23 dhjetor
23 dhjetor-mengjes {#Lexim i perditshem :#Zbulesa 1 :1-2 :29} {Studim i shpejte:#Juda 1-25}
“Mik,ngjitu me lart.” {#Lluka 14:10}
Kur ne fillim jeta e hirit fillon ne shpirt,ne terhiqemi me te vertete afer Zotit,por eshte me frike dhe dritherime te madhe.Shpirti i ndergjegjshem per fajin,dhe prandaj i perulur,eshte i tmerruar me solemnitetin e pozicionit te tij ;eshte i hedhur poshte ne toke prej nje fare ndijimi te madherise se Te Perjetshmit,ne pranine e te Cilit qendron.Me nje druajtje kridhet ne vendin me te ulet.
Por,mbas jetes,teksa I Krishteri rritet ne hir,edhe pse nuk do te harroje kurre solemnitetin e pozicionit te tij,dhe nuk do te humbe kurre ate frike te shenjte qe duhet te rrethoje nje njeri te hirshem kur ai eshte ne pranine e Zotit qe mund te krijoje ose te shkaterroje ;prapaseprape frika e tij nuk e ka me terrorin e saj ;behet nje adhurim i shenjte,dhe jo me nje tmerr perfshires.Ai eshte i therritur per me lart,per nje hyrje me te madhe te Perendia ne Krishtin Jezus.Atehere njeriu i Perendise,duke ecur midis shkelqesive te Hyjnise,dhe duke velluar fytyren e tij si kerubimi i lavdishem,me ato dy krahe,gjakun dhe drejtesine e Jezu Krishtit,i perulur ne fryme dhe me nderadhurim,do ti afrohet fronit ;dhe duke pare atje nje Zot dashurie,miresie,dhe meshire,do te kuptoje me teper karakterin beselidhes te Zotit se sa Hyjnine e tij te plote.Ai do te shikoje ne Zotin me teper miresine e tij se sa madherine e tij,dhe me teper prej dashurise se tij se sa madheshtise se tij.Pastaj,duke u perkulur perseri si me perpara me perulesi,shpirti do te gezoje nje liri me te shenjte nderhyrjeje ;sepse ndersa i pershtrire perpara lavdise se Zotit te Pafundshem,do te te mbeshtetet prej ndergjegjes freskuese te se qenit ne pranine e meshires se pakufisheme dhe dashurise se pafund,dhe prej kuptimit te pranimit « ne te Shumedashurin. »Keshtu pra,besimtari eshte i urdheruar te shkoje me lart,dhe mundesohet te ushtroje privilegjin e te gezuarit ne Zot,dhe te afruarit me afer Tij ne mirebesim te shenjte duke thene, « Aba,At. »
23 dhjetor-mbremje
« Jotja eshte edhe nata. » {#Psalmi 74 :16}
Po,Zot,ti nuk heq dore prej fronit tend kur dielli perendon,dhe po ashtu Ti nuk e le boten gjate gjithe ketyre diteve te gjata dimri te jete preja e djallit ;syte e tu na shikojne ashtu si yjet,dhe krahet e tu na rrethojne po ashtu si zodiaku brezon qiellin.Vesa e gjumit te bute dhe te gjitha ndikimet e henes jane ne duart e tua dhe kushtrimet dhe solemnitetet e nates jane po ashtu me ty.Kjo eshte gje shume e embel per mua teksa shoh permes oreve te mesnates ose duke levizur sa andej kendej ne ankth.Ka fryte te çmueshme te dhena prej henes dhe diellit :Zoti me befte te jem ne to nje pjesemarres i favorizuar.
Nata e pikellimit eshte po aq nen rregullimin dhe kontrollin e Zotit te Dashurise sa jane ditet e ndritshme te veres kur gjithçka eshte lumni.Jezusi eshte ne stuhi.Dashuria e tij e mbeshtjell naten perreth si nje mantel,por per syrin e besimit petku zibelini zor se eshte nje maskim.Qe prej ores se pare te nates deri ne agim Roja i Perjetshem veshtron te shenjtet e tij,dhe qeveris hijet dhe vesat e mesnates per me te miren e popullit te tij.Ne nuk besojme ne asnje zot kundershtar, i se mires ose i se keqes ,duke qene ne gare per pushtet,por ne degjojme zerin e Te Perjetshmit duke thene, « Une krijoj driten dhe erresiren ;Une,Zoti,i bej te gjitha keto gjera. »
Periudhat e zymta te ftohtesise fetare dhe mekatit shoqeror nuk jane te perjashtuara prej qellimit hyjnor.Kur altaret e te vertetes prishen dhe udhet e Zotit braktisen sherbetoret e Zotit qajne me trishtim te hidhur,por ato nuk kane pse te deshperohen sepse koherat me te erreta qeverisen prej Zotit,dhe do ti vije fundi ne kohen e urdhereses se tij.Ajo qe mund te na duket disfate mund te jete fitore per Te.
Edhe pse te mbeshtjellur ne te zymte nate
E nuk dallojme rreze drite
Perderisa vete Zoti eshte atje,
Nuk kemi pse te kemi frike.