke menduar per ne,nuk e kthen kurre mendjen prej nesh,na ka gjithmone perpara syve te Tij ;dhe kjo eshte pikerisht ajo qe do donim sepse do ishte e tmerrshme te ekzistoje edhe per nje çast pa mbikqyrjen e Atit tone qiellor.Mendimet e Tij jane perhera te buta,te dashura,te urta,te kujdesshme,te gjera dhe na sjellin perfitime te pallogaritshme :keshtu qe eshte nje endje e veçante per t’i kujtuar ato.Zoti perhera mendonte per popullin e Tij :si rrjedhim zgjedhja e tyre dhe beselidhja e hirit me ane te cileve shpetimi i tyre eshte i siguruar ;Ai gjithmone do te mendoje per to :prandaj dhe kembngulja e tyre perfundimtare me ane te ciles do sillen te siguruar ne prehjen e tyre perfundimtare.Ne te gjitha ecejaket tona veshtrimi vigjilent i Ruajtesit Te Perjetshem eshte perhera e me shume i ngulitur mbi ne—ne nuk endemi kurre pertej veshtrimit te Bariut.Ne pikellimet tona Ai ne vezhgon pa pushim,dhe as dhe nje sembim nuk i shpeton ;ne punet tona te renda Ai veren te gjithe lodhjen tone,dhe shkruan ne librin e Tij te gjitha betejat e besnikeve te Tij.Keto mendime te Zotit na rrethojne ne gjithe shtigjet tona,dhe depertojne pjesen me te thelle te qenies sone.As dhe nje nerv ose ind,valvul ose ene e organizimit te trupit tone nuk eshte e paverejtur ;te gjitha vogelsirat e botes sone te vogel mendohen prej Zotit te madh.
Lexues i dashur,a eshte kjo e çmueshme per ty ?Atehere shtrengoje.Kurre mos u gabo prej atyre te çmendurve filozove qe predikojne nje Zot jopersonal,dhe flasin per nje lende vete qeverisese vete qenese.Zoti jeton dhe mendon mbi ne,kjo eshte nje e vertete teper e çmuar per ne per te na qene e grabitur lehte.Vemendja e nje fisniku eshte e vleresuar kaq shume sa ai qe eshte objekti i saj mendon se do behet i pasur ;por çfare mendon Mbreti i Mbreterve !Nese Zotin mendon per ne,gjithçka eshte mire,dhe ne mund te gezohemi gjithmone.