26 nentor
26 nentor-mengjes {Lexim i perditshem :#1Korintasve 10:1-13:13} {Studim i shpejte:#1Korintasve 9:1-11:34}
“Tere ato qe dora jote gjen per te bere,beji me gjithe forcen tende.” {#Predikuesi 9:10}
“Tere ato qe dora jote gjen per te bere,beji me gjithe forcen tende,” do te thote pune qe jane te mundura.Ka shume gjera qe zemra jone gjen per te bere qe nuk nuk do ti beje kurre.Eshte mire qe kjo gje eshte ne zemren tone;por nese do donim te ishim shume te dobishem,ne nuk duhet te jemi te kenaqur duke formuar skema ne zemren tone,dhe te flasim per to;ne duhet te zbatojme praktikisht “çfaredo qe dora jone gjen per te bere.”Nje veper e mire eshte shume me e mire se sa nje mije teori e shkelqyeshme.Le te mos presim per mundesi te medha,ose per ndonje lloj tjeter pune,por le te bejme gjerat “qe gjejme per te bere”dite per dite.Ne nuk kemi kemi kohe tjeter ne te cilen te jetojme.E kaluara ka shkuar;e ardhmja nuk ka ardhur;ne nuk do kemi kohe tjeter perveçse asaj te tashme.Atehere mos prit derisa perjetimi yt te rritet ne pjekeri perpara se te perpiqesh te sherbesh Zotin.Perpiqu tani te japesh fryta.Sherbeje Zotin tani,por ji i kujdesshem ne lidhje me menyren se si kryen ata qe gjen te besh—“beji ato me gjithe fuqine tende.”Beje ate menjehere;mos therrmo jeten tende duke menduar se çfare synosh te besh neser sikur kjo gje do shperblente pertacine e sotme.Askush nuk sherbeu Zotin ndonjehere duke bere gjerat neser.Nese nderojme Krishtin dhe jemi te bekuar eshte me ane te gjerave qe bejme sot.Cfaredo qe bejme per Krishtin kushtoja te gjithe shpirtin.Mos i jep Krishtit pak pune te percipe e bere si diçka e rendomte;por kush sherben Ate,beje kete me gjithe zemren,shpirtin dhe forcen tende.
Por ku eshte fuqia e te Krishterit?Nuk gjendet ne te,sepse ai eshte dobesi e perkryer.Fuqia e tij qendron ne Zotin e Ushtrive.Atehere le te kerkojme ndihmen e tij;le te vazhdojme me lutje dhe besim,dhe kur kemi bere ate qe dora jone “ka gjetur per te bere”,le te presim Zotin per bekimin e tij.Cfare bejme keshtu do behet mire dhe nuk do te deshtoje ne efektet e saj.
26 nentor-mbremje
“Por ata te shtate gezohen kur shohin plumbçen ne duart e Zorobabelit.” {#Zakaria 4:10}
Gjera te vogla shenuan fillimin e punes ne doren e Zorobabelit,por askush nuk duhet ta perçmoje kete,sepse Zoti ka ngritur nje qe do te kembngule derisa sa gurkyçi te vihej me thirrma.Plumbçja ishte ne duar te mira.Ketu eshte ngushellimi i çdo besimtari ne Zotin e Jezusit;vepra e hirit le te jete shume e vogel ne fillimet e saj,plumbçja eshte ne duar te mira,nje mjeshterndertues me i madh se Salomoni ka ndermarre ngritjen e tempullit hyjnor,dhe Ai nuk do te deshtoje as nuk do te shkurajohet derisa maja me e larte do te ngrihet.Nese plumbçja do ishte ne duart e ndonje qenie thjesht njerezore,ne duhet te kishim frike per ndertesen,por kenaqesia e Zotit do te perparoje ne doren e Jezusit.Punet nuk ecen ne menyre te çrregullt dhe pa kujdes sepse dora e mjeshtrit mbante nje instrument te mire.Nese muret do ishin ngritur me nxitim pa mbikqyrje te duhur,ato mund te jene jashte plumbçes;por plumbçja ishte e perdorur prej mbikqyresit te zgjedhur.Jezusi eshte duke vezhguar perhera ngritjen e tempullit te tij shpirteror,qe te mund te ndertohet mire dhe e sigurte.Ne jemi per nxitim por Jezusi eshte per gjykim.Ai do te perdori plumbçin dhe ajo qe eshte jashte vizes duhet te rrezohet,çdo gur i saj.Qe ketej e tutje deshtim i shume veprave te lajkatura,permbysja e shume pretendimeve shkelqyese.Nuk na perket neve te gjykojme Kishen e Zotit,perderisa Jezusi ka nje dore te forte,dhe nje sy te sakte,dhe mund ta perdore plumbçen mire.A nuk gezohemi te shikojme gjykimin e lene ne dore te tij?
Plumbçja ishte ne perdorim veprues—ishte ne doren e ndertuesit;nje tregues i sigurte se Ai synonte te çonte punen deri ne fund.O Zot Jezus,sa te gezuar do ishim nese do te shikonim ne vepren tende te madhe.O Sion,e bukura,muret e tua jane akoma ne rrenim !
Ngrihu,Ti Ndertues i lavdishem,dhe beji deshperimet e saj te gezohen ne ardhjen tende.