29 dhjetor
29 dhjetor-mengjes {#Lexim i perditshem :#Zbulesa 17 :1-18 :24} {Studim i shpejte:#Zbulesa 15:1-16:21}
“Deri ketu Zoti na ka ndihmuar.” {#1 Samuelit 7:12}
Fjala”deri ketu” duket si nje dore duke treguar ne drejtimin e se kaluares.Njezet vjet ose shtatedhjete,dhe prapeseprape,”deri ketu Zoti na ka ndihmuar!”Permes varferise,permes pasurise,permes semundjes,permes shendetit,ne shtepi,jashte,ne toke,ne det,ne nder,ne shnderim,ne çoroditje,ne gezim,ne sprove,ne triumf,ne lutje,ne tundimn”deri ketu Zoti na ka ndihmuar!Ne kenaqemi tek shikojme nje bulevard te gjate me peme anash.Eshte e endshme te shikosh nga fillimi deri ne fund rreshtin e gjate,nje lloj tempulli i blerte,me shtyllat e tij degesh dhe harqe gjethesh;po ashtu shiko mbrapa tek rrugina e gjate e viteve te tua,tek deget e meshires siper kokes dhe shtyllat e forta te dashamiresise dhe besnikerise qe mbajne gezimet e tua.A nuk ka valle ne ato dege zogj qe kendojne?
Me siguri qe duhet te kete shume,dhe ato te gjithe kendojne per meshire te marre “deri ketu.”
Por fjala gjithashtu tregon perpara.Sepse kur nje njeri arrin deri ne nje fare pike dhe shenon “deri ketu,”ai nuk eshte akoma ne fund,ka akoma nje largesi per tu pershkuar.Me shume sprova,me shume gezime;me shume tundime,me shume triumfe;me shume lutje,me shume pergjigje;me shume pune te renda,me shume fuqi;me shume luftime,me shume fitore;dhe me pas vijne semundja,mosha e thyer,vdekja.A eshte fundi valle tani?Jo!ka akoma,zgjimi ne shembelltyren e Jezusit,fronet,harpat,kantiket,psalmet,rrobat e bardha,fytyra e Jezusit,shoqeria e te shenjteve,lavdia e Zotit,plotesia e perjetesise,pafundshmeria e lumnise.Oh merr zemer,besimtar,dhe me nje mirebesim mirenjohes ngri lart “Ebenezerin”tend,sepse—
Ai qe te ka ndihmuar deri ketu
Do te ndihmoje gjate gjithe udhetimit tend.
29 dhjetor-mbremje
“Cfare mendoni ju per Krishtin?” {#Mateu 22:42}
Prova e madhe e shendetit te shpirtit tuaj eshte,çfare mendoni ju per Krishtin ?A eshte per ju “me i hijshmi i femijeve te njeriut”—“kryetari midis dhjete mije’—“i dashuri”?
Kudo qe Krishti vleresohet ne menyre te tille,te gjitha aftesite e njeriut shpirteror ushtrohen me energji.Do te gjykoj pershpirtshmerine tuaj me kete barometer:Krishti qendron lart apo poshte me ju?Nese keni menduar pak per Krishtin,nese keni qene te kenaqur te jetoni pa pranine e tij,nese jeni kujdesur pak per nderin e tij,nese keni qene neglizhente per ligjet e tij,atehere e di se shpirti juaj eshte i semure—Zoti ju dhente qe te mos jete i semure per vdekje!Por nese mendimi i pare i frymes tuaj ka qene,si mund ta nderoj Jezusin?Nese deshira e perditshme e shpirtit tuaj ka qene,”Oh sikur ta dija ku ta gjeja ate!” ju them se mund te keni me mijera dobesi,dhe edhe sikur me zor te dinit nese jeni nje femije i Zotit apo jo,dhe prapeseprape jam i bindur,pertej çdo dyshimi,se jeni te siguruar,perderisa Jezusi eshte i madh ne vleresimin tuaj.Nuk pyes per leckat e tua,cfare mendon per veshjen e tij mbreterore?Nuk pyes per plaget e tua,edhe sikur te rridhnin gjak me perrenj,cfare mendon per plaget e tij?A jane ato si rubine te ndritshem ne vleresimin tend?Nuk mendoj me shume per ty,edhe sikur te shtriheshe si Llazari dhe qente te te lepinin—nuk te gjykoj me varferine tende:cfare mendon per Mbretin ne bukurine e tij?A ka valle Ai nje fron te larte te lavdishem ne zemren tende?A do ta vendosje valle me lart nese do mundeshe?A do deshiroje te vdisje nese do mundeshe veçse te shtoje nje trumpete tjeter ne melodine qe shpall lavdine e tij?Ah!atehere je mire.Cfare do qe mund te mendosh per vetveten,nese Krishti eshte i madh per ty,ti do jesh me Te shpejt.
Edhe sikur e gjithe bota ngerdhesh zgjedhjen time
Prapeseprape Jezusi do te jete risku im;
Sepse nuk gjej endje me asnje perveç tij
Me i hijshmi i te hijshmeve eshte Ai.