26 dhjetor

Publié le par alban

 

26 dhjetor-mengjes   {#Lexim i perditshem :#Zbulesa 9 :1-11 :19}  {Studim i shpejte :#Zbulesa 6 :1-8 :13}

 

« Adami i fundit. »  {#1 Korintasve 15 :45}

 

Jezusi eshte koka perbashkuese e te zgjedhurve te tij.Ne Adamin,çdo trashegimtar prej mishi dhe gjaku ka nje interes personal,sepse ai eshte koka e beselidhjes dhe perfaqsuesi i rraces ashtu siç eshte e marre ne konsiderate nen ligjin e veprave ;po ashtu nen ligjin e hirit,çdo shpirt i shlyer eshte nje me Zotin prej qiellit,perderisa Ai eshte Adami i Dyte,Garancia dhe Zevendesuesi i te zgjedhurit ne beselidhjen e re te dashurise.Apostulli Pal deklaron se Levi ishte ne ijet e Abrahamit kur Melkisedeku i doli perpara :eshte nje e vertete e sigurte se besimtari ishte ne ijet e Jezu Krishtit,Nderhyesi,kur ne perjetesine e vjeter rregullesat e beselidhjes se hirit u dekretuan,hyne ne fuqi,dhe u bene te sigurta perhera.Keshtu,çfaredo qe Krishti ka bere,Ai ka punuar per te gjithe trupin e Kishes se tij.Ne u kryqezuam ne Te dhe u varrosem me Te, {« Colosianet 2 :10-13}dhe per ta bere kete akoma me te mrekullueshme,ne jemi ngjallur me Te dhe madje jemi ngritur me Te ne vendet e qiellore.{#Efezianet 2 :6}Prandaj Kisha ka permbushur ligjin dhe eshte « e pranuar ne Shumetedashurin. »Prandaj ajo shikohet me miredashje prej Te Perjetshmit te drejte,sepse Ai e shikon ate ne Jezusin,dhe nuk e veshtron si e ndare prej kokes se saj beselidhese.Si Shpenguesi i Vajosur i Izraelit,Krishti Jezus nuk ka asgje te dallueshem prej Kishes se tij,por gjithçka qe Ai ka e mban per te.Drejtesia e Adamit ishte e jona per aq gjate sa ai e ruajti ate,dhe mekati i tij u be i yni ne çastin qe e kreu ate ;dhe ne te njejten menyre,gjithçka qe Adami i Dyte eshte ose ben,eshte e jona po ashtu si edhe e tij,duke pare se Ai eshte perfaqsuesi yne.Ketu eshte themeli i beselidhjes se hirit.Ky sistem i hirshem i perfaqsimit dhe zevendesimit,qe e shtyu Justin Martirin te therrase, « O ndryshim i bekuar,o perkembim i embel ! »ky eshte sfondi i ungjillit te shpetimit tone,dhe eshte per tu marre me besim te madh dhe gezim rrembyes.

 

 

26 dhjetor-mbremje

 

« Ja,Une jam me ju ne çdo kohe. »  {#Mateu 28 :20}

 

Zoti Jezus eshte ne mes te Kishes se tij ;Ai ecen ne mes te shandaneve te arte ;premtimi i tij eshte, « Ja,une jam me ju ne çdo kohe. »Ai eshte po aq me siguri tani saç ishte me dishepujt ne liqen,kur ato pane qymyre te ndezur dhe peshq te vene persiper dhe buke.Jo misherisht,por prapeseprape me vertetesi,Jezusi eshte me ne.Dhe eshte nje e vertete e bekuar se atje ku Jezusi eshte,dashuria behet e ndezur.Prej te gjitha gjerave ne bote qe mund te ndezin zemren nuk ka asgje si prania e Jezusit !Nje shikim i tij aq na mund  sa jemi gati te themi, « Largo nga une syte e tu,sepse me turbullojne. »Madje dhe aroma e aloese,mirres dhe kajsise,qe leshohet prej rrobave te tij te parfumuara,e ben te semurin dhe te mekurin te forcohet.Le te kete nje çast mbeshtetje te kokes sone mbi ate kraharor te hirshem,dhe nje marrje te dashurise se tij hyjnore ne zemrat tona te gjora e te ftohta dhe nuk do jemi me gjate te ftohte,por do te rrezellijme si serafine,te afte per çdo pune dhe te mundesuar per çdo vuajtje.Nese e dime se Jezusi eshte me ne,çdo fuqi do te zhvillohet,dhe çdo hir do te forcohet,dhe do te hedhim vetveten ne sherbimin e Zotit me zemer,shpirt dhe force ;prandaj prania e Krishtit duhet deshiruar mbi gjitha gjerat.Prania e tij do te kuptohet me teper prej atyre qe i ngjajne me shume Atij.Nese deshironi te shikoni Krishtin,duhet te rriteni ne shembelltyre me Te.Silleni veten me ane te fuqise se Frymes ne bashkim me deshirat motivet dhe planet e veprimit te Krishtit dhe do te favorizoheni me shoqerimin e tij.Kujto se prania e tij mund te fitohet.Premtimi i tij eshte i vertete perhera.Ai ka endje te jete me ne.Nese nuk vjen eshte sepse ne e pengojme Ate prej ftohtesise sone.Ai do t’ja zbuloje veten lutjeve tona te zellshme,dhe hirshem do te lejoje veten e tij te mbahet prej pergjerimeve tona,dhe prej loteve tane,sepse keto jane zinxhiret e arte qe lidhin Jezusin me popullin e tij.

Publicité

Publié dans Dhjetor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article