1 dhjetor
1 dhjetor-mengjes {Lexim i perditshem :#Galatet 1 :1-3 :29} {Studim i shpejte:#2Korintasve 10:1-13:14}
“Ti ke bere veren dhe dimrin.” {#Psalmi 74:17}
Shpirti im, fillo kete muaj dimri me Zotin tend.Bora e ftohte dhe ererat e acarta te gjitha te kujtojne se Ai e ruan beselidhjen e tij me diten dhe naten,dhe prihen te te sigurojne ty se Ai do te ruaje gjithashtu ate beselidhje te lavdishme qe ka bere me ty ne personin e Krishtit Jezus.Ai qe i eshte besnik Fjales se tij ne kalimin e stineve te kesaj bote te ndotur prej mekatit,nuk do te jete jobesnik me vete Djalin e tij te shumedashur.
Dimri ne shpirt nuk eshte ne asnje menyre nje stine e rehatshme,dhe nese eshte mbi ty pikerisht tani do te jete shume e dhimbshme per ty:por eshte ky ngushellim,domethene,se Zoti e sjell kete gje.Ai dergon goditjet e forta te kundershtise per te mbytur sythin e pritjes:Ai shperndan brymen si pluhur mbi lendinat nje here e nje kohe te gjelberta te gezimit tone:Ai dergon akullin e tij si therrmija duke ngrire ujerat e kenaqesise sone.Ai i ben keto te gjitha,Ai eshte Mbreti i madh dimeror,dhe mbreteron ne boten e ngrices,dhe keshtu qe ti nuk mund te murmuritesh.Humbjet,kryqet,rendesa,semundja,varferia,dhe nje mije semundje te tjera,jane te gjitha dergesat e Zotit,dhe vijne te ne me qellim te urte.Ngrica vret insektet e demshme,dhe ve nje kufi per semundjet e terbuara;ato therrmojne plisat dhe embelsojne shpirtin.O te tilla rezultate te mira ndjekshin perhera dimerat tone te dhembjes!
Sa e çmojme zjarrin pikerisht tani!sa i kendshem eshte shkelqimi i tij i gezueshem!Le te çmojme ne te njejten menyre Zotin tone,i cili eshte burimi i vazhdueshem i ngrohtesise dhe i ngushellimit ne çdo kohe trazire.Le te afrohemi afer Tij,dhe ne Te te gjejme gezim dhe paqe duke besuar.Le te mbeshtillemi ne teshat e ngrohta te premtimeve te tij,dhe te nisim pune qe i pershtaten stines,sepse do te ishte keq te jesh si ai pertaci qe nuk do te punoje per shkak te te ftohtit;sepse ai do te lype ne vere dhe nuk do te kete asgje.
1 dhjetor-mbremje
“Le te kremtojne Zotin per miresine e tij dhe per mrekullite e tij ne dobi te bijve te njerezve.” {#Psalmi 107 :8}
Nese do qaheshim me pak dhe te lavderonim me teper,ne do ishim me te lumtur,dhe Zoti do lavderohej me teper.Le te lavderojme perdita Zotin per meshirat e zakonshme—te zakonshme ashtu siç i therrasim ato,dhe prapeseprape kaq te çmueshme,sa qe kur nuk i kemi me jemi gati te vdesim.Le te bekojme Zotin per syte qe shikojne diellin,per shendetin dhe forcen per te ecur jashte,per buken qe hajme,per rrobat qe veshim.Le ta lavderojme Ate se nuk jemi hedhur jashte midis te pashpreseve,ose te mbyllur midis fajtoreve ;le ta falenderojme Ate per lirine,per shoket,per mbledhjet familjare dhe lehtesirat ;le ta lavderojme Ate,ne fakt,per çdo gje qe e marrim prej dores se tij bujare,sepse meritojme pak,dhe prapeseprape na eshte dhuruar shume.Por,te dashur,notat me te larte dhe me te embla ne kenget tona te lavderimit duhet te jene nota dashurie shpenguese.Veprimet shpenguese te Zotit kundrejt te zgjedhurve te tij jane perhera temat e preferuara te lavderimeve te tyre.Nese e dime se çfare do te thote shpengimi,le te mos kursejme sonatat tona te falenderimit.Ne jemi shpenguar prej pushtetit te korruptimeve tona,jemi ngritur prej thellesise se mekatit ne te cilin ne natyrshem ishim zhytur.Ne jemi shpene ne kryqin e Krishtit—prangat e fajit jane thyer tashme ;ne nuk jemi me skllever,por femije te Zotit te gjalle,dhe mund te paradatojme periudhen kur do te paraqitemi perpara fronit pa njolle ose rrudhe ose ndonje gje te ngjashme.Madje dhe tani ne valevitim degen e palmes dhe e mbeshtjellim veten me te linjta te hirshme qe do te jene veshja jone e perjetshme,dhe a nuk do falenderonim valle pa pushuar Zotin Shpenguesin tone ?Femije i Zotit,a mund te jesh dot i heshtur ?Zgjohuni,zgjohuni,ju trashegimtare te lavdise,dhe burgosni skllaverine tuaj,teksa therrisni me Davidin, « I bekuar qofte Zoti,o shpirti im :dhe gjithçka qe eshte brenda meje,bekofte emrin e tij te shenjte. »Ky muaj i ri le te filloje me kenge te re.