28 nentor
28 nentor-mengjes {Lexim i perditshem :#2 Korintasve 1:1-4:18} {Studim i shpejte:#1 Korintasve 15:1-16:24}
“U gezova shume kur erdhen vellezerit dhe deshmuan per besnikerine tende ndaj se vertetes,domethene si ti po vazhdon te ecesh ne te verteten.” {3 Gjoni 1 :3}
E verteta ishte ne Gajusin,dhe Gajusi ecte ne te verteten.Nese e para nuk do kishte qene e vertete,e dyta nuk do mund te ndodhte kurre ;dhe nese e dyta nuk mund te thuhej per te,e para do kishte qene nje pretendim i thjeshte.E verteta duhet te hyje ne shpirt,ta depertoje dhe ta ngopi ate,ose perndryshe nuk hyn ne pune.Doktrinat e mbajtura si nje çeshtje kredoje jane si buka ne dore,qe nuk i jep ushqim trupit ;por doktrinat e pranuara prej zemres,eshte nje ushqim i tretur,qe,me ane te perthithjes,mbeshtet dhe rrit trupin.Brenda nesh e verteta duhet te jete nje fuqi e gjalle,nje energji vepruese,nje realitet i perbrendshem,nje pjese e qenies sone.Nese ajo eshte brenda nesh,ne nuk mund te heqim dore prej saj.Nje njeri mund te humbe rrobat ose gjymtyret e tij,por pjeset e tij te brendshme jane jetesore,dhe nuk mund te shkeputen pa humbje absolute te jetes.Nje I Krishtere mund te vdese por ai nuk mund ta mohoje te verteten.Tani,eshte nje rregull e natyres se e brendshmja prek te jashtmen,ashtu si drita shkelqen prej qendres se fenerit permes xhamit :prandaj,kur e verteta ndizet ne ne,shkelqimi i saj rrezaton ne jeten e jashtme dhe ne bisedim.Thuhet se ushqimi i disa krimbave ngjyros fshiken e argjendte qe ato tjerrin :dhe po ashtu ushqimi prej te cilit natyra e brendshme e nje njeriu jeton i jep ngjyre çdo fjale dhe vepre qe vjen prej tij.Te ecesh ne te verteten,nxjerr jashte nje jete ndershmerie,shenjterie,besnikerie dhe thjeshtesie—prodhimi natyror i atyre parimeve te se vertetes qe ungjilli na meson,dhe qe Fyma e Zotit na mundeson te marrim.Ne mund te gjykojme sekretet e shpirtit me ane te shfaqjes ne bisedimin e nje njeriu.Qofte e jona,o Fryme e hirshme,te jemi te udhehequr dhe te qeverisur prej autoritetit tend hyjnor,keshtu qe asgje e rreme ose mekatare te mund te mbreteroje ne zemrat tona,ne menyre qe te mos perzgjase ndikimin e lig ne ecjen tone te perditshme midis njerezve.
28 nentor-mbremje
« Ai kerkonte te miren e popullit te tij. » {#Esteri 10 :3}
Mardokeu ishte nje atdhetar i vertete,dhe prandaj,duke qene i ngritur ne pozicionin me te larte nen Asuerusin,ai perdori ngritjen e tij per te perngritur begatine e Izraelit.Ne kete gje,ai ishte nje tip i Jezusit,i Cili,mbi fronin e tij te lavdise,nuk kerkon te veten,por shpenzon fuqine e tij per popullin e tij.Do ishte mire nese çdo i Krishtere te ishte nje Mardoke per Kishen,duke u perpjekur sipas aftesise se tij per begatine e saj.Disa jane vendosur ne pozita begatie dhe ndikimi,le te nderojne Zotin e tyre ne vendet e larta te tokes,dhe te deshmojne per Jezusin perpara njerezve.Te tjeret kane çfare eshte shume me e mire,domethene,shoqerim te ngushte me Mbretin e mbreterve,le te jene te sigurte per te nderhyre perdita per te dobetin e popullit te Zotit,dyshuesin,te tunduarin,dhe te pangushelluarin.Do ti kthehet ne nderin e tyre nese ato bejne shume nderhyrje per ato qe jane ne erresire dhe nuk guxojne ti afrohen fronit te meshires.Besimtaret e mesuar mund te sherbejne Mjeshtrin e tyre shume nese e shfrytezojne talentin e tyre per te miren e pergjithshme,dhe ia perçojne pasurine e mesimit te tyre qiellor te tjereve,duke i mesuar atyre gjerat e Zotit.Me i vogli ne Izraelin tone mund se paku te kerkoje mireqenien e popullit te tij ;dhe deshira e tij,nese nuk mund te jape me shume,do te jete e pranueshme.Eshte menjehere me Krishtngjashme dhe rrjedha me e lumtur per nje besimtar te pushoje te jetoje per vetveten.Ai qe bekon te tjeret nuk mund te mos bekohet vete.Ne anen tjeter,te kerkosh vete madheshtine personale eshte nje plan jete i keq dhe i palumtur,udha e tij do te jete e dhimbshme dhe fundi i tij do te jete i keq.
Ketu eshte vendi per te te pyetur,shoku im,nese je duke kerkuar me tere fuqine tende pasurine e Kishes ne lagjen tende !Besoj se nuk po i ben keq me hidherim dhe skandal,ose duke e dobesuar me lenien pas dore tenden.Shok,bashkohu me te varferit e Zotit,mbahe kryqin tend,beji atyre te gjithe te miren qe mund,dhe nuk do te humbesh shperblimin tend.