30 nentor
30 nentor-mengjes {Lexim i perditshem :#2Korintasve 9:1-13:14} {Studim i shpejte:#2 Korintasve 5:1-9:15}
“Amatsuahu i tha atehere njeriut te Perendise:”Por çdo t’i bej njeqind talentat qe ai dhashe ushtrise se Izraelit?”.Njeriu i Perendise u pergjigj:”Zoti mund te te jape me teper se aq.”{#2 Kronika 25:9}
Nje pyetje shume e rendesishme kjo dukej se ishte per mbretin e Judes,dhe mundesisht eshte edhe me me peshe akoma per Te Krishterin e tunduar dhe te sprovuar.Te humbesh para nuk eshte asnjehere e kendshme,dhe kur parimi perfshin kete gje,mishi nuk eshte gjithmone i gatshem te bej sakrifica.”Pse te humbesh valle ate qe mund te perdoret kaq dobishmerisht?Edhe vete e verteta duhet te blihet shume shtrenjte?Cfare do bejme pa te?Kujto femijet,dhe te ardhurat tona te pakta!”Te gjitha keto gjera dhe nje mije te tjera do tundonin Te Krishterin per te zgjatur doren per nje fitim te padrejte,ose per ta mbajtur larg zbatimit te bindjeve te tij te ndergjegjshme, kur ato perfshijne humbje serioze.Te gjithe njerezit nuk mund te shikojne dot keto çeshtje nen driten e besimit;dhe madje edhe me ndjekesit e Jezusit,doktrina e “ne duhet te jetojme” ka nje peshe te konsiderueshme.
Zoti eshte i afte te te jape ty shume me teper se sa kete,eshte nje pergjigje e kenaqshme per pyetjen e ankthshme.Ati yne mban gjalmen e qeses me pare,dhe ate qe humbasim per hir te tij Ai mund ta ripaguaje nje qind here.Na perket neve ti bindemi vullnetit te tij,dhe ne mund te qendrojme te sigurte se Ai do te siguroje furnizim per ne.Se fundmi Zoti nuk do te jete borxhliu i asnje njeriu.Te shenjtet e dine se nje therrmije paqe zemre ka me shume vlere se nje ton ar.Ai qe mban veshur nje xhakete te cergosur me nje ndergjegje te mire ka fituar nje pasuri shpirterore shume me te deshirueshme sa çdo gje qe ka humbur.Buzeqeshja e Zotit dhe nje biruce jane mjaftueshem per nje zemer te vertete;vrenjtja e tij dhe nje pallat do te ishin nje ferr per nje shpirt te hirshem.Me e keqja le ti ndodhi me te keqit,le te shkojne te gjitha talentet,ne nuk e kemi humbur thesarin tone,sepse ai eshte lart,ku Krishti ulet ne krahun e djathte te Zotit.Nderkohe,edhe tani,Zoti e ben zemerbutin te trashegoje token,dhe asgje te mire nuk ia kursen atyre qe ecin drejte.
30 nentor-mbremje
“Ne qiell shpertheu lufta.Mikaeli dhe engjejt e tij luftuan kunder dragoit.Edhe dragoi luftoi bashke me engjejt e vet.” {#Zbulesa 12:7}
Lufta gjithmone do te zieje midis dy pushteteve derisa njeri ose tjetri te shtypet.Paqja midis se mires dhe te liges eshte nje pamundesi;thjesht ky pretendim do te ishte ne fakt,nje triumf i fuqive te erresires.Mikaeli do te luftoje gjithmone;shpirti i tij i shenjte eshte i fyer prej mekatit,dhe nuk mund ta duroje ate.Jezusi do te jete gjithmone armiku i dragoit,dhe kjo gje ne nje kuptim te qete,por veprues,fuqishem,me nje vendosmeri te plote per te zhdukur te ligen.Te gjithe sherbetoret e tij,qofshin engjejt ne qiell ose korrieret ne toke,do te luftojne dhe duhet te luftojne;ata jane lindur per te qene luftetare—ne kryq ato hyjne ne beselidhje per te mos bere kurre armepushim me te ligun;ato jane nje shoqeri luftarake,te patundur ne mbrojtje dhe te zjarrte ne sulm.Detyra e çdo ushtari te ushtrise se Zotit eshte perdita,me gjithe zemren,shpirtin,dhe forcen e tij te luftoje kundra dragoit.
Dragoni dhe engjejt e tij nuk do te menjanojne perleshjen;ata nuk pushojne ne sulmet e rrepta,duke mos kursyer asnje arme,te ndershme ose hileqare.Ne jemi te çmendur nese do kujtonim te sherbejme Zotin pa kundershtim:aq me shume qe jemi te zellshem,aq me te sigurte jemi te sulmohemi prej mirmidoneve te ferrit.Kisha mund te behet e plogesht,por jo keshtu kundershtari i saj i madh;shpirti i tij i paprehe nuk lejon kurre qe lufta te pushoje;ai e urren faren e gruas,dhe do deshironte me zjarr te gllaberonte Kishen nese do mundte.Sherbetoret e Satanit pjesemarrin shume prej energjise se dragonit te vjeter,dhe jane zakonisht nje rrace vepruese.Lufta zien perreth,dhe te enderrosh per paqe eshte e rrezikshme dhe e kote.
Lavdi Zotit,ne e dime se si do perfundoje lufta.Dragoni i madh do te hidhet jashte dhe do te shkatarrohet perjeta,ndersa Jezusi dhe ata qe jane me to do te marrin kuroren.Le te mprehim shpatat tona sonte,dhe ti lutemi Frymes se Shenjte te forcoje krahet tone per betejen.
Nuk ka beteje me te rendesishme,nuk ka kurore me te lavdishme.Cdo njeri ne vendin e tij,ju luftetare te kryqit,dhe Zoti ia shtypte se shpejti koken Satanit nen kembet tuaja!