25 dhjetor

Publié le par alban

 

25 dhjetor-mengjes  {#Lexim i perditshem :#Zbulesa 6 :1-8 :13}  {Studim i shpejte :#Zbulesa 4 :1-5 :14}

 

« Ja,e virgjera do te mbetet me barre dhe do te linde nje femije te cilin do ta quaje Emanuel. »  {#Isai 7 :14}

 

Le te shkojme sonte ne Betlehem,dhe ne shoqerine e barinjve te habitur dhe maget adhurues,le te shikojme Ate qe u lind Mbret i Hebrenjve,sepse ne me ane te besimit kemi interes ne Te,dhe mund te kendojme, « Nje djale na lindi,nje bir na u dha. »Jezusi eshte I Perjetshmi i misheruar,Zoti yne dhe Perendia yne,dhe prapeseprape vellai dhe shoku yne ;le te adhurojme dhe te admirojme.Le te veme re qe ne shikim te pare ngjizjen e tij te mrekullueshme.Ishte nje gje e padegjuar me perpara,dhe e pashoqe deri atehere,qe nje virgjereshe te mund te ngjizte dhe te mbante nje Bir.Premtimi i pare qendron keshtu, « fara e gruas, »dhe jo fara e burrit.

Perderisa gruaja rebele i hapi udhen mekatit qe pati si rrjedhim humbjen e Parajses,ajo,dhe ajo vetem,sjell Rifitimtarin e Parajses.Shpetimtari yne,edhe pse nje njeri i vertete,ishte persa i perket natyres se tij njerezore I Shenjti i Zotit.Le te perkulemi me adhurim perpara Femijes se shenjte pafajshmeria e te cilit i rikthen njerezimit lavdine e saj te vjeter ;dhe le te lutemi qe Ai te mund te formohet ne ne,shpresa e lavdise.Mos lini pa vene re prejardhjen e tij te perulur.Nena e tij eshte e pershkruar thjesht si « nje virgjereshe, »jo nje princeshe,ose profeteshe,ose nje matrone e pasur.Eshte e vertete se gjak mbreterish rridhte ne venat e saj ;po ashtu mendja e saj nuk ishte e dobet dhe e pamesuar sepse ajo mund te kendonte teper embelsisht nje kenge lavdie ;por prapeseprape sa i perulur pozicioni i saj,sa i varfer burri me te cilin ajo u fejua,dhe sa i mjerueshem strehimi i Mbretit te sapolindur !

 

Emanuel,Zoti me ne ne natyren tone,ne pikellimin tone,ne punen tone,ne denimin tone,ne varrin tone,dhe tani me ne,ose me mire ne me Te,ne ringjallje,ne ngritje lart,ne triumf,dhe ne shkelqimin e Ardhjes se tij Te Dyte.

 

 

25 dhjetor-mbremje

 

« Kur mbaronte seria e diteve te banketit,Jobi i therriste per t’i pastruar ;ngrihej heret ne mengjes dhe ofronte olokauste sipas numrit te gjithe atyre,sepse Jobi mendonte : « Ndofta bijte e mi kane mekatuar dhe e kane mallekuar Perendine ne zemren e tyre. »Keshtu bente Jobi çdo here.   {#Jobi 1 :5}

 

Ate qe patriarku beri heret ne mengjes,pas festimeve familjare,do te ishte mire per besimtarin te bente per veten e tij para se te pushoje sonte.Midis harese se mbledhjeve te vatres eshte e lehte te rreshqasesh ne mendjelehtesi mekatare,dhe te harrosh karakterin tone te njohur si Te Krishtere.Nuk duhet te jete keshtu,por ashtu eshte,se ditet tona te festes jane shume rralle dite gezimi te shenjteruar,dhe teper shpesh shkasin ne gaz te pashenjte.Ka nje shteg gezimi po aq i paster dhe shenjterues sa sikur ndonjeri te lahej ne lumenjte e Edenit :mirenjohja e shenjte duhet te jete nje element po aq pastrues sa zemerdhembja.Sa keq !per zemrat tona te gjora,ky fakt provon se shtepia e zise eshte me mire se shtepia e harese.Eja,besimtar,ne çfare ke mekatuar sot ?A ke harruar valle thirrjen tende qiellore ?A ke qene si te tjeret ne fjale te kota dhe fjalime te pakujdesshme ?Atehere rrefe mekatin,dhe fluturo te flijimi.Flijimi shenjteron.Gjaku i çmuar i Qengjit te therur heq fajin,dhe fshin felliqesine e mekateve tona te paditurise dhe pakujdesise.Ky eshte perfundimi me i mire i nje dite Krishtlindje—te lahesh perseri ne burimin pastrues.Besimtar,eja te ky flijim vazhdimisht ;nese eshte kaq mire sonte,eshte mire çdo nate.Te jetosh ne altar eshte privilegji i prifterise mbreterore ;per to,mekati,edhe pse gje shume e rende,prapeseprape nuk eshte shkak per deshperim,perderisa ato afrohen perseri te viktima mekatshlyese,dhe ndergjegja e tyre eshte e pastruar prej veprave te vdekura.

 

Me hare e mbyll kete dite festive,

Duke kapur bririn e shenjte te altarit ;

Shkarjet dhe gabimet e mia jane lare,

Qengji ka mbajtur te gjitha shkeljet e mia.

 

Publicité

Publié dans Dhjetor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article