30 qershor
30 qershor-mengjes {Lexim i perditshem :#Psalmi 31 :1-35 :28} {Studim i shpejte :#Psalmi 36 :1-41 :13}
“Une,lavdine qe me ke dhene Mua,ua kam dhene atyre.” {#Gjoni 17 :22}
Vini re bujarine shume te madhe te Zotit Jezus sepse Ai na ka dhene ne gjithçkane e Tij.Edhe pse nje e dhjeta e zoterimeve te Tij do te kishte bere nje univers engjejsh te pasur pertej çdo perfytyrimi,prapeseprape Ai nuk ishte i kenaqur derisa te na jipte gjithçka qe kishte.Do kishte qene hir befasues nese do na kishte lejuar te hanim prej therrmijave te dashamiresise se Tij poshte tryezes se meshires se Tij por Ai nuk ben asgje pergjysem,Ai na ben qe te ulemi me Te dhe te marrim pjese ne gosti.Sikur te na kishte dhene ndonje rroge te vogel prej arkes se Tij mbreterore do kishim patur shkak per ta dashur perjetesisht ;por jo,Ai do qe ta kete nusen po aq te pasur sa Vetja dhe nuk do te kete as dhe nje lavdi ose nje hir ne te cilin ajo nuk do kishte pjese.Ai nuk ka qene i kenaqur me më pak se berjen tone bashketrashegimtare me Te,keshtu qe te mund te kemi zoterime te barabarta.Ai ka zbrazur te gjithe zoterimin e Tij ne arkat e Kishes dhe ka gjithçka te perbashket me te shlyerit e Tij.Nuk ka as dhe nje dhome ne shtepine e Tij çelesin e te ciles Ai do t’ia ndalonte njerezve te Tij.Ai i jep atyre liri te plote per te marre si te tyren gjithçka qe Ai ka ;Atij i pelqen kur ato afrohen me guxim per te marre prej thesarit te Tij dhe per te bere te tyren aq shume sa mund te mbajne.E gjithe plotesia e pafundme e gjithe mjaftueshmerise se Tij eshte po aq falas per besimtarin sa dhe ajri qe merr fryme.Krishti ka vene poçin e dashurise dhe hirit te Tij ne buzen e besimtarit dhe e fton qe te pije nga ai perhera ;sepse nese ai do mund ta mbaronte,do ishte i mirepritur te bente keshtu,por perderisa nuk mund ta shteroje dot,eshte i ftuar qe te pije me bollek sepse eshte e gjitha e tij.Cfare prove më te vertete bashkesie mund te jape toka ose qielli ?
Kur do qendroj perpara fronit
I veshur ne hijeshi jo t’imen ;
Kur do te te shikoj ashtu si je,
E te te dua me zemer pamekat ;
Atehere,Zot,do njoh plotesisht
Jo deri atehere—sa shume qe te detyrohem.
30 qershor-mbremje
“Ah,Zot,Zot!Ja,Ti e sajove qiellin dhe token me fuqine tende te madhe dhe me krahun tend te shtrire.Nuk ka asgje teper te veshtire per Ty.” {#Jeremia 32:17}
Ne kohen kur Kaldeasit rrethuan Jeruzalemin dhe kur shpata,zia e bukes dhe murtaja paten mjeruar vendin,Jeremia u urdherua prej Zotit te blinte nje are dhe te kryente tjetersimin e prones ligjmerisht me vule dhe me deshmitare.Kjo do ishte nje blerje e habitshme per nje njeri te arsyeshem.Maturia nuk mund ta justifikonte dot sepse bleresi me zor se do ta gezonte zoterimin.Por Jeremise i mjaftonte urdhri i Zotit te tij sepse ai e dinte mire se Zoti do justifikohet prej te gjithe femijeve te Tij.Ai arsyetoi keshtu: “Ah,Zot Perendi!Ti mund ta besh te dobishme per mua kete cope toke;Ti mund ta pastrosh kete toke prej ketyre shtypesve;Ti mund te me besh te ulem akoma nen vreshtin dhe fikun tim ne trashegimine qe kam blere;sepse Ti e sajove me te vertete qiellin dhe token dhe nuk ka asgje teper te veshtire per Ty.”Kjo i dha nje madheshti te shenjteve te hershem,qe guxuan te bejne me urdhrin e Perendise gjera qe arsyeja misherore do denonte.Qofte Noeu qe kishte per te ndertonte nje anije mbi toke te thate,Abrahami qe kishte per te ofruar birin e tij te vetem,ose Moisiu qe kishte per te perçmuar thesaret e Egjiptit ose Jozueu qe kishte per te rrethuar Jerikon shtate dite,duke mos perdorur arme por gjemimin e brireve te dashit,ato te gjithe veprojne sipas urdhereses se Zotit,kundra diktateve te arsyes misherore;dhe Zoti i jep nje shperblim te pasur si rezultat i besimit te tyre te bindur.Dashte Zoti qe te kemi në fenë e ketyre koherave moderne nje perçim me te fuqishem te ketij besimi heroik ne Zot.Nese do provonim me guxim premtimin e thjeshte te Zotit do hynim ne nje bote mrekullish per te cilen deri ketu jemi te huaj.Rendesia e mirebesimit te Jeremias qofte yni—Nuk ka asgje teper te veshtire per Zotin qe krijoi qiellin dhe token.