30 dhjetor
30 dhjetor-mengjes {#Lexim i perditshem :#Zbulesa 19 :1-20 :15} {Studim i shpejte :#Zbulesa 17 :1-19 :21}
« Me mire fundi i nje gjeje se fillimi i saj. » {#Predikuesi 7:8}
Shiko Mjeshtrin dhe Zotin e Davidit;shiko fillimin e tij.Ai u perçmua dhe u hodh poshte prej njerezve;nje njeri i dhembjes dhe i mesuar me vuajtjen.A doni te shikoni fundin?Ai ulet ne krahun e djathte te Atit,duke pritur qe armiqte e tij te behen stoli i tij.”Ashtu si Ai eshte, po ashtu jemi dhe ne ne kete bote.”Ju duhet te mbani kryqin,ose perndryshe nuk do te vishni kurre kryqin;ju duhet te ecni permes veshtiresive,ose perndryshe nuk do te shkelni kurre kalldremin e arte.Gezohu pra,I Krishtere i gjore.”Me mire fundi i nje gjeje se sa fillimi.”Shiko ate krimb zvarrites,sa e perçmueshme pamja e tij!Eshte fillimi i nje gjeje.Ve re ate insekt me krahe te mrekullueshem,duke luajtur nen rrezet e diellit,duke qendruar mbi lulet,plot me lumturi dhe jete;ky eshte fundi.Vemja jeni ju,derisa te mbeshtilleni ne nimfen e vdekjes;por kur Krishti do te shfaqet do te jeni si Ai,sepse do ta shikoni ashtu siç eshte.Jini te kenaqur te jeni si Ai,nje krimb dhe jo njeri,qe si Ai te mund te kenaqeni kur te zgjoheni ne shembelltyren e tij.Ai diamant i papunuar eshte vene ne çarkun e guregdhendesit.Ai e pret ate nga te gjitha anet.Humbet shume—shume prej asaj qe i dukej e çmueshme.Mbreti kurorezohet;diademi vendoset mbi koken e monarkut me tingullin e gezueshem te trumpetes.Nje rreze shkelqyese ndrit nga ajo kurore dhe ajo rrezellon prej atij diamanti qe u pre aq shume prej gurgdhendesit.Ju mund te guxoni ta krahasoni veten me ate diamant,sepse ju i perkisni popullit te Zotit;dhe kjo eshte koha e proçesprerjes.Besimi dhe durimi le te kryejne vepren e tyre te perkryer,sepse ne diten kur kurora do te vendoset mbi koken e Mbretit,Te Perjetshmit,Te Pavdekshmit,Te Padukshmit,nje rreze lavdie do te dale prej jush.”Do te me perkasin;”tha Zoti,”ne diten kur do te mbledh guret e mi te çmuar.”Me mire fundi i nje gjeje se sa fillimi.”
30 dhjetor-mbremje
« Nuk e di ti se ne fund do te kete hidherim. » {#2 Samueli 2:26}
O lexuesi im!nese je thjesht nje pretendues,dhe jo nje zoterues i besimit qe eshte ne Krishtin Jezus,rreshtat e meposhtem jane nje pershkrim i vertete i fundit tend.
Ti je nje pjesmarres i respektueshem ne vendin e adhurimit;shkon atje sepse te tjere shkojne,dhe jo sepse zemra jote eshte e drejte para Zotit.Ky eshte fillimi yt.Ma merr mendja se gjate njezet ose tridhjet viteve do te kursehesh qe te vazhdosh ashtu si ecen tani duke shpallur fene me nje pjesemarrje te jashtme ne mjetet e hirit,por duke mos e bere me zemer.Ki kujdes sepse me duhet te te tregoj shtratin e vdekjes te nje njeriu si ty.Le te shikojme mbi te me qetesi.Nje djerse e lagesht eshte mbi ballin e tij,dhe ai zgjohet duke therritur,”Oh Zot,eshte e veshtire te vdesesh.A e dergove dike per te kerkuar pastorin tim?”Po,ai po vjen.”Pastori vjen.”Zoteri,kam frike se po vdes!””A ke ndonje shprese?””Nuk mund te them se kam ndonje.Druaj te qendroj perpara Zotit;o!lutu per mua.”Lutja behet per te me nje kembngulje te sinqerte,dhe udha e shpetimit i vihet perpara per te dhjetemijeten here,por perpara se te kete kapur litarin e shikoj teksa zhytet.Mund te ve gishtin tim mbi ato qepalla te ftohta,sepse ato nuk do te shikojne kurre me ndonje gje ketu poshte.Por ku eshte njeriu,dhe ku jane syte e vertete te njeriut?Eshte e shkruar,”Ne ferr ai ngriti syte,duke qene i munduar.”Ah!pse nuk i ngriti syte me perpara?Sepse ishte kaq shume i mesuar te degjonte ungjillin sa shpirtit te tij i vinte per gjume.Sa keq!nese do hapje syte e tu atje,sa te hidhura do te jene ngasherimet e tua.Vete fjalet e Shpetimtarit te zbulojne tmerrin:”ate Abraham,ki meshire per mua,e dergo Llazarin qe te zhyte ne uje majen e gishtit te vet e te me freskoje gjuhen sepse po sfilitem ne kete flake.”Ka nje kuptim te frikshem ne keto fjale.Mos e shqiptofshit kurre per shkak te zemerimit te te Perjetshmit!