28 qershor

Publié le par alban

 

28 qershor-mengjes {Lexim i perditshem :#Psalmi 18 :1-22 :31} {Studim i shpejte :#Psalmi 25 :1-30 :12}

 

“Le t’i mbajme syte te ngulur te Jezusi. » {#Hebrenjve 12 :2}

 

Eshte perhera vepra e Frymes se Shenjte te na ktheje syte prej vetes te Jezusi ;por vepra e Satanit eshte pikerisht e kunderta e kesaj sepse ai po perpiqet vazhdimisht te na beje te shikojme veten ne vend te Krishtit.Ai hedh fjalen, « Mekatet e tua jane teper te medha per t’u falur ;nuk ke asnje besim ;nuk pendohesh mjaftueshem ;nuk do jesh kurre i afte te vazhdosh deri ne fund ;nuk e ke gezimin e femijeve te tij ;ke nje kapje kaq te lekundshme te Jezusit. »Te gjitha keto jane mendime ne lidhje me veten dhe nuk do te gjejme kurre ngushellim ose sigurim duke shikuar perbrenda.Por Fryma e Shenjte i kthen syte tane teresisht prej vetes :na thote se ne jemi nje hiç por se « Krishti eshte gjithçka ne gjithçka. »Prandaj sill ne mendje pra se nuk eshte kapja jote e Krishtit qe te shpeton—eshte Krishti ;nuk eshte gezimi yt ne Krisht qe te shpeton—eshte Krishti ;madje nuk eshte as dhe besimi yt ne Krisht edhe pse ai eshte instrumenti—jane gjaku dhe meritat e Krishtit ;prandaj,mos shiko dhe aq shume te dora me te cilen po mberthen Krishtin sa te Krishti ;mos shiko shpresen tende,por Jezusin,burimin e shpreses tende ;mos shiko besimin tend por Jezusin,autori dhe persosesi i besimit tend.Nuk do gjejme kurre lumturi duke shikuar te lutjet tona,veprat tona  ose ndjenjat tona ;eshte ajo qe Jezusi eshte dhe jo ajo qe jemi qe i jep prehje shpirtit.Nese do donim menjehere te mposhtim Satanin dhe te kemi paqe me Zotin,duhet te jete duke « mbajtur syte te ngulur te Jezusi. »Mbaji syte thjesht te Ai ;vdekja e Tij,vuajtjet e Tij,meritat e Tij,lavdite e Tij,nderhyrja e Tij qofshin te fresketa ne mendjen tende ;kur zgjohesh ne mengjes shiko te Ai ;kur shtrihesh shiko te Ai.O !mos lejo qe shpresat a druajtjet e tua te hyjne midis teje dhe Jezusit ;ndiqe pareshtur dhe nuk do te te lere kurre ne balte.

 

Shpresa ime nuk eshte e ndertuar ne asgje me pak

Se gjaku dhe drejtesia e Jezusit :

Nuk guxoj t’i besoj gjese me te embel

Por mbeshtetem teresisht ne emrin e Jezusit.

 

 

 

28 qershor-mbremje

 

« Por bastuni i Aaronit i perpiu bastunet e tyre. » {#Eksodi 7 :12}

 

Kjo ngjarje eshte nje simbol mesimdhenes i fitores se sigurte te dores hyjnore mbi çdo kundershtim.Kur nje parim hyjnor eshte derdhur brenda zemres,edhe pse djalli mund te formoje nje kopje falso dhe te prodhoje mizeri kundershtaresh,po aq e sigurte sa Zoti eshte ne pune,ai do te perpije te gjithe armiqte e tij.Nese hiri i Zotit zoteron nje njeri,magjistaret e botes mund te hedhin poshte te gjithe bastunet e tyre dhe çdo bastun mund te jete aq dredharak dhe i helmët sa nje gjarper,por bastuni i Aaronit do te gelltise bastunet e tyre.Terheqjet e embelta te kryqit do te miklojne dhe do te fitojne zemren e njeriut dhe ai qe diku jetoi vetem per kete toke mashtruese do kete tani nje sy per sferat e larta dhe nje krah per te ngjitur lartesite qiellore.Kur hiri vihet ne dukje,mondanet kerkojne boten tjeter.E njejta gje vihet re ne jeten e besimtarit.Cfare shumice armiqsh qe i eshte dashur besimit tone te ndeshe !Mekatet tona—djalli i hodhi poshte para nesh dhe ato u shnderruan ne gjarperinj.Cfare mizerie !Ah,por kryqi i Jezusit i shkaterron ato te gjithe.Besimi ne Krisht e nderpret punen e gjithe mekateve tona.Me pas djalli ka leshuar nje tjeter ushtri gjarperinjsh ne formen e sprovave te kesaj bote,tundimeve,mosbesimit ; por besimi ne Jezus eshte nje kundershtar me i forte dhe i mposht ato te gjithe.I njejti parim perthithes shkelqen ne sherbimin besnik ndaj Zotit !Me nje dashuri entuziaste per Jezusin,veshtiresite kapercehen,flijimet behen kenaqesi,vuajtjet jane ndere.Por nese feja eshte keshtu nje pasion konsumues ne zemer,atehere rrjedh se ka shume njerez qe pretendojne se besojne por nuk kane besim ;sepse ate qe ato kane nuk do ta perballoje dot kete test.Shqyrto veten,lexuesi im,ne kete pike.Bastuni i Aaronit provoi fuqine e tij e dhene nga qielli.A po ben keshtu feja jote ?Nese Krishti eshte diçka,Ai duhet te jete gjithçka.O mos gjej prehje derisa dashuria dhe besimi ne Jezus te jene kryepasioni i shpirtit tend !

Publicité

Publié dans Qershor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article