31 maj
31 janar-mengjes {Lexim i perditshem :#2Kronika 34 :1-26 :23} {Studim i shpejte :#Ezra 4 :1-6 :22}
« Mbreti kaperceu perroin e Kidreut. » {#2Samueli 15 :23}
Davidi kaperceu ate perrua te zymte kur ia mbathi me shoqerine e tij ne zi prej djalit te tij tradhetar.Njeriu sipas zemres se Zotit nuk ishte i perjashtuar prej trazires,jo,jeta e tij ishte plot me te.Ai ishte I Vajosuri i Zotit dhe I Pikelluari i Zotit.Pse valle ne duhet te presim te shpetojme ?Ne portat e pikellimit me fisniket e rraces sone kane pritur me hi mbi kokat e tyre ;atehere pse ne duhet te ankohemi sikur ndonje gje e pazakonte te na kishte ndodhur ?
Vete Mbreti i mbreterve nuk ishte i favorizuar me nje udhe me te gezueshme ose me mbreterore.Ai kaperceu pellgun e felliqur te Kidronit,permes te cilit rridhte felliqja e Jeruzalemit.Perendia pati nje Bir pa mekat,por as dhe nje femije te vetem pa pesuar fshikullen.Eshte nje gezim i madh te besosh se Jezusi eshte tunduar ne te gjitha pikat ashtu si dhe ne.Cili eshte Kidroni yne kete mengjes ?A eshte nje shok i pabesim,nje humbje e pikellueshme,nje fyerje shpifese,nje parandjenje e erret ?Mbreti ka kaluar mbi gjithe keto.A eshte valle dhembje trupore,varferi,persekutim ose perçmim ?Mbi gjithe keto Kidrone Mbreti ka kaluar perpara nesh.« Ne te gjitha pikellimet tona Ai eshte pikelluar. »Idea e pazakonshmerise ne sprovat tona duhet te shkulet menjehere dhe perhera sepse Ai qe eshte Koka e te gjithe te shenjteve,njeh me perjetim brengen qe ne e mendojme kaq te veçante.Te gjithe qytetaret e Sionit duhet te perjashtohen prej Shoqerise se Nderuar te Zimbajtesve,Kreu dhe Kapiteni i te cileve eshte Princi Emanuel.
Me gjithe uljen e Davidit,ai prapeseprape u kthye ne triumf ne qytetin e tij dhe Zoti i Davidit u ngrit ngadhenjyes prej varrit ;le te marrim zemer pra sepse edhe ne nje dite do te fitojme.Ne,akoma me gezim do te nxjerrim uje prej burimit te shpetimit edhe pse tani per nje periudhe na duhet te kalojme ne ujerat e ndotura te mekatit dhe pikellimit.Kurajo,ushtare te Kryqit,vete Mbreti triumfoi mbasi kaperceu Kidronin dhe po keshtu edhe ju.
31 maj-mbremje
« Qe sheron te gjitha semundjet e tua. » {#Psalmi 103 :3}
Thenia eshte perunjese,prapeseprape fakti eshte i sigurte se ne jemi te gjithe me pak ose me shume duke vuajtur nen semundjen e mekatit.Cfare ngushellimi te dish se kemi nje Mjek te madh qe eshte i afte dhe i vullnetshem per te na sheruar !Le te mendojme pak per Te sonte.Mjekimet e Tij jane shume te shpejta –ka jete ne nje shikim ne Te ;mjekimet e Tij jane rrenjesore—Ai godet ne qender te semundjes ;dhe keshtu qe,mjekimet e Tij jane te siguruara dhe te sigurta.Ai nuk deshton kurre dhe semundja nuk kthehet kurre.Nuk ka rikthim te semundjes atje ku Krishti sheron ;nuk ka frike se pacientet e Tij jane thjeshte te mballosur per nje periudhe ;Ai i ben njerez te rinj ;i jep gjithashtu nje zemer te re dhe fut ne to nje fryme te re.Ai eshte shume i afte ne te gjitha semundjet.Mjeket kane ne pergjithesi ndonje specialitet.Edhe pse ato mund te njohin pak a shume ne lidhje me pothuajse te gjitha dhembjet dhe semundjet tona,ka zakonisht nje semundje qe e kane studiuar mbi te gjitha te tjerat ;por Jezu Krishti njeh teresisht te gjithe natyren njerezore.Ai qellon mire rastin e njerit apo tjetrin mekatar dhe Ai kurre nuk u ndesh me ndonje rast te perveçem qe ishte i veshtire per Te.Ai pati per te trajtuar komplikime te jashtezakonshme semundjesh te pazakonta,por ka njohur saktesisht me nje shikim te vetem se si ta trajtoje pacientin.Ai eshte i vetmi mjek universal ;dhe ilaçi qe jep eshte i vetmi mjekim i vertete i pergjithshem dhe qe sheron ne çdo rast.Cilado qofte semundja jone shpirterore duhet qe t’i drejtohemi menjehere ketij Mjeku Hyjnor.Nuk ka zemerthyerje qe Jezusi nuk mund te sheroje. « Gjaku i Tij pastron prej çdo mekati. »Nuk kemi veçse te mendojme per miriadat qe jane çliruar prej lloj lloj semundjesh me ane te fuqise dhe virtytit te prekjes se Tij dhe plot me gezim ne do veme vetet tona ne duart e Tij.I besojme Atij dhe mekati vdes ;e duam dhe hiri jeton ;e presim dhe hiri forcohet ;e shikojme ashtu siç eshte dhe hiri perkryhet perhera.