24 dhjetor

Publié le par alban

 

24 dhjetor-mengjes  {#Lexim i perditshem :# Zbulesa 3 :1-5 :14}  {Studim i shpejte :#Zbulesa 1 :1-3 :22}

 

« U be i varfer per ju. »  {#2 Korintasve 8:9}

 

Zoti Jezu Krisht ishte perjetesisht i pasur,i lavdishem,dhe i ekzaltuar;por “edhe pse ishte i pasur,prapeseprape per hirin tuaj ai u be i varfer.”Po ashtu si i shenjti i pasur nuk mund te jete i vertete ne shoqerimin e tij me vellezerit e tij te varfer neqoftese nuk i ndan te mirat e tij nevojave te tyre,po ashtu (e njejta rregull vlen me koken midis gjymtyreve),eshte e pamundur qe Zoti yne Hyjnor te mund te kishte pasur shoqerim me ne nese nuk do te na kishte perçuar vete pasurine e tij te bollshme,dhe po te mos ishte bere i varfer per te na bere te pasur.Nese Ai do kishte qendruar mbi fronin e tij te lavdise,dhe nese ne do kishim vazhduar ne rrenojat e renies pa marre shpetimin e tij,shoqerimi do te kishte qene i pamundur nga te dyja anet.Pozicioni jone prej renies,perveç se prej beselidhjes se hirit,e beri te pamundur per njeriun e rene te komunikoje me Zotin po ashtu siç eshte per Belialin e pamundur te jete ne pajtim me Krishtin.Prandaj,me qellim qe shoqerimi te permbushej,ishte e nevojshme qe i njeriu i pasur te ndante pasurine e tij me te afermit e tij, e nevojshem qe Shpetimtari i drejte ti jipte vellezerve te tij mekatare prej vete perkryerjes se tij,dhe qe ne,te varfer dhe fajtor,te mund te merrnim  prej plotesise se tij hir prej hiri;qe keshtu duke dhene dhe duke marre,Njeri  te mund te zbriste prej lartesive,dhe tjetri te ngjitej prej thellesive,dhe keshtu te mund te ishin te afte te perqafonin njeri tjetrin ne shoqerim te perzemert dhe te vertete.Varferia duhet te pasurohet ne ate ne te cilin ndodhen thesaret e pafund perpara se mund te guxohet per te pasur shoqerim;dhe faji duhet te hiqet prej nje drejtesie te ngarkuar dhe te perçuar perpara se shpirti te mund te ece ne shoqerim me pasterti.Jezusi duhet te veshe  popullin e tij ne vete rrobat e tij,ose perndryshe Ai nuk mund ti pranoje ato ne pallatin e tij te lavdise;dhe Ai duhet te laje ato ne vete gjakun e tij,ose perndryshe ato do te jene shume te felliqur per perqafimin e shoqerimit te tij.

O besimtar,ketu ka dashuri!Per hirin tend Zoti Jezus “ u be i varfer” qe te mund te te ngreje ty ne shoqerim me Te.

 

24 dhjetor-mbremje

 

“Lavdia e Zotit do te zbulohet dhe çdo qenie do ta shohe. »  {#Isaia 40 :5}

 

Ne paraprijme diten e lumtur kur e gjithe bota do te tjetersohet per Krishtin;kur zotet e paganeve do ti hidhen krimbave dhe lakuriqeve;kur Romanizmi do te shperthehet,dhe gjysmehena e Mohametit do te shuhet,per te mos hedhur kurre rrezet e saj ogurzeza mbi kombet;kur mbreterit do te perkulen poshte perpara Princit te Paqes,dhe te gjitha kombet do te quajne Shpenguesin e tyre te bekuar.Disa deshperohen.Ato e shikojne boten si nje anije qe po thyhet dhe po behet cope cope,per te mos lundruar kurre me.Ne e dime se bota dhe gjithçka qe eshte brenda, nje dite do te perflaket,dhe per me pas ne presim qiej te rinj dhe nje toke te re;por ne nuk mund te lexojme Biblat tona pa bindjen se—

 

Jezusi do te mbreteroje persa gjate  qe dielli  leshon rrezet e tij.

 

Ne nuk leshohemi ne zemer prej zgjatjes se vonesave te tij ;ne nuk shkurajohemi prej periudhes se gjate qe ai i jep si risk Kishes per te luftuar me sukses te vogel dhe shume disfata.Ne besojme se Zoti nuk do te lejoje kurre kete bote,qe nje here pa gjakun e Krishtit te derdhur mbi te,te jete perhera keshtjella e djallit.Krishti erdhi ketu poshte per te çliruar kete bote prej ndikimit te urryeshem te pushtetit te erresires.Cfare thirrme qe do te jete ajo kur njerezit dhe engjejt do te bashkohen per te klithur « Aleluja,aleluja,sepse Perendia Zot i Plotfuqishem mbreteron ! » Cfare kenaqesie do te kete ate dite duke qene se kemi marre pjese ne luftim,se kemi ndihmuar te thyejme shigjetat e harkut,dhe se kemi ndihmuar te arrijme fitoren per Zotin tone !Lum ata qe i besojne vetes me kete Zot fitimtar,dhe qe luftojne krah per krah me Te,duke bere vogelimat e tyre ne emer te tij dhe me forcen e tij !Sa te mjere qe jane ato ne krahun e djallit !Eshte nje ane humbese,dhe eshte nje humbje e perjetshme.Po ti ne cilen ane je ?

 

 

Publicité

Publié dans Dhjetor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article