27 nentor
27 nentor-mengjes {Lexim i perditshem :# 1 Korintasve 14:1-16:24} {Studim i shpejte:#1 Korintasve 12:1-14:40}
“Kryepriftin Jozue qe qendronte drejt perpara engjellit te Zotit.” {#Zakaria 3 :1}
Ne kryepriftin Jozue ne shohim nje figure te secilit prej femijeve te Zotit,qe ishte afruar me ane te gjakut te Krishtit,dhe ishte mesuar te administronte gjerat e shenjta,dhe te hyje ne ate qe eshte brenda velit.Jezusi na ka bere prifterinj dhe mbreter ne Zotin,dhe madje edhe ketu mbi toke ne ushtrojme prifterine e jetes se perkushtuar dhe sherbimit te shenjte.Por per kete kryeprift te shenjte thuhet se « qendron perpara engjellit te Zotit, »domethene,qendron per te sherbyer.Ky duhet te jete pozicioni i perhershem i çdo besimtari te vertete.Cdo vend eshte tani tempulli i Zotit,dhe populli i tij mund ta sherbeje Ate aq me vertetesi ne punet e tyre te perditshme po ashtu si ne shtepine e tij.Ato duhet te jene gjithmone « duke sherbyer »,duke ofruar flijimin shpirteror te lutjes dhe lavdise dhe duke paraqitur vetveten si nje « flijim te gjalle. »Por ve re se ku qendron Jozueu per te sherbyer,eshte perpara engjellit te TE Perjetshmit.Eshte vetem me ane te nje ndermjetesi qe ne te felliqurit e gjore mund te behemi prifterinj per Zotin.Une paraqis ate qe kam perpara korrierit,engjellin e beselidhjes,Zotin Jezus ;dhe me ane Tij lutjet e mia gjejne pranim te mbeshtjellur ne lutjet e tij ;lutjet e mia behen te embla teksa jane te lidhura me tufa mirre,aloe prej vete kopshtit te Krishtit.Nese nuk do ti sillja gje tjeter veçse lotet e mi,ai do ti vere ato bashke me vete lotet e tij ne paguren e tij sepse nje here ai qau ;nese nuk mund ti sjell gje tjeter perveçse psheretimave Ai do ti pranoje keto si nje flijim i pranueshem,sepse nje here Ai ishte zemerthyer dhe psheretiu rende ne fryme.Une vete,duke qendruar ne Te,jam i pranuar ne Te Shumedashurin ;dhe te gjitha veprat e mia te felliqura,edhe pse ne vetvete veçse objekte te neverise hyjnore,pranohen ne menyre te tille qe Zoti ndjen nje ere te embel.Ai eshte i kenaqur dhe une jam i bekuar.Shiko,pra,pozicionin e Te Krishterit—« nje prift—duke qendruar—perpara engjellit te Zotit. »
27 nentor-mbremje
« Faljen e shkeljeve tona,sipas pasurise se hirit te Tij. » {#Efezianeve 1 :7}
A mund te kete valle nje fjale me te embel ne çfaredo lloj gjuhe te jete se sa fjala « falje, »kur ajo tingellon ne veshin e nje mekatari,ashtu si notat e argjendta te jubilese per Izraelitet e roberuar ?I bekuar,i bekuar perjete qofte ai yll i faljes qe shkelqen ne birucen e te denuarit dhe i jep atij qe po vdes nje rreze shprese mes mesnates se deshperimit !A mund te jete e mundur se mekati,ashtu si ai i imi,mund te falet,i falur plotesisht dhe perjeta ?Ferri eshte risku im si mekatar—nuk ka mundesi te shpetoj prej tij ndersa mekati qendron mbi mua—a mund valle barra e fajit te ngrihet,njolla flake e kuqe e fshire ?A mund valle guret e pathyeshem te burgut tim te shkeputen prej kllapave te tyre,ose portat te ngrihen prej menteshave te tyre ?Jezusi me thote se prapeseprape mund te jem i sigurte.I bekuar qofte perjete zbulimi i dashurise shpenguese qe jo vetem me thote se falja eshte e mundur por se ajo eshte e siguruar te gjithe atyre qe prehen ne Jezusin.Kam besuar ne shlyerjen e caktuar,ne vete Jezusin e kryqezuar dhe prandaj mekatet e mia jane ne kete çast dhe perjete te falur me ane te virtytit te dhimbjeve dhe vdekjes se tij zevendesuese.Cfare gezimi qe eshte ky !Cfare bekimi qe te jesh nje shpirt i falur perkryershmerisht !Shpirti im i perkushton te gjitha fuqite e tij Atij qe prej dashurise se tij te paçmuar u be siguria ime,dhe kreu per mua shpengimin me ane te gjakut te tij.Cfare pasurish hiri qe shfaq falja falas !Te falesh teresisht,falas,perjeta !Ketu ka nje yjesi çudirash ;dhe kur mendoj se sa te medhenj qe jane mekatet e mia,sa te shtrenjte qe ishin pikat e çmuara qe me pastruan prej tyre,dhe sa e hirshme ishte metoda me ane te ciles falja me vulosi,gjendem ne nje labirint ndjenje habie adhuruese.Perkulem perpara fronit qe me shleu,mberthej kryqin qe me çliroi,qe ketej e tutje sherbej te gjitha ditet e mia Zotin e Misheruar,me ane te Cilit jam sonte nje shpirt i falur.