31 dhjetor
31 dhjetor-mengjes {#Lexim i perditshem :#Zbulesa 21 :1-22 :21} {Studim i shpejte :#Zbulesa 20 :1-22 :21}
« Ne diten e fundit,diten e madhe te festes,Jezusi qendroi dhe thirri,duke thene : « Po te kete etje njeri,le te vije tek Une dhe te pije. » {#Gjoni 7 :37}
Durimi beri vepren e saj ne menyre te perkryer ne Zotin Jezus,dhe deri ne diten e fundit te festes Ai ndermjetesoi per hebrenjte,po ashtu si ne kete dite te fundit te vitit Ai ndermjeteson per ne dhe pret qe te jete i hirshem kundrejt nesh.E admirueshme me te vertete eshte vuajtja e gjate e Shpetimtarit duke na duruar disa nga ne vit mbas viti,pavaresisht provokimeve tona,rebelimeve,dhe rezistences kundrejt Frymes se Shenjte.Cudi e çudirave qe ne jemi akoma ne token e meshires !
Meshira e shprehu veten e saj mjaft qarte sepse Jezusi thirri,qe nenkupton jo vetem zerin e tij te larte,por butesine e toneve te tij.Ai na pergjerohet te jemi te pajtuar. « Ne ju lusim, »thote apostulli, »sikur Perendia tju drejtohej nepermjet nesh. »Cfare fjalesh kembngulese,prekese jane keto !Sa e thelle duhet te jete dashuria qe e ben Zotin te qaje per mekataret,ashtu si nje nene merr me te mire femine e saj ne gji !Me siguri qe zemrat tona te vullnetshme do te afrohen mbas kesaj thirrjeje.
Furnizimi eshte i plote ;çdo gje eshte e dhene qe nje njeri te shuaje etjen e shpirtit te tij.Ndergjegjes se tij shlyerja i sjell paqe ;kuptimit te tij ungjilli i sjell mesimin me te pasur ;per zemren e tij personi i Jezusit eshte objekti me fisnik i ndjenjave ;tere njeriut e verteta ashtu siç eshte ne Jezus i furnizon ushqimin me te paster.
Etja eshte e tmerrshme por Jezusi mund ta kenaqe ate.Edhe sikur shpirti te ishte teresisht i zijosur Jezusi do mundte ta riperterinte.
Shpallja eshte e bere falas,se çdo i etur eshte i mirepritur.Asnje dallim tjeter nuk eshte bere perveç atij te etjes.Qofte kjo etja e lakmise,ambicjes,kenaqesise,dijes,ose prehjes,ai qe vuan prej saj eshte i ftuar.Etja mund te jete e keqe ne vetvete dhe mund te mos jete nje shenje hiri,por me teper nje shenje e nje mekati te papermbajtur duke deshiruar me zjarr te kenaqet me gllenjka me te thella epshi ;por nuk eshte miresia ne krijesen ajo qe i sjell atij ftesen,Zoti Jezus ia dergon falas,pa dallim njerezish.
Personaliteti eshte i shpallur teper plotesisht.Mekatari duhet te vije te Jezusi,jo te veprat,ritet,ose doktrinat,por te nje Shpetimtar personal,Vetja e te Cilit mbajti mekatet tona ne trupin e tij mbi peme.Shpetimtari i gjakosur,duke vdekur,i ngritur eshte i vetmi yll shprese per nje mekatar.O ardhsh per hir tani dhe te pish perpara se dielli te perendoje ne diten e fundit te vitit !
Pritja ose pergatitja nuk nenkuptohet fare.Pirja perfaqson diçka per te cilen asnje aftesi nuk kerkohet.Nje i çmendur,nje vjedhes,nje prostitute mund te pije ;dhe nje karakter kaq i felliqur nuk eshte pengese per ftesen se te besuarit ne Jezus.Ne nuk duam kupe te arte,ose te zbukuruar me xhevahire,me te cilen ti japim ujin te eturve ;goja e varferise eshte e mirepritur te ulet poshte dhe te rrekelleje ujerat rrjedhese.Buzet e mbufatura,leproze,te felliqura mund te prekin rrymen e dashurise hyjnore ;ato nuk mund ta ndotin ate por ato vete do te pastrohen.
Jezusi eshte burimi i shpreses.Lexues i dashur,degjo zerin e dashur e te shtrenjte te Shpetimtarit teksa na therret,
Po te kete etje njeri,le te vije tek Une dhe te pije.
31 dhjetor-mbremje
« Korrja ka mbaruar,vera ka marre fund dhe ne nuk kemi shpetuar. » {#Jeremia 8 :20}
Nuk jemi shpetuar !Lexues i dashur,a eshte ky halli yt vajtues ?I lajmeruar per gjykimin e ardhshem,i shtytur te shpetosh jeten tende,dhe prapeseprape ne kete çast nuk je shpetuar!Ti e njeh udhen e shpetimit,e lexon ne Bibel,e degjon prej predikatores,te shpjegohet prej shokeve,dhe prapeseprape e le pas dore,dhe prandaj nuk je i shpetuar.Do te jesh pa justifikim kur Zoti do te gjykoje te vdekurin dhe te gjallin.Fryma e Shenjte i ka dhene here pas here bekim fjales qe te eshte predikuar,dhe kohe freskimi kane ardhur prej pranise hyjnore,dhe prapeseprape je pa Krishtin.Te gjitha keto periudha shpresedhenese kane ardhur dhe kane shkuar—vera dhe korrja jote kane kaluar—dhe prapeseprape je i pashpetuar.Vitet kane ndjekur njeri tjetrin ne perjetesi dhe viti yt i fundit do te mberrije se shpejti :rinia ka kaluar,mosha e pjekur po kalon dhe prapeseprape nuk je i shpetuar.Me lejo te te pyes—kur do te shpetohesh valle ?A eshte valle kjo e mundur ?Tashme periudhat me te volitshme te kane lene te pashpetuar ;a do ndryshonin valle gjendjen tende raste te tjera ?Mjetet kane deshtuar me ty—mjetet me te mira,te perdorur me kembngulje dhe me dashurine me te madhe—çfare mund te behet me teper per ty ?Pikellimi dhe bolleku qe te dyja deshtuan per te lene pershtypje ;lotet dhe lutjet dhe predikimet kane humbur kot ne zemren tende djerre.A ka valle akoma ndonje mundesi qe te shpetohesh ?A nuk eshte me e mundshme se do te mbesesh ashtu siç je derisa vdekja perhera do te mbylle deren e shpreses ?A tutesh prej hamendesimit ?Prapeseprape eshte nje hamendesim teper i arsyeshem :ai qe nuk eshte i lare ne kaq shume ujera,me shume mundesi do te shkoje i felliqur drejt fundit te tij.Koha e duhur nuk ka ardhur akoma,pse duhet te vije valle ?Eshte e llogjikshme te druash se nuk do te vije kurre dhe se po ashtu si Felixi,nuk do te gjesh periudhe te volitshme derisa te shkosh ne ferr.Oh,mendo se çfare eshte ferri,dhe mendo per mundesine e tmerrshme se shpejt do te hidhesh aty brenda !
Lexues,merr me mend sikur te vdisje i pashpetuar,asnje fjale nuk do mund ta pershkruante gjykimin tend.Risku jot do te jete lote dhe gjak, ngasherim dhe kercellitje dhembesh :do te denohesh me nje shkaterrim te perjetshem prej lavdise se Zotit dhe prej lavdise se pushtetit te tij.Zeri i nje vellai me gjithe zemer do donte te te zgjonte per zell.Oh,ji i urte,ji i urte ne kohen e duhur,dhe perpara se nje vit tjeter te filloje,beso ne Jezusin qe eshte i afte te te shpetoje deri ne fund.Perkushtoja keto oret e fundit mendimit te vetmuar dhe nese pendese e thelle ushqehet ne ty,do te jete mire ;dhe nese te udheheq ne nje besim te perulur ne Jezusin do te jete me e mire se gjithçka.O shiko se mos ky vit te mos kaloje dhe ti te jesh akoma nje fryme e pafalur.Mos lejo qe kambanat e mesnates se vitit te ri te tingellojne ne nje fryme te pagezueshme !TANI,TANI,TANI beso,dhe jeto.
Ik shpejt per te shpetuar jeten tende !
Mos shiko prapa
E mos u ndal ne asnje vend te fushes
Shpeto ne mal qe te mos vdesesh !