8 nentor
8 nentor-mengjes {Lexim i perditshem :#Gjoni 19 :1-21 :25} {Studim i shpejte:#Veprat 6:1-7:60}
« Siç e pranuat Krishtin Jezus si Zot » {#Kol 2 :6}
Jeta e besimit eshte e perfaqsuar si nje marrje—nje veprim qe nenkupton te kunderton e çdo gjeje te ngjashme me meriten.Eshte thjesht pranimi i dhurates.Po ashtu si toka qe pin ujin,dhe deti merr ujerat,po ashtu si nata pranon driten prej yjeve,po ashtu ne,duke mos dhene asgje kemi pjese falas prej hirit te Zotit.Te shenjtet,nuk jane prej natyre puse ose ujera,ato jane çisterna ne te cilat uje i gjalle rrjedh ;ato jane ene te zbrazeta ne te cilat Zoti derdh shpetimin e tij.Idea e marrjes nenkupton nje kuptim ndergjegjsimi,duke e bere çeshtjen realitet.Ndokush nuk mund te marre dot nje hije ;ne marrim ate qe eshte thelbesore :po keshtu eshte ne jeten e besimit,Krishti behet real per ne.Kur ne jemi pa besim Jezusi eshte thjesht nje emer per ne—nje njeri qe jetoi shume kohe me perpara,aq shume kohe me perpara sa jeta e tij eshte vetem nje histori per ne tani !Me nje akt besimi Jezusi behet nje person i vertete ne ndergjegjen e zemres sone.Por te marresh do te thote gjithashtu te mberthesh ose te zoterosh.Gjene qe e marr behet e imja :e zoteroj per veten time ate qe eshte e dhene.Kur marr Jezusin,Ai behet Shpetimtari im,aq i imi sa as jeta as vdekja nuk do te mundin dot te ma marrin.E gjitha kjo eshte te marresh Krishtin—ta marresh ate si nje dhurate falas e Zotit ;ta kesh ate ne zemren time dhe ta zoterosh ate si i imi.
Shpetimi mund te pershkruhet si i verberi qe fiton shikimin,shurdhi qe fiton degjim,i vdekuri qe merr jete ;por ne nuk kemi marre vetem keto bekime,ne kemi marre gjithashtu vete Krishtin Jezus.Eshte e vertete se Ai na dha jete prej se vdekuri.Ai na dha faljen e mekateve ;na dha drejtesi te ngarkuar.Te gjitha keto jane gjera te çmueshme,por ne nuk jemi te kenaqur me keto ;ne kemi marre vete Krishtin.Biri i Zotit eshte derdhur ne ne,dhe ne e kemi marre Ate,dhe e kemi zoteruar Ate.Sa zemergjere qe eshte Jezusi,sepse as vete qielli nuk mund ta permbaje Ate !
8 nentor-mbremje
« Mjeshtri thote,ku eshte dhoma e miqve,ku do te ha Pashket me dishepujt e Mi ? » {#Marku 14:14}
Jeruzalemi ne kohen e Pashkes ishte nje bujtine e madhe ;çdo vater kishte ftuar miqte e saj,por njera kishte ftuar Shpetimtarin,dhe Ai nuk kishte banese te veten.Ishte me ane te fuqise se tij mbinatyrore qe Ai gjeti nje dhome pritese ne te cilen te mbante festen.Po keshtu eshte dhe sot—Jezusi nuk pritet mes bijve te njerezve veçse atje ku prej fuqise dhe hirit te tij mbinatyror Ai e ben zemren te re.Te gjitha dyert jane te hapura mjaftueshem per princin e erresires,por Jezusi duhet ti hape nje udhe per vetveten se perndryshe do te strehohej ne rruge.Ishte me ane te fuqise misterioze te ushtruar prej Zotit tone qe zoti i shtepise nuk beri pyejtje por menjehere me hare dhe gezim hapi dhomen e tij te miqve.Kush ishte,dhe çfare ishte,ne nuk e dime,por Ai me gatishmeri e pranoi nderin qe Shpenguesi i propozoi ti bente.Ne te njejten menyre zbulohet akoma kush jane te zgjedhurit e Zotit,dhe kush nuk jane;sepse kur ungjilli vjen te disa,ato luftojne kunder atij,dhe nuk duan ta kene,por atje ku njerezit e marrin ate,duke e mirepritur,kjo eshte nje tregues i sigurte se ka njer veper te fshehte qe po vepron ne shpirt,dhe se Zoti i ka zgjedhur ato per jeten e perjetshme.A po doni,lexues i shtrenjte,te merrni Krishtin?atehere nuk ka veshtiresi pergjate udhes;Krishti do te jete miku juaj;vete fuqia e tij po punon me ty,duke te te bere te vullnetshem.Cfare nderi te presesh Birin e Zotit!Qiejt e qiejve nuk mund ta mbajne dot,dhe prapeseprape Ai begenis te gjeje nje shtepi ne zemrat tona!Ne nuk jemi te dinje qe Ai te vije nen çatine tone,por çfare privilegji i pashprehshem kur Ai begenis te hyje brenda!sepse atehere Ai ben nje feste,dhe na ben te festojme me Te me gjelle te zgjedhura mbreterore,ne ulemi ne nje banket ku ushqimet jane te pavdekshme,dhe i japin pavdekshmeri atyre qe ushqehen me to.I Bekuar midis bijve te Adamit Ai qe pret engjellin e Zotit.