1 maj
1 maj-mengjes {Lexim i perditshem :#2Mbreterve 1 :1-3 :27} {Studim i shpejte:#2 Mbreterve 11:1-12:21}
“Faqet e tij jane si nje lehe balsami,si lehe barerash aromatike.” {#Kantiku i kantike 5 :13}
Ja,muaji i lulezuar erdhi !Ererat e marsit dhe shirat e prillit bene punen e tyre,dhe toka eshte e gjitha e stolisur me bukuri.Eja shpirti im,mbath veshjen e pushimeve dhe shko perpara per te bere lulevargje mendimesh qiellore.Ti e di ku te shkosh sepse i njeh mire « lehet e balsamit, » dhe kaq shpesh ke nuhatur parfumin e embel te luleve sa do te shkosh menjehere te I Shumedashuri yt dhe te gjesh çdo zemerdashuri,çdo gezim ne Te.Ajo faqe nje here kaq ashper e goditur me nje fshikull,shpesh e njomur me lot simpatie dhe me pas e ndotur me peshtyme—ajo faqe teksa rrezaton meshire eshte nje arome eremire per zemren time.Ti nuk i ktheve fytyren poshterimit dhe peshtyrjes,O Zoti Jezus dhe prandaj do gjej endjen time me te shtrenjte duke te te lavderuar.Ato faqe u hulluan prej plugut te dhembjes dhe u kuqeluan me vijat e kuqe te gjakut prej temtheve te Tua te kurorezuara me gjemba ;te tilla shenja dashurie te pakufishme nuk mund veç te magjepsin shpirtin tim shume te teper se « kolona parfumesh. »Nese nuk mund te shikoj te gjithe fytyren e Tij do te shikoj faqet e Tij sepse veshtrimi me i vogel i Tij eshte teper freskues per ndijimin tim shpirteror dhe leshon nje shumellojshmeri kenaqesish.Ne Jezusin gjej jo vetem ere te mire por nje lehe aromash ;jo nje lule por çdo lloj lule eremire.Ai eshte per mua trendafili dhe zambaku im,lehtesimi i zemres sime dhe kamfuri im.Kur Ai eshte me mua eshte Maj gjate gjithe vitit,dhe shpirti im shkon perpara per te lare fytyren e tij te lumtur ne vesen mengjesore te hirit te Tij,dhe per t’u ngushelluar me kengen e zogjve te premtimeve te Tij.Zot Jezus i çmuar,me ler qe ne çdo veper te njoh bekueshmerine qe banon ne shoqerim te panderprere dhe te vazhdueshem me Ty.Jam nje i pavlere faqen e te cilit ti ke begenisur te puthesh !O me lejo te te puth ne mirenjohje me puthjet e buzeve te mia.
1 maj-mbremje
« Une jam trendafili i Sharonit. » {#Kantiku i kantikeve 2 :1}
Cfare do gje te bukur qe mund te kete ne boten materiale,Jezu Krishti zoteron te gjithe kete dhjete here me shume ne boten shpirterore.Midis luleve trendafili eshte i gjykuar si me i hijshmi,por Jezusi eshte pafundesisht me i bukur ne kopshtin e shpirtit se sa trendafili ne kopshtet e tokes.Ai ze vendin e pare si me i hijshmi midis dhjete mije.Ai eshte dielli dhe te gjithe te tjeret jane yjet;qiejte dhe dita jane te erret ne krahasim me Te,sepse Mbreti ne bukurine e Tij eshte mbi gjithçka.”Jam trendafili i Sharonit.”Ky ishte me i miri dhe me i rralli i trendafilave.Jezusi nuk eshte vetem “trendafili”,Ai eshte “trendafili i Sharonit,”po ashtu siç Ai e quan drejtesine e Tij “ar,” dhe me pas shton, “ari i Ofirit,”—me i miri i me te mires.Ai eshte me te vertete i dashur,dhe me i dashuri mbi çdo gje tjeter.Ka shumellojshmeri ne hijeshite e Tij.Trendafili eshte i kenaqshem per syrin dhe aroma e tij eshte e kendshme dhe freskuese;po ashtu edhe secila prej shqisave te shpirtit,qofte shija apo ndiesia,degjimi,shikimi ose nuhatja shpirterore,gjen kenaqesi te pershtatshme ne Jezus.Edhe kujtimi i dashurise se Tij eshte eremire.Merr trendafilin e Sharonit,dhe hiq petalet nje nga nje dhe ruaji petalet ne vazon e kujteses dhe do te gjesh çdo petale kundermuese per shume kohe me pas duke mbushur shtepine me parfum.Krishti kenaq shijen me fine te frymes me te edukuar deri ne plotesi.Amatori me i madh ne aroma eshte i kenaqur me trendafilin:dhe kur shpirti ka arritur ne shkallen me te larte te shijes se vertete,perseri do te jete e kenaqur me Krishtin,madje do te jete me shume e afte per ta vleresuar Ate.Qielli vet nuk zoteron asgje qe ia tejkalon trendafilit te Sharonit.Cila embleme mund te tregoje bukurine e Tij?Fjalimi njerezor dhe gjerat e kesaj toke deshtojne ta pershkruajne.Hijeshite e perziera me te zgjedhura te tokes,e paraqesin dobet çmueshmerine e Tij te bollshme.Trendafil i bekuar,lulezo perhera ne zemren time!