29 nentor

Publié le par alban

29 nentor-mengjes  {Lexim i perditshem :#2 Korintasve 5 :1-8 :24}  {Studim i shpejte :#2 Korintasve 1 :1-4 :18}

 

“Nuk do te shkosh e te sillesh duke shpifur neper popullin tend...qorto gjithashtu fqinjin tend,por mos u ngarko me asnje mekat per shkak te tij.”  {#Levitiku 19:16,17}

 

Shpifesi nxjerr jashte nje helm te trefishte;sepse demton folesin,degjuesin,dhe personin ne lidhje me te cilin tregimi flet.Nese fjala eshte e vertete ose e rreme,ne e kemi te ndaluar prej ketij parimi te Fjales se Zotit ta shperndajme ate.Nami i  njerezve te Zotit duhet te jete shume i çmueshem perpara nesh dhe ne duhet ta llogarisim si turp te ndihmojme djallin per te shnderuar Kishen dhe emrin e Zotit.Disa gjuhe kane nevoje per nje kapister se sa per nje hov.Shume lavderohen duke hedhur poshte vellezerit e tyre sikur me kete gje te kishin ngritur vetveten.Bijte e urte te Noas hodhen nje mantel mbi atin e tyre,dhe ai qe e perhapi te fshehten fitoi nje mallekim te tmerrshem.Ne vete mund nje nga keto dite te erreta  te kemi nevoje per permbajtje dhe heshtje prej vellezerve tane,le tia kthejme me hare atyre qe e kerkojne ate tani.Le te jete kjo rregulla jone familjare,dhe besa jone personale—mos fol keq per askend.

 

Fryma e Shenjte,prapeseprape ne lejon te denojme mekatin,dhe na tregon  menyren se si duhet ta bejme kete gje.Duhet bere duke qortuar vellezerit tane balle per balle dhe jo duke i share mbrapa kurrizit.Kjo menyre se beri eshte burrerore,vellazerore,Krishtngjashme,dhe nen bekimin e Zotit do te jete e dobishme.A stepet mishi prej saj ?Atehere ne duhet te veme nje theks me te madh mbi ndergjegjen tone,dhe te jemi ne pune,qe te mos behemi pjesemarres te mekatit dhe ta tolerojme ate.Qindra jane shpetuar prej mekatesh te medha prej paralajmerimeve ne kohen e duhur,te urta dhe te ngrohta te sherbyesve dhe vellezerve besnike.Zoti yne Jezus na ka dhene nje shembull te hirshem se si te sillemi me shoke te hallakatur ne paralajmerimin e dhene Pjetrit,ne lutjen me ane te ciles Ai e parapriu ate dhe menyren miredashese me te cilen Ai duroi mohimet mburrese te Pjetrit se ai nuk kishte nevoje per nje paralajmerim te tille.

 

29 nentor-mbremje

 

“Aroma per vajin e vajosjes.”  {#Eksodi 35:8}

 

Ky vaj i vajosjes perdorej shume nen ligj,dhe ate qe ai perfaqson eshte e nje rendesie paresore nen ungjillin.Fryma e Shenjte,qe na vajos per çdo sherbim te shenjte,eshte e domosdoshme per ne nese do donim te sherbenim Zotin pranueshmerisht.Pa ndihmen e Saj sherbimet tona fetare nuk jane veçse mblatime te kota,dhe perjetimi yne i perbrendshem eshte nje gje e vdekur.Sa here qe pastori yne eshte pa vajosje,çfare gjeje e mjerueshme qe eshte!po ashtu edhe lutjet,lavdite,persiatjet dhe perpjekjet e te Krishtereve vetem nuk vlejne asgje me shume.Nje vajosje e shenjte eshte shpirti dhe jeta e pershpirtshmerise,mungesa e saj eshte gjeja me e dhembshme e çdo fatkeqesie.Te shkosh perpara Zotit pa vajosje eshte sikur disa Levite te zakonshem te kishin veshur vete detyren e priftit—sherbesat e tyre do te kishin qene me teper mekate se sa sherbime.Le te mos guxojme ne ushtrimin e praktikave te shenjta pa vajosjet e shenjta.Ato pikojne mbi ne prej Kokes sone te lavdishem;prej vajosjes se Tij, ne qe jemi cepat e petkut te tij, pjesemarrim nje vajosje te plote.Aroma te perzgjedhura ishin te perbera me artin me te rralle te barnatarit per te formuar vajin vajoses,per te na nxjerre ne pah se sa te pasura jane te gjitha ndikimet e Frymes se Shenjte.Te gjitha gjerat e mira gjenden ne Ngushelluesin hyjnor.Ngushellim i pakrahasueshem,mesim i padeshtueshem,perngjallje e pavdekshme,energji shpirterore,dhe shenjterim hyjnor,te gjitha jane te perziera me shkelqesi te tjera ne ate balsam syri te shenjte,vajin vajoses hyjnor te Frymes se Shenjte.Ai i tejçon nje arome te shumekendshme karakterit dhe personit te njeriut mbi te cilin eshte i derdhur.Asgje si ai nuk mund te gjendet ne te gjitha thesaret e tokes,ose sekretet e te urtit.Nuk mund te imitohet dot.Vjen vetem prej Zotit,dhe eshte i dhene falas,permes Jezus Krishtit,per çdo shpirt prites.Le ta kerkojme ate,sepse ne mund ta kemi ate,mund ta kemi ate kete mbremje.O Zot,vajos sherbetoret e tu.

Publicité

Publié dans Nentor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article