1 qershor
1 qershor-mengjes {Lexim i perditshem :#Ezra 1 :1-2 :70} {Studim i shpejte :#Ezra 7 :1-8 :36}
“Keshtu erdhi mbremja e pastaj erdhi mengjesi:dita e pare.” {#Zanafilla 1:5}
A ishte keshtu edhe ne fillim?A u nda koha ne diten e pare ne drite dhe erresire?Atehere eshte pak per tu habitur nese kam gjithashtu edhe ndryshime ne rrethanat e mia,prej mesdites se mbrothesise ne mesnaten e kundershtise.Persa i perket shpirtit tim ai nuk do kete perhera shkelqimin e mesdites;me duhet qe ne periudha te ndryshme te vajtoj mungesen e gezimeve te mia te meparshme dhe te kerkoj Te Shumedashurin tim gjate nates.Prapeseprape nuk kam per te mbetur vetem sepse te gjithe te dashurve te Zotit i eshte dashur te kendojne kengen e perzier te gjykimit dhe te meshires,te sproves dhe te çlirimit,te zise dhe te kenaqesise.Eshte nje rregullim i Provanise Hyjnore se dita dhe nata nuk do pushojne as ne krijimin shpirteror ose natyror derisa te kemi arritur token per te cilen eshte shkruar,”dhe atje nate nuk do te kete.”Ate qe Ati yne qiellor cakton eshte e urte dhe e mire.
Atehere,çfare eshte me mire per ty,shpirti im,per te bere?Meso se pari te jesh i kenaqur me kete rregull hyjnor dhe ji vullnetmire,ashtu si Jobi,per te marre te keqen nga dora e Zotit ashtu si edhe te miren.Meso me pas qe ardhjet e ikjet e mengjesit dhe te mbremjes te jene gezimi yt.Lavdero Zotin per diellin e gezimit kur ai lind dhe per zymtine e nates qe afrohet.Ka bukuri si ne lindjen po ashtu dhe ne perendimin e diellit,kendo per kete dhe lavdero Zotin.Ashtu si bilbili,derdh notat e tua ne çdo ore.Beso se nata eshte po aq e dobishme sa dita.Vesa e hirit bie bollshem ne naten e pikellimit.Yjet e premtimit shkelqejne lavdishem mes erresires se brenges.Vazhdo sherbimin tend nen çdo ndryshim.Nese gjate dites kryefjala jote eshte mundi,gjate nates nderrohe me fjalen vigjilence.Cdo ore ka detyren e saj,vazhdo ne thirrjen tende si sherbetori i Zotit derisa sa Ai te shfaqet papritur ne lavdine e Tij.Shpirti im,nata jote e moshes se vjeter dhe vdekjes po afrohet,mos u tmerro,sepse eshte pjese e dites;dhe Zoti ka thene,”Une do ta mbroj vazhdimisht.”
1 qershor-mbremje
“Do ta bej shkretetiren e tij si Edenin.” {#Isaia 51:3}
Me duket sikur shoh ne nje vegim nje shkretetire te eger,nje shkretetire te tmerrshme dhe te madhe ashtu si Saharaja.Nuk shoh asgje ne te per te qetesuar syrin,rreth e perqark jam i lodhur me nje vegullim te nje rere te shterpet dhe te nxehte,e mbuluar me dhjetra mijera skelete te zberdhylur njerezish te shkrete qe kane dhene shpirt ne ankth,duke pasur humbur rrugen ne hapesiren e pameshirshme.Cfare pamje e kobshme!Sa e tmerrshme!Nje det rere pa fund dhe pa oaz,nje varreze e zymte per nje rrace te deshperuar!Por shiko dhe mrekullohu!Papritur,duke lindur prej reres se djegur shoh nje bime te njohur;dhe teksa rritet lulezon,lulezimi perhapet—eshte nje trendafil dhe ne anen e tij nje zambak var boçen e tij te vogel;dhe mrekullia e mrekullive!teksa aroma e atyre luleve shperhapet,shkretetira transformohet ne nje fushe te frytshme dhe kudo perqark lulezon me bollek;i jipet lavdia e Libanit,shkelqesia e Karmelit dhe Sharonit.Mos e quaj Sahara,quaje Parajse.Mos fol per te me gjate si lendina e hijes se vdekjes sepse atje ku skeletet shtrihen te zberdhylur ne diell,pa shiko,shpallet nje ringjallje dhe lart çohen te vdekurit,nje ushtri e fuqishme,plot me jete te pavdekshme.Jezusi eshte bima e njohur dhe prania e Tij ben gjithçka te re.Po ashtu,mrekullia nuk eshte me e pakte ne çdo shpetim vetjak.Atje tutje te shikoj,lexues i shtrenjte,i hedhur poshte,nje foshnje,i pambeshtjellur,i palare,i ndotur me vete gjakun tend,i braktisur per te qene ushqim per kafshet e egra.Por ja,nje gur i çmuar eshte hedhur ne gjirin tend me ane te nje dore hyjnore,dhe per hir te tij je meshiruar dhe ruajtur prej provanise hyjnore,je lare dhe pastruar prej felliqjes tende,je adoptuar ne familjen qiellore,vula e hijshme e dashurise eshte mbi ballin tend dhe unaza e besnikerise eshte ne doren tende—tani je nje princ per Zotin,edhe pse nje here jetim,i braktisur.O,çmo shume fuqine dhe hirin e pashoq qe ndryshon shkretetirat ne kopshte dhe e ben zemren e djerre te kendoje me gezim.