27 dhjetor
27 dhjetor-mengjes {#Lexim i perditshem :#Zbulesa 12 :1-13 :18} {Studim i shpejte :#Zbulesa 9 :1-11 :19}
« A mund te rritet papirusi jashte moçalit ? » {#Jobi 8 :11}
Papirusi eshte poroz dhe i zbrazet,dhe po ashtu eshte nje hipokrit ;nuk ka thelb ose qendrueshmeri ne te.Ai tundet sa andej kendej prej çdo ere po ashtu si formalistet i jipen çdo ndikimi ;per kete arsye papirusi nuk thyhet prej stuhise po ashtu dhe hipokritet nuk trazohen me persekutim.Nuk do te doja te jem vullnetarisht nje hipokrit ose te jem i mashtruar ;ndoshta teksti kete dite mund te me ndihmoje te provoj veten nese jam nje i dyfytyre apo jo.Papirusi prej natyre jeton ne uje,dhe ia ka borxh qenien e tij moçalit dhe njomesise ku ka zene rrenje ;le te thahet moçali,dhe papirusi thahet shume shpejt.Blerimi i tij varet absolutisht prej rrethanave,dhe nje bollek i tanishem ujerash e ben ate te lulezoje kurse nje thatesire e shkaterron menjehere.A eshte ky rasti im ?A e sherbej Zotin kur jam ne shoqeri te mire,ose kur feja eshte e perfitueshme dhe e respektueshme ?A e dua Zotin vetem atehere kur lehtesirat shekullore merren prej duarve te tij ?Nese keshtu atehere jam nje hipokrit i poshter,dhe ashtu si papiruei i vyshkur do te vdes kur vdekja me heq gezimet e jashtme.Por a mund te pohoj sinqerisht se kur lehtesimet shekullore kane qene te pakta,dhe rrethanat e mia kane qene me teper kundershtare hirit se sa e kane ndihmuar ate,se akoma kam qendruar i paluhatur ne ndershmerine time ?Atehere kam shpresuar se ka pershpirtshmeri jetesore te vertete ne mua.Papirusi nuk mund te rritet pa moçal,por bimet e dores se djathte te Zotit mund dhe lulezojne me te vertete edhe ne vitin e thatesires.Nje njeri i pershpirtshem shpesh rritet me mire kur rrethanat e tij shekullore shemben.Ai qe ndjek Krishtin per trasten e tij eshte nje Jude ;ato qe e ndjekin per buke dhe peshq jane femije te djallit ;por ato qe i sherbejne prej dashurise per Te jane te shumedashurit e tij.Zot,me ler te gjej jeten time ne Ty,dhe jo ne moçalin e fitimit dhe te favorit te kesaj bote.
27 dhjetor-mbremje
« Zoti do te te udheheqe vazhdimisht. » {#Isaia 58 :11}
« Zoti do te te udheheqe. »Jo nje engjell por I Perjetshmi do te te udheheqe.Ai tha se nuk do te shkonte perpara popullit te tij permes shkretetires,nje engjell do shkonte perpara tyre per ti udherrefyer ;por Moisiu tha, « Nese prania jote nuk shkon me mua,mos na shpie atje. » I Krishtere,Zoti nuk te ka lene gjate shtegetimit tend tokesor nen udheheqjen e nje engjelli :vete Ai udheheq.Ti mund te mos e shohesh shtyllen prej resh e te zjarrte,por I Perjetshmi nuk do te te braktise kurre.Ve re fjalen do te—« Zoti do te te udheheqe. »Sa te sigurte e ben kjo kete gje.Sa e sigurte qe eshte se Zoti nuk do te na braktise ! « Do te-t » e tija jane me mire se betimet e njerezve. « Nuk do te te le as nuk do te te braktis. »Pastaj ve re ndajfoljen vazhdimisht.Ne nuk do jemi te udhehequr ndonjehere,por do te kemi nje kujdestar te perhershem ;nuk do ti leshohemi here pas here vete kuptimit tone,dhe keshtu te hallakatemi,por do te degjojme vazhdimisht zerin udherrefyes te Bariut te Madh ;dhe nese e ndjekim hap pas hapi,nuk do te hallakatemi,por do te udhehiqemi ne shtegun e duhur ne nje qytet per ta banuar.Nese do te duhet te ndryshosh pozicionin tend ne jete ;nese duhet te emigrosh ne brigje te largeta ;nese ndodh te varferohesh,ose te ngrihesh papritur ne nje pozicion me te pergjegjshem se ai qe ze tani ;nese hidhesh mes te te huajve,ose mes armiqve,prapeseprape mos u dridh,sepse « Zoti do te te udheheqe vazhdimisht. »Nuk ka dilema prej te cilave nuk do te çlirohesh nese jeton afer Zotit,dhe zemra jote mbahet e ngrohte me dashuri te shenjte.Nuk humbet ai qe ecen ne shoqerine e Zotit.Ashtu si Enoku,ec me Zotin,dhe nuk do te gabosh rruge.Ke urtesi te pagabueshme per te te udherrefyer,dashuri te palevizshme per te te ngushelluar,dhe pushtet te perjetshem per te te mbrojtur. « I Perjetshmi »--ve re fjalen—« I Perjetshmi do te te udheheqe vazhdimisht. »